Basha i ankohet Moore: Jemi të shqetësuar për degradimin e shtetit ligjor

Erion Habilaj December 7, 2013 14:05

Basha i ankohet Moore: Jemi të shqetësuar për degradimin e shtetit ligjor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka pritur sot në selinë blu drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës, Jonathan Moore.

“Basha e njohu z.Moore për shqetësimin e Partisë Demokratike mbi degradimin e shtetit ligjor, goditjet e përsëritura ndaj garancive kushtetuese për liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, revanshin ndaj administratës publike, rritjen e pasigurisë në vend si rezultat i hapave mbrapa në policinë e shtetit, sinjalet negative të qeverisë ndaj ekonomisë, investitorëve dhe sipërmarrjes në përgjithësi”, citohet Basha gjatë takimit me Moore.

 

Moore takon krerët e shtetit: Vijoni reformat e nisura

 Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, ka zhvilluar dje në Tiranë një vizitë zyrtare, vetëm pak ditë përpara se vendi të mësojë nga BE përgjigjen për statusin e vendit kandidat. Sipas një njoftimi zyrtar të Presidencës, në takimin me presidentin e Republikës Bujar Nishani, Moore është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura me arritjet, stabilitetin e brendshëm dhe rolin e Shqipërisë në rajon. “Integrimi evropian është interes i Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, citon presidenca zotin Moore. Por ai ka shtuar se nga Brukseli, pavarësisht arritjeve të deritanishme, duan të shohin më shumë përparim në konsolidimin e shtetit ligjor dhe tërhoqi vëmendjen se politika shqiptare duhet të evitojë konfuzionin në dhënien e mesazheve për statusin e vendit kandidat dhe integrimin në Bruksel. Njoftimi i Presidencës nuk sqaron më tej se për çfarë konfuzioni mesazhesh të politikës shqiptare për integrimin i ka referuar zyrtari amerikan presidentit Nishani.

 

Takimet e Moore me politikën

Zyrtari amerikan u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa në takimin me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, njoftimi thotë se mes tyre është ndarë bindja se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë këtij viti, duke vlerësuar njëkohësisht progres-raportin e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive të tij. Ai thotë më tej se Moore shprehu mbështetjen e SHBA në procesin e integrimit evropian dhe vuri në dukje rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra. Serinë e vizitave në Tiranë, Jonathan Moore e nisi me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Njoftimi thotë se mes tyre është shprehur angazhimi i përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin për zbatimin e projekteve dhe programeve me fokus forcimin e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit. Ministria e Jashtme e mbyll njoftimin me përgëzimin që sipas saj Jonathan Moore ka bërë për masat konkrete të ndërmarra nga ana e qeverisë gjatë vitit të fundit, në një klimë politike gjithëpërfshirëse, siç u evidentua në rekomandimin pozitiv të raportit të progresit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat. Moore u takua gjithashtu me kreun e opozitës Lulzim Basha. Në axhendën e zyrtarit amerikan parashikohet edhe një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha paraditen e ditës së sotme.

 

 

 

 

 

Erion Habilaj December 7, 2013 14:05
Komento

16 Komente

  1. raimondi Vlonjati December 5, 16:51

    erdhi ky i shkreti ti bjere prape muirt me koke ..lol

    Reply to this comment
    • brikeno December 6, 16:08

      mire se na vjen dhe shpresojm te lejm pershtypje shume te mira ne krahasim me qeverin e kaluar qe ishte per ibret !! je i mirpritur dhe shpresoj te vish me shpesh dhe mundesisht te na ndimosh qe te gjithe te jemi sa me mire me stafin e RILINDJE

      Reply to this comment
  2. Agim Hamiti December 5, 17:09

    Ky do vij per te na bere ndonje te keqe popullit shqipetare.

    Reply to this comment
  3. kadeli December 5, 17:38

    Per ato ligjet qe kerkon te beje Rama si dhe mashtrimin me armet kimike.Se dyti per ata oficere policije qe trajnoji SHBA me mijra dollare qe i hoqi Rama Tahiri si dhe per presionin ndaj drejtesise.Dite e veshtire neser per mashtruesin Rama

    Reply to this comment
  4. enea December 5, 18:08

    Ky njeri me sjell neveri, si shumica e ujqerve amerikane qe kane vene masken e qingjit.
    Ughhhh!!! Go away u retared yankee

    Reply to this comment
  5. prenge sherri December 6, 06:13

    a ka patente per drejtor murri

    Reply to this comment
  6. Leonora December 6, 14:18

    Pse duhet te komentoni keshtu cuna? Jo per mikun nuk e kemi keshtu zakonin

    Reply to this comment
  7. ali December 7, 12:00

    Po ky Moor-i erdhi per t’Ju kthyer edhe ne here lendeve kimike apo per te ” shpetuar ,,
    Salushin ?! Sa here qe vjen ky Moor-i , i keshillon shqiptaret,qeverine ”te mos mbjelle
    kofuzion,, por ky vete na mbjell kaq shume kofuzion,sic ishte vizita e tij ne prag te zgje-
    dhjeve te qershorit qe jo pak konfuzion mbolli ”as mish,as peshk, sebashku me ate
    plakushin amerkan qe ftoi delikuenti i Gerdecit, Mediu !!!!!

    Reply to this comment
  8. TIRANA. December 7, 14:59

    RAMA e ka KURDISUR e INSTALUAR sistemin e ish presidentit tunizian BEN ALI ne SHQIPERI ,ku RAMA te jete nje MBRET i VOGEL ose ENVER HOXHA-2 te.

    .SALIHU ka dashure SISTEMIN IRANIAN te SHEHIRATIT ISLAMIK per ket dhajke edhe LEJE ndertimi te XHAMIJAVE tipike NEO-OTOMANE me nga 4 ter minare sipas deshires se ERDOGANIT.

    .pra qe te 2 partit P.S-P.D jane PARTI te KOBSHME per SHQIPETARET.

    Reply to this comment
  9. mendim i lire December 7, 15:12

    Me te bukura se te gjitha keto fytyra te kota njerezish, qe i buzeqeshin njeri-tjetrit me dinakeri, hipokrizi dhe idiotesi jane pikturat e Ali Osekut qe mbajne siper kokave, qe duket sikur nuk thone asgje, por thone gjithcka!

    Reply to this comment
  10. SKENDER BEU I VJETER December 7, 17:52

    E PYETI LULIN KISHTE DIJENI APO JO PER ARMET KIMIKE.PSE GENJEU DHE THA QE NUK KISHTE DIJENI KUR ARVIZUJA JA KISHTE THENE PIKAT E MARVESHJES DHE I KERKOI MOS KALOJE VIJEN E KUQE.LULI U SHTY NGA BERISHA QE POJA KONTROLLON DEPUTETET ME KULICAJN,QE JO VETM TE SHKELE VIJEN E KUQE POR TE SHKELE NE KALLO AMERIKANET.PER KETE ERDHI E TAKOI MURRI,QE TI THOTE ORE SKERBYTHE ME NE DO E KRUASH TI LAPANGJOZ.

    Reply to this comment
  11. fat man December 7, 19:04

    Lulushi i ankohet per qeverine e Rilindjes Z. Moore dhe ky ne takimet me Edin dhe Ilirin thote, vazhdoni me reformat, pra Lulush boll u cave bythen te tjereve dhe mos e shit Shqiperine, por eshte zakon i vjeter i trasheguar dhe e ke me detyrim percaktim nga Shefi Yt Krimineli Sali.

    Reply to this comment
  12. Dituria December 7, 19:27

    Po’ ky zari cfare flet? Pse nuk tregon vjedhjet,vrasjet ? Rrugaci qelbur !

    Reply to this comment
  13. malua December 8, 02:44

    O KADEL ,po pse flet me by….kur nuk je KADER .
    EDI RAMA do tu bej qe te flisni me vehte ,keni per ta mbajtur mend gjate ,shume gjate .

    Reply to this comment
  14. sopiqoti December 8, 09:19

    Qirio Lul Basha me pare ti tregonte zotit Mur zullumet,shperdorimet,keq qeverisjen e PD-s per 8 vjet.Ti tregonte ne se do te mbeshtese rigjykimin e Gerdecit dhe te 21 Janarit.Vet ai e ka vendin ne bankon e te akuzuarve dhe te mos u thote miqve brockulla por cfar do te beje per te nxjerre nga bataku PD-n.Deri tani Lul Basha po tregon nivel te ulet ne formimin e tij si politikan dhe si nje drejtues i nje force politike qe ka vlerat e saj ne sistemin demokratik qe po jetojme.

    Reply to this comment
  15. Mark uk December 8, 10:11

    Pse e prishni gojen e fyeni,meqense te gjitha jua ka plotsuar te gjitha.Nuk do merrni tjeter 2000 leksha per votime as per demostrata se ju ka sigurruar punen.Po gjejeni pune ose shkoni ruani dhit atje ne mal ma mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*