PYJET / Moratoriumi prek 300 mijë familje që përdorin dru për ngrohje

October 7, 2015 14:31

PYJET / Moratoriumi prek 300 mijë familje që përdorin dru për ngrohje

Fillimi i vitit të ardhshëm do të shënojë edhe startin e moratoriumit mbi pyjet, i cili do të zgjasë deri në vitin 2026.

Kreu i ministrisë së Mjedisit Lefter Koka tha se në gjithë vendin llogariten 300 mijë familje që përdorin lëndë drusore për ngrohje.

Këta qytetarë do të duhet tashmë ta blejnë këtë produkt vetëm përmes pushteti vendor, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin e pyjeve.

Në rastin në fjalë do të kërkohet që të jetë bashkia ajo që do të evidentojë ekzaktësisht cilat janë zonat që kanë nevojë për rigjenerim. Pikërisht këtë lëndë drusore ta përdorë për furnizimin e këtyre banorëve, që në një rast apo tjetrin do të jenë blerës të ligjshëm të kësaj lënde drusore, dhe me kosto shumë të ulët”, tha ministri Koka.

Kreu i mjedisit tha se do të stimulohet importi i lëndës drusore përmes uljes së taksave në mënyrë që qytetarët por edhe subjektet të plotësojnë nevojat e tyre.

Me qindra subjekte minerare kanë shfrytëzuar këto vite pyjet, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor.

Janë rreth 400 miniera apo hidrocentrale që nuk kanë shlyer detyrimin ligjor për të rimbjellë atë sipërfaqe që kanë dëmtuar”, – tha Koka.

 

October 7, 2015 14:31
Komento

4 Komente

  1. agron October 7, 15:31

    Me keta ministra qe ngaterrojne shtetin me kontrabanden, centralizmin me decentralizim duke ja kaluar topin nga pushteti qendror tek bashkite dhe minibashkite pasi keshtu nuk mund te kontrollohet dhe faji per prerjen e pyjeve pa kriter mbetet tek hallka e fundit qe jane bashkite !!! Ne rastin e ndertimit te pallateve ju hoq e drejta vendoreve apo bashkive per ta centralizuar dhe kontrolluar nga qendra !! Pak a shume jane dy probleme te ngjashme qe kane lidhje me shkaterrimin e ambientit por qellimisht trajtohen diametralisht te kunderta !Ka ligje per denimin e kompanive qe kane prere dhe nuk kane mbjelle siperfaqet qe duhej te mbillnin !! Ministri nuk flet per kete pike pasi ka rene dakort ne heshtje qe asnje mos denohet dhe te paguaje per mosplotesim te kushteve kontraktuale ! Zgjidhja gjendet nga Ministri duke caktuar firma te reja te cilat gjoja jane me pergjegjese dhe do te mbjellin siperfaqet e prera ! Sigurisht qe behet fjale po per te njejtat firma te rikrijuara duke ndryshuar vetem emrin e firmes ! Per mbjelljen me siguri qe duhet edhe ministria i garanton nga fondet e saja nje kuote per secilen firme etj.. etj.. Hajdutet veprojne diten per diell nen syte e miratimin e qeverise !!!

    Reply to this comment
  2. Dori October 7, 16:21

    Po po…me rigon i thone kesaj fjale. Shifra qe jepen kot sa per te bere skupe mediatike. Ne s’dime akoma sa familje jane ne limitin e varferise, dikan sa ngrohen me dru. Moratoriumi eshte e vetmja zgjidhje per nje masaker ambjentale dhe shkretim total alla shkja qe i eshte bere pyjeve tona. Ata qe ngrohen me dru te marrin nje batanije shtese. Me mire ti zej gripi nja dy here se i rritet dhe imuniteti, sa te na ze kanceri te tereve nga mungesa e pyjeve ne vet. Jane rritur frikshem shifrat e kancerit me shkretimin e pyjeve.

    Reply to this comment
  3. info - analitike October 7, 18:23

    Pa pune, pa leke, pa drita, pa dru… le te ngrohen ne diell perndryshe i pret burgu i rilindjes. Kjo gjithmone per shtresat ne kufijte e mbijeteses se per bizneset e fuqishme gjerat rregullohen si zakonisht.

    Reply to this comment
  4. Selim rroshi October 7, 19:57

    Si ide e bukur po nje cop Injorant si Lefter Koka e nje administrate lsi qe e ka mytur ate ministri vetem per show e thone. Harron injoranti Koka qe ska as lek as njerez qe te ruajne mijra hektare pyje ashtu sic ruajten gjuetine. Aty ku ka nevoje me shume gjuetia e lane pa roje. Dhe tani vendet me akute me pyje ska kush i ruan. Injorance ska brire po i hyn detit me kembe. Ajo ministri leqe sbenasnje lek pune po eshte turrur e friguar nga dobesimi Metes vetem te vjedhecte munde.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*