Monitorimi i Financave: Shpenzimet në Ministrinë e Transportit 6 mln USD mospërputhje me Thesarin

December 17, 2015 09:08

Monitorimi i Financave: Shpenzimet në Ministrinë e Transportit 6 mln USD mospërputhje me Thesarin

Një raport “Mbi monitorimit e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për 6/mujorin e parë 2015” i Ministrisë së Financave vëren se ka mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga Ministria e Transporteve me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi i thesarit.

Sipas raportit ndryshimi në total është 785,1 milionë lekë nga e cila për shpenzime korrente diferenca është për 74 mije leke dhe për investimet për 785 246 mije leke.

Për shpenzimet kapitale me financim të brendshëm diferencat janë në programin “Ujësjellës Kanalizime”, ku ministria ka raportuar me pak për 28 648 mije leke.

Për shpenzimet kapitale me financim te huaj diferencat janë:

– Në programin “Planifikim menaxhim administrim”, ku ministria ka raportuar realizim ne fakt, me tepër se sa figuron ne sistem për 58 667 mije leke.

– Në programin “Transporti rrugor”, ministria ka raportuar me pak per 602 556 mije lekë.

– Në programin “Menaxhim transporti”, ministria nuk ka raportuar realizim në fakt, ndërsa në sistem figuron shuma 9355 mijë lekë.

– Në programin “Portet”, ministria nuk ka raportuar shpenzime faktike, në sistem figuron shuma 9696 mijë lekë.

– Ne programin “Ujësjellës kanalizime”, ministria ka raportuar me pak shpenzime për 142650 mije lekë.

– Ne programin “ Mbetjet urbane”, ministria nuk ka raportuar shpenzime faktike, ndërkohë që ne sistem figuron shuma 51007 mije leke.

Nga të dhënat e Sistemit “Të ardhurat jashtë limitit”, janë realizuar për 19 498 lekë në programin “ Menaxhim transporti” shpenzime korrente.

Në fund të 6 mujorit te parë 2015 buxheti vjetor i Ministrisë së Transportit ka shfaqur defirenca në të gjitha zërat në e shpenzimeve në krahasim me raportimet e thesarit, si me poshtë:

tabela

Nga raporti i Monitorimit plani i shpenzimeve të buxhetit në total për këtë ministri sipas të dhënave të ministrisë për 6 mujorin e parë 2015 është realizuar në rreth 36.2% të planit vjetor, ndërsa sipas të dhënave të Sistemit informatik Financiar të Qeverisë është realizuar për 37.91%. Sic arsyetohet ne raport kjo diferencë e përqindjes se realizimit është për shkak të të dhënave të ndryshme që ka paraqitur ministria për faktin nga ato që janë marrë nga Sistemi informatik Financiar i Qeverisë për disa programe të ministrisë.

Duke e parë këtë realizim sipas programeve, vërejmë që përqindja e realizimit të shpenzimeve varion në nivele të ndryshme duke filluar nga rreth 13.8% të planit vjetor në programin “Menaxhimi i Mbetjeve urbane’”, deri në rreth 93.4% në programin “Menaxhimi i Transportit”. /Monitor/

December 17, 2015 09:08
Komento

4 Komente

  1. bill right December 17, 09:35

    Kemi rene ne dore te diletanteve..me saliun ishim ne dore te injoranteve!!!

    Reply to this comment
  2. shpatar December 17, 09:45

    Nuk di kush e drejton kete Ministri ?

    Reply to this comment
  3. XUME PROTOPAPA December 17, 10:00

    INJORANTET JANE KETA TE MONITOR-it

    Po ti hedhesh nje sy tabelave te publikuara te shpenzimeve te thesarit, me siguri del qe gazetaret e Monitor-it kane te drejte, dhe nuk ka si te jete ndryshe, sepse tabelat jane ne formatin “excell” te Microsoft-tit dhe nuk lene shteg per gabime.

    Por e verteta eshte krejt ndryshe, siç jam shprehur edhe shume here te tjera: te dhenat e publikuara çalojne nga mangesia e publikimit te tyre te plote.

    Ata qe merren me menaxhimin e ketyre faturave, jane te njejtet sharlatane te kohes se Sali Qelbesires, dhe si te tille kane vene ne sherbim te psikopatit bipolar me tendenca norkomanie Edi Kristaq Vares Poetesh Rama.

    Vetem per vitin 2014, dhe vetem per shpenzimet e Kryeministrise, mungojne plot 100 fatura, duke u nisur nga numuri rendor i emetimit te tyre. Dhe ky eshte sporti me i preferuar i administrates se Canit, atij qe refen ne Kuvend njohurite e tij biblike se si i jepet gomarit te pije uje me kove !

    Hajdutet e parave tona, ishin dje, jane sot e do qendrojne te betonuar mire perderisa urrejtja e mallkimi popullor ti fshije nga faqja e dheut.

    Reply to this comment
    • Kariz Matik December 17, 14:25

      XUME, nga qe i njoh vlerat e tua ne fushen e letersise, me lejo te bej nje korrigjim te vogel. E para “EXCEL” shkruhet me nje “L”, por per kete s’te ve faj, s’eshte fjale shqipe.

      E dyta, po te ishte se tabelat do te ishin te formatuara sakte ne formatin excel, te gjitha shifrat duhej te ishin te renditura djathtas (anglisht: “flush right”) dhe jo majtas. Djathtas eshte parazgjedhja standarte e programit te kompanise Microsoft dhe behet automatikisht. Eshte pak a shume e ngjashme me renditjen e numrave kur do te besh mbledhjen me kalem mbi nje cope leter.

      Ajo qe eshte me e cuditshmja ne kete rast, eshte se dikush nga “ekspertet” e matematikes ne vend qe ta linte formatimin ashtu sic e ben vete programi, ai i fut nje formatim “alla-shqiptarce” dhe ne e menderos fare.

      Kjo tabele o XUME, eshte per mendimin tim nje KATASTROFE e vertete (Z.Ram s’ka faj ne kete rast, se s’eshte pune peneli…), qe deshmon paaftesine profesionale te canajve te ministrise se finances.

      Kjo pacavure e formatuar gabimisht, i nderuar XUME, eshte ajo qe une e kam konstatuar shpesh jo vetem ne artikuj gazetarie, por edhe ne dokumente te tjera qe publikohen online dhe mund te shkarkohen.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim