Moro: Opozita të mos bllokojë proceset integruese

March 19, 2014 12:14

Moro: Opozita të mos bllokojë proceset integruese

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Moro, apeloi për bashkëpunim mes klasës politike, duke i kujtuar opozitës rolin që ka në procesin integrues të vendit.  

Gjatë një takimi me studentët e Universitetit të Shkodrës, ambasadorja Moro konfirmoi gjithashtu se në Francë nuk ka përfitues azili politik, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Duke u ndalur te statusi i vendit kandidat, diplomatja franceze në Shqipëri tha se marrja e statusit në qershor është i mundshëm por i takon Shqipërisë të bëjë hapin e duhur.

Edhe për sa u përket kritereve të kërkuara nga BE për Shqipërinë,  Moro ftoi klasën politike të bashkëpunojë për integrimin ndërsa apeloi që opozita të mos bllokojë proceset integruese të vendit.

“Ka pasur hapa të ngadaltë në vitet e kaluara për integrimin por duhet bashkëpunim pozitë-opozitë. Opozita duhet ta kuptojë rolin e saj. Në një vend demokratik, asaj i kërkohet bashkëpunim jo të bllokojë proceset integruese, debatin. Perspektiva për marrjen e statusit në qershor është e hapur, i takon Shqipërisë të kompletojë përpjekjet, të bëjë hapin e duhur” , deklaroi Moro.

Përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, Moro tha se duhen rezultate konkrete . “Kjo luftë ka filluar dhe Shqipëria e ka të nevojshme që të gjithë bashkë të luftojmë krimin e korrupsionin.  Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është e lehtë, kërkohen rezultate efikase”, shtoi diplomatja franceze. / ATSH

March 19, 2014 12:14
Komento

4 Komente

  1. Pëllumb zaimi March 19, 12:53

    Ah moj znj. Moro? Kam një pyetje: a kini shpellarë ju ne Francë? Ne kemi !

    Reply to this comment
  2. Eli March 19, 13:51

    More pyet Majlinden….Albanen…Jozin…cfare kane ngren se qenke shume dobet me shendet.Ndersa problemet e tjera shqiperis perseri i ka ne dore krimineli Berisha.

    Reply to this comment
  3. arben March 19, 16:54

    kjo eshte loja qe luajne keto 23 vjete keta politikan rrugace qe mbeshteten nga ju ne dem te vendit dhe te shoqerise prandaj shqiptaret jane ne pik te hallit me zgjedhje te manipuluara vetem ketu ne shqiperi dhe te mbeshtetur nga ju te osbes dhe te be dhe te shba qe zgjedhjet te villen dhe keto dy parti nderrojne rrolet njera ne puhtet 8 vjet tjetra ne pushtet lokalt dhe keshtu shkembejn vendet anasjlltas tash 23 vjet nen bekimin e veriatlantikasve dhe te natos , vetem per ta grabitur ate vend ne bashkpunim me shqipfolisit qe nuk perfaqesojne interesat e vendit .

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi March 20, 10:05

    Dakord me ju ” Arben”? Një vit para zgjedhjeve te pergjithshme te 23 qershorit nje shok me pyeti: “kush do ti fitoje zgjedhjet mot”? PS me “siguri absolute”- ju përgjigja. Pse mendon keshtu? Sepse keshtu janë ndare rolet ju pergjigja prapë. Eshte ajo qe thoni ju,- 8 vjet njera e 8-te tjetra ose 4 plus 4 !? Pluralizëm dypolar sipas “stilit katovica”! Ne jemi thjesht “mish për top”? Pole alternativë ketu nuk lejohen,bëhet ç’ështe e mundur për t’i eliminuar. Deri dhe me ndryshime kushtetuese. Brenda nates i bëjnë kur rrezikohet politika “dypolare”. Pluralizem nuk ka. Ka vetëm dy pole. Nderime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*