Mos e humbisni: Kriza financiare, 7 këshilla për të kursyer

August 9, 2016 05:47

Mos e humbisni: Kriza financiare, 7 këshilla për të kursyer

Shumë shqiptarë po përjetojnë kohë jo të mira financiare dhe kërkojnë mënyra për të kursyer para. Me dashamirësinë që i karakterizon, Gojët e Liga kanë studiuar dhe sugjeruar disa këshilla shumë të vlefshme:

-Një pjesë e madhe e stresit vjen nga vetëkontrolli i njeriut për të mos shpenzuar. Për ta shmangur këtë helmim shpirtëror, prijini me gërshërë të gjitha paratë që keni, dhe nuk do të tundoheni më.

-Shumë konsumatorë dorëshpuar, lënë leshtë duke dhënë bakshishe nëpër kamarierë. Mos bini në këtë grackë; madje ndihuni të lirë t’i fusni dorën në xhep kamarierit kur s’e ka mendjen.

-Shqyrtoni mundësinë e blerjes së perimeve dhe frutave të përdorura dhe jo atyre të reja, që kushtojnë.

-Nëse keni disa para dhe ju marrin peng, quajeni pengmarrësin bllofues dhe bëjani të qartë se para nuk ka!

-Hartimi i një plani të detajuar kursimesh kërkon kokë të ftohtë dhe qetësi nervash. Largohuni për ndonjë javë në rezorte të anës tjetër të globit, psh. në Polinezi, dhe relaksohuni me masazhe me vaj palme, shërbim dhome, xhiro me katamaran dhe blerje perlash. Ka për t’ju bërë mirë.

-Keni për të rregulluar makinën, çatinë, lavamanin, dushin? Mos merrni usta, por bëjeni vetë si shqiptar kreshnik prej qëmoti që i del zot punës së vështirë. Pastaj merrni usta.

-Shmangni veset me shpenzime si duhani, pija, rritja e fëmijëve.

August 9, 2016 05:47
Komento

4 Komente

  1. Llavraku January 6, 17:13

    Shum mire; kryekeshilla do ishte: Mos jetoni, se kushto shtrenjte

    Reply to this comment
  2. Muli January 6, 17:15

    Sidomos ato pushimet ne polinezi, te kthjellojn tamom se si tja bosh me leket. Rrini rrini, ju, po te ndriconi paq ndonjeher. Pranej esht kaq kursimtar Zeneli i Berishes. dmth Zeni

    Reply to this comment
  3. Xhelo January 7, 00:40

    Perimet e perdorme, ahahaha. te perdorme, po ne gjendje te mire ama

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit August 9, 21:56

    Hahahaaaa, jo fruta te perdorura se kushtojne edhe ato, me lire jane ato te bluarat, hahaha, zini nga nje pusete sejcili e vini tabelen “pusete e xanun”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*