Mos i dëmtoni tekstet, do t’ju duhet t’i paguani

September 4, 2018 21:59

Mos i dëmtoni tekstet, do t’ju duhet t’i paguani

Nisi shpërndarja e librave falas në gjithë shkollat. Prindërit e nxënësve nga klasa e parë në të katërtën, kanë mundësi t’i marrin tekstet pranë institucioneve ku kanë regjistruar fëmijët, ndërsa pjesa tjetër do t’i blejnë ato në pikat e përcaktuara pranë shkollave. Sipas Rozalba Merdanit Përgjegjëse pranë MASR librat që do të jepen falas, do të rikthehen pas mbarimit të vitit shkollor të padëmtuar, në të kundërt prindi do t’i paguajë.

Mësuesit janë ata që do të kenë nën monitorim të vazhdueshëm nxënësit gjatë punimit me tekstet dhe në fund do të vendosin nëse është i ripërdorshëm apo jo.

“Prindi merr një set tekstesh dhe firmos që i mori në dorëzim ato dhe pastaj këto tekste janë në përdorim falas nga nxënësi, pastaj në përfundim të vitit shkollor ato do të kthehen përsëri me një akt të tillë që nënshkruhet midis mësuesit dhe prindit”.

Ndërkohë, nxënësit duhet të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të librave. Nuk duhet t’i dëmtojnë, ndërsa për shënimet duhet të përdorin lapsin.

“Ato do të kenë edhe fletoret e punës, të cilat janë pjesë e setit që tërheqin nxënësit dhe fletorja e punës është personale, mbi atë ata mund të punojnë pasi është e tyre dhe nuk e kthejnë. Kurse teksti është ai që duhet të kthehet në fund të vitit dhe ai duhet të mirëmbahet. Për tekstet e matematikës, ku është e nevojshme që të bëhen shënime, ato do të bëhen me laps. Do të bëhen të tilla që mund të fshihen dhe të mos e dëmtojnë tekstin. Gjithmonë do te ruhet teksti nga grisjet dhe njollosjet dhe do të kenë parasysh që këtë tekst do ta përdorë një pasardhës. Nëse fëmija e dëmton, prindi do të ngarkohet me vlerën monetare”.

o.j/dita

September 4, 2018 21:59
Komento

6 Komente

  1. Artemisa September 4, 22:15

    Jepu dhe buke falas por po me te njejtin kusht qe t’a kthejne te pademtuar.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic September 5, 01:45

    Libri eshte me vlere. Nuk eshte si buka qe hahet dhe dhe nuk kthehet me. Libri eshte fara qe mbillet ore e qaste.!
    Ndaj falas jepen dhe falas dorzohen pore ato te mo demtohen se hyjne ne pune perseri.
    Kure gjart behen mire mos u mundohuni per ti injoruar p;ore te inkurajojem per me teje.!

    Reply to this comment
    • Arben September 5, 09:43

      E paske marrenl thelle plumbin Vella.

      Sa femije ke rritur, ka shance qe femija te mos beje qofte

      nje vizatim te vogel neper libra??!!!. Te jete qe merr ndonje

      rroge hajde se te kuptoj, nuk te jap te drejte. Te jete se I

      beson keto qe thua, shko vizitohu te ndonje doktorr per

      trute e kokes.

      Reply to this comment
  3. Arben September 5, 05:33

    Hahahhahhhhhah

    Reply to this comment
  4. info analitike September 5, 12:29

    Mosi i demtoni tekstet! Vetem Biblioteka Kombetare ne bashkepunim me Bashkine e lali Dhjerit dhe Fushen kane te drejte ti bejne ato uje e ti ndejne korridoreve ose ti ndezin zjarr.

    Reply to this comment
  5. Il e bashkuar September 5, 14:44

    Shume mire. Ka plot arsye te tilla ne France. Ska me A-Mer-Ik. Te mesojne njerzit te respektojne cdo gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*