MOS E CENONI ALBULENËN!

Bedri Islami February 21, 2016 10:16

MOS E CENONI ALBULENËN!

-Shënim i shkurtër nga Kosova

Pas ngjarjeve të 19 shkurtit në parlamentin e Kosovës, ku ndaj deputetëve të opozitës u morën masa të pazakonta, disa u arrestuan, disa u përjashtuan nga seancat e Kuvendit, të tjerë u lënduan, mes tyre edhe deputetja Albulena Haxhiu, media të caktuara, gazetarë të paregjur me shijen e së të vërtetës, marramendshëm shpejt, krijuan edhe skena dhe përhapën lajme, ndaj të cilave, kushdo serbomadh, do të ishte i gëzuar.

Nuk jam për gazin lotsjellës dhe përleshjet në parlament, si e kam thënë edhe me herët, jam për protesta masive, kundërshtuese, bllokuese dhe detyruese ndaj qeverisë dhe vendimeve të saj, ashtu si ndodh kudo në botën e civilizuar. Ashtu si nuk jam kategorikisht kundër vendimeve që mund të cenojnë kushtetutshmërinë e vendit, ngushtimin e territorit, ndalimin e hapësirës për të dhënë mendime, dhe në fund të fundit, jam për të gjetur një zgjidhje, e cila, sado e vonët të jetë, është më e mirë se kjo që po ndodh sot në Kosovë.

Mediat që përhapën lajmin për Albulena Haxhiun, dhe sajuan lajmin se ajo i kishte fshehur mjetet e gazlotsjellës në gjëra të brendshme të saj, jo vetëm që u bënë përçues të një sajese mediatike e politike njëkohësisht, por edhe u përpoqën mjeshtërisht e barbarisht të nëpërkëmbin nderin e një zonje, e cila ka më shumë burrëri, dinjitet dhe fisnikëri se sa dhjetë burra bashkë, deputetë në atë sallë kuvendi.

Nuk e kam takuar kurrë Albulena Haxhiun, nuk kam pasë rast. Por e di fare mirë se cila është historia e familjes së saj, e di se nga i ka rrënjët dhe se çfarë ka sakrifikuar në dekada familja e saj.

Ajo është bijë e familjes së bacës Ahmet HAXHIA, njëri ndër emrat më të ndritur të lëvizjes çlirimtare në dekada dhe jo atdhetar pas pilafit. Ahmet Haxhia ishte e mbetet njëri ndër liderët më të shquar të lëvizjes për çlirim, mik i madh i Adem Demaçit, por edhe mësues i gjysmës së kësaj qeverie që vjen nga radhët e PDK-së. Nuk e di se si ndjehen shokët e djeshëm të bacës Ahmet kur shohin se si policët marrin me forcë dhe e godasin deputeten, kolege të tyre, por edhe bijë e njeriut prej të cilit mësuan. Ahmet Haxhiu qëndroi gjithë jetën në Kosovë, edhe pse u burgos, nuk hoqi dorë nga lufta e tij, nga lëvizja e tij dhe nga vizioni i tij, që përcaktohej qartë se nuk mund të kemi liri, në se nuk luftojmë për lirinë. Njeriu që ishte bartësi i logjistikës së Adem Jasharit dhe ndaj të cilit Adem Jashari kishte besim absolut, njeriu ndaj të cilit përuleshin e dëgjonin me vëmendje e gjithë respekt një plejadë e lëvizjes çlirimtare, njeriu pa të cilit nuk mund të shkruhet historia e lëvizjes çlirimtare në Kosovë, ndjen dhimbje, edhe në pasjetë, kur shikon se, edhe tash, pas luftës dhe në pavarësi, dhunohen njerëzit e dërguar nga populli në parlament, dhe dhimbjen duhet ta ketë më të fuqishme kur e ndjen edhe mbi shpinën e njerëzve të tij.

Shumë herë është burgosë e keqtrajtuar Ahmet Haxhia nga pinjollët e udbashëve, gjysma e të cilëve janë në qeveri. Prej tyre, megjithëse nuk e ka mednuar se do të ishin edhe një herë në pushtet, edhe e ka pritur, po prej shokëve të tij, as që e ka menduar.

Lereni Albulenën në lirinë dhe dinjitetin e saj, sepse nuk t’ia merrni as lirinë dhe as dinjitetin.

Një mik i vjetër i tij, njëkohësisht njëri ndër figurat e shquara të lëvizjes çlirimtare, mendje e qetë dhe e dinjitetshme, Halil Selimi, pas kësaj shpifjeje, do të shkruajë me dhimbje:

“Kjo tejkalon edhe skenarët famëkeq të UDB-së, të aksionit më monstruoz rankoviqist të montimit dhe përndjekes së shqiptarëve për armëmbajte, o zot!

Mos ma lëndoni Bacin, o pinjollë mbetjesh të së kaluarës që po mbytni të ardhmen e një ideali akoma të pandërtuar si e deshën ata që në themelet e këtij shteti ranë…

Mallkim për të gjithë ata që na e rikujtojnë të shkuarën e hidhur edhe sot…“

Askush nuk mund të thotë më shumë se sa shënimi i një mikut tim të vyer.

Bedri Islami February 21, 2016 10:16
Komento

11 Komente

  1. Mollosi February 21, 11:00

    Ata qe me se shumti e cenojne Albulenen jane shoket e tu nga LPK, Kadri Veseli dhe Hashim Thaci.A nuk ishte z. Veseli ai qe Albulenes i tha “ma hangsh …”
    Prandaj tjera here nese e merr ne mbrojtje Albulenen mos kritiko vetem ata qe sajuan lajmin per fshehjen e gazelotsjellesit ne te brendshme, por kritiko edhe shoket e tu te cilet bijen e familjes se Baces Ahmet Haxhia e fyen shume rende.

    Reply to this comment
    • Nazim February 21, 14:00

      Nqs eshte e vertete kjo qe thua Mollos, jam 100% me ty. Te vertetes i duhet shkuar deri ne fund sado e dhimbeshme qe te jete. Thacin e ka marre ne mbrojte edhe me pare Bedri Islami, se ka qene dikur mentori i tij, por edhe djalit plangeprishes i duhet thene ne sy se ne cfare eshte transformuar, ne nje kafshe te eger e te korruptuar qe nuk preket aspak per fatin e kombit te tij por vec per parate qe ka vene menjane dhe eshte gati te perdore cdo mjet, qofte edhe kunder bashkatdhetareve te tij, mjaft qe te ruaje statukuone e tij te korruptuar duke bere aleance me serbin Mustafa.

      Reply to this comment
      • Mollosi February 21, 15:23

        Eshte shume e lehte qe keto konkludime te mia te vertetohen. Ka shume raste ku per Hashimin bashkepunetoret me te ngushte te tije e akuzojne per vrasje te fytyrave me eminente te UCK-se. Po ata bashkepunetore te tije ate e akuzojne edhe si bashkepunetore te BIA-s serbe. Sa per shefin e SHIK-ut te Kosoves, z. Kadri Veselit kur ai e ofendon znj. Albulena gjate seances se Parlamentit te Kosoves, te luten shiqoje linkun e meposhtem:http://zeri.info/aktuale/58072/kadri-veseli-albulena-haxhiut-ma-hongsh/

        Reply to this comment
      • drinni nga Kosova February 22, 20:49

        Pershendetje Nazim

        Shkrimi i Mollosit eshte i vertet por pse ka punu Bedri Islami me Thaqin, KadrI Veselin dhe te tjere deri ne vitet 98/99 nuk do te thote qe tash pajtohet Bedriu me keto sulme qe sigurisht jane nga PDK konretisht nga Kadri Zeka dhe te Hashim Thaqi, sepse keta dy kane vrare per qellimet e tyre,jane te korruptuar,kriminele, mafi dhe akoma per qellime te pushtet jane ne gjendje te bejne edhe te pamundshmen, por Bedriu nuk hyn ne ate grupine e mafise Thaqi, Veseli, Bedriu eshte njeri i Penes

        Reply to this comment
      • drinni nga Kosova February 22, 20:54

        Dhe desha te te them se ate Montim se kinse Albulena kishte futur gazin lotesjelles ne gjerat e mbrendshme te saj- kete propagande vetem Thaqi me Veselin e bejne,sepse aq te poshter jane qe ata nuk zgjedhin mjete per kundershtaret e tyre vetem e vetem qe te jane ne pushtet.
        te flm

        Reply to this comment
  2. BLACK SWAN February 21, 11:44

    BRAVO ISLAMI !! BRAVO ,BRAVO !

    ALBULENA HAXHIU ESHTE NJE HEROINE !
    lajmet kunder saj publicizohen vetem ne Serbi ,
    Kosove e Tirane ,vetem disa me urdher te Thaqit dhe interesat e callmave te palara .
    mos u tut hic Islami per gaz lotsjelles e protesta ,
    ato kurvat e BE , me gjith kukullat e tyre si Thaqi e Pisi Isi , te respektojne Voten e Lire ,Sovranitetin e Kosoves ,kur te flitet per mohim te Shengenit per Kosoven ,ti hiqet e drejta Thaqit te parit , jo Kosoves si popull ,qe gjithe luftetaret e familjet e tyre kane ngelur rrugeve .Dikush tu spjegoje kurvave te BE , cfare dmth liri e sovranitet .Mos me tregoni ,dhe mos u tregoni perralla me “miq clirimtare ” .Jo jo ,tua thoni troc e hapur ,te kafshojne gjuhen dhe ta mbyllin gojen
    gjithe qelbesirat burokrate ,qe kurse profesionale kane ber dhe as dine historij e kufij .Pa frike Islami ,pa frike
    ne si njerez anonim e bejme perdite ,por duhet dicka me e forte .Une u them “Si premise e filloni gabim diskursin ,nuk ka pasur Ballkan ,ka pas vetem Iliri ,megjithate ,perpos kesaj me duhet tu kujtoj qe ju nuk cliruat Kosoven ,ju vendoset ne vend gabimin e baballareve ”
    dikush ti thote atij mbajtesit te pasaportes amerikane , qe quhet ambasador ,ti thote qe nuk eshte i plotfuqishmi i Rankoviqit ne Kosove .ti kujtoje historine e vendit te tij ,kujtojini atij qelbesires qe ketej kreh Thaqin dhe andej me shet vendin ,vetem per pak pushtet dhe interesa gjeopolitike ,kujtojini jo me larg se 2001 midis Bushit dhe Al Gore ,kujtojini atij si luftohet per voten e lire …kujtojini gjithashtu qe me zor ,po na bejne Anti Amerikane dhe Anti Europiane .
    dhe si perfundim ,dikush duhet ti heq nje plumb kokes atij ndyresires se Thaqit .
    Me plehre nuk do njohi historia e Kosoves !

    Reply to this comment
  3. albulena akbar February 21, 14:23

    Heroines iu ca vagina dhe nuk mund te qendronte as me kembe .Po te jete heruine nuk bente veprime qe per mua mbajne ere terrorizem

    Reply to this comment
  4. mirel February 21, 16:06

    ti mban ere felliqesire

    Reply to this comment
  5. po tani February 23, 12:37

    Dakord me te gjitha, zoti Bedri. Por sikur na del sot se zonja ne fjale vertet e ka bere ate pune. Me ekografi e skaner e ku di une, doli se e paska fshehur ne vend te keq bomben e gazit. Te vazhdojme shtirjen sikur nuk ka ndodhur? Te themi se shpifin qarqe te caktuara? Aaa?

    Reply to this comment
  6. Mark uk February 23, 18:17

    Edhe ktu futet spiuni i sigurimit te shtetit ish gazetari i Jeta e re Shkoder.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*