“Mos jepni azil për shqiptarët në Britani”

June 4, 2016 15:00

“Mos jepni azil për shqiptarët në Britani”

5 nga 18 shqiptarët e shpëtuar disa ditë më parë në kanalin e La Manshit, kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

Por ky veprim nxiti reagime të shumta tek ata, që ngrenë alarmin se Britania e ka humbur tashmë kontrollin e kufijve të saj.

Najxhëll Ferixh, lideri i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, i ekstremit të djathtë, mbajti një qëndrim të fortë duke thënë se nëse kërkesa e azilit për 5 shqiptarët do të pranohet, atëherë plazhet britanike do të mbushen me trupa emigrantësh të mbytur.

“Nëse u japim statusin e aziliantit shqiptarëve, vendi i të cilëve do të jetë një anëtar i BE-së në të ardhmen, ne u japim një ndihmesë të madhë edhe trafikantëve të emigrantëve”, tha ai.

Nga ana tjetër e bregut, në komunën e Dieppe në Francë, rreth 150 emigrantë shqiptarë kanë ngritur një kamp në kushte tejet të vështira.

Kryebashkiaku komunist i Dieppe, bëri thirrje për të mos i ndihmuar shqiptarët në kamp pasi ata janë refugjatë ekonomikë, e jo refugjatë lufte si sirianët.

Sipas mediave në Britaninë e Madhe, që prej vitit 2008 janë regjistruar më shumë se 4500 kërkesa për azil nga shqiptarët.

June 4, 2016 15:00
Komento

1 Koment

  1. Emi June 5, 02:57

    Anglia te pakten te verifikoje njerezit qe u jep statusin e azilantit sepse po marin azil vrases si Fatos Neli nga Burreli qe ka qene ne burg per vrasje Ka dale nga burgu me ndihmen e prokurorit Bert Neli qe e ka djale xhaxhai

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*