Mos e përdorni freskuesen në dhomën e gjumit, mund të ketë pasoja fatale

July 27, 2018 15:17

Mos e përdorni freskuesen në dhomën e gjumit, mund të ketë pasoja fatale

 

Ashtu sikundër njerëzit e thonë shpesh, gjumi gjatë verës është shumë problematik sepse vapa kthehet në torturuese. Studiuesit janë të mendimit që gjumi ideal bëhet në temperature nga 16 gradë celsius në 18 gradë celsius.

Shumica prej nesh, gjatë verës përdorim freskuesen (apo kondicionerin) edhe gjatë natës, gjë kjo që mesa duket nuk është aspak e mirë. Këto pajisje bëhen shkak që persona të ndryshëm të kenë alergji, astmë, ngrirje të muskujve, apo probleme me fytin.

Mjekët thonë që pasojat kanë qenë edhe fatale në momentin që persona që kanë përsosur freskueset natën janë dërguar menjëherë në spitale nga alergji që vijnë nga thatësia në ajër duke bërë që këta persona të bien në koma.

Nisur nga kjo, ekspertë të fushës rekomandojnë që freskueset të mos përdoren natën, ju mund ta lini tërësisht në hije dhomën gjatë gjithë ditës dhe të konsumoni një gotë ujë të ftohtë përpara se të flini e kjo do të mbajë stabël temperaturën e trupit.

Edhe nëse ju nuk hiqni dot dorë nga përdorimi i freskuesve natën, duhet të jeni të sigurt që këto të fundit janë të pastra çka do të thotë se minimalisht një herë në javë duhet ta pastroni freskuesen tuaj sepse ju nuk e keni idenë se sa pluhura ajo mbledh dhe shpërndan më pas në të gjithë dhomën.

l.h/ dita

July 27, 2018 15:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*