Mori gjysmë milioni franga duke aktruar 23 vite si invalid në Zvicër

May 28, 2015 15:57

Mori gjysmë milioni franga duke aktruar 23 vite si invalid në Zvicër

Një gjykatë në kantonin Schwyz të Zvicrës qendrore ka dënuar një shqiptar për shkak të mashtrimit të sigurimit invaliditetit me një vit burg dhe 50 mijë franga gjobë.

Në lexim të parë duket e pabesueshme: një shqiptar merr pension invalidi në Zvicër gjatë 23 viteve dhe në fund rezulton se ai këtë e ka arritur duke mashtruar.

Nga sigurimi invaliditetit dhe nga shtylla e dytë e sigurimeve ai kishte marrë gjysmë milioni franga. Për një gjykatë në kantonin Schwyz të Zvicrës qendrore nuk kishte asnjë dyshim se i akuzuari është fajtor për mashtrim.

Ai duhet të qëndrojë një vit në burg dhe të paguajë 50 mijë franga gjobë-raporton dialogplus.

Para trupit gjykues i akuzuari i moshës 61-vjeçare u paraqit në karrocë të invalidit, por prokurori ishte i ashpër në vlerësimin e tij.

Ai tha se bëhej fjalë për një aktor, i cili është mirë me shëndet sapo të jetë i mbyllur në ambiente ku nuk shihet nga publiku.

Para tri dekadave shqiptari kishte pasur gjakderdhje në tru dhe kishte hequr një tumor. Por, pastaj ishte shëruar.

Pas kthimit nga një udhëtim në Maqedoni në vitin 1987 ai prezantoi një dëftesë mjeku dhe ecte me paterica. Prokurori ishte i mendimit se i akuzuari kishte arritur që edhe me ndihmën e gruas dhe djalit të tij t’i mashtrojë mjekët.

Në vazhdën e hetimeve autoritetet kishin gjetur një incizim nga dasma e djalit të të akuzuarit dhe aty ai shihet duke vallëzuar dhe fotografuar. Shtatë ditë para dasmës ai i kishte thënë mjekut se i duhet ndihma e një personi për të përballuar përditshmërinë.

Të akuzuar ishin edhe djali dhe gruaja e shqiptarit. Djali u lirua, ndërsa gruaja u dënua me një gjobë në lartësi prej 6’000 franga.

May 28, 2015 15:57
Komento

9 Komente

  1. Drini May 28, 16:27

    Pune pisash koqevar

    Reply to this comment
    • Aqifi May 28, 17:39

      Redaksi e nderuar! Pavaresisht se shqiptaret e Kosoves i kemi vellezer dhe flasim nje gjuhe, Dita eshte gazete qe botohet ne Shqiperi. Cdo artikull duhet te redaktohet ne dy drejtime: (1) te perputhet me shqipen letrare dhe (2) te perputhet me leksikun qe perdoret ne Shqiperi. Faleminderit!

      Reply to this comment
    • hekuran May 29, 09:38

      per Drinin dhe Aqifin

      artikulli shume mire po thote qe eshte shqiptar i Maqedonise.

      Mesoni nje here qe kosovaret jane ne Kosove dhe shqiptaret e Maqedonise jane ne Maqedoni.

      Reply to this comment
  2. emigranti May 28, 17:26

    Po mijra shqiptare qe kanepunuar dhe punojne ne Greqi qe rrezikojne te mos marrin pension si tja vejme emrin HAJDUTERI………..APO SKA GJE.!!!!!!?????

    Reply to this comment
    • xhungel May 29, 14:18

      Po emigrant kane punuar, ca pret ti te trajtohesh si ai qe ka 10 breza atje, qe ka derdhur gjak per ta mbrojtur si vend dhe jo ti ata emigrantet qe ikin se i gjejne gjerat gati. I huaj je dhe prandaj aq sa ponon do marresh, pensioni eshte bonus per ty z. Emigrant.

      Reply to this comment
  3. toni May 28, 19:34

    Keto gjykime te pista dhe raciste mund ti bej vetem nje gjyqtar i pa afte,me sa une kuptoj nje vendim invaliditeti ta jepin doktoret dhe mund ta heqi vetem doktoret,ose nje komision mjekesh,nuk e kuptoj se si mund ta heqi gjykata.Nje vendim qe eshte marre per ate njeri ka qene i drejte besoj.pasi doktoret qe e kane dhene jane bazuar ne fakte dhe prova shkencore,si mund ta heqi gjykata me nje te rene te lapsit vetem per faktin se invalidi ka kercyer ne dasmen e djalit.

    Reply to this comment
    • xhungel May 29, 14:20

      O toni, cfare nuk te shkon ty. Cfare provash shkencore thua, ai ka dale ne video duke kercyer mo. Apo video manipulohet?!

      Reply to this comment
  4. Halil May 28, 19:57

    Ai paska qene me i afte se doktorret ??!!!

    Reply to this comment
  5. Darius May 28, 22:06

    i lumte palla qe u ka marre Hajduteve Zviceriane aq lek,biles i ka marre shume pak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*