Historia e Italisë: Përse Zogu zgjodhi Italinë në vend të Jugosllavisë

Indro Montanelli October 9, 2017 09:37

Historia e Italisë: Përse Zogu zgjodhi Italinë në vend të Jugosllavisë

Një kolanë e ribotuar shpesh nga shtëpitë botuese më në zë në Itali, janë edhe vëllimet e “Storia d’Italia”, të cilat kanë njohur më vonë edhe bashkëpunimin e redaktimin profesional të Mario Çervit.

E ndarë në shumë seksione e kapituj, sigurisht se për lexuesin shqiptar do të kishte vlerë të dihej vlerësimi që Montanelli jep për një periudhë shumë të diskutueshme të historisë sonë, siç është pushtimi italian, por edhe periudha e monarkisë.

Si e shihte dhe çfarë shkruante Indro Montanelli (1909-2001) mbi ish-monarkun shqiptar dhe prejardhjen e tij e të parëve të tij, rrugën që ndoqi për të bërë karrierë, marrëdhëniet me italianët, fqinjët dhe popullin e vet, dhe në fund fare, edhe qëndrimin dhe lëvizjet në ditët dhe orët e fundit para se të niste pushtimi.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjen të ndërthurura më shumë informacione e detaje të tjera në faqet 204- 215 të Volumit 8, Kapitulli XII, botim i “Rizzoli Editore”, Milano, 1982.

* *

Indro Montanelli

Kundërshtari që Musolini kishte shpikur për t’iu kundërvënë një suksesi që po kishte Hitleri, ishte në fakt i biri i tij. Mbreti Ahmet Zog, siç thuhej, “nuk lindte.” Ai i përkiste një dinastie të bosëve të mafies Mati, që do të ishte pak Kalabria e Shqipërisë dhe emri i tij i vërtetë ishte Ahmet Zogolli. Zogollët, që pas pushtimit turk, ishin të parët që u konvertuan në fenë e Islamit, duke pohuar pushtetin e tyre mbi shtetin, falë mbrojtjes së pashallarëve që gradualisht qeverisën vendin në emër të Sulltanit.

Ata zotëronin disa dele, disa kullota dhe një grup vrasësish, të cilët i përdornin për të mbështetur sundimin e tyre të vogël feudal dhe për të përshtatur sipas dëshirës së tyre, gjakmarrjet dhe luftën guerile, endemike në mesin e atyre barinjve malorë, por nuk rezulton se ndonjë prej Zogollëve kishte pohuar dëshirën për të shtrirë  ndikimin e tij mbi atë kanton të papërfillshëm, të banuar nga disa dhjetëra mijëra burra, pothuajse të gjithë analfabetë, të lidhur me mjaft fanatizëm me autonominë e tyre, të cilën turqit e respektuan. Zakonisht ata lindnin, jetonin dhe vdisnin atje, midis deleve dhe minareve, duke bërë gjueti, duke bërë intriga dhe duke administruar një drejtësi arkaike nën pemën e fikut. Ahmeti ishte ndoshta i pari i dinastisë së tij që e zgjeroi horizontin e ambicieve të tij.

Lindur në vitin 1895, ai studioi në Akademinë Ushtarake në Kostandinopojë, por kur Shqipëria kaloi, pas luftërave ballkanike, nën sundimin e Vjenës, ai u transferua në ushtrinë austriake – mjeti që përdorte Perandoria Habsburge për të themeluar elementet e ndryshme kombëtare nga të cilat ishte përbërë – dhe atje ai u bë kolonel. U shkarkua në fund të Luftës së Parë Botërore dhe mbeti pa gradë, pa para dhe pa flamur, ai u kthye në Mat, por nuk u mësua me vegjetimin si paraardhësit e tij.

Regjimi demokratik që kishin vendosur traktatet e paqes në vend ishte, sigurisht, një mashtrim, por lejonte këdo që të bënte përpara. Ahmetit i mjaftoi emri për t’u bërë deputet i rrethit të tij dhe për të hyrë kështu në lojën e pushtetit. Ambicia e tij ishte servirur mirë nga trashëgimia dinake e Zogollëve, me një guxim të shquar dhe një mungesë totale të skrupujve. Para të tridhjetave ishte ministër i Brendshëm, një pozicion të cilin ai e përdorte për të shumëfishuar miqtë, t’i binte në qafë armikut dhe menjëherë më pas të instalohej si President i Këshillit. Kur, në zgjedhjet e ardhshme, ai u mund nga liberali Fan Noli, nuk pranoi t’i lëshonte atij vendin dhe u përpoq të vendoste diktaturën. Ai nuk pati sukses për shkak të mungesës së forcave brenda dhe mbështetjes nga jashtë, dhe i detyruar të shpëtonte veten, u largua për në Beograd. Tashmë, e dinte se askush nuk mund të sundonte në Shqipëri përveçse si prokonsull i një fuqie të huaj dhe në mesin e atyre që pretendonin për dominim – Italia, Greqia dhe Jugosllavia – ndoshta ai mendonte se kjo e fundit ishte më e besueshme. Kështu duhej të dukej dhe ai me jugosllavët, të cilët hezituan shumë për ta bërë “ushtarin” e tyre. Kur më në fund e vendosën, Nikola Pashiç – një lloj Gioliti serb (kryeministër italian) dhe njohës i mirë i njerëzve – duke vënë mbi tryezë një numër qesesh plot stërlina floriri, duke i shtyrë drejt tij, e  pyeti: “Dhe tani Zog, sa kohë do të duhet për të marrë para nga italianët dhe të kalosh në anën e tyre”? – Ndoshta Zogu nuk e bëri atë që kishte parashikuar Pashiç vetëm për stërlinat. Si mbrojtës, italianët kishin më shumë pikë se jugosllavët në avantazh: Së pari, nuk kishin vazhdimësi territoriale me Shqipërinë, gjë që i jepte më shumë pavarësi kësaj të fundit, pastaj ishin më në gjendje ta ndihmonin nga ana ekonomike dhe në fund, pas ardhjes në pushtet të Musolinit, dhanë dëshmi të një aktivizimi diplomatik shumë më agresiv dhe të vendosur. Megjithatë, pasi kishte përvetësuar stërlinat e Pashiçit, Zogu përvetësoi dhe ato të Musolinit, të cilit pak i interesonte kjo; vetëm të jepte disa garanci të suksesit, dhe nga kjo pikëpamje nuk ishte e gabuar. Me ushqim të dyfishuar, Zogu e rimori shpejt pushtetin dhe u kurorëzua dhe President i Republikës, por kjo nuk i mjaftoi. Tri vjet më vonë, ai mori një kurorë të vërtetë, atë të Mbretit, që Musolini ia dha në shkëmbim të një deklaratë besnikërie të pavdekshme ndaj Italisë, që e  shqiptuar nga një njeri si Zogu, vlente aq sa vlente. Musolini u tregua naiv dhe kjo u pa menjëherë. Pasi u bë mbret, Zogu e mori seriozisht mbretërimin, duke marrë qëndrimet e pavarësisë dhe duke treguar shpesh arrogancë, që dikur rrezikuan të provokonin një krizë në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në vitin 1934, Zogu refuzoi të rinovonte traktatet tregtare me Italinë dhe nënshkroi një me Jugosllavinë. Këto veprime u justifikuan pjesërisht nga politika e Romës që e kryente detyrën e saj si “mbrojtëse” shumë keq.

Ndihmat e mëdha më pas përfunduan duke shtuar llogaritë private të Zogut dhe të preferuarve të tij, por edhe ato ndërhyrëse dhe paternaliste. Kjo politikë dukej e bërë me qëllim që të fyente ndjenjat e një mbreti si Zogu që pa tradita dinastie, u përpoq të kompensonte me gjeste krenarie kombëtare dhe shkëlqimin e një oborri operetash. I fshehtë dhe dyshues, Zogu e konceptonte politikën si një intrigë pallati, në të cilën, megjithatë, ishte një mjeshtër. Rrallë shfaqej në publik, kërkonte nga të gjithë, madje edhe nga diplomatët italianë, duke filluar nga kreu i misionit, ministri Jakomoni, të respektonte një ceremonial të përpiktë, ku fliste pak dhe nuk hapej me askënd. Ndikimi i vetëm që ushtronte ishte ai ndaj familjes dhe në veçanti ndaj motrave, që prej tij kishin marrë gradën e gjeneralëve dhe të veshura me uniformë, luanin në pallatin mbretëror motin e mirë dhe të keq. Ato ishin anti-italiane edhe kishin frikë se Roma do t’i jepte mbretit një grua italiane që do t’i shpronësonte.

Në të vërtetë, ky ishte projekti që Roma kishte, dhe për ta realizuar, dikush i kishte sugjeruar gjithashtu të “sakrifikonin” për Zogun një princeshë të linjës së gjakut mbretëror të Savojës, por nuk ishte gjetur ndonjë aq e gatshme dhe më pas ishte kthyer tek një baroneshë e cila, megjithëse italiane, kishte prejardhje të drejtpërdrejtë dhe mbante emrin e kampionit më prestigjioz të nacionalitetit shqiptar: Skënderbeut, por për Zogun kjo ishte një masë e përkohshme, me krenari e refuzoi atë dhe për të ripohuar pavarësinë e vet, dëshironte të bënte një zgjedhje të tijën. E bëri mbi një fotografi ku ishte një vajzë hungareze, që ia kishte propozuar sekretari i tij. Zogu e refuzoi vajzën, por e mbajti fotografinë dhe e ftoi në Tiranë origjinalen: Ajo ishte Geraldine Apponyi, trashëgimtare e një familjeje të madhe hungareze e rënë nga vakti; nuk kishte asgjë përveç emrit dhe një fytyre të ëmbël, e njëjtë edhe në karakter. Dasma u mbajt më 28 nëntor 1937, në njëzet e pesë vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ( Shënim i përkthyesit: këtu, me shumë gjasa, kemi të bëjmë me një lapsus të vetë autorit, gjë e cila mund të ketë ardhur nga mosthellimi apo neglizhenca e tij ndaj këtij detaji historik, pasi dihet tashmë se dasma në fjalë u zhvillua në prill 1938) dhe ishte një tjetër burim i fërkimit, këtë herë më të thellë me Italinë. Jo vetëm për shkak se Zogu kishte refuzuar një nuse italiane, por edhe për kundërshtitë e vrazhda që iu bënë, veçanërisht nga motrat gjenerale, të dy përfaqësuesve italianë, të cilët ishin Çiano për qeverinë dhe Duka i Bergamos, i Shtëpisë së Savojës.

Ishte mëse e kuptueshme se: Kriza, për arsye të parëndësishme, ndodhej tashmë në ajër, por ka shumë mundësi që edhe acarimi i Cianos, ti ketë dhënë një shtysë përshpejtimit të saj. Por as Zogu, në mungesë të një ideje, ose për shkak të krenarisë, nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë. Ndoshta ai mendonte se Italia nuk mund të bëjë pa të dhe sigurisht, u mbështet dhe nga të motrat për këtë bindje. Geraldina nuk mund t’i ofronte asnjë ndihmë, qoftë edhe me anë të këshillimit. Shumë e re në moshë (ajo ishte njëzet vjet më e re se ai) dhe pa përvojë, ajo e gjeti veten krejtësisht të papërgatitur për të luajtur rolin e vështirë të Mbretëreshës. Për më shumë, ajo ngeli menjëherë shtatzënë dhe burri i saj, edhe pse dukej shumë i dashuruar me të, vepronte ende si një mysliman, i cili nuk i jep rëndësi fjalës së gruas. Por, sipas një tjetër hipoteze, ai kurrë nuk kishte pasur ndonjë iluzion në lidhje me stabilitetin e fronit të tij, përkundrazi, Zogu donte t’i jepte fund aventurës së tij në mënyrën më të hijshme, duke e shtyrë pavarësinë deri në sfidën e radhës. Ndoshta po përgatiste kthimin e tij në momentin kur rregullat e lojës europiane të kishin ndryshuar. Megjithatë, edhe pse i mungonte etika, atij nuk i mungonte karakteri.

Në fakt, u bë mëse e qartë kur goditja gjermane në Çekosllovaki i dha Ciano-s një mundësi për të kryer planin e aneksimit të Shqipërisë,  plan që “vlonte” prej kohësh. Ministri i Jashtëm kishte marrë urdhra që jugosllavët t’i kishin “duart e lira” për të vepruar në Shqipëri, sipas klauzolave të fshehta të traktatit të vitit 1937: Musolini kishte marrë në dorë raportet që e tregonin Shqipërinë si një vend “të pasur, të pasur me të vërtetë” dhe parashikonin një ndërhyrje të mundshme gjermane në atë zonë, për aq kohë sa kjo ndërhyrje  mbikëqyrej nga italianët. Në këto përshkrime, “sociale” të Cianos, nuk mungonin edhe idetë anti-Zog. “Ky popull, ku kushtet e mjerimit në të cilat jeton, na sjell ndërmend fshatrat e largëta kineze përgjatë  Jang-Ce…. “120,000,000 lirat e mjerueshme, të cilat përbënin buxhetin e shtetit, përdoreshin për blerjen e diamanteve, rrobave, makinave që motrat e Mbretit i reklamonin me pamaturi të vazhdueshme”. Falë kësaj taktike, Ciano, në maj të vitit ’38, arriti të bindte Duçen, të jepte aprovimin e një  përgatitje të përgjithshme.

Ndërkohë, delfini i Duçes, i cili ishte jashtëzakonisht i pamatur në zgjedhjen e taktikave të politikës së tij, parashikoi edhe vrasjen e Zogut. Më 27 tetor të vitit 1938, ai vuri në dukje në ditarin e tij: “Aksioni fillon me vrasjen e Mbretit  (duket se do jetw detyrë e Këshilltarit Koçi përballë një tarife prej dhjetë milionësh), lëvizjet përgjatë sheshit, udhëzimi i bandave besnike ndaj nesh (pothuajse të gjithë komandantëve, përveç atyre të KMIA), lutje Italisë për ndërhyrje politike dhe ushtarake, nëse është e nevojshme, ofrimi i kurorës së  Mbretit dhe aneksimi i mëvonshëm. Jakomoni siguron se çdo gjë mund të bëhet në bazë të rregullave, me një muaj paralajmërim. “Një manovrim i tipit ‘Anschluss’ me pak fjalë, si aneksimi i Sudeteve. Deri në atë moment, Ciano kishte reaguar me iniciativën e vet. Ekzistonte tashmë një duel mes Cianos dhe Zogut, pra Musolini do e bazonte aprovimin ose pengimin e aneksimit, në përputhje me stadin e ngjarjeve në rend ndërkombëtar. Rënia e Stojadinoviçit, një mik i madh i Cianos, në Jugosllavi, kishte komplikuar akoma edhe më shumë situatën. “Duart e lira”, nuk mund të vepronin si më parë dhe Zogu e dinte mirë këtë. Ideja e vrasjes se Mbretit, ishte venitur.

Indro Montanelli October 9, 2017 09:37
Komento

22 Komente

  1. Santana August 18, 11:26

    Historija perseritet!

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA October 10, 10:42

      PO, E VERTETE …,
      SEPSE MACROGEOSTRATEGIA E ‘GOVERNANCE’-s MBETET … TE TJERAT, SIC EDHE PERJETOJME NE ‘LABORATORIN’ E GJALLE SHQIPTAR…, JANE VETEM ‘FOLKLOR’ !!!!!

      Reply to this comment
  2. Veterani October 9, 10:40

    Zogu ishte edhe mik i Hitlerit ,
    i cili i Dhuroje atij BENZIN e kuq.

    SI mund te krahasohet Zog fshatari
    me Enverin qe Ndertoje Shqiperine ,
    Ekonomisht – Kulturalisht – Ushtarakisht ‘?

    Indro ishte nje Gazetar i djathte ,
    qe jetoj ne dy epoka ,
    Si gazetar i duçes – dhe si gazetar i djathte
    mbas Luftes ,
    Ai kurre nuk e shiti Penen e tij , si dhe lekuren ……………………

    Reply to this comment
    • Mbreti qe si qe, por kufijtë nuk i mbydhi, si u mbydhem për 47 vjet! October 9, 21:23

      O Veterani injorant,
      Shko ore ne Korene e Veriut se ai ka bërë mrekulli të vërteta, ka dhe bombën atomike, po Populli ha me tallona si hëngrëm në ore mashtrues!
      Nuk më rreh fare zemra për Zogun se nuk kam jetuar në kohën e tij, por kohën e diktaturës komuniste e njoh mirë…Në nuk kishim çfarë të hanim …

      Reply to this comment
      • manalati October 10, 03:20

        Ne kohen e diktatures vdiqen dhjete milion shqiptare nga uria kurse tani mund te hash cfare te duash, madje edhe mut pa hesap. Sa me kokebosh te jesh aq me i ditur je. Mire se atehere na i mbylli regjimi kufinjt po, pas 1990 kush na i mbylli qe u mbyten ne det dhe vdiqen neper male qindra vete ? Po tani pse nuk na i hapin kufijte Anglia dhe Amerika, apo ata kane te drejte cfaredo qe te bejne ?

        Reply to this comment
  3. Nga Mati ne Vicidol - Nje tragjedi shqiptare me dy akte October 9, 14:39

    Sa e ngjashme historia e banditit Zog me banditizmin e Sali Berishes!
    Si perserten kobet mbi koken e shqiptareve.

    Reply to this comment
  4. fteri October 9, 15:41

    Zogu nuk ishte si të tjerë feudalë ,por një një ambicioz , krye hajdut i shtresës dhe sferës së tijë gjysëm feudale.

    Hajdutllëku nuk u shpik nga A.Zogolli ,por ishte vazhda ,dhe modeli i borgjezisë së pasur shqiptare që vidhte ,shfrytzonte deri në palcë shqiptarët .Historikisht KJO i mbante ato në mjerim ,analfabetizëm ,nënshterim,varfëri ,padije dhe injorancë ,duke zgjatur injorancën dhe varfërinë si në asnjë vend tjetër nën pushtimin anadollak turk .

    Vetëm L.A.NC-ÇL dhe ndërtimi socializmit i dhanë mundësinë popullit shaqipëtar nën udhëheqjen e E.Hoxhës të hiqte zgjedhën feudale të shfrytëzuesve të egër gjakpirsa dhe të ndërtonte me të vërtetë një shqipëri të vërtet ,një shtet të shqiptarve,jo të hajdutve ,shfrytëzuesve dhe bajrektarve që popullit i pinin gjakun me kallam.
    A.Zogu mbetet një feudal hajdut,tradhëtarë më i egër e i zi i kombit shqiptar.

    Reply to this comment
    • Atdhetari October 9, 21:33

      O fteri,
      qe nuk ke jetu e nuk jeton asnje dite ne Shqiperi, ku e ke menduar historine e Shqiperise?
      A i ka fale librat Enveri, ato librat e shkollave te sadisteve komuniste?
      Mbreti qe si gjithe mbreterit, po komunistet qene vdekja e shqiptareve, moralisht e fizikisht…
      A e dine se kane vdeke njerëz nga uria ne Shqiperi, ndersa ju te grupeve Marksiste-leniniste, ju pritshin me gjithe te mirat…
      Ju jeni sahanlepiresat e diktatoreve shqiptar!
      Mallkuar qofshi!

      Reply to this comment
      • Patrioti October 11, 09:53

        Librat e enverit nuk i kemi Falur ,
        te duhet ndonje ty , per ta lexuar ?
        Sot kushtojne me shume se dje ,
        e neser akoma me shume .
        Tradhetaret nuk lejohen ti lexojne .

        Reply to this comment
  5. Kamunisti October 9, 16:17

    Romeo Gurakuqi pretendon se pushtimi italian dhe me pas regjimi komunist, frenoi zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqeror te Shqiperise se vjeter, sipas tij!
    E para ky lloj sorollop “historianesh” politike qe sot eshte deputet i partise demokratike, barazon pushtimin italian me pushtetin e dale nga lufta NÇ e popullit shqiptar.
    Pavaresisht se çfare ndodhi me pushtetin e PPSH pas viteve 70, nga shkrimi dhe pershkrimi i gjendjes ekonomike te Shqiperise nen regjimin e satrapit Zogoll, po dhe nga krahasimi i pamjeve filmike te shfaqura nga emisjoni “Opinion” i te dyja etapave te historise, pa folur ketu per kujtesen popullore e dokumentare, fare thjeshte e kupton se sa e ka penguar “zhvillimin Zogolljan” ardhja e PK ne pushtet.

    Reply to this comment
  6. kastriot October 9, 17:23

    Shume me e thjeshte ae Idro Per arsye se e detyruan Britania e Madhe dhe USATe tjerat jane propagande alla Montanelli

    Reply to this comment
  7. Arben October 9, 17:55

    PORDHE ME RIGON

    NE VITIN 1913 NE LONDER, U VENDOS QE

    DO TE KETE SHTET SHQIPETAR NE BALLKAN,

    POR AI DO TE JETE NEN VASALITETIN SERB.

    EDHE ZOGU ME NDIHMEN E SERBVE ERDHI

    NE PUSHTET.

    ME PAS, ITALIA, GJERMANIA, FILLUAN

    PREGATITJET PER LUFTE, PIKERISHT SEPSE

    NUK ISHIN DAKORT ME NDARJEN E BOTES

    QE ISHTE NE FUQI, DHE KUNDER VENDIMEVE

    TE TILLA, SI AI I 1913 (SHQIPERIA ISHTE VETEM

    NJE PJESE E VOGEL E ATIJ VENDIMI, TE KUPTO

    HEMI).

    KESHTU QE NDERMJET TE TJERAVE E FUTI

    SHQIPERINE NEN “OMBRELLEN” E SAJ.

    TE THUASH QE ZGJODHI ZOGU, APO NDONJE

    TJETER ESHTE MEDIOKRITET HISTORIK.

    LUFTA NDODHI, ITALIA HUMBI, SHQIPETARET

    MBETEN NEN MESHIREN E BEOGRADIT, SIC

    ISHTE VENDOSUR ME 1913.

    ERDHI ENVER KRIMINELI DHE TE TJERAT I

    DIME TE GJITHE.

    ME E KEQJA ESHTE SE POPULLI SHQIPETAR

    TRIM DHE HEROIK, KA KRIJUAR VARESI PREJ

    TE DROGUARI NDAJ VASALITETIT SERB.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

    Reply to this comment
  8. Arber I October 9, 18:00

    Montanelli ksa qene gazetar si tipi i Fevziut qe kemi sot, i cili futet ne fushen shkencore te Historise dhe e kujton tualet. Zogu nuk studioi në Akademinë Ushtarake në Kostandinopojë, por ne nje medrese osmane me konvikt (Nymunie-Tarakki) , qe kishte 4 vjet fillore, 3 vjet ruzhdije dhe 4 vjet te mesme. Zogolli ndoqi vetem 6 vjet, pra i la studimet ne klasen e 6 – te. Ai shkoi ne Stamboll 11 vjec dhe u largua 17 vjec. Te tilla pasaktesi ka i gjithe shkrimi. .

    Reply to this comment
  9. Kumandari October 9, 18:21

    Ky variant, sjellw prej pwrkthyesit nw fjalw (cili wshtw, ka emwr?!) e nxjerrw Montanelin njw italian sedwrlli, njw etje-madh pwr trojet pwrtej Adriatikut, dhe njw pwrcmues tw popujve tw vegjwl…
    Vini re, krahasimet i bwnw qellimisht me fshatrat kinezw tw pazhvilluar, dhe Shqiperine si tere Ballkani e veshtron me ironi e pertallje…
    Edhe kronologjikisht gabon papushim, jo vetem me vitin e dasmes kur gjoja nderhyne per saktesim gjoja perkthyesi!

    Ne dime te lexojme tashme, dhe ndjejme simpati per Mbretin e Shqiptareve, dhe per zgjedhjen e tij, Princeshen Hungareze, e cila iu be shqiptareve si nje Nene e Vertete Mbretereshe: jeto pas birit te shqiptareve edhe pas vdekjes se tij dhe kerkoi te rehatohej pergjigthnje ne dheun e te shoqit…
    A nuk u shnderrua ne nje zonje te vertete shqiptare, a thua sikur ishte lindur ne dherat e shqiptareve?!
    Edhe Ismail Kadare, qe reagoi kunder dhe shkroi ne Le Monde kunder gezimit te Legalisteve, me pas u shpreh ne respect siperor ndaj kesaj Zonje te madhe…

    Ahmet Zogu, u be mbret per ambicien e tij, por me kete i sherbeu edhe idese se shtetit serioz te shqiptareve. Vini re: tere fqinjet ziliqare e quajne gabim shpalljen e mbretersise shqiptare, kur ata vete prej mbreterish jane sunduar e qeverisur. Nga qe nuk e ksihin vete, kane marre mbreter te huaj…
    Atehere, c’te keqe pati qe nje shqiptar u be mbret dhe e zgjodhi mbretereshen te huaj nga dere e njohur?
    Si do shprehej Montaneli (i perkthyer kesisoj!) sikur Zogu te kishte pranuar italianen?!

    Pse nuk e cmoni, xhanem, qe Zogu, qe ju e quani otoman, turkoman e oriental, kerkoi aleanca e gruan vetem nga Perendimi, pse jo, edhe Italien, dhe aq me bukur, nga grupi gjermano-austriak?

    Edhe sic e ofroni ju Montanelin, Ahmet Zogu, natyrisht jo demokrat, se Ballkani ashtu ishti teri, ishte shqiptar i zoti, qe beri kompromise por nuk e dorezoi kuroren, as karriken as shtetin, tek i Huaji…

    Reply to this comment
  10. spata October 9, 19:44

    Mos e coroditni historine shqiptare .Shqiperine me Italine e lidhi Lidhja e Kombeve kur degjuan fjalimin madheshtor te Fan Nolit .Zogu kur erdhi ne pushtet, me ndihmen e reaksjonit Ballkanik ,as e kishte mendjen se nje dite Italia do te ndihmote shqiptaret per te dal nga mizerja . Kete mizerje edhe pse Italia beri shume investime e thelloje Zogu me politikat e bythqirit . Her ja kthente Serbis e here Italis. Shiste teritore ta mbante mire dhe me Greqine. Keto nuk ndryshoje kushdo qe te shkruaj perseri mbasi jane vulosur nga vete historia e vertet e popullit te shqyer e shkateruar nga Zogu . Kush i ngre levdata Zogut nuk eshte shqiptare por jenicer i shitur tek te huajte.

    Reply to this comment
  11. Mbreti qe si qe, por kufijtë nuk i mbydhi, si u mbydhem për 47 vjet! October 9, 21:24

    O Veterani injorant,
    Shko ore ne Korene e Veriut se ai ka bërë mrekulli të vërteta, ka dhe bombën atomike, po Populli ha me tallona si hëngrëm në ore mashtrues!
    Nuk më rreh fare zemra për Zogun se nuk kam jetuar në kohën e tij, por kohën e diktaturës komuniste e njoh mirë…Në nuk kishim çfarë të hanim …

    Reply to this comment
  12. Atdhetari October 9, 21:34

    O fteri,
    qe nuk ke jetu e nuk jeton asnje dite ne Shqiperi, ku e ke menduar historine e Shqiperise?
    A i ka fale librat Enveri, ato librat e shkollave te sadisteve komuniste?
    Mbreti qe si gjithe mbreterit, po komunistet qene vdekja e shqiptareve, moralisht e fizikisht…
    A e dine se kane vdeke njerëz nga uria ne Shqiperi, ndersa ju te grupeve Marksiste-leniniste, ju pritshin me gjithe te mirat…
    Ju jeni sahanlepiresat e diktatoreve shqiptar!
    Mallkuar qofshi!

    Reply to this comment
    • mirel October 10, 00:56

      po ik o lexo nje liber per te rritur se le nam
      kujton se dynjaja jane koqe si puna jote qe nuk paskan lexuar asnje liber
      dhe kete qe nuk e ka shkruar Enveri e mohoni qe ekziston
      po nuk mohon dot gjysmen e Shqiperise qe e pati Zogun hasem..dhe sot e kemi prape, me gjithe Zogistet plera bythe si jane..
      ke tumor ne tru, ik vizitohu

      Reply to this comment
  13. Nje shqiptar October 9, 22:53

    Duhet te jetoni ne kohen e Zogut qe te kuptoni vepren e tij. Ai brenda 10 viteve qe sundoi ndertoi administraten shteterore shqiptare, leshoi tapite ne gjuhen shqipe dhe mbrojti pronen nga hajdutet, nuk lejonte te beheshin ndertimet pa respektuar distancat dhe fqinjet, I veshi nepunesit shteterore si evropiane pa fesin tanuz dhe tirqet turke, hapi kufijt etj. etj.. Enver Hoxha shfrytezoi nenpunesit e afte dhe atdhetare te administrates te Zogut .

    Reply to this comment
  14. Jak Boston October 10, 00:32

    Shqiperia eshte drejtuar nga kllounet hajduto-kriminelo-tradhetare Zogu, Hoxha, Alia, Nano, Berisha, Rama, Meta etj.
    Kllouni Enver Suma ua kaloi te gjitheve pasi qe pervec vjedhjeve e krimeve dhe izolimit ngaqe ishte i pashkolle na shkroi dhe veprat e fameshme qe moren vlere me te madhe pasi filluan te dalin private me karroca duke shitur qofte qoftexhinjte dhe i perdoren per ambalazh qoftesh, dallendyshet e para te kapitalizmit te riardhur ne Shqiperi pas renies se komunizmit gjykatar.
    Ata qe lavderojne Enver Sumen duhet te mos harrojne tollonat, autorizimet per te bere dicka per shtepine dhe te mos flasim prapambetjen e gjithaneshme dhe telat me gjemba.
    Aq mbrapa ishim saqe kur u hapen kufinjte ne ishim si ata fiset e Amazones vetem me ndryshimin se ne ishim me rroba dhe jo te zhveshur.
    Sa per ata qe thone se shkolloi vendin, ai qe nuk u specializua jashte ishte i paafte per te punuar jashte Shqiperise ne profilin e tij. Shkollimi nuk kishte si qellim edukimin, por indoktrinimin.
    Rezultati me domethenes i atij shkollimi indoktrinues jeni ju qe edhe pse keni pare boten akoma thoni Enveri zhvilloi Shqiperine duke harruat se ne Europe ai zhvillim do vinte sido qe te behesh puna, po trushpelaret aq dine as thone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*