More njerëz, more skllevër!…

August 17, 2018 12:15

More njerëz, more skllevër!…

Kam një jetë-ju kam treguar,
gjithë zullumet e shtetit,
ju më thoni zëmëruar:
“Lëri përrallat e poetit!”

Kam një jeté-jam torturuar,
sytë t’ju hapja sadopak,
ju me shpirt kini mallkuar:
“Mos na nxirr nga ky batak!”

Kam një jetë që ju kam dashur,
dhe pse ju s’më deshët kurrë,
dhe tani që u është trashur,
shuall e shkreta lëkurë!…

Në zenith të ulërimës,
nuk ju thoshja një gënjeshtër,
se pas shiut-suferinës,
do té binit prapë në breshër!

Një jetë duke bërtitur,
kreshpëruar porsi zjarri,
ju nga llumi s’jeni ngritur,
më të bindur se gomari!

Ju kanë shkelur-ju kanë tallur,
porsi mizat-more njerëz,
ju të vdekur-të pakallur,
zgjodhët që të vdisni skllevër!

Kot gjëmoj me zë të dredhur,
shkuan kot këngët e mia,
për fatin që kini zgjedhur,
s’ka ç’ju bën as Perëndia!

Tirania gjithmonë tallet,
me një popull të përunjur,
porsi djalli i dredh vallet,
përmbi njerëzit e përgjumur!

Në çastin që lë qëndresën,
frymë merr-po nuk jeton,
tirania ngrë fortesën,
përmbi turmën që duron!

Këtu po durojmë shumë,
gjer të shkelur keq me këmbë,
kur s’duhet të flini gjumë,
bëni gjumin mé të rëndë!

Unë ju ftoj në rebelime,
dhe s’jam një karrigethyer,
por se qeveria ime,
ju ka tallur-e gënjyer!

Përmbi qafë ju ka hipur,
dhe çdo ditë ju thith gjakun,
po kur je ti kaq i shtypur,
as guxon të kalosh pragun!

As guxon të kalosh pragun,
jo më të dalësh në sheshe,
se askush nuk ta merr hakun,
po nuk ngrite vetë rrebeshe!

Për të shembur tiraninë,
lufto fort në këtë jetë,
gjersa në pushtet të vinë,
shërbëtorët e vërtetë!

Tridhjet vite klikë pas klike,
ju kanë mbytur veç me rrena,
ndaj kjo klasë politike,
duhet të zhduket nga skena!

Të lodhesh duke kërkuar,
më keq nga këta nuk gjen,
nuk gjen dot kaq të mallkuar,
me të ligën në çdo gen!

Thamë se ditë e asaj Vere,
një dritë për neve hapi,
po për dreq dhe kësaj here,
vamë si cjapi te kasapi!

Dritëz në tunel kërkuam,
për të ardhmen shqiptare,
gjersa një ditë e kuptuam,
se tunel nuk kishim fare!

A.DUKA

August 17, 2018 12:15
Komento

11 Komente

  1. xyz August 17, 12:40

    Te lumte pena shoku.

    Reply to this comment
  2. Mark U.K August 17, 13:11

    Ne shume gjera qe ke shkruar o poetaruc partik,ke te drejt,po nuk e lene te icin ky vend se jan ne qeveri ish komuniste e qe ju sherbejn ish spiunet si puna jote e qe sot je bere nje servil,qe u servilosesh atye punoje per ta.

    Reply to this comment
  3. Bukur qendisur .. August 17, 14:11

    perfekt.
    me qarte e bukur s’mundet t’i thuhet
    kafshes politike !

    Reply to this comment
  4. T. Topi August 17, 14:34

    Rrnoftë haleanca

    Edhe pse paksa vonuar,
    Spikatja ësht’ krejt me vend,
    Të vjelësh fryte prej glasës,
    Është marrëzi ta çosh ndermend !

    Asaj vere shpresë më s’kishte,
    Se një prilli parapriu,
    Halenaca djallëzore,
    Vërtetoi se ç’farë na mbiu !

    Reply to this comment
  5. Kris 1 August 17, 15:27

    Labovit mos u merzit
    Por qendro ne krah te Rames
    Udheheqesit sa u nderruan
    Iku pordha erdhi fenda

    Reply to this comment
  6. katarakti August 17, 15:36

    Ketu me duket se ka nje problem me Edi Ramen. Edhe ky pinjoll dhe i perkedhelur i sistemit te shkuar eshte kthyer ne nje te djathte autentik! Eshte e drejta e tij. Por paradoksi eshte se ky person u vu ne krye te Partise Socialiste, e cila eshte pasardhese de fakto e de jure e ish Partise se Punes. Alergjia e Rames ndaj emrit “socialiste” u vertetua edhe kur ai e ndrroi ngjyren nga roze ne mavi dhe i ka nderruar emrin edhe partise duke e quajtur Rilindje. Tani duket se Rilindja me PD-ne jane ne gare se kush eshte me e djathte dhe me antikomuniste! Por a eshte ky preokupimi kryesor i shqiptareve sot?! A eshte kjo arsyeja qe socialistet ia dhane tepsine dhe timonin te vetem Edi Rames?! Socialistet, per mendimin tim, ia dhane pushtetin teresisht Edi Rames qe ai te ndertonte nje shtet social per te gjithe dhe jo vetem per oligarket. Qe te bente drejtesi per te vraret e 21 janarit, per Gerdecin, Rrugen e Kombit etj etj. Ata sot kerkojne pune, hapjen e fabrikave, nacionalizimin e pasurive kombetare, rritjen e mireqenies, shtimin e GDP-se, anullimin e koncesioneve grabitese etj etj. Sa nga keto aspirata jane permbushur nga Rama?! Duke qene se keto kerkesa te zgjedhesve te majte bien ndesh me pikepamjet e Shtatlartgjatesise se tij, a nuk do te ishte me mire qe Rama te largohej vullnetarisht nga PS-ja dhe te zyrtarizonte partine “Rilindja”, si parti e qendres se djathte?! Mua me duket se Shqiperia ka ngelur sot pa nje parti te majte autentike. Pa nje parti qe deshiron vertet te veje drejtesi. Qe t’i beje te paguajne te gjithe ata qe e kane telendisur kete vend ne kete fare feje, saqe te gjithe po ikin nga syte kembet edhe sot 28 vjet pas instalimit te kesaj shkerdhatokracie.

    Reply to this comment
  7. agron August 17, 16:28

    Ben Duka je nje mal i larte i pa arriteshem nga askushe,nuk le dit pa te perciell.suksese more poet atdhetar i madhe i kombit tim.

    Reply to this comment
  8. Arben August 17, 16:44

    Mos u shkurajo vella,

    vepra mbetet, edhe kur te ike ky brez i helmuar qe

    na ra pjese.

    Reply to this comment
  9. Aliu nga Selenic August 17, 20:26

    Historia e Gomarit. Nje gomare kishte ngelur naten ne mal. Per fatin e tije e rremben ujku, pore ujku e ka zaon dhe ghomarin e kafshon gjithmon nga vithet, Gomari filloi te bertase e me pastaj tha. “Do zoti e jem ne enderr”
    Keshtu i dashur poet.Ky popull vazhdon te shofe enderra si gomari qe ujku po e mbyste ndarsa ai thoshte do zoti e jem enderr.!

    Reply to this comment
  10. d.didani August 18, 06:28

    Revolta epokale e nje epoke!

    Reply to this comment
  11. Stefan petko October 11, 15:39

    E … Arben Duka …lere më mirë në fatkeqësinë e vet këtë popull se u mësua të jetojë në ” GËRGECIN ” natyror edhe në “GËRDECIN ” shpirtëror !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*