Mos blini bileta avioni në orën 19:00

January 16, 2019 12:41

Mos blini bileta avioni në orën 19:00

Të gjithë duan bileta sa më të lira avioni, hoteli e makine me qira para se të nisën për udhëtime. Por cili është muaji, dita dhe ora më e favorshme për të gjetur çmimet më të mira?

Për këtë na vjen në ndihmë “Skyscanner”, një website britanik që ndihmon në kërkimin dhe krahasimin e çmimeve të udhëtimeve, përfshirë ato të biletave të avionit.

Sipas një raporti të “Skyscanner”, për çmimet më të lira të avionëve duhet të zgjidhni muajin Janar, pasi  kompanitë përpiqen të ulin çmimet pasi shpenzimet e njerëzve bien pas periudhës së ngarkuar të festave të fundvitit.  Si ditë më e përshtatshmja është e diela, kur të gjithë janë paksa të shkujdesur dhe me fokus tek çlodhja e argëtimi pas një jave të lodhshme.

Ora më e përshtatshme për të gjetur çmime të mira është 05:00 e mëngjesit, kur të gjithë flenë. Ndërsa për t’u shmangur është hapësira kohore mes orës 19:00 dhe 22:00.

o.j/dita

January 16, 2019 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim