Monitorimi: Ja sa para xhirojnë në vit Klani dhe Top Channel

February 10, 2018 16:42

Monitorimi: Ja sa para xhirojnë në vit Klani dhe Top Channel

Sipas disa të dhënave të publikuara nga Idra Media kanalet TCH dhe TV Klan janë televizionet me xhiron vjetore më të lartë nga mediat e vendit.

Top Channel ka një xhiro të deklaruar prej 1.6 miliardë lekësh (rreth 12 mln euro), me një rënie prej 3% në 2016-n.

Numri i sekondave reklamë të transmetuara në 2016 ishte pothuajse i njëjtë me një vit më parë, rreth 3.8 milionë sekonda në total, sipas të dhënave nga Idra Media, raporton DITA.

Fitimet e TCH kanë rënë me shpejtësi në periudhën 2014-2016.

Në vitin 2016, ato ishin vetëm 11 milionë lekë (normë fitimi më pak se 1%), nga rreth 141 milionë lekë në 2013-n, që ishte viti më i mirë i këtij televizioni, si në drejtim të të ardhurave, ashtu dhe të fitimeve.

Kurse TV Klan ka një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë lekësh në 2016-n (gati 9 milionë euro), me një rritje prej 16% në raport me një vit më parë, duke vijuar zgjerimin e shpejtë për të dytin vit radhazi.

Edhe koha e reklamave të transmetuara u rrit, me 4.3 milionë sekonda në 2016-n, 21% më shumë se një vit më parë.

Për herë të parë në vitin 2016, Klan transmetoi më shumë sekonda reklamë sesa Top Channel.

Fitimi para taksave arriti në 292 milionë lekë në 2016-n, më shumë sesa dyfishi në raport me një vit më parë dhe një normë kthimi (fitime para taksave/të ardhurat) prej 25%, duke u renditur ndër kompanitë më fitimprurëse në vend.

n.s. / dita

February 10, 2018 16:42
Komento

3 Komente

  1. tomorraku February 10, 17:33

    Keto te dhena nuk jane te plota , sepse nuk tregojne Burimet e fitimit:Reklamat (sa shteterore e sa private), lojrat e fatit ; sa shteterore e sa private , tendera te ndryshem perfshire ndeshjet e ndryshme sportive deri edhe financimet qe gjoja bejne kompani te ndryshme(qe ne fakt jane pastrim parash) Nje analize e imet e te ardhurave dhe sigurisht edhe te fitimit do te bente ta qarte se keto televizioneve jane konkurus sepse e meritojne apo se spekullojne !

    Reply to this comment
  2. perkthyesi February 10, 21:18

    Me frekuencen e larte te transmetimit dhe kohezgjatjen e reklamave, televizionet tone jane kthyer ne qendra te pershtira marketingu! Per mua, rrofte interneti, pasi televizioneve, u a kam kthyer krahet me kohe!

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA February 11, 19:51

    Une nuk e shikoj me Topin…Rralle ndonjehere, sidomos kur pashe qe erdhi tek Topi ai Rakipi qe i eshte vyshkur Fytyra nga felliqsit dhe Alkoholi, nje palogazetar ordiner qe merret me breket e Shukriut…!
    Por u deshperova shume kur degjova qe Drejtor tek Topi erdhi Blushi, Karabushi, i deshtuar deri tani kudo ku ka punuar…!
    Me vjen keq shume qe Kryetelevizioni shqiptar, Komandanti i Medies shqiptare qe e krijoi me aq talent Tan Hoxha, ka katandisur ne nje televizion me lojrat e Luanes ….me vjen keq per ata cunat e Fiksit, qe detyrohen te thone si kuklla ato qe u servir Kicua . Keq me vjen edhe per Filipin…Filipi eshte nje tip rebel dhe nuk duhet te bjere pre e Burokracise….

    Tani shikoj nganjehere Klanin, por me se shumti REPORT TV… Vitin tjeter nuk do paguaj fare per Dixhitalbin…!
    Me mjaftojne stacionet e hapsires gjermanofolse!… dhe gazeta Dita dhe Tema…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*