Monstra i Selenicës del sot para gjykatës

August 13, 2018 10:08

Monstra i Selenicës del sot para gjykatës

Monstra i fshatit Resulaj në Selenicë, Ritvan Zykaj që ekzekutoi tetë pjesëtarë të familjes së kushëririt të parë të të atit vetëm se e quanin hajdut pulash, do të dalë sot në orën 11:00 përpara gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Pritet që shteti t’i sigurojë një avokat, pasi deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër.

Sipas mediave deri më tani askush prej familjes Zykaj nuk ka shkuar në gjykatë, duke e braktisur.

Krimi i cili i rëndon mbi shpinë nuk është vetëm më i rëndi i dëgjuar ndonjëherë vitet e fundit, por mos pendesa dhe veprimet e autorit 24-vjeçar i kalojnë kufijtë e imagjinatës.

Ritvani jo vetëm i vrau kushërinjtë e tij, por edhe i filmoi. Videon madje ia dërgoi djalit të hallës në Messengerin e Facebook.

Dymbëdhjetë orë pas arratisë polica mundi ta kapë në një kodër disa metra larg vendit të krimit. Deri në ato momente marrëzia e tij nuk u ndal. Pak orë para se të arrestohej Ritvani replikoi në profilin e tij në Facebook me të gjithë ata që e dënonin veprimin e tij, madje duke sfiduar edhe policinë me shprehjen “më keni çarë…”.

o.j/dita

August 13, 2018 10:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim