More dudum, kokëkungull… Partia pa liri, militanti bardhezi, media

February 23, 2020 21:01

More dudum, kokëkungull… Partia pa liri, militanti bardhezi, media

“Një parti që nuk ka liri brenda saj, kur vjen në pushtet mungesën e lirisë e kthen në thagmë për të dhunuar njerëzit që e duan larine… Deputetët dhe ministrat pushtetarë bëhen kështu vegla të verbëta, celulizmi bëhet katastrofik, duke mos qenë të lirë për vehte, mëtojnë të prekin edhe lirinë e të tjerëve dhe në përgjithësi” – shkruan Moikom Zeqo në një shkrim publikuar në DITA.

Për politikanë të tillë të pushtetit, duhet përmendur epigrama e shkruar në 1901, nga Faik Konica – thotë ai:

– More Dudum, kokëkungull / Gojëbuall, e barkrrumbull / Thuamë të rëntë pika / Ç’të duhet ty politika? Hiq, mor Dudum dorë ‘adje / Të kllasëm në një kade / Plot me mjaltë e me reçel / Ha e pi e kurrë mos del…

Politika shqiptare në përgjithësi, nuk e ka idenë e lirisë – shkruan Moikomi duke shtuar se:

“Militantët e partive kur vijnë në pushtet, janë manikenj,- koncepti i tyre propagandistik është si lufta antagoniste midis të Mirës (ata e identifikojnë paturpësisht, subjektivisht veten e tyre me të mirën) me të Keqen, që janë përherë të tjerët, kundërshtarët, opozitarët. Ky thjeshtëzim, është fatal… Syzet bardhë e zi, janë optika e tmerrshme e shoqërisë së sotme”.

Një rrugë shtëpimi për të gjetur lirinë që nuk e njohin dot, është shtypi dhe masmedia. Po a janë shtypi dhe masmedia të lirë?

Shkruan Moikomi ndër të tjera:

“Pas shkatërrimit të ortodoksisë moniste, të shtypit të saj të komanduar, kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Për fat të keq, shtypi postkomunist është plot infektime dhe reminishenca të rënda nga e kaluara. Kështu ndodh që mëditësit shkrimorë janë shërbëtorët e politikës, sepse nuk u intereson liria e vërtetë. Ky mercenarizëm, është i frikshëm.

Opinionbërësit, ndonëse të paguar shumë shtrenjtë, kësisoj tepër komodë, kanë mllefe me emra të caktuara politikanësh dhe janë larg të kuptuarit të dukurive të vërteta që shqetësojnë Shqipërinë sot. Kështu nuk arrijnë dot të konstruktojnë opinionin publik, të vërtetë.

Nuk mund të ketë opinion publik, pa ide dhe pa dituri, nuk mund të ketë opinion publik nëse nuk beson dhe nuk sakrifikon asgjë për lirinë, jo për lirinë e keqkuptuar dhe të shpërdoruar të vetvetes, por për lirinë e të gjithëve.

Kjo do të thotë që shtypi dhe masmediat, nuk duhet t’i kontrollojnë grupet e interesit,ose te klonohen nga pushtetaret “triumfaliste” – siç ndodh në Shqipëri.

Opinioni publik duhet të jetë substanca e të gjithëve së bashku. Nuk mund të ketë liri të disave dhe njëkohësisht mungesë të lirisë për të tjerët. Liria u takon të gjithëve. Në këtë apoteozë, shtypi i lirë dhe masmediat, kanë një mision të shenjtë”.

 

*****

Shkrimi i plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

February 23, 2020 21:01
Komento

16 Komente

  1. Shtellunga February 23, 22:29

    Ti shkruan Mojkom, fjale te mendjes se lire, po kujt i thua? Pastaj, thuaje pak me troç adresen …

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 24, 10:37

      diku do të zërë vënd o shtëllungë!!
      përfytyro të mos ket asnjë zë??
      përfytyro sikur askush të mos fillojë të flasë!!
      nuk do të ketë as njerëz që i kanë dëgjuar të paktën!nuk do të ket njërëz që i dinë por nuk i zbatojnë!nuk do të ketë njerëz që ti vënë në veprim!!
      pra fjala e moikomit dhe mojkonëve të tjerë duhet mbështetur dhe jo penguar!duhet ta mbështesim dhe jo ta mbysim,për shkak të zhgënjimit mosbesimit tonë!!

      Reply to this comment
  2. Baca February 23, 23:14

    Shqiperia ka hyre ne nje spirale qe e ka shum te veshtir te dale nga kjo situat. Ketu injoranca esht kthyer ne normalitet eshte njelloj si kanceri ne trupin e njeriut nuk arrin te indetifikohet nga imuniteti dhe si e tille eshte e pa mundur te luftohet. Douhet nje faktor qe vjen jasht kesaj shoqerie per ti dhen nje injeksion dhe per te na ndihmu qe te dalim nga kjo situat qe jemi sot.

    Reply to this comment
    • PL March 2, 06:59

      I dashur Moikom, Epitetet e Konices « dudum, kokëkungullull, gojëbuall e barkërrumbull » shkojnë shume mirë për administratën qe kish mbushur sallën e kongresit. Nuk i vjen e keqja vendit nga militantet qe ne dorë kanë vetem idealin. E keqja emadhe qe ka zene vendin eshte Administrata, e politikës dhe shtetit, me partira,me kryetare, ministra, drejtore … të cilëve epitetet e Konices u shkojnë mbrekullisht.

      Reply to this comment
  3. $$$ February 24, 08:05

    Z.Moikom,morali gjen vend dhe mbeshtetje tek te paditurit..Ne Shqiperi nuk kemi politikane te paditur.Shaiperine e kane pushtuare huliganet…,bandaditet…dhe tani jane bere “sulltane”.Sulltanet z.Moikom nuk duane t’ju shpjegohet cfar kuptojme me LIRINE.Ata duane t’ju tregohet ligji.Ata deri sa te fillojev te funksionoje ligji do te perdorin KCK…Pevec kesaj ,mendoj ,duhet kerkuare shkaku I kesaj katrahure qe po e quajne Demokraci.Me vjen shume keq qe per shkaqet nuk flitet.Lufta fillon nga shkaqet,ndryshe nderrojme “gjethet”dhe “rrenjet “vazhdojne te nxjerin ”gjithe”te reja…Z.Moikom rrenjet jane ne Kushtetute.Kushtetuta e ka menjanuare pjesmarrjen e popullit ne qeverisje dhe ne kontrollin e qeverisjes;ju ka dhene pushtet partive politike(ato nuk jane demokrstike)qe jane te uzurpuara nga “NJESHI”,su don kryetarokracia…”Manekinet”(sic i quani Ju ),ose “tundesit e kokave”kane mbushur “rrjeshtat “qe ulen,ngrihen,ecin ose ndalojne me zerin e “bilbilit”te kryetarrt…Historia na meson se pushteti i individit eshte burim diktature…Shqiperia eshte Republike Parlamentare.Kjo do te thote se regjimi duhet te jete Demokracia Direkte ,vetem ky regjim e garanton 100%Sovranitetin.Regjimi I Demokracise Perfaqesuese ka “dyer dhe dritare”te hapura per korrupsionin,krimin…dhe diktaturen.Ketu jane rrenjet z.Moikom.Reforma ne drejtesi i jep mundesi popullit te luftoje per Sovranitetin e tij qe ja kane rrembyere bandat e Dudumeve Kokekungull,Gojebuall dhe Barkrrumbull….qe ju I sillni para lexuesit si perla te Faik Konices.Populli mund te siguroje Sovranitetin e tij vetem duke qeverisur me Keshilla dhe Asamble Kombetare ,ku cdo I zgjedhur te kete voten si te vetmin pushtet…

    Reply to this comment
  4. kasem gahinji February 24, 08:08

    Dhe ne fund permblidhe me nje fjale-“liri dhe ortodoksi “.shtyp,pasqyre e nivelit intelektual te kohes qe jetojme, e kohes se babezise.

    Reply to this comment
  5. Edi February 24, 09:38

    Hej ETHEM LALAJ, dil se po ju ben apelin Moikom Zeqo ju militanteve budallenj (lajmero dhe ate FTERI “Shqiperia ka 5.250.000 banore”) Ahahahaha…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 24, 11:11

      edo
      lene gomarin madhor të flejë!!
      prit pak sa të zgjohet nga letargjia kanadeze(6 orë) dhe ke për ta lexuar!!
      të pshurr në berkë gomari ynë madhor!!
      sa për atë debilin demografik,aman të keqen mos e prek se vjen erë pastaj!!

      Reply to this comment
      • Edi February 24, 11:28

        Ahahaha…autocensure, mire thua por vetem se ai gomari madhor pretendon te jete “ish-oficer madhor” e ca me teper… “intelektual”!
        Kurse ‘FTERI’ e ploteson tamam duke bere keshtu duetin me qesharak ketu qe te shtojne humorin ne maksimum me brrockullat qe zhgarravisin me me teper gabime ortografike se sa fjale!

        Reply to this comment
        • Aladini me Eskorte February 24, 20:03

          Hahahaaa
          Fteri dhe Ethemi po komentuan Moikomin duken si ajo historia:

          U vesh bytha me pupla dhe tha:
          Jam zog!
          I thanë:Na këndo një këngë!
          Ajo hapi gojën e lëshoi
          një…pordhë!

          Reply to this comment
  6. Dritero Mor Shqiptar ! February 24, 10:15

    Miqenia vjen nepermjet luftes nepermjet te drejtave te gjithesecilit Nuk ka rendesi ku punon Nuk ka rendesi sa para ke mjafton te luftosh ne kemb!
    A luftojne shqiptaret per mirqenien e tyre ? Qofshin keta edhe “intelektual” ? Une them jo ! Shpreja jeni ju pa jemi ne, eshte klasike !
    Eshte populli shqiptar ashtu, pse jane edhe batakcinjte ne krye !
    Duhet pak inteligjenc dhe kurajo guxim dhe lufte kunder te keqes !
    Duhet pak shperndarje kulture pak bindje se Politikanet qe kemi ne krye I kemi sjell vet ne pushtet dhe nuk jemi ne gjendje ti largojme !!

    Psh kemi thirjen e Presidentit Ilir Meta , hajdutit me cizme, qe te gjithe shqiptaret e njohin mire, si ata me mend dhe ata pa mend !
    Si mund te shkohet ne 2 Mars me nje President immoral ne politik immoral ne zbatimin e ligjeve ?!!
    Cdo shqiptar duhet ta injoroj kete thirje qe nuk ka lidhje fare fare fare me Kushtetushmerine e Shqiperise dhe me asnji prej brockullave qe Ilir Like Floriri shperndaj andej ketej neper media !!!
    Asnji lidhje nuk ka me popullin shqiptar dhe me hallet e tij, ! Ju kujtohet Ilir Meta I quajti protestuesit e 21 Janarit 2011 “Kokepalare” Funderina” atyre qe protestuan kur pane ne TV zevend kryeministrin Ilir Koke Bolen qe vidhte me bllok ne dore 700.000 euro dmth autorizonte ne favour te nje biznesi shuma te medha parash per perfitime personale dhe familjare !!

    Jo 700.000 euro por edhe 100 euro te abuzoj nje person me pushtet nuk duhet te kete moralin per te qendruar ne Politik apo ne pushtet !
    Skandalet e Ilir Metes me allishverishe prona ect jane te panumerta !
    Si mund te pajtohet nje njeri me -kete ,si mund te pranosh nje njeri nje politikan qe e ka kthyer Partine e tij ne nje shpk, kompani biznesi, qender punesimi, kecenimi per ata qe mendojne ndryshe nga Ilir META ?!!!
    Ne asnji menyre nuk mund te ndodh kjo ! Eshte e peshtire eshte e neveritshme te pranohet nje person I til te jet President !!
    Pasojat jane shume te renda ! Tani te gjithe e dine mire dhe shume mire qe ky President I pa moralshem hajdut dhe shkeles I ligjit vonues I Reformes ne Drejtesi te udhehequr nga amerikanet po behet karagjoz dhe qesharak ne syte e shqiptareve dhe botes se qyteruar demokratike perendimore dhe pertej atlantikut !
    Asni shqiptar prekrah Ilir Metes njeriut qe shume shpejt do bjer nga Fiku !
    Eshte koha tani, dhe vetem tani qe shqiptaret te shfaqin nje pjekuri te madhe perpara Politikaneve ordiner si ky President !
    Une e thashe fjalen time, kaq kam ne dore !

    Reply to this comment
  7. miku February 24, 13:09

    Ky Moikomi, mos e ka per ate Ballen! Ai eshte poletikani me i zoti qe ka nxjerre Librazhdua!Ky strateg ka sakrifikuar cdo gje per tu rritur ne politike, parate, familjen, shoqerine, katundin e tij.Te gjitha i ka dhene nuk ka mbajtur asgje per vehte.Ky eshte me i miri, imagjino si kane ate qe vijne pas, si Palispiro,Gentua,Mrika etj.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 24, 14:15

      ka mundësi,por më shumë ka për atë birin e bushtrës që i jep urdhëra Pallës tau!
      bile dhe për tërë ata bij bushtrash që kanë mbushur politkën shqiptare!!
      por mbi të gjitha për mbështetësit gomerë të të gjithë bijve të bushtrave!!

      Reply to this comment
  8. Gjergji Naço February 24, 20:35

    Profesor Zeqo pershendetje per shkrimet e tua !!!

    Reply to this comment
  9. Tomorri February 24, 20:38

    Pershendetje pr.Zeqo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim