Mos harroni krimet…

March 5, 2018 12:25

Mos harroni krimet…

Saliu i Parë,

ka qenë një mynyrë,

e Saliu i Dytë,

thonë ka qënë i mirë!.

 

Thonë se i Dyti,

ka qenë goxha burrë,

po Sali të mirë,

nuk ka pasur kurrë!.

 

Nuk kam shumë nevojë,

që të hap shënimet,

se si në pasqyrë,

i shoh gjithë krimet!.

 

Ato janë të shumta,

s’mjaftojnë gjithë fletoret,

po sot do të ndalem,

tek më kryesoret!.

 

 

I pari Gërdeci,

që me gjak e lau,

e si pa të keq,

tridhjetë njerëz vrau!.

 

Po dhe pse Gërdecin,

krejt e masakroi,

për çudinë e Botës,

sërish mbijetoi!.

 

 

Krimi numur dy,

në krye të krimit,

kazmën në themel,

i vuri arsimit!.

 

Kur Sala i Dytë,

ishte në pushtet,

u bë një armatë,

plot me alfabetë!.

 

Krimi numur tre,

sipas alfabetit,

është pa diskutim,

përdhunimi i detit!.

 

I them përdhunim,

dhe më duket mirë,

se ai e ndau,

detin me pahir!.

 

Detin tonë e preu,

keq ky maskara,

dhe si një dhuratë,

Greqisë ja dha!

 

Krimi numur katër,

i Sali Këndezit,

është me energjinë,

aferat e ÇEZ-it!.

 

Krimi numur pesë,

i kreut të shtetit,

u rrafshua krejt,

sistem’ i shëndetit!.

 

Aherë në spitale,

do shkoje-o burrë,

do hyje shëndoshë,

do dilje sëmurë!.

 

Pa kuptuar fare,

vajtëm tek i gjashti,

masakra mbi ARMON,

që mori Rezarti!.

 

Aty ku vërtiten,

dollarë-miliona,

u dha si të ishte,

një pjatë makarona!.

 

Krimi numur shtatë,

i pamatë nga vlerat,

bomba atomike,

përmbi gjithë minierat!.

 

I falimentoi,

mostra me pahir,

që pastaj kulishëve,

t’u’a shiste aq lirë!.

 

Krimi numur tetë,

i rëndë si çdo krim,

HEC-et që i nxori,

për privatizim!.

 

Ajo pasuri,

quhej kombëtare,

grabitja në shitje,

dukej ashiqare!.

 

Krimi numur dhjetë,

i qeverisë blu,

plehrat që do sillte,

Saliu këtu!.

 

Dhjetë në një renditje,

janë si shumë-o derra,

po shpejt do t’ju them,

dhjetë krime të tjera!

Vijon…

Arben Duka

March 5, 2018 12:25
Komento

9 Komente

  1. N.VJOSA March 5, 14:31

    Arben Duka –
    nje Mjeshter i vertete i Fjales artistike!
    Sali Berisha –
    nje Monster e Vertete e Krimit dhe e poshtersise, e pafytyresise!…
    Sali Monstra, nje ekzemplar i rralle i Sharlatanit!
    Arben Duka,
    nje Usta i vertete per ta demaskuar Kllounin Politik me te shemtuar qe ka pasur ndonjehere Shqiperia!…
    Arben Duka,
    kam thene dhe here tjeter, Saliu eshte per ty nje Miniere ari, per ta demaskuar, diskritituar dhe shpartalluar mjeshterisht!…
    Po e lexoja nga fillimi strofe pas strofe Vjershen tende dhe ne cdo strofe ndjen nje emocion te vertete, sepse aq qarte,
    eshte permbledhur ne menyre aq koncize vetem ne pak fjale, nje Kapitull i tere i aventurave te Don Kishotit shqiptar!
    Aq shprehes, aq konciz dhe aq mire i portretizuar ky Monster, qe ja ben peshqesh Shqiperise hallemadhe!
    Dhe me e tmerrshmja eshte se pas ketij demaskimi gjigant, te pashembullt,
    jo pak, por per afro 3 dhjetvjecare,
    Sali Maskarai del prape dhe prape dhe ben moral!…
    Per tu habitur eshte se si ky Dinosaur i Krimit , pa pike Turpi , vazhdon akoma ti shese shqiptaret per budallenj!…
    Ne asnje Parlament te vendeve europiane nuk gjen nje Politikan Kriminel kaq te pafytyre!…
    A ka valle kufi P o s h t e r s i a?!…

    Reply to this comment
  2. info analitike March 5, 15:41

    O bejtexhi ti ke si per te gjitha krimet e Saliut por jo ato te partise e te kumandarit. Per ato te kriepsikopatit as qe behet fjale. Tamam si shqiponje si Tao Tao ashtu si te do partia.

    Reply to this comment
    • katarakti March 5, 18:55

      Info. Ne po presim nga ty me padurim qe t’ia numerosh te gjitha “krimet” kriepsikopatit. Mos rri gjithe diten duke share dhe shpifur. por krijo. Tregoje talentin tend te pazevendesueshem. Beje Arben Duken te flase me vete. Te shikoje “bejtexhiu” se çfare eshte talenti i vertete. Dhe te siguroj qe pasi te lexoje poemat e tua epike-satirike, fillozofike dhe politike, – Arben Duka nuk do ta zeje me lapsin me dore.

      Reply to this comment
      • info analitike March 5, 19:52

        Une pi pres te lexoj ndonje gje te mencur nga ty e bejtexhiu o katarakti. Deri me sot kam lexuar vec sharje e budallalleqe. Gjithe keto koka ketu ne Dita qe nuk kullundrisin dicka per te qene, sikur nuk u ka hije.

        Reply to this comment
        • shqipe March 5, 20:23

          O zonja imfo!
          paske lexuar nga Ben duka sharje?!!!
          ……………………………………………
          Kesaj i thone, o lum info:- Thuajma,sa s’ta kam thene,o dobiçmadhja qe sefte / Per ç’ka bere dhe ç’ka ben / i paç syfete per vete…

          Reply to this comment
        • Info sumatike March 5, 20:38

          Info anali
          E nxorre gjuhen nga ai vendi?
          Apo akoma shef perballe mish bajthe?

          Reply to this comment
  3. Mushkonhat March 5, 19:57

    Po mjaft u lodhe me Saline o poet e bejdexhi, shkruaj pak e per krahun tjeter per fatkeqesit e ketij populli, per mushkonjat, per kanabisin, per Kokainen per te varferit, per heqjqn e ndimave, per njerezit qe vuajne per buken e gojes. Vetem at’here do te jesh me te vertet poet – bejdexhi, ndryshe mbetesh sehan lepires i vetem te nje krau socialist.

    Reply to this comment
  4. Izeti March 5, 20:27

    Arben Duka —- Mjeshter I fjales
    Faleminderit dhe
    Shendet

    Reply to this comment
  5. Kris 1 March 6, 04:54

    Per te mos harruar krimet e Hitlerit hebrejte kane diten e kujteses.Hitleri kish vdekur.Ne e kemi Hitlerin gjalle dhe kur prisnim te ndeshkohesh ju shtuan me vendim qeverie nderet .Sa te jete gjalle nga ligji elektoral i dy qafireve e ke deputet.Ndale pra o Beno vrapin dhe mos na kujto se si me voten tone ushqejme krimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*