Mos hapja e dosjeve, Pastor Puka: Regjimi komunist nuk u rrëzua, por u tjetërsua në “demokraci”

February 10, 2015 07:31

Mos hapja e dosjeve, Pastor Puka: Regjimi komunist nuk u rrëzua, por u tjetërsua në “demokraci”

Pastor Koli Puka, i cili shërben në Kishën Ungjillore “Shpresë për Shkodrën”, shprehet në mbështetje të hapjes së dosjeve për të nxjerrë në dritë ata që bashkëpunuan me ish-Sigurimin e Shtetit. Pastor Kuka është i mendimit se procesi i hapjes së dosjeve duhet të ishte bërë që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri. Sipas tij, mos hapja e dosjeve dëshmon se regjimi komunist në Shqipëri nuk u rrëzua, por u tjetërsua dhe u asimilua me shumë kujdes në të ashtuquajturën demokraci.

– Zoti Puka, ditët e fundit është rihapur edhe një herë debati mbi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Për këtë qëllim në Kuvendin e Shqipërisë janë paraqitur dy nisma ligjore. Si do ta vlerësonit ju rihapjen e këtij debati tani dhe a mendoni se duhen hapur ato dosje?

Rihapja e këtij debati dhe hapja e dosjeve është padyshim, një nevojë fiziologjike që duhet konsumuar për të arritur shërimin psikologjik, social dhe politik të popullit shqiptar. Ndoshta dikush mendon se kjo mund të mos jetë koha e përshtatshme, por unë nuk e mendoj kështu. Unë mendoj se ky është një proces i cili duhet të ishte bërë që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri. Mos hapja e dosjeve dëshmon në fakt, se regjimi komunist në Shqipëri nuk u rrëzua, por u tjetërsua dhe u asimilua me shumë kujdes në të ashtuquajturën demokraci. Shqipëria ishte dhe është një vend dhe një popull që ka vuajtur shumë nga ky regjim, i cili solli një nga periudhat më të errëta që ky vend ka kaluar. Prandaj, hapja e dosjeve është në njëfarë mënyre dënimi më minimal që mund t’i bëhet atij regjimi. Askush nuk e pësoi aspak për dhunën dhe barbarizmat e pashembullta që ai regjim kriminel bëri ndaj popullit të vet. Përkundrazi, akoma edhe tani mbas kaq shumë vitesh, trashëgimtarët duan të dalin të papërlyer dhe faqebardhë, ndërsa kundërshtojnë hapjen e dosjeve sepse nuk pranojnë as demaskimin si një dënim minimal.

– Njëra prej nismave ka ardhur në mënyrë zyrtare nga qeveria. Ajo synon hapjen e dosjeve sipas modelit gjerman, ku hapja e arkivave të sigurimit për këtë çështje shihet si një mundësi për të bërë transparencën për njerëz që kryesisht zgjidhen ose emërohen në funksione publike. Ndërkohë, nisma tjetër e ardhur nga dy deputetë të opozitës synon veç hapjes dhe transparencës, edhe lustracionin, pra pastrimin e administratës nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit. Ju për cilin variant do të ishit?

Unë mendoj se shqiptarët kanë nevojë të njohin të vërtetën pa asnjë rezervë. Askush nuk duhet të ketë frikë nga e vërteta. Edhe pse nganjëherë e vërteta duket si e dëmshme, në fund e vërteta sjell vetëm dobi dhe liri. Ndërsa për variantet e propozuara, unë mendoj se modeli gjerman është shembulli minimal që duhet ndjekur nga ana jonë. Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe mungesa e lustracionit ka sjellë dëme të mëdha në këto dy dekadat e fundit për ecurinë e vendit tonë.

– Nëse ky proces do duhet të shërbejë edhe për lustracion, pra pastrimin e administratës, deri në çfarë niveli zyrtarësh duhet të prekë?

Nëqoftëse ligji për lustracionin kalon dhe miratohet, atëherë unë them se përballë ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë! Pra, e kam fjalën për çdo nivel udhëheqësie dhe drejtimi, qoftë ky lokal apo qendror. Nuk mendoj se ligji duhet të përfshijë shtresa më të ulëta se këto.

– Sa i përket komunitetit ku ju bëni pjesë, pra institucioneve të besimit fetar, çfarë domethënie të veçantë ka hapja e dosjeve, pasi siç dihet një nga subjektet më të goditura të diktaturës kanë qenë edhe njerëzit e fesë?

Për sa i përket komunitetit Ungjillor në të cilin unë bëj pjesë, domethënia e hapjes të dosjeve lidhet me këndvështrimin moral dhe vlerën shpirtërore që ka çështja. Është parim Biblik që e vërteta të bën të lirë! Në referencën Biblike dimensioni i njohjes të së vërtetës për të cilën flet Krishti është absolut, dhe lidhet direkt me njohjen e të vetmes rrugë për tek Perëndia, që është nëpërmjet Krishtit. Por, unë jam i sigurt se ky parim Biblik vlen edhe për dimensionin për të cilin po flasim, ku njohja dhe zbulimi i të vërtetës ka të njëjtin efekt. Askush nuk mund të jetë në gjendje të ushtrojë vullnetin e tij të lirë, në qoftë se jeton i nënshtruar në një

Pastor Koli Puka

Pastor Koli Puka

gënjeshtër sepse mosnjohja dhe padituria e bën atë njeri skllav dhe viktimë të mashtruesit. Për këtë besoj se mund të dëshmojnë shumë shqiptarë dhe komunistë të ndershëm, që për shumë vite besuan një gënjeshtër me pasoja katastrofike, personale dhe shoqërore.

Mendoj se hapja e dosjeve do të sillte minimalisht nderimin e merituar, që i duhet bërë atyre klerikëve martirë të cilët dhanë jetën për besimin e tyre dhe për të mirën e atdheut, të cilin e deshën me ndershmëri dhe sinqeritet. Njëkohësisht, hapja e dosjeve do të hidhte dritë mbi shumë çështje dhe veprimtari të institucioneve fetare, qoftë kjo për mirë apo për keq. Veprimtari të cilat shumica janë keqinterpretuar, ose janë mbajtur sekret për shkak të interesave të partisë.

– Në fakt, për se mund të shërbejë ky proces?

Së pari, për çfarë mund të shërbejë procesi varet kryesisht nga vendimi dhe ligji që do të miratohet për ndikimin e procesit. Sigurisht që transparenca dhe parandalimi i personave që kanë qenë të implikuar dhe synojnë të zgjidhen ose të emërohen në funksione publike në të ardhmen nuk është diçka e vogël. Njëkohësisht, edhe lustracioni i administratës, sidomos në nivel udhëheqësie dhe drejtimi, do të ketë një ndikim shumë të madh për ecurinë e vendit. Nuk mund të përparojë Shqipëria në qoftë se vazhdon të qeveriset nga një mendësi komuniste dhe nga njerëz që vazhdojnë të mbrojnë trashëgiminë e regjimit. Procesi do të shërbejë për zbardhur dhe zbuluar edhe këtë trashëgimi, e cila sot renditet me të parët e këtij vendi. Ky proces është e vetmja shpresë që shqiptarët kanë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e kaluara dhe nga ndikimi i mëtejshëm i këtij mallkimi progresiv. Procesi do të shërbejë për të njohur më mirë të kaluarën, por më shumë për të përmirësuar të ardhmen.

– Ekziston edhe një frikë se mos ky proces do të sjellë dhe një thellim të mosmarrëveshjeve mes shoqërisë shqiptare dhe cenim të paqes sociale, pasi do hap plagë që deri diku ishin harruar. Ju çfarë komenti do kishit për këtë?

Në qoftë se procesi i hapjes do të jetë i besueshëm dhe serioz, dhe kjo besoj duhet bërë nga instanca serioze dhe të sigurta, që nuk do të mund të ndikohen nga interesat e palëve, atëherë procesi do të ketë një dobi të madhe. Por, në qoftë se procesi do të keqpërdoret politikisht dhe do të instrumentalizohet për të goditur sfera të caktuara të shoqërisë dhe klasës politike për hakmarrje apo për interesa të tjera, atëherë nuk e di se sa i dobishëm do të jetë si proces. Nuk mendoj absolutisht se hapja e dosjeve mund të sjellë krizë dhe vuajtje më të mëdha për shoqërinë tonë, nga ato që ka shkaktuar mos hapja e tyre deri tani! Jam i bindur se hapja e dosjeve do të ndikojë shoqërinë shqiptare në shërimin psikologjik të traumës post komuniste.

February 10, 2015 07:31
Komento

10 Komente

  1. Pëllumb zaimi February 10, 14:55

    Kanë filluar dhe klerikët tani të meren me politikën e hapjes së dosjeve. Çuditërisht asnjëri nuk flet për krimin e përbindshëm politik e ordiner që e rrënoi këtë vënd për 23 vjet me radhë! Këta e kanë mendjen te krimet e diktaturës jo të kësaj palodemokracie që ja ka kaluar në krime dhjetë diktaturave bashkë! E kujtoja këtë pastorin ndonjë burrë të vjetër, te vuajtur por kur pashë një kalama pastorial thashë me vehte,- ik o pastor ha ndonjë lakror se ngatërrohesh kot në punët e shtetit e të miletit. Hapni dosjet e judës, të ponç pilatit, të atyre që dogjën shkencëtarët mëndjendritur,të jezuitëve etj.etj,njëherëpërnjêherê pastaj , shohim e bëjmë!!! Blasfemon o pastor? Më mirë do të ishte sikur të na kishe thënë “ata me dosje të vijnë tê rrëfehen e të lajnë mëkatet këtu në kishë” sesa kështu! Punt e zotit ene punt e shtetit janë të dame pastor pastorali! Tung!

    Reply to this comment
    • Kisha February 10, 21:28

      Bravo pëllumb zaimi,po blasfemon ky përfaqësuesi i kishës katolike. Ky kërkon të ngrejë prapë “turrat e druve” për shqiptarët. Kjo dasi ju shërben vetëm sërbëve. Ata duan që lufta demokratike e klasave të vazhdojë të grijë shqiptarët! Respekt e nderim për ju! Papu.

      Reply to this comment
  2. shqiptar sharri. February 10, 19:01

    Pellumb Zaimi,mirmrama ore burr.
    Po,ky pastori cfar eshte,prift,ortodoks apo prifte katolik a me tregon ir mik?
    Thue.shum mir se ky djal i ri more cfar pastori eshte pastaj mir i thue punet e shtetit dhe te kishes nuk jan bashke,por ndoshta e kan huazue nga greku rusia apo serbia qe kishat e tyre jan pushtet dhe ky pastori ashtu vepron,ndoshta??
    Po,nuk e dij sa here kam shkrue ne lidhje me kto dosje dhe ne lidhje me te denuarit dhe pagesat qe ju bene shteti nga pasuria dhe buxheti i shtetit por ktu kam fjalen per damshperblimin nga tatimet e popullit,dhe tani duhet te pagujn per ata kundershtar te regjimit te kaluar,qe njerzit nuk kan fare faj,apo ma mir me than,brezi i lindur pas 1990,te paguj per tradhtit dhe bashkpunimit te ktyre te burgosurve,me te hujt dhe par tradhti,pra cfar faji kan fmit e mi te pagujn per qejfet e njerzve qe kan qen kunder komunizmit?

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi February 10, 21:37

    Nderime shqiptar sharri ! Pastori është një lloj prifti katolik dhe unë nuk e di mirë ç’funksione ka! Jam dakord me mendimet tuaja sidomos me atë që kjo mund të jetë një lojë përçarëse sërbe! Êshtë i treti lloj prifti që po ndërhyn në punët e shtetit shqiptar! Përqafime!

    Reply to this comment
  4. feniks February 10, 22:54

    Po luhet nje LOJE E POSHTER me hapjen e ketyre dosjeve!
    Po tentohet qe DOSJET te hapen ne menyre selektive e jo te gjitha!
    Ne se quhen te rrezikshem ish bashkepuntoret e SIGURIMIT TE SHTETIT,jane 1 mije here me te RREZIKSHEM AGJENTET E SHERBIMEVE TE FSHEHTA te huaja!
    SIGURIMI I SHTETIT KA MBROJTUR INTERESAT E SHQIPERISE ,ndersa AGJENTET QE KANE PUNUAR E PUNOJNE PER TE HUAJT KANE QENE DGHE JANE 1 MIJE HERE ME TE RREZIKSHEM!!!
    Merrni si shembull AGJENTIN E UDB-se Sali Ram Berishen!
    Ka 25 vjet qe i ka bere aq DEME ketij populli sa as te gjitha PUSHTIMET per 1 mije vjet nuk i kane bere!!!

    Reply to this comment
  5. Elpiniqi February 10, 23:05

    E shikoni se si i futin hundet ne politike keta prifterinjte katolike??
    Edhe gjate LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE shume nga keta bashkepunuan me FASHISTET dhe pastaj ankohen se KOMUNISTET i denuan!
    Po tani kush te nxit,o pastor,qe te merresh me politike???

    Reply to this comment
  6. Esmeri February 10, 23:20

    Keshtu i futi hundet edhe prifti i tyre per Visar Zhitin,keshtu edhe ky cunaku,qe merret me politiken e shtetit!
    Po cfare te duhet ty,qe merresh me DOSJET E SPIUNAZHIT,o pastor???
    A nuk te duket se e ke hunden e gjate??
    Si i mbajne prifterinj keta teveqele,apo keshtu jane edhe te tjeret??
    Ca jane bere PEDOFILE,ca merren me politike,po me punet e ZOTIT kur do merreni???

    Reply to this comment
  7. alma June 26, 17:13

    Koli sh shkrim i goditun .. po nfakt po i drejtohem ketyre qe lajn komentet qe i leshojn fjalet si lopa b.. pa mendu .. cpune ka a eshte pastor ose pape ai mund te ket shume tituj ..rendesi ka qe eshte titull i paqes .. fundja me e shiku holle pse nuk hapen dosjet te kapen e te denohen keto njerez qe shkaterruan sh fam e vrane me gjakftohtesi .. por fwmijet e tyre po qeverisin e ju shkoni duke u jargit mbas tyee .. venjeni trurin ne pune se me sa shoh dhe nje femije ka ma sh tru se ju .. keshtu zhduket e keqja njiher e mire ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*