Mos kërkoni kot në google, këto fakte të pabesueshme janë të vërteta

July 8, 2018 21:22

Mos kërkoni kot në google, këto fakte të pabesueshme janë të vërteta

 

  1. Viagra bën që lulet të rrinë drejt. Nëse shtoni një tabletë të thërrmuar në vazon me ujë, lulet mund të rrojnë një javë më gjatë.
  2. Mola ha dru dy herë më shpejt nëse është duke dëgjuar muzikë rrok. Mola tërhiqet nga vibrimet e shkaktuara nga tingujt e ashpër të muzikës rrok.
  3. Zelanda e Re është pjesë e një kontinenti nënujor të quajtur Zelandia. Zelandia gjendet 3 km nën Oqeanin Paqësor.
  4. Një ari luftoi përbri ushtrisë polake në Luftën e Dytë Botërore. Quhej Wojtek dhe transportonte municion për armët.
  5. Reja mesatare peshon mesatarisht 450 ton. Duke matur sasinë e ujit brenda resë dhe duke shtuar madhësinë e saj, studiuesit mund të llogarisin masën.
  6. Afërdita rrotullohet aq ngadalë sa mund të shohësh perëndimin përjetësisht. Mjafton të ecësh në të njëjtin drejtimin me diellin me shpejtësi normale.
  7. Tiranosaurus Reks ka lidhje familjare me pulat, strucat dhe aligatorët.
  8. Kufomave mund t’u rrëngjethet mishi. Ky efekt shkaktohet nga kontraktimi i muskujve të flokut.
  9. Disa breshka mund të marrin frymë nën ujë me anë të të pasmeve.
  10. Gjirafat dhe njerëzit kanë të njëjtin numër kockash në qafë. Në fakt, vlen për të gjithë gjitarët.
  11. Një shqiponjë amerikane fluturoi dikur deri në Irlandë dhe u lodh aq shumë sa u kthye me avion. E nisi vetë Kryeministri irlandez.
  12. Kleopatra jetoi më pranë shpikjes së iPhone, sesa ndërtimit të Piramidave të Mëdha. Kleopatra u lind në vitin 70 para erës sonë, 2255 vite pas ndërtimit të piramidave. Ndërsa iPhone doli në treg në 2007-n, 2077 vite pas lindjes së Kleopatrës.
  13. Steven Hawking organizoi një festë për udhëtarët e kohës, por s’erdhi askush. Gjatë eksperimentit, Hawking organizoi një festë për të gjithë, por s’ftoi askënd deri të nesërmen. Nëse një udhëtar kohe do të shihte ftesën, do të kthehej mbrapsht në kohë dhe do të shfaqej.
  14. Mushkonjat urinojnë në lëkurë pasi thithin gjak. E kanë të nevojshme të eksportojnë lëngje teksa ushqehen.
  15. Njerëzit më të afërt zonës më të paarritshme në tokë janë astronautët. Pika Nemo është pika më e largët nga toka. Ndodhet midis Amerikës Jugore dhe Zelandës së Re në Oqeanin Paqësor. Ndodhet 2574 km larg tokës më të afërt të banuar dhe 386 km larg stacionit hapësinor të NASA.

l.h/ dita

July 8, 2018 21:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*