Mori pjesë në luftimet në Siri, dënohet me tre vite burg

March 10, 2016 17:59

Mori pjesë në luftimet në Siri, dënohet me tre vite burg

Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka dënuar me tri vite burg një shtetas të Kosovës, i cili kishte marrë pjesë në luftimet në Siri përkrah ISIS.

“Florentin Bajrami nga Gjilani e ka pranuar fajin”, njofton Gjykata e Gjilanit. Ai u arrestua në janar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

“I akuzuari F.B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 17 shkurt 2015, iu ka bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, e cila është shpallur terroriste nga Kombet e Bashkuara. Duke ju bashkuar kësaj organizate i akuzuari, ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës”, thuhet në njoftimin e gjykatës, sipas së cilës i pandehuri u shpall fajtor për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, i dënueshëm nga neni 143, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bajrami ishte një ndër rreth 300 shtetasit e Kosovës që kanë shkuar në Siri vitet e fundit.

March 10, 2016 17:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*