Morgan Freeman kërkon ndjesë pas akuzave të 8 grave për ngacmim seksual

May 24, 2018 22:35

Morgan Freeman kërkon ndjesë pas akuzave të 8 grave për ngacmim seksual

 

Ylli i filmave amerikanë, Morgan Freeman, i ka kërkuar falje të gjitha grave që ka ofenduar me sjelljen e tij.

Reagimi i tij vjen pasi gjigandi mediatik CNN që publikoi lajmin se tetë gra që kanë punuar me Morgan Freeman, e kanë akuzuar për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme.

Në një intervistë për “Dailymail”, 80-vjeçari është shprehur: “Kushdo që më njeh mua ose ka punuar me mua e di që nuk jam një person që do të ofendonte me qëllim askënd. I kërkoj falje, kujtdo që është ndjerë i ofenduar dhe në siklet. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im”.

Njëra asistente e filmit “Going in Style” – komedia e vitit 2017, pretendon se Freeman e ka prekur atë pa dëshirën e saj dhe nuk reshte së komentuari veshjen, por edhe format trupore.

Në një moment, tregon ajo, Freeman i ka ngritur fundit për ta parë nëse kishte veshur të brendshme ose jo.

Gratë që akuzojnë Freeman kanë punuar me aktorin 80-vjeçar si në grupet e filmave ashtu edhe në kompaninë e tij të prodhimit “Revelations Entertainment”.

Ato janë shprehur se nuk e kanë raportuar më parë, pasi kishin frikë se mos e humbnin punën.

Morgan Freeman ka një karrierë shumë të pasur, prej më shumë se 50 vitesh, fitues i disa çmimeve, përfshirë edhe atë Oscar.

a.s/dita

May 24, 2018 22:35
Komento

1 Koment

  1. Besniku May 25, 05:31

    Keto lloj deklaratash u bene mode dhe po u del boja.
    Mendoj se eshte cinike qe nje aktor shume I njohur 80 vjeçar dhe shume I semure, ikone e kinemase amerikane, te sulmohet ne personalitetin e tij vite e vite pasi ka ndodhur “ ngritje fustanit pa deshire’” te dikujt.
    Ky lloj trendi per te zhvleresuar figurati me te njohura te kinematografise amerikane , po kthehet ne nje fenomen sa qesharak aq dhe I rrezikshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*