Montella: Po shoh për së gjalli varrimin tim

November 3, 2017 11:27

Montella: Po shoh për së gjalli varrimin tim

“Prej disa kohësh po shoh për së gjalli varrimin tim! Pasi e thashë këtë, them që e ndjej mbështetjen e klubit. Më pas të shohim.” Këto kanë qenë fjalët e Vincenzo Montella, pas barazimit 0-0 ndaj AEK në Athinë për Europa League.

Më pas, shtoi: “Kemi edhe shumë punë për të bërë, por luftuam fort. Skuadra është e përqendruar dhe mendon vetëm për atë që ndodh në fushën e lojës. Unë kam besim.”

Trajneri i Milan hedh sytë edhe nga renditja e grupit, ku Milan mbetet në vendin e parë, pavarësisht se skuadra po tregon hapa prapa. Vetëm kundër Sampdoria, në ndeshjen e Serie A, ku nuk bënë asnjë goditje në portën kundërshtare, kuqezinjtë bënë më keq se në Athinë, vetëm dy goditje. Për më tepër, 15 goditjet e Inter në derbi janë maksimumi që Milan u kishte lënë kundërshtarëve deri tani, 14 goditje bëri AEK<

“Disa javë më parë krijonim më shumë, por pësonim shumë, ndërsa tani pësojmë më pak, por krijojmë më pak. Nuk mendoj se ishte një ndeshje e keq ndaj AEK. Në pjesën e parë i interperntuam gjërat ashtu si duhet. Pashë gjëra pozitive. A është në krizë sulmi ynë? Vetëm numerikisht, sepse kundër Chievo shënuam pesë gola, ishte vetëm 180 minuta më parë!”

November 3, 2017 11:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*