Moon: Sfidë urgjente ndalja e valës së dhunës në Palestinë

October 21, 2015 12:42

Moon: Sfidë urgjente ndalja e valës së dhunës në Palestinë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të dhunës në Lindjen e Mesme.

Ai po zhvillon një vizitë në rajon, ku ka takuar Presidentin e autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ndërsa të martën zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet për negociata kuptimplota, por u takon palestinezëve dhe izraelitëve të zgjedhin paqen. Sfida jonë më urgjente është të ndalojmë valën aktuale të dhunës dhe të shmangim çdo humbje të mëtejshme të jetëve”, ka thënë Ban.

Nga dhuna e shpërthyer ditët e fundit, mbi 40 palestinezë dhe 6 izraelitë kanë humbur jetën., konflikti shpërthue pas një tentative të qeverisë së Izraelit për të okupuar xhaminë Aksa, vendi i tretë i shenjtë për myslimanët.

October 21, 2015 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*