Për mollët më pyet mua. Të tjerë bëjnë politikë… Një histori me Fullcin në Shqipëri

Xhevdet Shehu September 28, 2015 12:30

Për mollët më pyet mua. Të tjerë bëjnë politikë… Një histori me Fullcin në Shqipëri

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1945 dhe ma ka treguar agronomi i shquar Abedin Çiçi, ish-student i shkollës amerikane Fullc në fillim të viteve ’30 të shekullit të kaluar.

“Në vitin 1945 pra, u hap përfaqësia diplomatike Amerikane në Tiranë dhe, pas shumë vjet mungese, Herri Fullc erdhi përsëri në Shqipëri, po këtë radhë jo për të hapur shkollën që u mbyll në 33-shin, por si diplomat. Ne studentët e Shkollës Teknike e donim shumë drejtorin tonë, prandaj dhe ardhja e tij në 45-ën na gëzoi pa masë. Dhe filluam të shkojmë për ta takuar në ambasadë.

Një ditë prej ditësh trokita dhe unë… Hyra në oborr. Dera e sallonit ku Fullci priste miqtë ishte përgjysmë e hapur dhe mua, duke ngjitur shkallët, më kapi syri aty disa nga shokët e mi të shkollës, të cilët gjatë Luftës nuk u lidhën me Partinë, por me Ballin e Legalitetin. Këta ish-shokë mua m’u fshehën atë ditë. Kur hyra në sallon, ata shkuan në një dhomë tjetër ngjitur me sallonin dhe unë aty gjeta vetëm drejtorin tim.

U përqafuam me shumë mall e dashuri. U ulëm dhe filluam të kujtonim vitet e mrekullueshme të shkollës e të bisedonim për ndryshimet që kishin ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të mungesës së tij, për luftën antifashiste, për shpresat që ushqente populli shqiptar tek Amerika në rindërtimin e vendit të djegur e shkatërruar nga lufta…

Ai më dëgjonte me vëmendje, po edhe mua nuk më hiqej nga mendja momenti kur hyra. Pse m’u fshehën ish-shokët e mi të shkollës që kishin qenë në atë sallon pak çaste më parë? Ç’kishte biseduar Fullci me ta?… Mezi po prisja të dilja në atë pikë. Thashë që Fullci më dëgjonte me vëmendje të madhe.

Në këtë çast unë i them: Do më lejoni t’ju bëj edhe një vërejtje a kritikë, quajeni si të doni. Hë, më thotë ai, dhe u bë i gjithi sy e vesh. Kur erdha këtu, i thashë, vura re se me ty ishin disa njerëz që tani ndodhen andej, dhe bëra me dorë nga dhomat ku u fshehën ata. Unë i njoh mirë ata, i thashë. Vërtet ata kanë qenë studentë të Shkollës, por, ju duhet ta dini, se ata janë nacionalistë që bashkëpunuan me okupatorin dhe, si të tillë, nuk shihen me sy të mirë nga Qeveria dhe populli.

Ju duhet të mbani afër ata që u lidhën me Frontin Antifashist e që nuk janë pak… Mehmet Shehu, për shembull, është bërë i famshëm si komandant i Brigadës së Parë… Po edhe plot të tjerë…

Fullci pasi më dëgjoi me durim deri në fund për vërejtjen që i bëra, bëri buzën në gaz, pastaj u vrenjt, u ngrit dhe filloi të lëvizë tutje-tëhu nëpër sallon i menduar. Unë po prisja të dëgjoja përgjigjen e tij. Më në fund, ai ndaloi dhe m’u drejtua shumë seriozisht:

– Abedin, – më tha, – unë kam një motër të martuar në Kanada. Kunati im është një frutikulturist i shkëlqyer dhe ka prodhuar vitet e fundit disa varietete të reja mollësh. Do t’i shkruaj një letër dhe do t’i lutem që të dërgojë ca kalema molle për ty… Mendoj se shkojnë shumë mirë me klimën e Shqipërisë dhe ti do të dish t’i shumëzosh…

Ja, kështu më tha. Kjo ishte pak a shumë biseda që bëra me Fullcin. Ishte viti 1945…

Erdhi Fullci e iku. Iku Amerika e erdhi prapë pas pesëdhjetë vjetësh. Si e qysh, le ta thonë të tjerët. Për mollët e pemët më pyet mua. Të tjerë bëjnë politikë…

Xhevdet Shehu September 28, 2015 12:30
Komento

5 Komente

  1. shqiptar sharri. September 28, 16:15

    PO,nji katund qe duket nuk don deshmi,prandaj fullci iku se ishte antikomunist,dhe tani prap erdhen fullcet e rinje se humbi komunizmi,apo ra komunizmi ore mik.
    Amerikanet jane te mir vetem per ata qe duan amerikanizmin e markatizmin dhe jo ata qe jan,demokrat dhe socialdemokrat e aqi ma pak komunist ore miku nderuar.

    Reply to this comment
  2. Nazim September 28, 16:46

    Kjo verteton thenien e vjeter se fullci ishte i lidhur me CIan, se po te ishte nje nje njeri teknik qe hapi nje thjesht ne shkolle teknike, nuk do te vinte mbrapsht si diplomat, dhe nuk do t’i fshihte nacionalistet ne dhoma te tjera nga Abedini po te kishin ardhur si Abedini tjesht per ta takuar si ish drejtorin e tyre. Ah mos Ameriqi, moj Ameriqi, e kap lepurin me qerre ti!

    Edhe kur erdhe per here te dyte, e mbajte saluqin ne fuqi dhe i mesove tere te ligat qe tia bente n…n..n popullit shqipetar!

    Po pse moj Ameriqi, cfare te kemi bere ne ty?

    Reply to this comment
    • LOVE September 28, 18:41

      Fullci i tha
      “ti Abedin qe nuk di kendim ,shko e bej vreshtarine ”
      cfare te keqe ka ketu ??
      shoku Xhevo ka marre frymezim nga shoku Mehmut qe i tha Amerikes
      “o do jetojme bashke o do vdesim bashke ”
      qysh ateher Amerika vdiq nga frika ,e la te ngordhte Mehmutin
      ka pak lidhje me ate shprehjen e Piktorit
      “mua nuk me kane zgjedhur nderkombetaret por shqiptaret ”
      ketu nuk ka asgje te keqe ,ate e zgjodhen kokepalaret ,po nderkombetaret
      e heqin ,e shkulin nga karrigia …..
      po Xhevua e di kete ,po aha ,nuk di si ta spjegoje …
      revizioniste dhe pas 50 vjetesh …..

      Xhevo kam nje pietje ,po deshe me spjego
      Pse ju quajne kercikuq ??
      😛 😛 [ per gjatesine do pies dok Kaqin 😛

      Reply to this comment
  3. lato September 28, 19:21

    Duhet te jene bere pishman qe ndihmuan komunistet ne luften vllavrasese.Pervec Abedin Cicos,sa studente te shkolles teknike te Harri Fullcit mbeten pa u burgosur dhe pushkatuar???

    Reply to this comment
  4. Shahisti September 29, 19:42

    E mbaj mend, ky Abedin Çiçi, ka qene nje ko.qe kandari, gjysem i marre qe vinte verdalle neper Tirane me koke te palare dhe vinte era perç.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin