Mos besoni! (Sipas poetit më të madh tartar Musa Xhalili)

November 8, 2015 14:27

Mos besoni! (Sipas poetit më të madh tartar Musa Xhalili)

Në ju thënçin: “U thye Arbeni!”,
në është mik-pa turp-do t’ju gënjejë,
po të më kërkoni do më gjeni,
do më gjeni veç ku ka betejë.

Në ju thënçin: “Ju ka tradhtuar!”,
miq të dashur-ju gënjen sërish,
Zoti vetë më ka komanduar,
nëpër Divizione poezish.

Në ju thënçin-zemra i ka ngrirë,
dhe lypsarit nuk i dha lëmoshë,
mos besoni-o njerëz të mirë,
mos besoni ç’ju thotë një kodosh!

Në ju thënçin-në të artën stinë,
braktisi pa turp një lozonjare,
mos besoni!… Se për dashurinë,
unë shkoj këmbëzbathur përmbi zjarre!

Në ju thënçin-tani është sëmurë,
dhe shtratin ka zënë si një meit,
Mos besoni!… Unë nuk shtrihem kurrë,
edhe po të vritem ndonjë ditë.

Në ju thënçin-humbi burrërinë,
dhe u bë lëpitkë në këmbë të shtetit,
Mos besoni!… Nuk e fal lavdinë,
shpirt’ i flakëruar i Poetit.

Në ju thënçin-se shpresën ka humbur,
në avuj alkooli është mbytur,
Mos besoni!… Asgjë s’më ka tundur,
Ylli i shpresës kurrë s’më është venitur.

Në ju thënçin-nata e ka zënë,
dhe ka humbur në një errësirë,
sërish një gënjeshtër ju ka thënë,
mos besoni-o njerëz të mirë!

Në ju thënçin… T’ju thonë ç’të duan,
Bota është e mbushur me kodoshë,
Arben Duka asnjë fije s’luan,
dhe për të ndryshuar nuk ka moshë.

Mos besoni!… Unë s’jam trembur kurrë,
edhe kur kam qenë në fill të perit,
po në këmbë qëndrova si burrë,
një skllav i së mirës edhe nderit!

Në kujtesë-çfarë mbaj mend për jetën,
u bëra greminë e maskarenjve,
shpesh nga shpina kam hequr xhaketën,
ta hidhja mbi shpinë të fukarenjve…

 

Arben Duka

4 Nëntor 1999-7 Nëntor 2015

November 8, 2015 14:27
Komento

21 Komente

  1. Tartufi November 8, 15:19

    Po ju thane beni mbaroje
    thoni ka mbaruar heret
    kur dylberit ky i shkroje
    gjith lavde sa nje tjeter

    Reply to this comment
    • a November 8, 21:25

      ARBEN DUKA DO TE TRIUMFOJE
      SE QUMESHTI I NENES ME TE DLIRE ATE E MEKOJE
      POPULLI E KA PRANE ATE NE ZEMER
      ARBEN DUKA POET ME SHUME EMER

      Reply to this comment
  2. Kris 1 November 8, 15:35

    vazhdo!

    Reply to this comment
    • Tartufi November 8, 16:33

      Kris1
      Do vazhdoj per heren tjeter
      kete radhe vazhdon Hajdari
      po te vuri ky ne leter
      eshte me mire te te mbaje vari.

      Hajdari eshte nje poet i mbrekullushem.

      Reply to this comment
  3. shqipe November 8, 16:42

    Fund-vitin, trembedhjete,
    E mbylle me poezi.
    Aty mburrje veten tende!
    S’paskej me ne Shqipri.

    Po, keshtu ke bere dhe sot…
    Nje mburrje me mallengjim!
    Hajd ne dac e mos derdh lot,
    hajd ne dac,mos nxirr shamin…
    …………………………………………

    Ben,une s’jam, si ai (Bobi…)
    Qe te shante pil me pile!
    Pra,nuk jam si ky far horri,
    Qe te quante debil..

    Une,nuk jam as profesori
    Por nje miku yt ka here…
    Jam Pelua,qe, nam s’mori,
    Sepse,s’pata, sa ty,vlere.

    Pse,vertete ti je poet
    i vecant dhe per satire.
    Packa,se e thua vet…
    Gjithesesi,mbetesh i mire.

    Ben,une s’kam asnje arsye
    te te flas me ironi.
    Sepse,edhe po te dua,
    Ironin,s’e njoh sa ti.

    Ti ke vite,fyt per fyt…
    Ballas ligesis u gjende.
    Ne krah,s’pate nje te dyte.
    Medemek,si vehten tende.

    Por, ke nje te met te vockel…
    (S’tingllon mire a lum zotnia!)
    Vetmburrjen e ke si loder!
    Ndersa,s’ka si modestia…

    S’u duk mire, ne at’ fund viti,
    (Lavde vehtes i ke thurur!)
    E bere ca,si evgjiti…
    S’na le vend, per te te mburrur.

    Dhe dikur… i the Xhyvelit,
    ( S’di se si sot mu kujtua )
    – Ne dac merr dhe Driteroin,
    Te me kundervihesh mua!(!)…

    Mal e quan veten tende!
    Kur the:” Une jam HImalaj!…”
    Avash Ben,se s’le me vende,
    Ka te tjere,ne Hene,or daj..

    Biles dhe ne Mars jane ngjitur..
    (S’eshte fjala per kozmunant)
    Por,per pena,mendje ndritur,
    Ngjyer ylbereve larte…

    Besoj se vitet qe vijne
    Do te gjejejn te fort’,si dje.
    Ndaj vazhdo: “C’ja thosh bilbili…”
    Vec, na ler’, te te mburrim ne.

    Reply to this comment
    • Tartufi November 8, 17:07

      Pelo pershendetje nga Tartufi,na duhet shume pune te regullohemi nga mburjet
      e bajgat e shumta qe kemi ne koken tone,,, keto bajga na kane katandisur deri
      ketu ne kete ibret,

      Reply to this comment
    • LOVE November 8, 17:22

      Shqip
      ja ke fut kot si ne te shumtat e hereve 😛
      ose nuk e ke marre vesh …si gjithmone
      1] kerko te lexosh MUSA JALIL ,dhe do kuptosh pse ka shkruar kete
      Duka e spjegon me siper , po tani te eshte ber rutine ta kundershtosh
      po te shan rrrrilindjen ,s’ke faj ….
      me shaj mua mor rob ,nuk gabon asnjeher 😛
      ah se mos harroj , per gjithe ate corben me siper
      njeriut duhet ti pelqeje vetja ,duhet ta doje veten e tij , pa kete qe quhet
      Autostime , askush prej nesh nuk mund te doje te tjeret dhe ti pelqeje ndonje gje tjeter …nuk eshte mburrje …
      nuk keni pse te jeni te gjithe Shekspire [ju per Zhuliete kishit biografine]
      ops ,e tejkalova , nejse nuk beheni dot te gjithe gjeni ,por secili nga ju nga ne mbart vlerat e veta ….mjafton qe te dije ta doje veten ,sepse ne respektin per veten do dhe respekton te tjeret ….dhe une te dua shume ty …po ti do me shume rrrrrrrrrrrrrrrrilindjen 😛 ahahahahahahahahahhahaahahhaaa
      me shaj me kenge se e qan vargun
      [seriozisht po ta them ,aq sa mund te jem une seriosssssssse 😛

      Reply to this comment
      • shqipe November 8, 19:20

        Love,prap mbane er’, ne goje!
        Dhe guxon t’me thuash,te dua?!
        Lere moj vashe,tashme ket’ loje
        Por, bli nje furce e shko ne krua.

        Ndryshe, me,mos me shkruaj.
        (Sinqerisht.m’ke hapur pune!)
        Vertete te lexoj,por ama,vuaj (!)
        Dy gishtat,me jane ngjitur ne hunde…

        Desheroj, qe dhembet, te t’i shoh paster,
        nje dite,nder ditet qe vijne!
        Nese eshte e vertete, qe endrrat dalin…
        Nje got vere,vec prish’ armiqsine!

        dhe mos me mbaj’, tre pseudonima…
        Dhe Love,Derhan,tartuf…
        Dallohesh leht’, neper zhgaravina…
        Si delja e zeze, ne te bardhen tufe.

        Reply to this comment
        • Tartufi November 8, 20:00

          S ka as gje o Pelivan
          qe s me the si ke shendetin
          prap ti ngelesh nje hajvan
          bashke me vargun e poetin.

          Pelo stanari Tartufi eshte nje dhe nuk ka pse te jete me
          2 3 apo kater nofka.

          Reply to this comment
          • shqipe November 9, 02:09

            O TARTUF A TI LOVE!

            Pak me lart’ me pershendete
            O tartuf, a…. ti, Love…
            C’te bera qe mu ngerdheshe,
            C’faj te kam,moj goj’ hale.

            E sheh, qe s’ te ndjek askush!
            Edhe ve emer te ri,
            dje,Dehran,sot tartuf,
            jo s’eshte kurv’,po eshte rruspi…

            Te kam then’ dhe here tjeter
            (Vetem mua ke per zemer!)
            Dhe pse hiqesh zonj’ e hekurt!
            s’me harrin dot,as ne thember…

            S’jam stanar,por qytetar
            ler e rritur ne qytet.
            C’jane stanaret a e vrare!..
            Pse peshtyn, tendin syfet?

  4. petrika November 8, 18:53

    A cme ha mune o love.Je komentuesi me gomar i te gjithe gomereve.Nuk ke faj ,se nuk i humbet kush trute qe ti gjesh ti.

    Reply to this comment
  5. LABI November 8, 19:08

    Une, nuk besoj ne ligesite,
    se ti je burre me tabane,
    aq burreria sot nuk vlene,
    sa te qenurit Dardane!

    Nder shekuj erdhen vizitore,
    xhidike, ushkure e turxhumane,
    dhe sot ketu kan folene,
    hibridet e tyre race shejtane!

    Shpesh here ndodhe e s’eshte cudi,
    ne kete bote te trazuar,
    i ndreshmi te bjere ne kllapi,
    prej nje hibridi te komanduar!

    Ndihmona Zote sahati i lige,
    si hije e verber te largohet!
    Largona Zot gjithe ligesite,
    qe prej hibrideve na afrohen!

    Ti, je shqiptare me rrenje e gene,
    ti je gjigand nga soj i pare,
    Ti, nuk duron dot pabesi,
    ndaj shpirti yt digjet zjare!

    Ti, nuk do frone,Ti, rri ne sheshe,
    aty ku rri gjithe vegjelia,
    Ti, je I madh mes te medhenjshe,
    ndaj nuk shterone poezija!

    Me se me thone se, ti mbarove,
    u shua pena e poetit,
    askush ketu s’do kish besuar,
    se u shterua ujet e detit!

    Si gjthe te tjeret edhe Ti,
    te ndodhe shume here te kesh rivale,
    beso! -askush nuk mund ta thyej,
    fuqine e vargut tend te rralle!

    E jo rralle, shume e trishtuar,
    me vargun tend gjendem une,
    Si eshte e mundur? Nuk jane zgjuar?
    Njerezit te jen ende me gjume???

    Respekt Arben Duka! Je vertete Gjigand!

    Reply to this comment
  6. Shahisti November 8, 21:09

    O Zot! Perse e ke mbushur boten me te marre?

    Reply to this comment
  7. bravo November 8, 22:18

    Bravo

    Reply to this comment
  8. Lleshi November 8, 23:16

    Neper vorbulla energjie
    Universi keq se çu pleks
    beri budallenj me kile
    ndaj njerezimi sot heq

    Nje Shahist , e nje Tartuf
    e shume te tjere si keta
    qe dine vetem te nxjerrin duf
    nga erresira qe ne shpirt kane

    Po pse o njerez te mire
    nuk ju kenaq muzika
    harmonia e nje shpirti
    qe nuk vuan nga frika ?

    Notat e ketij universi
    qe askujt nuk iu bene skllave
    por qe i dhane ndihme dhe nje tersi
    pa i thurrur vetes leavde ?

    Nuk e ndjeni ju vibrimin
    qe drejt lirise ju fton
    nuk e doni ju clirimin
    nga erresira qe skllaveron ?

    Per kete jane poetet
    qe drites i kendojne
    energjine njerezore
    nga zinxhiret ta clirojne !

    Ha…ha…ha.. Lleshi !

    Reply to this comment
    • Shahisti November 9, 02:37

      Lesho, perseri vete flet vete qesh? Gjendja jote po behete gjithnmone e me serioze.

      Reply to this comment
      • Lleshi November 9, 10:17

        Ha…ha…ha… qesha se ishin prodhim 20 sekondesh keto vargjet dhe kur po te vizatoja me to kisha parasysh Zerzevulin ne sketerre ! ha…ha…ha…

        Reply to this comment
  9. Pellumb Zaimi November 9, 01:39

    Historia e Arben Dukes eshte historia e nje njeriu te vertete .Te poezia e sotme duket qartesisht qe eshte pikerisht nje njeri i tille. Nderime Arben Duka !

    Reply to this comment
  10. LLABI November 9, 04:06

    Shahiste me fame mos luaj kumare,
    se zaret do ngaterroshe,
    kumari eshte sport I veshtire,
    nuk eshte per kokeboshe!

    Planeti ka poete shume,
    ka dhe shume shkencatare,
    po ashtu si te shone une,
    Ti, le lider per te mare!

    Reply to this comment
  11. prologu November 9, 06:12

    Mos degjo se’c thone bota,se bota te ka aset….etj.etj.
    Thash’e themet jane ushqimi i “fukarait”,prandaj jepu dicka si lemoshe.

    Reply to this comment
  12. beni November 9, 12:48

    Si gjithmone, te lumte dhe suksese zoti Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*