“Monitor”: Ja kush janë katër kandidatët e Nishanit për guvernatorin e BSH-së

November 14, 2014 09:23

“Monitor”: Ja kush janë katër kandidatët e Nishanit për guvernatorin e BSH-së

“Monitor.al” ka arritur të mësojë sot se Presidenti Nishani ka përzgjedhur 4 emra në listën e shkurtuar për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në listë përfshihen emrat e Xhentil Demirajt, Edvin Libohova, Arjan Kadareja dhe Marta Muço dhe pas dakortësisë me kryeministrin Rama pritet dekretimi i njërit prej tyre për t’u votuar nga Kuvendi si Kryetar të Këshillit Mbikëqyrës të bankës qëndrore dhe njëkohësisht Guvernator i saj.

Ndër emrat e listuar pavarësisht renditjes dy janë kandidatët më të mundshëm sipas përcaktimeve të ligjit dhe preferencave të mazhorancës për një emër nga institucionet financiare ndërkombëtare. Profesoresha Marta Muço ka një eksperiencë të gjatë në institucionet financiare ndërkombëtare, ka qenë profesore e politikës monetare dhe gëzon mbështetjen e kolegëve të saj në Këshillin Mbiëqyrës dhe Bankën e Shqipërisë ku ka punuar për tre vjet si drejtore e kabinetit të Guvernatorit.

Gjithashtu Arjan Kadareja, ish antar i Këshillit Mbikëqyrës do të ishte një zgjidhje për ngërçin ligjor mes Kuvendit dhe Presidentit pasi sipas ligjit ky i fundit nuk ka të drejtë të propozojë drejtëpërsëdrejti kryetarin e Këshillit( Guvernatorin) por vetëm njërin prej antarëve. Propozimet për antar vijnë nga Kuvendi për 5 antarë, tre nga Kryeministri dhe një nga vetë Këshilli.

Kandidati i listuar i pari nga Presidenti, Xhentil Demiraj,ish-drejtori i borxhit duket se ka shumë pak shanse të pranohet nga mazhoranca për shkak të përplasjeve për kredinë sindikale të marrë në kohën kur ishte drejtor në Ministrinë e Financave.

Emri tjetër i propozuar z.Libohova është një ekspert i bankingut pasi ka drejtuar një bankë private me kapital shqiptar për shumë vite deri në shitjen e saj te një bankë e huaj franceze.

Një tjetër kandidaturë e përforlur, po e pakonfirmuar është dhe ajo e Genti Sejkos, banker në Societe Generale-Albania.

Nëse bihet dakort për njërin nga emrat, pritet që Kuvendi të fillojë procedurat e përzgjedhjes edhe si antar të propozimit të Presidentit për Guvernator. Në rast mosmarrëveshjesh me kryeministrin lidhur me intepretimin e Kushtetutës dhe ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” Presidenti mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim pasi Kushtetuta përcakton se Presidenti ka të drejtën e propozimit të Guvernatorit ndërsa ligji nuk parashikon asnjë nga antarët si propozim të Presidentit por vetëm propozimin e Guvernatorit.

November 14, 2014 09:23
Komento

1 Koment

  1. persekutuar-denuar November 14, 11:39

    PO PER FULLAN-KUSARIN C’A KA BO BABAI I KOMBIT NISHANI?

    sepse pas TYMNAJES fillestare dhe pompoze te Prokurorise se Llalles LEKAVE te vjedhura nga banditet e Saliut ne Banken e Shtetit nuk po po i duket as nami dhe as NISHANI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*