Moore takon Nishanin: Të kënaqur me stabilitetin e brendshëm politik

December 6, 2013 12:01

Moore takon Nishanin: Të kënaqur me stabilitetin e brendshëm politik

 

Politika shqiptare duhet të evitojë konfuzionin në dhënien e mesazheve për statusin e vendit kandidat dhe integrimin në Bruksel. Kështu është shprehur Drejtori për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore gjatë takimit me kreun e shtetit Bujar Nishani.

Zyrtari i lartë amerikan është shprehur  se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura me arritjet, stabilitetin e brendshëm dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

Ai nënvizoi se integrimi evropian është interes i Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe shtoi se nga Brukseli, duke shtuar pavarësisht arritjeve të deritanishme, duan të shohin më shumë përparim në konsolidimin e shtetit ligjor.

Ndërsa, Presidenti Nishani, pasi shprehu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara për gjithçka ata kanë bërë në mbështetjen e vendit tonë dhe kombit shqiptar gjatë shekullit të fundit, rikonfirmoi vullnetin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar me reformat dhe përballjen e sfidave që lidhen me konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Më tej, Presidenti e siguroi bashkëbiseduesin se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj për paqen e stabilitetin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal, duke vënë në dukje se vendi ynë do të jetë përkrah miqve dhe partnerëve amerikanë në përballjen e sfidave kudo në botë.

 

Takimi Meta-Moore: Me rëndësi vazhdimësia e reformave të ndërmarra

Kryetari i Kuvendit Meta priti sot  Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore të Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore, me të cilin biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh, ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.

metaMeta dhe  Moore ndanë bindjen se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë këtij viti duke vlerësuar njëkohësisht progres raportin e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive të tij.

Moore shprehu e SHBA në procesin e integrimit evropian dhe vuri në dukje rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra.

Meta shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen konstante të SHBA ndaj Shqipërisë si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të integrimit evropian. Në këtë kuadër, z. Meta dhe z. Moore theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe forcimit të ligjit.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Moore diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u evidentua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe u nënvizua se perspektiva e Bashkimit Evropian është garancia e forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

December 6, 2013 12:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim