Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni
Kuriozitete

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Një ditë para përurimit të një memoriali kushtuar Luftës së Dytë Botërore në qytetin siberian të Kabarovskut, më 4 shtator, Konsullata e Përgjithshme e Japonisë kërkoi urgjentisht që monumenti të ndryshohej.

Monumenti 15 metra i lartë, i cili përkujton fitoren sovjetike ndaj Japonisë, paraqet shkatërrimin e një shtylle kufitare prej graniti nga goditja e kondakut të pushkës së një ushtari sovjetik. Në pjesën e thyer të shtyllës është vendosur një stemë e çarë perandorake e Japonisë.

Emblema në formën e lules së krizantemës u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat japoneze aleate të Gjermanisë naziste, por ajo mbetet de facto simbol i Japonisë, në mungesë të një steme zyrtare shtetërore. Sot, simboli i lules me 16 petale përdoret nga perandori japonez dhe figuron në pasaportat e vendit. Përgjigjja ndaj kërkesës së Japonisë për heqjen e simbolit para përurimit të monumentit ishte e shpejtë dhe e prerë.

- Publicitet -

“Për mendimin tim, kjo kërkesë është jashtëzakonisht e papërshtatshme”, tha po atë ditë Nikolai Ovsienko, një figurë e lartë e Shoqatës Historike Ushtarake të Rusisë.

“Krizantema nuk është vetëm simbol i familjes perandorake të Japonisë, por edhe simbol i militarizmit përgjegjës për krime të tmerrshme”, tha ai.

Shoqata historike e krijoi monumentin së bashku me qeverinë rajonale të Kabarovskut. Pas përurimit të monumentit më 4 shtator, Ministria e Jashtme e Japonisë lëshoi një deklaratë jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë, në të cilën kërkoi heqjen e të gjithë monumentit, duke e cilësuar atë “jashtëzakonisht për të ardhur keq”.

Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, është zotuar se do të “vazhdojë të kërkojë fuqimisht heqjen e tij”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i përqeshi thirrjet e Japonisë për heqjen e monumentit.

“E vetmja gjë që mbetet është të kërkohet që era të ndalojë së fryri dhe dielli të ndalojë së ndriçuari”, tha ajo duke iu përgjigjur kërkesës.

“Toka jonë u mbrojt nga paraardhësit tanë; historia jonë bazohet në fakte; kujtesa jonë është përjetësuar në këtë monument”, shtoi ajo.

Në Japoni, përurimi i monumentit është parë si një mesazh i qëllimshëm ndaj Tokios, që vjen vetëm disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i vizitoi Ishujt Kuril në gusht. Në Japoni, këta ishuj njihen si Territoret Veriore, por ata u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Vizita e Putinit në këta ishuj në gusht ishte e para e një lideri rus dhe shkaktoi një reagim të zemëruar nga Tokio. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Për shkak të mosmarrëveshjes mbi pronësinë e Ishujve Kuril, Moska dhe Tokio nuk kanë nënshkruar kurrë ndonjë traktat formal paqeje për t’i dhënë fund armiqësive të Luftës së Dytë Botërore.

Shtylla kufitare e paraqitur në monumentin e Kabarovskut bazohet në shënuesit kufitarë prej graniti që ndanin ishullin Sahalin, në Lindjen e Largët të Rusisë së sotme, mes kontrollit japonez dhe atij rus. Ishulli u nda mes Moskës dhe Tokios si pjesë e një traktati paqeje pas luftës së viteve 1904–1905 mes dy vendeve.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pergjigje për Ben Blushi: Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
  • Shteti alla-Roni
  • Kush është “Igor” i përgjimit me Ron Yeffet? Nga 6 armët e dekorimit te valixhet me 30 mln $ cash në kufi
  • Liderët e BE-së dënojnë glorifikimin “tronditës” të Mlladiçit në funeralin e tij në Beograd
  • Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Komentet e Fundit

  1. demo on Shteti alla-Roni
  2. demo on ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  3. K O R C A on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  4. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  5. K O R C A on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?