Mos i burgosni “zotat” tanë!

September 12, 2019 00:11

Mos i burgosni “zotat” tanë!

Nga Viktor Malaj

 

“Chi ruba poco, va a galera, chi ruba molto, fa carriera” – Thënie popullore italiane*

Siç u njoftua nga media, ditët e fundit policia e Tiranës, me urdhër të prokurorisë, vuri nën arrest 15 biznesmenë për shmangie të pagimit të taksave. Kur e lexova lajmin m’u kujtua një zotëri me mjekër i cili në kohën e qeverisjes berishiane mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatim – Taksave dhe pohoi me krenari dhe fodullëk në TV se ” Ne i përmbahemi parimit demokratik të deklarimit vullnetar të fitimeve….”.

Shuma e parave që i ishin vjedhur buxhetit të shtetit, domethënë llogarisë së përbashkët të popullit shqiptar, ishte mbi pesë milion euro. Zotërinjtë biznesmenë u paraqitën në gjykatë dhe gjatë shqyrtimit të masave të sigurisë (sikundër pritej), nëntë prej tyre u dërguan në “arrest shtëpie” (vini re sa qesharake tingëllon kjo lloj masë sigurie: ta arrestosh dikë dhe ta lësh në shtëpi të flejë me gruan apo dashnoren dhe pas derës ta ruajnë policët që paguhen me paratë tona), ndërsa gjashtë prej tyre u lanë në “arrest me burg për 20 ditë”.(?!).

Në të gjitha sallat e organeve të drejtësisë është shkruar ajo që është e sanksionuar në Kushtetutën e RSH: “Të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit”. Kjo është një normë demokratike, morale dhe humane për t’u lavdëruar dhe mbrojtur. Ia vlen të bësh gjithçka mundesh në mbrojtje të saj, nëse zbatohet pa mëdyshje në praktikë.

E vërteta e pamohueshme është se (jo vetëm në Shqipëri) kjo normë kushtetuese nuk është më shumë sesa një karamele ëmbëlsuese me efekte gjumëvënëse, sepse kur vjen puna për t’u zbatuar në praktikë në rrjetën e drejtësisë mbeten cironkat. Ashtu siç bën dallimin në aspektet e tjera të jetës shoqërore, pasuria sjell dallime edhe në trajtimin ligjor të autorëve të veprave penale.

Një i papunë dhe vjedhës ushqimesh në treg, një përdorues apo shpërndarës i rëndomtë droge, një qytetar hallexhi që ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme për të fituar llotarinë amerikane, një i dehur që fyen dhe dhunon një pasanik apo person VIP vihet në arrest me burg dhe “harrohet” aty për muaj apo vite ndërsa një “bos” i pasur, një horr që e ka vënë pasurinë marramendëse me drogë, prostitucion apo korrupsion dhe e ka shtuar pastaj me hapa galopantë duke mos paguar taksat, spekuluar me çmimet apo duke keqpaguar punëtorët, nuk i nënshtrohet fare gjurmimit dhe ndëshkimit ligjor ose hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë.

Përralla e barazisë para ligjit vazhdon t’iu tregohet të varfërve dhe shumicës së popullit për t’i vënë në gjumë dhe për t’u shtypur me butësi revoltën e brendshme pa e lënë që të shpërthejë kundër padrejtësive reale të sistemit.

Populli duhet të jetë i kënaqur sepse është i lirë të flasë sa të dojë (edhe me vete) dhe të mos e përfillë njeri, të shkojë dhe të votojë lirisht për cilindo që mendon ai, por të mos ndryshojë asgjë për veten e tij, t’i ndryshojë qeveritë por të ketë pak ose aspak mundësi të ndryshojë gjendjen e vet. Popullit i thuhet se jetojmë në demokraci, domethënë në një sistem ku sundon ai, populli, dhe jo të zgjedhurit prej tij. Kështu që  “sundimtari” popull mbetet gjithnjë i pakënaqur me “shërbëtorët” e tij të zgjedhur.

Nuk mund të mos qeshësh hidhur kur dëgjon Kryeministrin e Shqipërisë t’iu drejtohet shqiptarëve: “Ju pushtetin, ne përgjegjësitë!” dhe drejtuesin e opozitës të premtojë: “Ne po luftojmë t’ia kthejmë pushtetin popullit”.

Ironia nuk ka fund, tallja endet gjithkund.

Të vjedhësh apo dëmtosh 500 euro mbetesh në burg, por të përvetësosh apo shpërdorosh 5, 15, apo 235 milion euro, jo vetëm nuk dërgohesh në burg, por ndihesh krenar për arritjet e tua, respektohesh si “bos”, “burrë zotni”, “VIP” dhe, madje bëhesh deputet e ministër dhe mëton të bëhesh kryeministër. Ky fenomen nuk është vetëm shqiptar. Fatkeqësisht është mbarëbotëror. Thënia e popullit italian e cituar në krye e ilustron më së miri atë çfarë ndodh në realitet.

Rasti i biznesmenëve të sipërpërmendur nuk është i pari dhe as i fundit tek ne. Ku janë “VIP-at” përgjegjës për vjedhjen e shtatë milion eurove në Bankën Kombëtare të Shqipërisë? Në burg? Mos e thëntë Perëndia! Ata jetojnë të lirë në luksin e tyre të siguruar me “mund” dhe fëmijët e tyre, pasi na bëjnë karshillëk duke ekspozuar makinat personale “Ferrari” apo “Lamborgini” dhe fotografitë familjare duke ngrënë në restorante luksoze, vënë poshtë diçidurën: “Na kanë inat!”.

Ku janë personat përgjegjës për 30 jetë të humbura dhe qindra milion dollarë dëme materiale të shkaktuar në Gërdec? Ata janë duke shijuar frutet e “demokracisë” ose duke dalë në podiume politike dhe TV për të na dhënë leksione mbi moralin, demokracinë dhe shtetin ligjor. Po “personalitetet” përgjegjës për dhjetëra milion euro dëme në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan? Po ata që nënshkruan kontrata poshtëruese dhe të dëmshme me kompani të huaja dhe që përfunduan në qindra milion euro pagesa dhe dëme për buxhetin e shtetit shqiptar? Po qindra zyrtarë të lartë dhe të mesëm që i shkaktojnë (sipas KLSH-së) popullit shqiptar dhjetëra dhe qindra milion euro dëme çdo vit ku ndodhen?

Shkoni sot në gjykatat e Kavajës, Lezhës etj. dhe shikoni ku ndodhen dhjetëra zyrtarë dhe gangsterë të tjerë që, në bashkëpunim, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar qindra mijëra metra katror toka shtetërore dhe private dhe do të shihni seancat e mjera gjyqësore të pafundme me gjyqtarin, prokurorin dhe disa avokatë në sallë. Autorët e krimeve nuk janë të pranishëm. Ata janë të lirë, shëtisin, kanë shkuar me pushime dhe i plotësojnë të gjitha qejfet.

Këto “personalitete” të shoqërisë shqiptare kanë vënë para nga krimet, janë bërë biznesmenë, “VIP”-a dhe, rrjedhimisht, të pacënueshëm nga ligji. Ata janë të barabartë me ne përpara ligjit por janë mbi ne përpara gjyqtarit që ka “peshoren” në dorë. Me paratë e krimit ata paguajnë avokatët e tyre për të dërdëllitur përralla mashtruese dhe ligjpërdredhëse në gjyq, paguajnë prokurorë dhe gjyqtarë që, megjithëse të ndodhur përpara të njëjtave prova, ndryshojnë mendim, kërkesë dhe vendim për masat e sigurisë sipas “sjelljes” së të akuzuarve.

Për shumicën e peshorembajtësve të drejtësisë është “mëkat” të mbahen në burg të pasurit dhe, sidomos, të pasuruarit me metoda kriminale pasi ata gjejnë dhe shpikin “kritere” të cilëve ne, populli i thjeshtë, nuk iu nënshtrohemi. Shumë prej pasanikëve të inkriminuar hiqen në sallën e gjyqit sikur janë të sëmurë dhe sigurojnë (me paratë e fituara me “djersë”) gjithfarë raportesh mjekësore të rreme ndërsa pasunarë të tjerë ofrojnë shuma monetare pa hesap si garanci për gjykatën se nuk do të largohen dhe as t’i fshihen drejtësisë.

Në të vërtetë, vetë parashikimi me ligj i të drejtës së ndjekjes penale në gjendje të lirë ose lirimit nga burgu kundrejt garancive pasurore është dallimi me ligj i qytetarëve përpara ligjit. Nuk do shumë mend të kuptosh se garancitë pasurore i vënë të pasurit dhe jo shumica e popullit dhe, rrjedhimisht, ky mbetet një privilegj i ligjshëm, por i pamoralshëm dhe i padrejtë sepse e gëzojnë vetëm ata që i kanë xhepat plot.

Parulla për “barazi para ligjit”, shoqërohet me propagandë të shumanshme për të mbuluar mashtrimin. Harxhohet shumë që ne të mbetemi të bindur për jetë se të pasurit janë “idhujt” tanë, sundimtarët tanë, trushpëlarësit tanë, shtypësit tanë dhe “Zotat” tanë. Prandaj, mos gaboni t’i burgosni ata sepse iu prishni rehatinë dhe sidomos iu ndërprisni veprimtarinë e tyre “të ligjshme dhe morale” në shërbimin “tonë”.

” Zotat ” nuk trazohen as ndëshkohen por, pasi kalojnë nëpër ” fabrikat ” e propagandës dhe politikës që iu bëjnë makiazhet e nevojshme, na riciklohen dhe ” shiten ” për ” mall të ri ” dhe shpresa e së ardhmes tonë. Ne na mjafton që kemi të drejtën t’i ndërrojmë këta “Zota” sa herë mërzitemi me ta, por ne nuk kemi të drejtë të ndërrojmë “Mbretërinë e Zotave” tanë, as t’i ndëshkojmë ata, larg qoftë t’i burgosim.

E, çfarë jemi ne që të ndëshkojmë “Zotat” e shumëfuqishëm për shkak të shumëpasurisë së tyre? Ne, e shumta jemi ca “kokëpalarë”, “pabuksa” apo “katundarë” pa mend. Kaq jemi sepse kaq kemi dhe kaq “meritojmë”. I shikoni emisionet televizive të disa pronarëve gangsterë ku disa halabakë tallin dhe përqeshin të varfërit, “katundarët” dhe reklamojnë çdo ditë luksin dhe “madhështinë” e VIP-ave tanë, arritjet e tyre, dashnoret dhe dashnorët e tyre, prapanicat dhe gjokset e tyre?

Gjithë ky reklamim është në shërbimin “tonë”, ngaqë synon të na heq stresin që na kanë shkaktuar sjelljet dhe qeverisjet e VIP-ave, si dhe të na tërheqë vëmendjen nga shkaktarët e vërtetë të keqfunksionimit të peshores së drejtësisë.

Në sfond shfaqen “shpëtimtarët” tanë, politikanët që ne kemi prodhuar dhe kultivuar. Themeluesit e vërtetë të sistemit të “Zotave” dhe të rajave na premtojnë shpëtimin nga padrejtësitë që kanë krijuar vetë. Ne i kemi provuar ata disa herë, por s’kemi provuar asnjëherë ndryshimin e premtuar. Mirëpo, edhe premtimi nuk është pak. Në mos sjelltë ndryshim, të mban me shpresë dhe shpresa është qetësuese dhe frenuese. Nuk të lë as të vrasësh veten, por as “Zotat” e tu.

E me gjithë sa thamë e do të themi, “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”!!!

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë. Përkthimi në shqip i shprehjes: “Chi ruba poco va a galera, chi ruba molto fa carriera” është  “Kush vjedh pak shkon në burg, kush vjedh shumë bën karrierë”. Karikatura shoqëruese, Medi Belortaja

September 12, 2019 00:11
Komento

29 Komente

  1. Drini September 12, 01:31

    A e dini se pse burgosen tani keta biznesmenet?
    E thjeshte fare:
    -E gjitha ishte vetem per konsum mediatik,per te mbuluar mos ekzistencen e shtetit ligjor dhe sundimin e mafies korruptive.
    Para nje muaji BB ne raportin e saj saktesonte se ne Shqiperi ” GJYSMA E BIZNESEVE JANE INFORMALE DHE SE 37%E TE PUNESUARVE PUNOJNE NE TE ZEZE”!
    Shifra te tilla jane te mjaftueshme per rrezimin e cdo qeverie,por ketu nuk ka as opozite normale,as opinion publik,as medie te pavarur,as KLSH,as Avokat i Popullit dhe as Prokurori,qe te vepronin ndaj ketij KRIMI gjigand ndaj bukes se shumices se popullit qe jeton ne varferi ekstreme!
    Nje qeveri e pergjegjeshme duhet te kishte bere ugjent nje analize te hollesishme te shkaqeve qe sollen kete katastrofe financiare duke cuar para drejtesise ministra dhe drejtoret fajtore!
    Por ASGJE NUK NDODHI,por keta ministra dhe drejtore na dhane nje spektakel idiot me kamariere qe nuk japin kupona tatimore, sikur BB raportoi per “akullore” e jo per miliarda euro evazion fiskal!
    Dhe per ta permbyllur kete festival KARNAVALESH u burgosen ca biznesmene te vegjel sa per t’u dhene idene botes se kjo qeveri vepron rreptesisht ndaj shkelesve,por pasi ata te kene bere kerdine!
    Ndaj u sajuan keto burgosjet,se Rama eshte mjeshter i propagandes mashtruese!

    Reply to this comment
  2. Adih September 12, 03:42

    Bravo Z Viktor .
    Me keqeardhje tek ne Albanistan ,ai qe vjedh therime per mbijetese ,duhet te denohet ,kurse ai qe vjedh miliona ne euro ,me lejen e qeverise nuk denohet .Do kishja deshire i nderuar Viktor ,ta thonit ,edhe paktin e ngjalave midis Rames dhe Metes ne LALEZ ,si princip ne toke te zanum ,ku ishte fati me i keq ,dhe prespektiva e dhimbeshme i te gjithe kokpalareve te mjere ,dhe pushkatimi i kater te rinjve ne bulevard ,qe kane lene disa femije jetime ,qe u be ne Gjirin e Lalzit ,vile sheikesh ,por mbi te gjitha vile e ndertuar ne TOKE te VJEDHUR ?????. Dhe ju z Viktor komentoni per keto tema sot .. Duhet te shkruanit z Viktor ,si ka mundesi kur kapesh me preshe ne duar ,dhe te zgjedhesh “te nderohesh “ne sekonde ,e ta dorovitesh hajdutin President te Repunlikes ,” BABAIN “e te gjithe kokpalareve ???. . Dhe po te rronte Balzaku konkretisht per kete teme ,, do shkruante romanin tragjiko komik me te bukur ne bote ..Prandaj i nderuar z Viktor , jeni lodhur kot per kete artikull e te shani e kritikoni keta gjygjtare ??,,me gjithe se kini pa dyshim me se te drejte .Mos i shani gjygjtaret e prokuroret. , qe kujdesen per keta vipa hajdute , qe flene te mbrojtur si sheike me bodigarde ,me grate e dashnoret e tyre rehat .Dhe ne si gjithmone paguajme rojet e policise me taksat tona per keta hajdute .E them kete, se keto gjygjtare shikojne peshqit e medhenj si veprojne ,si ndihmojne njeri tjetrin ne kurriz te kokpalareve te mjere ..Pse “budallenj” jane gjygjtaret z Viktor ..??Peshku dhe ngjalat e Gjirit te Lalzit jane qelbur nga koka prej kohesh …Gjygjtaret e kane kuptuar si buka qe ahet sot e 30 vite te shkuara , ,kurse ju z Viktor fatkeqesisht nuk e kini kuptuar akoma sot, e kesaj dite , prandaj ????
    Respekte dhe faleminderit z Viktor.

    Reply to this comment
  3. Santa Barbara September 12, 04:14

    “Chi ruba poco, va a galera, chi ruba molto, fa carriera”
    Shume e goditur Viktor,po shqipot i kane me ndryshe,Ne i quajme “bira kurve”Sa me “bir kurve”aq me i zoti je,aq me vlere ke,je i respektuar.Sa me pusht,vagabond,aq me i afte je,aq me shume e meriton Mashtrusi,maskarai, batakciu,hane buk vec,ata dine si te bejne kariere,perndryshe nuk je i sukseshem sipas etallonit Albanistanit

    Reply to this comment
  4. NY. September 12, 05:09

    Lidershipi eshte i zhytur i gjithi ne afera korruptive,
    Vagabonde qe kane problem vetem pasurine qe buroron nga pushteti.Te qenit “politikan”e kane bere si nje licence vjedhje legjitime te imunizuar nga drejtesia

    Reply to this comment
  5. Limani September 12, 07:21

    E bukur është demokracia në letër , e shëmtuar sa më s’ka qënka demokracia në jetë .
    Demokracia si edhe sistemi socialist nuk janë për shqipëtarët . Skemat e Perëndimit per ne , janë të papërshtatëshme dhe të dëmëshme – një grusht gangsterrësh na ka mbërthyer për fyti , Shqipëria si shtet ka vdekur .
    Kjo është Shqipëria që duam ?
    Po , kjo është Shqipëria që duan armiqtë tanë dhe ata i kemi midis nesh , në krye të vëndit !

    Reply to this comment
  6. Dash September 12, 08:34

    SI I BEHET HALLIT ? ? ? Tek ne nuk funksionon asgje , as DEMOKRACIA ..

    Reply to this comment
    • Sallakja September 12, 09:11

      Po’ ho pra si i bohet hallit ? O Dash !
      Mire te tjerat po’ te pakten demokracia te kishte funksionu .
      Te pakten ta kishim si Amerika, as si Amerika se kemi. Se Polaket, Hungarezt, apo Irlandezet nuk i kapim dot.
      Une them se do jete ene icik pune fati.

      Reply to this comment
  7. Nardi September 12, 08:42

    Ju lumte z. Viktor por…asgje nuk ndryshon.U lodhem si popull.
    Keta VIP-at tane,
    ters e vervitin sherianë,
    se kane ne dore paranë
    te drejten me te padrejte e hanë
    Ndaj blejne boten mbane
    Phu qelbën dynjanë

    Reply to this comment
  8. uskania September 12, 08:52

    Shkrim shumë i mirë. Prandaj DREJTËSIA është vendimtare në zhvillimin demokratik të një vendi. Prandaj kupolat politike nuk e duan reformimin e saj. Të shpresojmë që ky reformim, nën kujdesin e SHBA-së, të kryhet sa më shpejt.

    Reply to this comment
  9. xxx September 12, 11:43

    Per qeverine, prokurorine dhe gjykatat ka rrendesi show-u dhe propoganda, per popullin ka rendesi ambientimi me skamjen, varferine dhe urine. Kur ta kuptoje populli qe keta politikane nuk i duhen me i ka ardh fundi i jetes

    Reply to this comment
  10. HOMORA September 12, 12:00

    Pik se pari shqipetaret duhet te kuptojne esencen e fjales demokraci.
    Se dyti duhet te kultivohen me principin nje e treta shteterore.
    E treta se kush eshte roili,detyra dhe e drejta e tij ne nje shoqeri te perbashket njerezore kombetare por edhe shteterore.
    Dhe se katerti kush eshte prespektiva qe ka qytetari shqipetar ne zhvillimin e nje societeje.
    Le ti referohem se pares:
    Demo=POPULLI
    Kraci=KOMANDON
    kjo eshte saktesisht domethenia por edhe principi i demokracise,fakt qe pasqyron me se qarti qe politika nuk mund te zhvillohet vertikalisht nga larte poshte por anasjelltas,nga poshte-lart.
    Per ta kuptuar me saktesisht kete ligjesi dhe fenomen shoqeror qe eshte i trasheguar nga perjetesia egzistuese te njerezimit,merni nje trekendesh barabrinjez dhe nga maje e tij tek baza vizoni perpendukularen e tij 90°,per te kuptuar qe baza,pra populli eshte ai qe ka forcen e ligjit dhe pedorimin e tij ne interes te zhvillimit te tij social kulturor por edhe shpirteror,pra me nje moral te larte drejtesie dhe ekiteti.
    Pra maja e trekendeshit simbas principeve ideore eshte me e vogel sa se baza,pra eshte pika e dobet ajo qe egziston ne saje te fuqise por edhe dimensionit te saj ne krahasim me bazen qe simbolizon pushtetin e popullit.
    Per ta mbyllur eshte populli punedhenesi i politikanit dhe jo e kunderta,dhe si rezultat populli eshte padroni i politikes dhe jo politika dominuesjia e popullit.
    Pika e dyte qe konsiston me nje te treten e shtetit eshte fakti qe populli ze dy te tretat si fakt aktual por edhe llogjik sepse eshte ai qe kontribon per zhvillimin e societes,per shkelqimin e mireqenies kombetare,te demogogjise se tij ne pozicionimin e shtetit te tij ne nje nivel kohor si brenda kufuijeve por edhe pertej tij.Dhe ne nje te treten hyjne klasa e mesme e cila rrjedh nga populli ne sherbim te tij dhe ne interes te tij si fakt se ajo rjedh nga populli pamvarsisht nga niveli i saj social,jane oligarket te cilet kane vetem nje qellim ate te nenshtrimit te popullit ne nje sklave te bindur,te verber,te paditur,te shpelare nga truri dhe te formatuar me zellin e nenshtrimit karshi”pushtetit”te tyre financiar vijne politikanet qe sigurisht me finacimin e oligarkeve kane vetem nje rol,te jene bashkepuntore me ta per te abuzuar dhe perfituar mbi kurrizin e popullit,e se fundi vijne kleriket edhe pse keta quhen nen thonjeza te pa dukshem apo indipendente nga pjesmarrjia e tyre me shtetin pseudo laik apo ate,pra ndarjia e shtetin nga kulti besimeve.
    Siç konstatohet,ne nje te treten e shtetit ka kater fraksione:
    Intiligjenca qe jane klasa e mesme,oligarku,politikani dhe kultet besimtare,nga ku konstatohet qe ne kete nje te trete,politikani edhe pse ka mbeshtetjien e oligarkut eshte i pasigurte ne dominimin e tij sepse perballe tij ka tre kundershtare qe nuk i japin siguri pushteti per aresye se mund te krijohet nje koalicion midis tre te tjereve per ta rrexuar dhe nxjerre jashte fonksionit dhe funksionit te tij.
    Pra siç shihet qarte ne nje te treten e shtetit ka nje mikrokozme betejash,perleshjieshe dhe goditjiesh midis tyre si e si per ta pasur nje influence me pozitive dhe me te afert me populli qe eshte dy te treta e shtetit dhe pushtetit.
    le te vime tek pika e trete qe konsiston me drejtesine popullore e cila perfaqesohet nga organet e drejtesise qe frymezon dhe dikton mireqenia dhe zhvillimi socaile e nje shoqerie.
    Drejtesi e pamvarur dhe e pa e influencuar nfa flukset politike,ideollogjike apo tektnike,drejtesia ka nje rol,nje princip dhe obligacio(detyrim)ate te garantimit te te drejtave te popullit,mbrojties se dinjitetit te popullit kur konstatohet se abuzohet,perdhunohet,denigrohet nga nje e treta shteterore por edhe nga fenomene pedrejtesie apo konfliktesh qe lindin midis individeve te dy te tretave qe eshte populli.
    Pra drejtesia eshte per zbatimin e ligjit,pik mbaroi.
    Drejtesia eshte per respektimin edhe pranimin e ligjit si rezultante e frymezimit popullor (lexoni kushtetuten dhe kanunin e lek digagjinit dhe i krahasoni njera me tjetren per te konstatuar me bindjen tuaj qe politika eshte armiku juaj),pra arma me e fuqisheme e popullit per ti bere balle presioneve dhe ushtrimeve te padrejtesise karshi te drejtave te tija natyrore si egzistence perberse e natyres,psh toka e kombit shqipetar eshte prone e popullit dhe i takon atij te vendosi apo te marri vendime mbi perdorimin e saj etj…
    E kete gje e mbron drejtesia qe eshte garantuesjia e interesave civile,qytetare dhe popullore.
    Me se fundi pika e katert qe eshte dhe rregulli fondamental i zhvillimit dhe evolucionit te nje shoqerie apo societeje,eshte vitaliteti i ekitabilitetit te kushteve trashgimore te brezit qe shkon me ate te brezit qe vjen,pra kush jane garancite qe brezi shkur i garanton brezit te ri,çfare trashegimi i lihet rinise si baze sigurimi jetesor si per vazhdimin e saj ne jete por edhe si grantuesjia e trashegimise qe i besohet per te garantuar stabilitetin e nje kombi si ne te ardhura humane,monetare,materiale por edhe shkencore dhe emancipuese karshi zhvillimit kohor.
    Sepse nje brez e ka per detyre li lere trashegimi brezit qe vjen,pra ligji natyror jetik nuk e lejon dhe nuk e pranon heqien nga testamenti brezin qe e ndjek,perkundrazi e kurajon e frymezon e nxit qe kjo trashegimi te jete pasuria me e shenjte per tu trasheguar aq kohe sa egzistenca do egzistoje mbi kete rruzull.
    Sepse brezi i sotshem kryen detyren e tij karshi brezit qe vjen por brezi i ri eshte garantuesjia e jetes normale dhe te hareshme te brezit qe nje dite do shkoje…
    ja pra kush eshte baza e nje shqoqerie evolucioniste,dhe qe duhet mekuar,inxhektuar deri ne qelizat me te imeta te koshiences por edhe biodiversitetit biollogjik te nje qenie njerezore ne neuronet e koshience se tij,e kjo behet ne saje te emancipit dhe kultivimit te popullit me principin e drejta dhe detyra.
    Fat te mbare POPULLIT Shqipetar e me shprese dhe optimizem qe populli do dije si te dali nga kjo situate e ndere dhe tragjike.
    Sepse proverbi por edhe sllogani ngadhnjimtar dikton;
    sa here te biesh ne gjynje po aq here ngrihu por me i forte se sa para te bije.
    Vetem keshtu fitohet me emrin e drejtesise,vertetesise dhe shenjterise.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 12, 17:20

      homorra
      shkova deri aty nga mesi,por e pata të vështirë ta mbaroja!!
      përveç “societeje e ekiteti” që më nxorrën zorrët jashtë,nuk munda të vazhdoj me këtë glasën e mesme që ti e quan”.Dhe ne nje te treten hyjne klasa e mesme e cila rrjedh nga populli ne sherbim te tij”!
      lali ke pak si shumë boshllëqe në njohjen e shoqërisë e shumë më tepër në mënyrën si e interpreton!!
      dhe ti dukesh që ke “bo shkollën e lilit”andej nga fronca,por me siguri që nuk e ke bo sakt!!

      Reply to this comment
      • HOMORA September 13, 18:29

        Me vjen keq por skam uje qe te shplani gojen e thartuar prej te vjedhurit.
        Gjithesecili ka te drejten e shprehies se tij.
        Edhe pse censura apo anti-censura ka ligjet dhe bazat e tija si kupola e vertetesise.
        te pakten ca rreshta i ke lexu dhe kjo eshte nje shenje nderi qe me behet nfa ana e ant-censures25642654(besoj se s’eshte numri i telefonit personal i anti-censures).
        Pra mik kur je kundra censures leri njerezit te lire te shprehen,si jo nga anti-censure tregon se je censure e çelikte.
        Censura me ty e ti me censuren.
        Sa per boten perendimore mos shif enderra me sy hap.
        copy-paste me shqiperine por eshte me e rafinuar dhe me me finese.
        Te maft e jotia censure se e imjia te ka lon ne balte qe me 24081990.
        😉

        Reply to this comment
  11. A September 12, 13:08

    Per autorin e shkrimit
    Lexova 10-20 rreshtat e para…dhe mu shfaq perpara ,kooperativat qe mblidheshin dhe denonin bashkefshatarin e tyre me “te thenat e bashkefshatarit tjeter”.
    Evazioni or ti zoteri,do bythe dhe shume shume shkolle e pervoje qe te provohet ligjerisht.
    Zakonisht,ne te gjithe boten, evazionin e provojne logaritar kontrollues qe jane te aprovuar ne menyre speciale per kete pune.
    Per ta provuar ligjerisht…u duhet nje pune pothuajse dy vjecare…keta morracaket tane( qe te gjithe e dime sesi jane ne ato kolltuqe) ,e katranosen ne 7 muaj.
    Kujdes: jo se nuk kuptojne qe momenti e pare qe ka vjedhje…por provat ligjore jane te veshtira.
    Ne amerike or ti autor i shkrimit,iu deshen 8( tete) vite qe te kishin prova se sistemi bankar( sidomos ai i sigurimeve) kishte mungesa te medha…dhe pavarsisht kesaj,nuk u mund te behej i bendshem ne kongres.
    A vidhet?
    Me thase!
    A provohet?
    Shume pak!
    A duhet te ishin ne burg “bisnesmenet”?
    Me drejtesi te sakte joooo!
    Me drejtesi hamendese,po!
    ( mos harro se kjo drejtesi me arrogance e pa kurfare profesionalizmi na ka dregraduar der ketu)
    A vjedhin

    Reply to this comment
    • Kali bardhe September 12, 14:10

      Qe kur thua lexova vetem 20 reshtat e pare e ke humb t drejten per t komentuar

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 12, 17:25

      A
      “Zakonisht,ne te gjithe boten, evazionin e provojne logaritar kontrollues qe jane te aprovuar ne menyre speciale per kete pune.”
      normalisht në botë atë perëndimoren ka dokumente që provojnë pagesën e taksave!!mund dhe ti fallcifikosh,por perëndimi ka një sistem të thjeshtë!
      variantin që ne e kemi përdorur shpesh,kur dikush na bënte probleme dhe ne nuk e shihnim,”po të kapa,ta hapa”!!
      pra në mënyrë periodike bën kontrolle në firmat dhe në dyqanet,tek njerëzit e thjeshtë e kështu me rradhë!!kë kap!? ja hap!”paguan sa qimet e kokës”!kështu që jo vetëm atij nuk i shkon në mënd të mos paguaj taksat por dhe të tjerët friksohen!!
      do të thuash ti a shkon drejt zeros?!jo asnjëherë!po të shkonte zero nuk do të kishte më organe drejtësie e rendi!!nuk do të kishte krim!!

      Reply to this comment
  12. intelektuali September 12, 15:44

    Enveristi Viktor Malaj:

    PO KU I MESUAN KETA FIRAUNE KETO FINTE ENVERISTE PER T’I SHPETUAR DREJTESISE QE TREGON TI NE KETE DACIBAO TE RADHES PER “ARMIQTE E KLLASES”?

    sepse:

    Ti shkruan:

    “…Kur e lexova lajmin m’u kujtua një zotëri me mjekër i cili në kohën e qeverisjes berishiane mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatim – Taksave dhe pohoi me krenari dhe fodullëk në TV se ” Ne i përmbahemi parimit demokratik të deklarimit vullnetar të fitimeve….”

    dhe:

    Kjo mua me kujton Kohen e Qepes te Partise se Punes kur Enveri i tha Mehmetit te bente nje “autokritike shoqerore” per te lare rezilin e Partise dhe te LANC-it kriminal ne syte e Botes, kur mesoi se kishte vrare dhe masakruar duke u prere koqet katunareve lushnjareve te ngrate vetem sepse nuk deshen te hynin ne ceten e cubave te tij prej Mallakastre,

    prandaj:

    Qe te dalim ne teme ne gjithe Boten dhe me shume se te gjithe ne SHBA ku jeton edhe intelektuali, individi eshte ai qe deklaron detyrimet e tij dhe gjithshka tjeter ne shtet duke firmosur formuljarin perkates dhe nese personi kapet se genjesh apo mashtron, atehere KUKU NONE! shteti t’i pret koqet njashtu sic ja preu Mehmeti katunareve te Lushnjes, por pa asnje kritike enveriste shoqerore dhe Drejtesia te ras ne cast ne burg per nje kohe te gjate qe te mos guxosh ta besh here tjeter kurre, prandaj Demokracia eshte ndertuar mbi friken qe duhet te kete shkelesi i ligjit dhe nuk eshte shllafari tra-la-la sic mendon debili i Saliut qe permend ti.

    KETU NDAHET “DEMOKRACIA” ENVERISTE SHQYPTARE NGA DEMOKRACIA E BOTES.

    sepse:

    Qe nga Sali Varkari i Enverit e deri tek Edvin Kaqoli i Enverit te gjithe Bosat e shtetit deri tani e shikojne ndeshkimin nga Drejtesia te hajduteve te fondeve publike si nje BUMERANG qe heret a vone do te godase edha ata vete, prandaj i meshojne teorise enveriste per:

    AUTOKRITIKA SHOQERORE

    Keshtu kaloi hajnia ne Rrugen e Kombit, keshtu kaloi masakra e Gerdecit, keshtu kaloi Bashkim Ulaj&Lukuni, keshtu kaloi raporti i OSBE-se per 200 milione dollaret e Edii Rames, keshtu po kalojne te gjitha aferat e tjera mafioze qe nga inceneratoret e Rilindjes e deri tek Toyota e Taulant Balles plot e perplot me miliona euro, te gjitha aferat kalojne me:

    AUTOKRITIKE SHOQERORE

    shoqeruar:

    Me spjegime:

    QENTE QE VOTOJNE LE TE LEHIN, KARVANI ME LEA TE ECE PERPARA

    njashtu:

    Si ne Kohen e Qepes te Enverit.

    Reply to this comment
  13. intelektuali September 12, 15:45

    Enveristi Viktor Malaj:

    PO KU I MESUAN KETA FIRAUNE KETO FINTE ENVERISTE PER T’I SHPETUAR DREJTESISE QE TREGON TI NE KETE DACIBAO TE RADHES PER “ARMIQTE E KLLASES”?

    sepse:

    Ti shkruan:

    “…Kur e lexova lajmin m’u kujtua një zotëri me mjekër i cili në kohën e qeverisjes berishiane mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatim – Taksave dhe pohoi me krenari dhe fodullëk në TV se ” Ne i përmbahemi parimit demokratik të deklarimit vullnetar të fitimeve….”

    dhe:

    Kjo mua me kujton Kohen e Qepes te Partise se Punes kur Enveri i tha Mehmetit te bente nje “autokritike shoqerore” per te lare rezilin e Partise dhe te LANC-it kriminal ne syte e Botes, kur mesoi se kishte vrare dhe masakruar duke u prere koqet katunareve lushnjareve te ngrate vetem sepse nuk deshen te hynin ne ceten e cubave te tij prej Mallakastre,

    prandaj:

    Qe te dalim ne teme ne gjithe Boten dhe me shume se te gjithe ne SHBA ku jeton edhe intelektuali, individi eshte ai qe deklaron detyrimet e tij dhe gjithshka tjeter ne shtet duke firmosur formularin perkates dhe nese personi kapet se genjesh apo mashtron, atehere KUKU NONE! shteti t’i pret koqet njashtu sic ja preu Mehmeti katunareve te Lushnjes, por pa asnje kritike enveriste shoqerore dhe Drejtesia te ras ne cast ne burg per nje kohe te gjate qe te mos guxosh ta besh here tjeter kurre, prandaj Demokracia eshte ndertuar mbi friken qe duhet te kete shkelesi i ligjit dhe nuk eshte shllafari tra-la-la sic mendon debili i Saliut qe permend ti.

    KETU NDAHET “DEMOKRACIA” ENVERISTE SHQYPTARE NGA DEMOKRACIA E BOTES.

    sepse:

    Qe nga Sali Varkari i Enverit e deri tek Edvin Kaqoli i Enverit te gjithe Bosat e shtetit deri tani e shikojne ndeshkimin nga Drejtesia te hajduteve te fondeve publike si nje BUMERANG qe heret a vone do te godase edha ata vete, prandaj i meshojne teorise enveriste per:

    AUTOKRITIKA SHOQERORE

    Keshtu kaloi hajnia ne Rrugen e Kombit, keshtu kaloi masakra e Gerdecit, keshtu kaloi Bashkim Ulaj&Lukuni, keshtu kaloi raporti i OSBE-se per 200 milione dollaret e Edii Rames, keshtu po kalojne te gjitha aferat e tjera mafioze qe nga inceneratoret e Rilindjes e deri tek Toyota e Taulant Balles plot e perplot me miliona euro, te gjitha aferat kalojne me:

    AUTOKRITIKE SHOQERORE

    shoqeruar:

    Me spjegime:

    QENTE QE VOTOJNE LE TE LEHIN, KARVANI ME LEA TE ECE PERPARA

    njashtu:

    Si ne Kohen e Qepes te Enverit.

    Reply to this comment
  14. Lili September 12, 15:57

    Jo jo , ne jemi buburecat qe shkelen e shtypen …

    Reply to this comment
  15. A September 12, 16:06

    Kali i bardhe
    Me fal…nuk e bej me

    Reply to this comment
  16. ETHEM September 12, 17:31

    Analize e shkelqyere si gjithmon.Dhe D I T A ..Ka gazetar te shume te shkelqyere.
    -Por duhet uluritur forte sepse VIPAT,ZOTAT nuk denohen..kjo eshte çeshtja:
    1-Sepse drejtesia tek ne eshte kapur per fyti nga huligani i PD SB qe ne vitin 1992 me kursin e plepave.Dhe ndaj ky njeri qendron ne politike per 30 vjet.Ai si puna e prozhektorit vezhgon per 24×24 ore gjithe mjedisin Shqipetar dhe nd/kombrtar dhe jep direktiva te panderprera per arrestime,vjedhhe,vrasje,goditje me dinamit te objejteve me pagese,saim dosje BABALESH me qellim fundoshen e kundershtarit per te marre pushtetin me te gjitha format e mjetet.
    2,-Deklarimi i I.Metes se ne 8 qershor do digjej Kuvendi i Shqipetise duhet te jete 100 % i vertet.Po kush do e digjte ? Une..!? Dihet tashme se kush e ka djegur vendin ne 30 vite.Por komisioni hetimor i maxhorances me shume se qesharak nuk e urdheroi qe ta sillte nenjihere ate informacion ne komision.Kete nuk e kerkoi as kuvendi,as Kryeministri,askryeprekurorja kukull as..as..! Ky eshte skandal i shekullit 21.Kjo do te thot se I.Meta talli prapanicen me komisionin,Kuvendin,Kryeministrin dhe popullin.Pse..? Se nuk ka drejtesi.Dhe drejtesia qe duam tek ne nuk ka per tu bere kurre,pasi nuk ka ngelur gjykates e prekuror pa u SKOPITUR nga S.Berisha.Asnje prej tyre nuk guxon te arrestoi persona te lidhur me PD ne 30 vite.Ato qe do arrestohen do jene nga krahu majte,pasi Rama e ka bdar mendjen..Ai do i leshoi nje-nga-nje te gjithe te akuzuarit prej Berisishisteve per te shpetuare veten e tij.
    3-Dhe sa i petket SPAK+BKH qe thuhet se do te jete shpresa e Shqiptareve per arrestimin e peshqeve te medhenje..eshte nje enderr e keqe.Sepse kto institucione jane per hetim e jo denim.Ato dosjet hetimore do i dergojne ne gjykate.Dhe gjykata do i shumzoi me “0” derisa te jete gjalle dhe ne politike S.Berisha.Dhe kjo do te zgjasi mbi 30 vjet te tjera kur shumica e njerzeve te sotem do te ngelen me syt larte ne qiell te drobitur e raskapitur pa asnje shptese.
    4-Dhe ketu ka pergjegjesi dhe faktori nd/kombetar qe shume problemeve nuk u thot emrin e vertet.P.SH:
    A-Kush vrau ne 21 janar…Saliu apo Rama..!?
    V-Kush e shkaktoi Gerdecin,96,97,98 dhe pse e mbrojten S.Berishen per hir te stabilitetit..!?
    -Ka plot probleme te tjera qe po çudisin nje popull te tere i cili po flet me vrte,pasi eshte i rrethuare nga politikan medioker e nje drejtesi e degjeneruare totalisht,ku edhe ONM po merret me kreret kryesor te drejtesise,ndesa ne baze po behet kerdia ne korrupsion.

    Reply to this comment
  17. Respekt nga një katundar për të nerumin Intelektual September 12, 17:58

    I nerum intelektual që nuk harron asnjëherë të fusësh në çdo koment qepën e Enverit dhe koqet e lushnjarëve prer nga Mehmet Shehu, jam kureshtar të di, po të ishje ti drejtues i këtij vëndi, si do ta rregulloje këtë shtet të krimbur nga mola e kusarisë, se zoti Viktor nuk na tregon asnjë zgidhje. Ne katundarët dru me pre presim zgjidhje me vlerë nga ju intelektualët e nerum dhe të mënçur! Del nga ty që fajin për këtë gjëndje e ka qepa e Enverit, koqet e prera nga Mehmeti, e ka Stalini dhe shoku Mao që vranë nga 300 dhe 400 miljon ë rusë dhe kinezë, në përgjithësi fajtor janë komunistët me Enverin që për mua s’ kanë qënë kurrë komunistë. Intelektual, me që ke mar përsipër të jeshë i tillë, pa muhabet qepësh, trego një zgjidhje për udhëkryqin pa dalje që na kanë çuar si popull politikanët aktual kriminelë, kusarë dhe armiq të betuar të vëndit.

    Reply to this comment
  18. intelektuali September 12, 20:37

    Ja ta thote intelektuali ne cast o Respekti Katunar,

    por:

    Me pare te veme rregull ne replika qe te mos flasim badiava:

    Stalini ka vrare ne Kohe Paqe pa patur asnje Lufte jo 300 mije ruse dhe ukrainas te pafajshem me reformat e tij per te arritur dhe kaluar Imperializmin dhe Kapitalizmin, por mbi 30 milione qe e rendit ate ne vendin e tyre te vrastareve me te medhnj te historise boterore, pas Mao Ce Dunit te Kines Komuniste, sa per dijeni per fanatiket katunare shqyptare dru me pre te LANC-it Hitleri vrau ne kohe Lufte afro 6 milione vete.

    DERI KETU OK!

    Qe te dalim ne pyetjen tende qe shpesh del ne debatet antagoniste midis fanatikeve te bolshevizmes komuniste dhe ithtareve te pragmatizmes kapitaliste:

    SI TA GJEJME “XHEBRAILIN” E PARAJSES QE TE QEVERISE SHQYPNINE?

    Pas Skenderbeut ne fillim menduan se “Xhebraili” qe vinte nga Parajsa ishte Ahmet Zogu dhe ai me te vertet beri shume gjera te mira, pershembell hodhi themelet e Shtetit Oksidental shume prej tyre kane mbetur deri me sot, por erdhi Ducja me ushtri dhe Zogu iku dhe s’u kthye me, sepse shqyptaret zgjodhen Enverin si “Xhebrail” te ri, por shume shpejt e pane se kishin zgjedhur “Djallin” vete qe kishte ardhur nga Xhehenemi
    i Ferrit me te Zi dhe ja beri nonat per 50 vjet me radhe dhe detyroi t’i thonin Babe kur punonin si skllever me pune te detyruar ne Ciflikun e tij qe e kishte rrethuar si nje Kamp perqendrimit anembane me tela me gjemba ku as zogu nuk mund te kalonte, njashtu si nje Auschwitz i Hitlerit qe e ndertoi ne Poloni kur e pushtoi duke e ndare me Stalinin si “byreku ne tepsi”. Iku “Djalli” Enver pasi kishte vrare dhe masakruar te gjithe kasapet e tij me liber shpie, erdhi Nexhmija Fashistja me Ramiz Krushkun, por ra Muri i Berlinit dhe erdhi Sali Berisha qe te gjithe e quajten si “Xhebraili” i ri i Demokracise, por qe doli se nuk e kishte harruar zanatin e “Varkarit” te Enverit dhe e i vuri zjarrin Vatanit me Piramidat e tij Financiare, Cfare te flasesh per Toz Nano pijanecin dhe bixhozxhiun qe i kishte sherbyer tere jeten Nexhmijes me nje perkushtim te papare? Po per Like Floririn qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure si vidhte ryshfetin me tefter ne dore? Prandaj edhe shqyptaret te yshtur nga Mustafa Nano pranuan te zgjedhin Edi Ramen si te Keqen me te vogel, por qe doli “Djalli” i radhes ne vend te “Xhebrailit” te enderruar ka shume dhe sipas te gjitha gjasave po kthen Kohen e Qepes te Enverit me nje shpejtesi te madhe te pelqen ty apo jo.

    SI TA GJEJE DHE TREGOJE INTELEKTUALI “XHEBRAILIN” E PARAJSES QE DUHET TE ZGJEDHIN SHQYPTARET NE KRYE TE SHTETIT KUR DINE TE ZGJEDHIN VETEM “DJAJ” QE VIJNE NGA XHEHENEMI?

    Reply to this comment
  19. Adih September 12, 21:53

    Intelektuaali @….

    Kete koment nuk e kam per ju ,por per kete katunarin siper jush .
    Nje komshiu i im ,ne kohe te diktatures ,ish drejtor drejtorie , qe mbulonte sigurimin e jashtem ne kohe te qepes te Edverit..Kur erdhi “dhemokracia ” e kapen ne rrugice tre komshite tane te lagjes ,ne ate kohe maturante dhe i thane ketij drejt te min brendeshme ,ne do te varim ty o fuks i sigurimit te parin tek shylla e telefonit .Ujku plak ,ish drejtor i zbulimit te jashtem , i perplasi koke me koke keta tre djem maturante dhe i tha :
    Degjoni ketu more djema ,ju njoftet baca Enverin ,por mos haroni ,dhe do me kujtoni dhe do me ipni te drejte me kalimin e kohes .Ju do njifni e me keqeardhje do i provoni me kalimin e kohes politikanet e rinj , qe do vijne me vone qe patjeter do jene djemte e Enverit dhe te Ramizit ,dhe kini per te pare cfare kelysha kurve do jene .Shpirtin do ja u marin ,e zemren kane me ja u ngrene . Kaloi kohe dhe keta tre djemte , qe jane rritur sot dhe kane mbaruar dhe universitetin e kane ish drejtorin e drejtorise te zbulimit te jashtem mikun me te madh .prandaj o katundar jepi te drejte Intelektualit , ne qofte se me kupton..??!!?

    Reply to this comment
    • intelektuali September 13, 08:23

      Adih Miku,

      Edhe sigurimsat e Enverit kane te drejten e tyre per debat publik ne kete forum te nerum te gazetes DITA, intelektuali ka intervistuar shume prej tyre kur kerkonin azil si te “perndjekur politike” ne Kanada, madje disa prej tyre i ka ndihmuar me aq sa kishte mundesi,

      por:

      Me jep mundesine te mos jem dakord me ty kur thua:

      “…Kaloi kohe dhe keta tre djemte , qe jane rritur sot dhe kane mbaruar dhe universitetin e kane ish drejtorin e drejtorise te zbulimit te jashtem mikun me te madh…”

      sepse:

      Nuk dua te komentoj se cfare Universiteti kane mbaruar femijet e Enverit apo te Ramizit me sojet e sorrollopet e Bllokut Komunist nga pas, ngaqe koha e tregoi se ishin totalisht te paafte te gjenin nje pune te nderuar ne kushtet e Tregut te Lire Kapitalist, te gjithe keto vemje te Diktatures jane duke ngrene “zahirete” qe u kane lene prinderit e tyre sadiste dhe gjakatare per “dite te zeza” dhe treguan ashiqare qe nuk orientohen dot ne asnje menyre ne biznesin privat, mjafton te permendim ketu nipin e dashur te Enverit, Ermalin e Iliririt dhe mbeses se Ramizit qe Taulant Balla e kishte emeruar si administrator te laboratorit te tij te kokaines ne Librazhd dhe qe Edi Rama e shpetoi nga Drejtesia me finte enveriste, prandaj per cfare te flasesh per keta femije te perkedhelur te diktatures qe ne Demokraci nuk dine se nga “lidhet gomari”, keta jane vetem konsumatore dhe dine vetem te hane buken qe u kane lene prinderit e tyre dhe nuk i japin shoqerise kurgje.

      PO KUSH JANE ATA QE E DREJTOJNE SOT SHQYPNINE NJESOJ SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT?

      Ketu hapet debati dhe emerat i kemi publike: Keta nuk jane femijet e paafte te perkedhelur te Enverit dhe Ramizit, te Mehmetit apo te Manush Myftiut me soje e sorrollopet e Bllokut nga pas me diplloma Universiteti si diplloma e dallkaukut te Rilindjes, Pandeli Majko, por nje brez i ri karrieristesh te pacipe, pa piken e moralit, te gadshem per cdo gje drejt karrieres dhe pasurimit personal duke vjedhur fondet publike, qe nipi i Spiro Kolekes, Edi Rama i hypi ne majat me te larta te shtetit dhe pushtetit. Keta te rinj qe nuk e kane haberin se kush ishte Enveri dhe regjimi i tij satanik dhe nuk i plas fare per Komunizmin, i lane Universitetet e tyre ne SHBA dhe Bote dhe u kthyen sapo Edvin Kaqoli pa shkolle dhe pa dipllome hodhi kushtrimin per ndihme kur e zgjodhen nje meleon katunare dru me pre si katunari yne, te cilit ti i ben thirjje per kthjellim dhe ja ku i kemi para sysh: vampiret Elisa Spiropali me Erion Veliajn, dallkauku Genti Cakaj apo Ministrja Shahini qe tregoi inteligjence zero ne emisionin “Zone e Lire” te Klanit,

      ASNJE NGA BREZI I RI QE DREJTON SOT SHQYPNINE NUK MUND TE TREGOJE NJE DIPLLOME PRESTIGJOZE,

      njashtu:

      Si debili dinak Enver Hoxha. Ketu ben pjese edhe dallkauku i Saliut dhe “alibia” e Edvinit, Lulzim Basha qe e reklamojne si nje intelektual me shkolle perendimore, por qe nuk esht ne gjendje te tregoje hapur dipllomen e tij dhe mundohet si gjithe te tjeret te mashtroje me finte enveriste. Qe te kthemi ne teme:

      KE TE ZGJEDHIM PER BOSIN QE TE DREJTOJE SHTETIN ATEHERE?

      Nje pyetje qe ben edhe Respekti katunar me te drejte pavaresisht nga biografia e tij, por te fillojme dhe te themi se BOSI qe duhet te drejtoje shtetin duhet te jete intelektual i paster si “Ujet e Bjeshkeve”, te jete i ndershem si “Jezu Krishti” shqyptaret do te na perqeshnin ha-ha-ha! dhe do te na pergjigjeshin: “Ik dhe bej shurren se ku ta gjejme kete fakir “xhebrail” qe ekziston vetem ne bibel apo kuran?”

      prandaj:

      Une e shikoj si nje mision te veshtire, por do te desha shume qe BOSI i ri i Shqypnise pervec dipllomes prestigjoze perendimore, me shume do te preferoja te kete nje dipllome nga nje Univesritet prestigjoz ne SHBA, pervec ketij kushti te detyrueshem dhe explicit per Kryeministrin, ai duhet edhe:

      TE MOS TA KETE HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN

      dhe:

      Te mos dale nudo ne foto rezili si asnje Kryeminister tjeter intelektual ne Bote.

      KY ESHTE MENDIMI I INTELEKTUALIT

      Reply to this comment
  20. Respekt nga një katundar për të nerumin Intelektual September 13, 08:30

    Nuk jam kondra, ai sistem iku dhe kurr mos u ktheftë, ata që po na sundujnë ekonomikisht dhe politikisht janë pseudo komunistët e dhelprës Ramiz Alia që u shëndrruan në biznesmenët që po rjepin një popull të tërë, dhe në kryetarë partishë që në mënyrë të alternuar marin në dor qeveri vjedhjen e vëndit. Rezultati më tragjik që në kohën e dhelprës Ramiz deri te i marrosuri Alibaba me poture me ushkur i Ripjelljes socialiste, Edi Rama, është çpopullimi masiv i frikshëm i trojeve tona. As pushtuesit më barbarë nuk i kanë bërë këtë që i kanë bërë vëndit tonë pesë veta, Ramiz Alia, Sali Berisha,Fatos Nanua, Ilir Meta dhe tradhëtari në qeveri vjedhjen aktuale dhe më i rrezikshmi, Edi Rama.
    Kombit i duhen intelektualë me integritet, të ditur , trima, patriotë, popull dhe atdhe dashës dhe jo intelektual që lakojnë ç’ ka ndodhur në kohën e qepës së Enverit dhe në Kinën e kryetarit Mao, intelektual që të japin zgjidhje të mënçura që edhe unë katundari dru me pre ti ndjek. Por intelektual të tillë që me kurajo të mblidhen të rrahin mendimet dhe një thirrje të gjithë popullit të bëjnë për të ndryshur gjëndjen, intelektulë të tillë nuk ka më Shqipëria , për fat të keq. Dhe ne bëjmë muhabete koti pa berqet në këtë faqe që së shpejti ,me ligin e ri , i marri Edi Rama do ta mbyll.

    Reply to this comment
    • intelektuali September 13, 10:34

      OK! Jemi ne nje linje,

      prandaj:

      intelektuali hodhi mendimin e tij personal ne kete forum te nerum te gazetes DITA:

      qe:

      BOSI i Ri i Shqypnise me dipllome perendimore ta kete:

      TRUNIN DHE JO HALLATIN
      SA BELNDI FEVZIU SHTATIN

      por:

      Kjo varet nga katunaret dru me pre qe hedhin votat ne kuti symbyllur dhe pastaj ikin nga syte kembet per te shpetuar koken ne azil si emigrante kokpalare,

      prandaj o Respekti katunar:

      QYSH TA ZGJIDHE INTELEKTUALI KETE LEMSH ME PLOT NYJE?

      qe:

      Ka mbetur qe nga Koha e Qepes e Enverit me “Votimet me gogla të vitit 1945” me daulle me harre dhe ngazellim mbarepopullor qe ne 5 te sabahut e deri me sot, per fat te keq te Shqypnise dhe shqyptareve qe Enveri i beri si:

      NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU

      dhe:

      Ky eshte realiteti, te pelqen apo nuk te pelqen.

      Reply to this comment
  21. Rita September 14, 12:14

    Per here te pare i nderuari z. Intelektual nuk pajtohem me ju me thenien tuaj te mesiperme se ,,” dhe sigurimsat e Enverit kane te drejte te marrin pjese ne debat publik ,,,,,” Per mua JO ! Te beje debat e konflikt mendimesh nje kriminel qe sot justifikohet se i sherbeva nje sistemi dhe kur ky sistem del ne baze te ligjit e kushtetutes qe ai vete mbarte se ishte DIKATURE e eger e quaj absurde kur nuk degjojme perpara se ai te marre pjese ne debat e shkembim mendimesh fjalen FALJE . Dhe kjo vetem per viktimat e zhdukur ne burgje e internime per eshtrat e pagjetura dhe nuk perfshij fshatarsine e xhveshur e te varfer e as popullin e ushqyer me tollona . Per ata viktima qe ky sigurims e hetues i kohes se diktatures ka cuar ne burgje e vrasje te shqiptarit ,vellait te tij . Kurre nuk do te beja debat me njerez te tille mekatare nese nuk kerkojne falje publike . Beni debat me siper se si duhet te jete udheheqesi yne apo kuvendi yne i metejshem . Nuk e dij a do me kuptoni drejt e te me ndjeni ne se e teproj me konsideraten por njerez te intelektit tuaj ,horizontit e idealeve tuaja i mungojne per momentin Shqiperise ! Qe d.m.th. njerez si ju i duhen kuvendit e kryesise se shtetit . Por mjerisht pas ardhesit ,nostalgjiket e pinjollet enveriste kane nje program te hartuar me 1989–1990 nga dyshja Ramiz-Nexhmije qe Shqiperia te vidhet ,shkatarrohet, degjenerohet,digjet e mjerohet me vite e dekada derisa epoka e djallit enferr te marre nje vend nderimi ose nje note pozitive me thane me mire . Dhe pak po shohim e degjojme lajthitje e mashtrime nga gazetare ,analiste apo akademike ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*