MOS I PROVOKONI! Lajm i bujshëm: Ata që kanë 30 vjet që provokojnë ëngjëjt dhe pëllumbat e demokracisë do struken dhe zhduken… brenda muajit të gunës!

August 5, 2020 22:53

MOS I PROVOKONI! Lajm i bujshëm: Ata që kanë 30 vjet që provokojnë ëngjëjt dhe pëllumbat e demokracisë do struken dhe zhduken… brenda muajit të gunës!

Nga Viktor Malaj

 

“Opozita nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik. Është e qartë që ka synime për ta provokuar opozitën… Për fat të keq opozita ka rënë pre si djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore…” – Ilir Meta

Kur lexova fjalët e mësipërme të Presidentit të Republikës u ndjeva i lehtësuar që, më në fund, doli dikush t’i dalë zot opozitës politike shqiptare e cila ka 30 vjet që provokohet pa ndërprerje. Ka qenë dhe mbetet mëkat i madh që gjithfarë bandash pengmarrëse dhe armiq të popullit, siç i ka përcaktuar Presidenti, të provokojnë kaq hapur engjëjt dhe pëllumbat e demokracisë shqiptare, duke i detyruar ata, herë pas here, të dalin nga rruga hyjnore që na patën premtuar dhe të bëjnë veprime e sjellje që s’janë në natyrën, moralin dhe formimin e tyre.

Meqë historia e provokimeve është e gjatë, më duhet t’i sjell në kujtesë disa prej tyre për të kuptuar më qartë hallin e opozitës shqiptare dhe drejtësinë e pohimeve presidenciale.

Këto provokime kanë filluar herët, qysh në dhjetorin e vitit të largët 1990 kur diktatori i atëhershëm komunist Ramiz Alia, sapo mori vesh se disa studentë kishin dalë në protesta për të kërkuar kushte më të mira ekonomike dhe liberalizim të jetës shoqërore, si dhe rinovim të udhëheqjes shtetërore të asaj kohe, thirri në zyrat e larta të shtetit diktatorial disa individë të cilët regjimi i tij i kishte degdisur duke i internuar nëpër zyrat e Komitetit Qendror të Partisë sunduese, në instancat më të larta të organizatave të Rinisë e Frontit apo nëpër Institute të Studimeve Marksiste-Leniniste, dhe i porositi të shkonin e të merreshin vesh me studentët e zemëruar derisa të shkonte t’i takonte ai vetë.

Nuk ka dyshim se ky ishte një akt provokues i cili vazhdoi më tutje kur diktatori Alia shkoi të takojë përfaqsuesit e studentëve të cilët shkuan aq larg sa i kërkuan krijimin e një Lidhjeje të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj. Për t’i provokuar, ashtu siç kishte bërë në muajin gusht të atij viti në takimin me intelektualët e Tiranës, ai i këshilloi ata që “Për të mirën e atdheut do të ishte më mirë të krijoni një parti politike”. Duke qenë naivë, studentët dhe intelektualët e padjallëzuar vepruan ashtu siç i porositi diktatori dhe ky i fundit pas tri ditësh ua miratoi ligjërisht krijimin e partisë politike opozitare me emrin PDSH.

Duke e kuptuar këtë provokim të regjimit drejtuesit e rinj politikë u zemëruan dhe organizuan protesta të dhunshme në qytetet kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Shkoder, Durrës, Elbasan, Kavajë etj. dhe dogjën e rrënuan ndërtesat kryesore në qendër të qyteteve. Kurrë s’do t’i kishin kryer këto akte po të mos ishin vënë përballë provokimeve të lartpërmendura.

Sikur të mos mjaftonin këto, sapo politikanët e rinj që dëshironin vetëm të mirën e Shqipërisë dhe aspak pushtet e privilegje, iu ankuan diktatorit se koha deri në zgjedhjet politike ishte e pamjaftueshme për ta për të konkurruar në garën elektorale, ky ua plotësoi kërkesën duke e shtyrë datën e zgjedhjeve me dy muaj të tjerë.

Megjithëse zgjedhjet e para pluraliste u zhvilluan rregullisht dhe u konsideruan si demokratike nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë, diktatori Alia, meqë partia e tij i fitoi zgjedhjet e përgjithëshme, vendosi që zgjedhjet e radhës të mos bëheshin pas katër vitesh por pas një viti, në mënyrë që t’i fuste në kurth kundërshtarët e vet të dëlirë, të brishtë dhe paqësorë.

Provokimet vazhduan edhe pasi Elita Demokratike erdhi në pushtet në vitin 1992. Për t’i dalë përpara çdo provokimi, pushteti i ri demokratik, antikomunist dhe antidiktatorial vendosi t’i heqë nga puna me lista kolektive të gjithë kundërshtarët e vet politikë apo votuesit e tyre sipas nenit demokratik 24/1 të miratuar si shtesë ndaj legjislacionit ekzistues komunist. Pastaj dilte si detyrë shumë e ngutshme burgosja e kryetarit të opozitës komuniste sepse përndryshe shkeleshin parimet demokratike. Edhe grevat e urisë së ish-të burgosurve politikë, ashtu si edhe ato të ish-pronarëve s’ishin gjë tjetër veçse provokime ndaj pushtetit demokratik të sapovendosur.

Provokimi arriti shumë lart kur kundërshtarët politikë të “dhjetoristëve” e mashtruan shumicën e popullit shqiptar duke e detyruar të votonte në referendum kundër Projekt-Kushtetutës demokratike.

Opozitarët e sotëm dhe pushtetarët e atëhershëm u provokuan pa mëshirë në maj të vitit 1996 nga kundërshtarët e tyre politikë që sot janë në pushtet. Duke pasur mendësi komuniste këta vendosën të marrin pjesë në zgjedhjet politike të radhës pasi besonin se pushteti mund të merrej pas katër vjetësh dhe, madje, nëpërmjet votimeve. Kur e panë që qeveria demokratike, për të mirën e popullit dhe të vendit, po i mbushte kutitë e votimit me fletë votimi të rreme, ata u larguan nga qendrat e votimit dhe nuk e pranuan rezultatin i cili tregonte qartë që pushteti kishte fituar bindshëm, madje edhe 120% në disa zona elektorale.

Kaq provokatorë ishin komunistët saqë arritën të bindin edhe vëzhguesit ndërkombëtarë se zgjedhjet ishin dhunuar masivisht.

Disa muaj më vonë plasi skandali i firmave piramidale të cilat ishin krijuar në fshehtësi nga eksponentë të opozitës komuniste me qëllim rrëzimin e pushtetit demokratik. Kaq i madh kishte qenë mashtrimi dhe provokimi i komunistëve saqë Presidenti demokratikas kishte deklaruar më herët se ato firma qarkullonin vetëm paratë e pastra të shqiptarëve. Situata u keqësua aq shumë saqë pushteti demokratik, për shkak të provokimeve u detyrua të hapte depot e ushtrisë dhe t’ua jepte armët gangsterëve, të mobilizonte trima paraushtarakë nga veriu dhe t’i dërgonte kundër jugut provokator dhe, madje, edhe të urdhëronte përdorimin e Lëndëve Helmuese Luftarake, të artilerisë dhe aviacionit për të trembur popullsinë provokatore civile.

Në vitin 1997 provokatorët erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të parakohëshme por një vit më vonë, pas vrasjes provokative për motive të dobëta të udhëheqësit dymujor të Partisë Demokratike, të ndjerit Azem Hajdari, opozita e sotme u detyrua të rrëmbente armët, mortajat, flakhedhësit dhe tanket, të sulmonte institucionet qendrore shtetërore dhe të deklaronte në RTSH se “E morëm pushtetin”.

Mirëpo, pasi provokatorët komunistë e bindën Perëndimin se ky ishte një akt antikushtetues, SHBA dhe BE i urdhëruan pushtetmarrësit demokratë të ikin nga zyrat e zaptuara. Çfarë mëkati dhe padrejtësie historike!
Do të vinte koha që provokatorët do t’i paguanin padrejtësitë e tyre. Vetë Zoti çoi dorën e tij dhe pushteti i provokatorëve u përça pasi ish-studenti i dhjetorit Ilir Meta e kuptoi hilenë dhe vendosi të krijojë një parti personale duke i shkëputur partisë komuniste pjesën më të kulturuar dhe më të ndershme të saj. Kështu që në vitin 2005 pushteti u kthye në duart e atyre që e meritonin.

Nën provokimin e komunistëve këta dijetarë dhe dinjitarë politikë bënë disa gabime të vogla si tragjedinë e Gërdecit, korrupsionin qindra milion euro në ndërtimin e rrugëve, nënshkrimin e një marrëveshjeje antikushtetuese me Greqinë për ndarjen e detit, lejimin e Kartelit të Drogës në Lazarat dhe, madje, edhe falsifikimin e votimeve të vitit 2009. Në saje të përvojës së fituar, pushteti demokratikas nuk e hëngri provokimin e opozitës komuniste që u fut në grevë urie me kërkesën që të hapeshin kutitë e votimeve për të verifikuar vërtetësinë e rezultatit. Ai mori vendim që i gjithë dokumentacioni të mbyllej në arkiv dhe të mos hapej pa kaluar 25 vjet.

Gjatë mandatit të dytë radhas ndodhën edhe disa provokime që çuan në kapjen e Zv.Kryeministrit me zë e figurë duke planifikuar përvetësimin e parave të buxhetit të shtetit dhe, sidomos, vrasja e ligjshme e katër protestuesve paqësorë dhe provokatorë të opozitës. Këto ndikuan fort që populli të mashtrohej dhe t’iua kalonte pushtetin provokatorëve komunistë.

Këta të fundit sapo u rikthyen në pushtet në vitin 2013 nisën me provokime duke i premtuar SHBA-së demontimin e armëve kimike të Sirisë dhe, sidomos, kur përgatitën dhe shtruan për diskutim e votim në Parlament një projekt ligjor për reformimin e Drejtësisë. Për çudi, provokimin e hëngrën edhe fuqitë perëndimore të cilat e përkrahën dhe madje e shpallën si projekt të tyre. Ky provokim që synonte heqjen e njerëzve të korruptuar nga Sistemi i Drejtësisë e detyroi opozitën e atëhershme dhe të sotme që, jo vetëm ta vonojë e pengojë atë reformë antidemokratike por edhe të futet në Çadrën e Lirisë në mes të bulevardit duke vënë si kusht dorëheqjen e Kryeminsitrit.

Mirëpo, provokatorët nuk u tërhoqën. Ata ia dolën që, nëpërmjet provokimeve, të pranonin një marrëveshje me opozitën demokratike duke i dhënë asaj pak muaj para zgjedhjeve të gjitha postet qeveritare e nënqeveritare që ajo besonte se kontrollojnë dhe ndalojnë falsifikimet e zgjedhjeve. Edhe këtu fituan përsëri provokatorët, megjithëse udhëheqësi politik, shpirtëror dhe moral i opozitës, Sali Berisha, e konsideroi marrëveshjen si “të shkëlqyer”.

Drejtuesi i korruptuar komunist i pushtetit, Edi Rama e mashtroi mexhlisin dhe provokoi opozitën duke i kërkuar popullit shqiptar t’ia linin timonin e qeverisjes vetëm atij dhe po kështu edhe tepsinë e pushtetit. Populli u gënjye por edhe opozita që ishte mësuar me pushtet sa andej-këtej u provokua sepse, siç thotë populli, “më keq i mësuari se i dëshiruari”.

Këto lloj provokimesh të pafundme e detyruan opozitën të sulmojë godinat qeveritare dhe parlamentare me zjarr e molotov dhe, ashtu si në shtator 1998, të sillte edhe disa demokratikas nga Kosova sepse ishin të sprovuar në çështjet e dhunës, grabitjeve dhe djegieve. Pasi këto përpjekje shkuan për dhjamë qeni, nuk mbeti gjë tjetër veçse braktisja e Parlamentit dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore.

Madje, madje edhe vetë Presidenti i Republikës u provokua aq keq, saqë u detyrua ta marrë vetë situatën në dorë dhe e shpalli Parlamentin ilegjitim, të inkriminuar dhe kërcënoi se do e sulmonte me nja dy mijë trima, do të dekretonte rënien e Qeverisë sapo të gjente nja 20 burra patriotë që marrin përsipër qeverisjen e vendit. E anuloi datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe u vu vetë në krye të opozitës politike. Duke iu përmbajtur kërkesave kushtetuese për të qenë “simbol i unitetit kombëtar” Presidenti thirri në shesh në 2 mars 2020 të gjithë militantët e opozitës, i stigmatizoi të gjithë “armiqtë e popullit që lodhen kaq shumë duke folur në emër të tij” dhe premtoi se “Populli i 2 marsit është garancia më e mirë. Populli nuk ka ikur nga bulevardi”.

Presidenti e kishte të qartë se të gjithë ata që flasin në emër të popullit, përveç ” popullit të 2 marsit ” janë armiq të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kaq të shpeshta dhe të rënda kanë qenë provokimet ndaj opozitës saqë udhëheqësit e saj, të frikësuar nga pushteti komunist, u detyruan të largohen nga qendra e kryeqytetit, duke braktisur kate të tërë pallatesh që i posedonin, dhe të ndërtojnë apo blejnë vila në Rolling Hills, Lalëz e vende të tjera që nuk mund të tregohen për arsye sigurie fizike e jetike.

Provokimet e pushtetit kanë qenë të dukshme edhe në fushën e fjalës së lirë dhe lirisë së medias. Dy prej korifejve të fjalës së lirë, italianit Beketi dhe turkut Pasmaçiu ky pushtet iu sekuestroi pronat të cilat i kishin vënë me shumë mundime e sakrifica duke rrezikuar edhe jetët e tyre në fushën e narkotrafikut, vetëm e vetëm që populli shqiptar të kishte një dritare lirie nga ku mund të shihte e dëgjonte fjalën e lirë, të drejtë, të vërtetë dhe demokratike.

Në vend që të vepronte ashtu si pushteti demokratik i marsit 1997 që i vuri flakën redaksisë së gazetës komuniste ” Koha Jonë ” dhe rrahu e gjymtoi gazetarin e saj Zamir Dule, pushteti i sotëm antidemokratik iu sekuestron pasuritë deri në verifikimin e burimeve të tyre, me qëllim që t’iu mbyllë gojën. Prandaj kishte të drejtë dashnori i fjalës së lirë dhe zjarrvënësi i gazetës ” Koha Jonë ” e i gjithë Shqipërisë komuniste, z. Sali Berisha i cili i cilësoi policët e shtetit që zbatuan vendimin gjyqësor si ” gangsterë të narkopushtetarëve “. Rezistenca ndaj provokatorëve vazhdon dhe duhet të vazhdojë pa frikë.

Tani duket se provokatorët do të struken dhe zhduken sepse Presidenti i Republikës, duke folur në emër të të gjithë popullit shqiptar, tha se “Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike… Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund”, domethënë sipas Kanunit, me armë.

Ky është lajm i mirë, se provokimet do të marrin fund brenda muajit të gunës. “Gusht e Gunë”, thotë populli. Prandaj mos i provokoni se do e pësoni !

 

——-

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

August 5, 2020 22:53
Komento

30 Komente

  1. demo August 5, 23:12

    Sali Berishen nuk e sollem ne.E gjetem ketu ,ne mes tuaj.

    Reply to this comment
  2. Nikolini August 5, 23:33

    Pene e jashtezakoneshme.
    Bravo Viktor, pene e rralle dhe e fuqishme, i kthjellet, konciz, je nder te rrallet qe kap kycet e problemeve.
    Respekte per atdhetarizmin e spikatur.
    Shkrimet tuaja teper te ngjeshura, pa uje, lexohen nga te gjithe me kureshtje, mezi presim te te lexojme.

    Reply to this comment
  3. Arber iliri August 5, 23:38

    Ka mbet nje provokim i fundit me i rras pallen ne sume.mbase nuk do ankohen prej qejfit.

    Reply to this comment
    • ..,.. August 6, 05:51

      Ty me siguri te ka thene joteme qe prej qejfit nuk ankoesh me sa duket paska esperience brillante joteme

      Reply to this comment
  4. Jamarber August 6, 01:47

    Viktor komunisti, sa shpejt I harrove protestat e opozites me kryetar Edvin Rama per te kapur pushtetin personal bllokonte jo thjeshte areteriet kryesore te Tiranes por aspiratat madhore te shqiptareve progresin e shqiperise në rrugetimin e integrimit Europian, gje qe po e ben edhe tani qe ka 7 vjet KM.
    Apo duhet te te kujtoj kur kercenonte me mos pjesmarrje ne zgjedhje si opozitar. Mos u bej kaq driteshkurter, ti mbase harron por populli jo.

    Reply to this comment
  5. Katiu August 6, 06:21

    30 vjet me provokime dhe s’u hyri gjëmb në këmbë , PSE , PSE , PSE , PSE KËSHTU ?
    Sepse , them unë , ne lëvizim në një rreth vicioz, në një rreth të mbyllur , si kali në lëmë , ikijnë banditët dhe vinë horrat , ikijnë horrat dhe vinë banditët , emërat i kanë të bukur , këta janë PD-ja dhe PS-ja .
    Kur do merresh me këtë analizë ti Viktor , si s’u lodhët duke dërdëllisur po ato gjëra , duke i rënë fyellit në një brimë !
    Analistët tanë , intelegjenca shqipëtare , truri i kombit – prandajë jemi komb pa tru !

    Reply to this comment
  6. edi August 6, 08:09

    Megjithate mir apo keq eshte kjo opozite qe ju beri te hapni gojen se para kesaj demokracie nuk mund ta çonit as nepermend e joo me te flisnit siç veproni sot.Ju besoj qe keni qene pushtetare dhe ju vjen keq qe keni humbur postet e dikurshme prandaj dhe e urreni opoziten.

    Reply to this comment
    • Sazani August 6, 15:31

      Ti do jesh ndonje cilimi…qe nuk di cfar menxyre i ka sjell ajo qe ju e quani opozit me ne krye sali kriminelin i ashtu quajturi doktor vdekja ketij vendi …nuk esht von ta mesosh te verteten…voton per her te par!?……

      Reply to this comment
  7. Lili August 6, 08:09

    Mundohet kot me i ba protagonist ku ne fakt jane bashkpunetore me marreveshje!
    Kjo nuk eshte opozite e kur nuk ka qene, po vetem motra juaj qe iu ndihmon me shkateruar shqiperine ju bijte e Ramiz Alise ne PD ne ps e ne LSi qe grabitet e shkateruat cdo gje deri edhe ardhmerine e shqiperi! Njereze te shitur edhe te kalbur deri ne palç, e ky viktori iu thurr vjersha cdo dite horrave ´kishe duke na i demoncuar, e ne te vertete nuk do me na treguar se nje mut jane!!

    Reply to this comment
  8. sherbet qerrja August 6, 08:11

    Edhe Edi Rama eshte provokuar rende nga opozita duke bashkepunuar me oligarket,duke vjedhur me te dyja duart,duke ndryshuar kushtetuten me qellimin e vetem qe te mbaj me cdo kusht pushtetitn. Ne vend qe te tregosh se jane te dyja palet bandite,i thur elozhe mazhorances qe sipas teje qenka engjell…

    Reply to this comment
  9. Ramat qe zbrazin Shqiperine August 6, 08:52

    Mire e ke nisur ti V.M. kur i kthehesh 30 viteve me pare ne kohen e Rames Pare Alia!
    Ashtu si 30 vjet me pare edhe sot ky Rama i Dyte Edi i ka ofruar shqiptareve dy rruge – Ose te pranoje varferine ose te largohet nga Shqiperia!
    Dhe sot ne 2020 Shqiperia po perjeton zbrazjen nga shqiptaret ashtu si 30 vjet me pare, fale Rames Pare te para 30 viteve e Rames Dyte tani, me qeverisjet e tyre me dy alternativa —
    Ose te ikin nga Shqiperia, ose ti pershtaten varferise, tiparit te qeverisjeve Rama i Pare e Rama i Dyte.

    Reply to this comment
  10. Drenova August 6, 09:10

    Mos i hani mbrockullat o njerez!
    Keto qe quhen provokime jane lojra,qe te dy palet i kane bere gjithmone!
    Ne se nuk do ishin lojra kriminale ne kurriz te popullit shqiptar,atehere pse akuzat monstruoze qe i kane bere njeri tjetrit kur jane ne opozite,nuk i kane kthyer ne padi penale kur marin pushtetin?
    Pse hesht Rama per Gerdecin,per 21 janarin,per dhurimin e detit Greqise etj?
    Ne se heshtet per gjera kaq te medha,si mund te merren me hallet e popullit?
    Eh,more popull i mjere!
    Vazhdoni lepini kocken e antikomunizmit ,qe ju hedhin Rama dhe Basha,se nje mut do hash tere jeten!
    Slogani “Po iku Rama do vije Basha”, eshte per te ruajtur pushtetin kriminal te Rames e jo per ju,o militante tru shkulur te PS-se!
    Shporreni Ramen dhe vini nje tjeter,se ndryshe do jeni te humbur me Ramen!

    Reply to this comment
  11. mirel August 6, 09:33

    Eh Viktor, Edi Ramuti provokohet vetem nga nje sportelist i panjohur, merre me mend te tjerat.
    NJe sportelist i panjohur e provokon aq keq, sa i jep me zor 40 milionne euro nga ato te popullit.
    Firmat fallco e provokojne dhe me teper. Sa me shume firma fallco, aq me shume PPP.
    Mbare vendi PPP o Viktor gjeni(t)ali i Dule Ramutit

    Reply to this comment
  12. Tahiri (jo ministri i suksesshem) August 6, 11:22

    Ti Viktori kerkon te plakesh, pse jo te ikesh nga kjo bote duke pare Ramen ne kryeministri! Ok, eshte zgjedhja jote normale. Por kete kerkoje ta besh duke radhitur ketu jo dokrra me opoziten 7 vjecare por se c’fare te mirash i ka sjelle qytetarit shqiptar kjo qeveri 7 vjecare Rama .
    He o Tori, na radhit dot ndonje sukses te Rames ne permiresimin e jetes shqiptareve por pa na kujtuar ato koncesionet, tenderat, PPP, perrallat me anti-KCK se ben autogol.

    Reply to this comment
    • Meri August 6, 12:15

      Qendrat e fshatrave turistikë në jug dhe veri
      Vlora
      Bajpasi Fierit
      Vepra qe shihen me sy dhe nuk duken keq

      Reply to this comment
      • Tahiri (jo ministri i suksesshem) August 6, 12:42

        Ndonje gje te ekonomia e familjeve shqiptare oj Meri ke te tregosh (qe shihet me sy) p, sh. ndonje rritje pagash e pensionesh keto 7 vjet, a ndonje nga ato premtimet per shendetesi falas se sa per fshatrat turistike ato jane per turistet me xhepin plot. Nuk matet mireqenia e shqiptareve me Bajpasin e Fierit.

        Reply to this comment
      • Dajti August 6, 18:05

        Qeveria Rama,si e MAJTE,qe fitoi pushtetin me votat e fukarenjve,ka bere te pa munduren per kete shtrese,duke filluar nga pensionistetmte ngujuarit nga gjakmarrja,nga femijet,te rinjte,invalidet,te pa punet,per arsimin,shendetesine etj,etj!
        Kjo qeveri ua ka bere jeten lule njerezve aq sa kane patur kushte te ikin nga Shqiperia per te jetuar neper bote!
        Doemos qe kane pasuri pa ikin se ndryshe do rrinin ketu!
        1-Per 7 vjet Rama nuk ka rritur asnjehere pensionet,por ka mashtruar me fjalen “rritje” vetem indeksimin e tyre per shkak te rritjes se cmimeve!
        2-Bashkia e Tiranes na furnizon me uje te piste duke e faturuar si uje i pijshem dhe me nje cmim 8 here me te larte se energjia elektrike!
        Pensionistet i kompesoi rritjen e cmimit me vetem 1200 leke,ndersa na e xhvat duke na taksuar me TVSH 20% te shumes se lekeve ne fature,qe shkon rreth 2000 leke!
        3-Qeveria na kompeson rritjen e cmimit te bukes e gazit vetem 150 leke ne muaj,mase kjo qe eshte vendosur qe ne vitin 1994,kur deri sot,pas 16 vjeteve keto cmime jane rritur 10 fish!
        4-Ne te gjitha qytetet e vendit,duke filluar nga Tirana pensionistet nuk kane asnje ambient ku te argetohen,nuk ka biblioteka,nuk ka stola e tavolina ku te luajne domino e shah etj!
        Ne lagjet e Tiranes nuk ka lulishte ku pensionistet dhe nenat me femije te pushojne,bile edhe shumica e trotuareve ne Tirane jane te zena nga kafenete dhe njerezit nuk kalojne dot nga babezia e bashkise per te vjele qerate!
        5-BPastrimi dhe gjelberimi i qytetit te Tiranes paguhet nga banoret,qe do te thote se pastrimi duhet te kryhet qe nga hyrjet e pallateve e jo thjesht rruget kryesore!
        Kulmi fare eshte se ky pastrim nuk kryhet naten,por diten,se akoma pastrohen rruget me fshesa gjineshtre si ne vitin 1945!
        Rruget e Tiranes jane me pluhur sepse ato kurre nuk lahen me uje me makina te posacme!
        Ndersa ne lagjewt periferike te Tiranmes kurre nuk pastrohen ambientet rreth pallateve,neper rrugica etj!
        Per 5 vjet nuk mbillet asnje peme ne brendesi te lagjeve sepse ato mbillen vetem per reklame tek liqeni!
        6-Yzberishti,pjese e lagjes nr.14 te Tiranes me 50 mije banore,prej tyre 4-5 mije femije nuk eshte ndertuar nga Bashkia asnje cerdhe,kopshte,biblioteka,kende lojrash,lulishte,asnje stol e tavolina per pensionistet,duke i diskriminuar keta banore!E gjithe lagja i ka rrugicat midis pallateve 10 kate pa shtruar,plehra e qen rrugace kudo,por askujt nuk u ben pershtypje!
        Paska rregulluar qendrat e fshatrave qe jane braktisur nga njerezit,ndersa nuk ka bere asgje ne lagjet e Tiranes si Yzberioshti me 50 mije banore!
        Ne Yzberisht jetohet njelloj si dikur jetohej ne qendrat e internimit ne Lushnje!

        Reply to this comment
        • 444 August 7, 12:58

          Me gjithe mend nuk ka replika ndaj komentit te mesiperm,qe ngre probleme konkrete,apo censurohen nga moderatori?
          Ne se vertet nuk u ben pershtypje njeriu,atehere jemi nje popull bageti!

          Reply to this comment
          • alphade August 7, 22:26

            Nese partia e opozites ”komuniste” ka bere faj te pari-
            parueshem eshte mos pranimi i asgjesimit te lendeve
            kimike ne territorin e Shqiperise ! Ajo u sabotua nga Be-
            risha me horrat e tij ! Ishte urdheri i UDB-s se Beogradit!
            Lendet kimike te SHBA u asgjesuan e u harruan ne Mesdhe, praktikisht “rrethinat” e vendit tone ! Ne shqip-
            taret,si gjithemone , kemi humbur vazhdimisht shancet ne
            histori prandaj jemi ketu ku jemi ! Media jone e shkruar e
            verbale nuk tregojne se cfare premtimi e privilegjesh do te kishim nga America nese pranonim kete oferte: 12 mi
            liard dollare si fillim plus heqja e vizave, etj.etj. Shkurt nje
            sabotim ne emer te “patriotizmit” …. Any way !

  13. propozim (nga une); kush humb zgjedhjet, te shkoje...burg . August 6, 16:13

    “engjej” te demokracise, qe edhe pse bejne krime (protesta dhe ankesa te dhuneshme) krejtesisht pa leje dhe te pa justifikuara, paguhen me rroga milioneshe .

    Reply to this comment
  14. Gzim Kulufi August 6, 19:19

    Do thone pas dy-tre qind vjetesh, ishte nje film serial, si telenovelat turke, indiane, spanjolle e gjermane, me qindra seri! Aktoret e saj politike nuk do te kujtohen me!

    Reply to this comment
  15. asd August 7, 10:09

    Ketu nuk kemi te bejme me engjej dhe djaj, por te gjithe djaj per pushtet.

    Reply to this comment
  16. mirel August 7, 12:18

    Po faktin si u provokua Ramuti nga LHLte ruse te Sirise e harruat.
    Tere bota nuk e merrte dot persiper shkaterrimin e armeve kimike ruse, dhe hop del Ramuti vullnetar. Dhe te behej Shqiperia si Libani..ai.lloj biznesi behet dhe atje qe ndodhi ajo qe ndodhi

    Reply to this comment
  17. alphade August 7, 15:39

    Shkurt e qarte : Cdo shqiptar i zakonshem si puna ime
    dhe 3 milion banoret e qytetit e te fshatit kur shikojne ke-
    te fotografine e mesiperme “nxjerr mallin” e Mafias Sici-
    liane (kujtoni filmin e Marlombradit- “Godfather-in”) ku
    Saliu qendron ne mes te grupit ulur, I rrethuar nga “dishe-
    pujt e tij besnike duke me mesin e tyre edhe ndonje JU-
    DE, qe sa here u preken interesat e tyre mafioze largo-
    hen apo i largohen ” Godfather-it”…….!!!
    Nese SPAK dhe BKH duan te bejne ndonje “pune te do-
    bishme” ne favor te 3 milion shqiptareve duhet qe t’a
    fillojne betejen e tyre me “kuartetin” : Berisha- Meta-Ra-
    ma- Basha dhe te mos I tregojne shqiptareve 35 mije
    dosjet qe per shqiptarin e zakonshem nuk kane fare ren-
    desi ! Lani hesapet me”kuartetin” dhe e keni kryer paq
    detyren Tuaj si SPAK e BKH ! Vetem kur Ju do te keni
    kryer kete detyre atehere do te qetesoni shpirterat e trazuar te 3 million shqiotareve qe kane 30 vjet qe presin
    Drejtesi por ajo kurre nuk po duket ne horizont : Ja te ma-
    rrim nje shembull per ilustrimi: DOSJA e kopsitur e Adria-
    tik LLALLES “flene” neper sirtaret e SPAK-t ? Nje shem-
    bull tjeter : DOSJA e YLLI NDROQIT, dy dit zhurme u be
    per kete mafioz ne “Report TV”, ndersa televizoret e tjere
    te SALIUT e Metes sa e celebrate kete ngjarje per t’i dale
    me mbrojtje ……! Dhe SPAK-u ne fend qe te merret me
    “PESHKAQENET” vete e merret me “shullazet” e Ko. qe
    per publikun e zakonshem nuk kane fare rendesi, jane
    thjeshte ngjarje irrelevate qe nuk ngrejne asnje peshe.
    Ne duart e Shkelzen Berishes,djalit te ish-kryeministrit
    Sali Berisha qarkullojne miliona Euro dhe media merret
    vetem dy dite dhe pastaj hesht dhe bie ne “gjumin letar-
    gjik” ashtu sic ndodhi me te 2 vjet me pare kur deputeti
    Balla foli me pathos te jashtzakonshem per CEZ-in ku i
    implikuar drejtepersedrejti Sh.Berisha dhe pasi u be kaq
    shume e zallamahi problemi u “tret” s’i vesa me lindjen
    e diellit ?! Ngjarjet ne Shqiperi ndjekin njera tjetren por
    asnjehere nuk Jane materializuar me kreret e kupoles po-
    litike ….!
    Me sa duket do te perseritet ajo kenga labe: “Nga Selaniku tatepjete,sic ka qene do te jete…….”

    Reply to this comment
  18. ahmeti August 7, 18:23

    Te cudit njerimi i thelle i pak komentuesve ketu. Habitesh sepse je plotesisht i qarte qe nuk e kane lexuar fare shkrimin e V. Malajt. Te shprehesh kunder ahkrimit ne koment eshte normale, po te shash autorin pa e lexuar shkrimin kjo ndodh me disa qe nuk kane respekt per vete

    Reply to this comment
  19. jari August 8, 12:03

    depot e armeve u hapen per here te pare ose me sakte, dita e pare eshte hapue ne fund te marsit te vitit 1997 ne Tepelene ne oren 12 ose 24 ne mesnate nga oficeri enverist SELIM ALIMEMAJ dhe ne mengjes u hapen depot e armeve ne Vlore, ndersa veriu dhe Shqiperia e mesme i ka hapur ne muajin qershore kur SKENDER GJINUSHI organizoi bandat e jugut per te sulmuar TIRANEN

    Reply to this comment
  20. Velo August 9, 14:19

    Eh! Fati keq për të shkretin president. Ai tërë jetën në minorancë ka qenë edhe në shtëpinë e tij, nuk e pjerdh njeri, si opozitë e trajton doktoresha. Edhe njëherë që iu dha rasti të ishte ai i pari dhe ajo të ishte shoqëruse e tij si zonjë e parë, ajo e refuzoi dhe dërgoi të bijën në këmbë të saj. Bishti i qenit prapë bisht qeni mbeti, edhe se u bë president. Gjynah!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim