“Mos kini frikë nga shqiponja!” Rama “hyn në fushë” për Xhakën e Shaqirin

June 26, 2018 13:30

“Mos kini frikë nga shqiponja!” Rama “hyn në fushë” për Xhakën e Shaqirin

 

Paralelisht me nismën e një dite më parë në internet, ku për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, tashmë edhe kryeministri Edi Rama ka “hyrë në fushën e lojës” duke ndërmarrë një nismë të ngjashme.

Në rrjetin social “Facebook”, Rama publikoi nismën “Mos kini frikë nga shqiponja!”

Ky është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës ( 10.000 dollarë) dhe Xherdan Shaqirit (10.000 dollarë).

Kryeministri shkruan se “shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe se ndjen keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv.”

Ai vijon të thotë se kjo llogari  u hap si një shenjë falenderimi e mirënjohjeje ndaj dy sportistëve që bënë krenarë e lumturuan miliona shqiptarë në ndeshjen Zvicër-Serbi.

Postimi i Ramës

 

s.a/dita

June 26, 2018 13:30
Komento

7 Komente

  1. Claus June 26, 14:54

    C`jane more keto gomarrlleqe?

    Hyn ketu dhe dordoleci kryeminister qe i hyjne me Toyota 5 milion Euro cash ne port!!!!

    C`jane keto numra llogarie qe na u hapkan per ata “qe ngriten peshe miliona shqiptare”?

    E per cfare? Per 10 mije Euro, a thua se ta paskan mbetur keq per ato 10 mije Euro. Lojtare te ligave gjermane dhe britanike qe paguhen me miliona, per ata na u hapka xhirollogari, qe me te vertete eshte turp kur mendon se dhe ate shqiponje kerkojne ta shesin me para.

    Po a luajne ate per Zvicren? Po sikur federata serbe mos te kishte protestuar cfare do te benin keta dordolece qe e kane kthyer ate shtet ne shtetin me kriminal te Europes?
    Do te hapnin ndonje xhirollogari?

    E po tu shkoje mendja deri aty sa po na shesin tani golat qe bejne neper bote edhe kjo nuk me kishte shkuar neper mend.

    Me shkaktojne me shume neveri dhe trishtim kur lexoj te tilla gjera duke me bere te mos shoh nga ata asnje ndeshje furbolli te ekipit te Zvicres me shqiptare dhe pa shqiptare qofte.

    Tani u be mode si duket. Kombetarja do te na shese golat, ndonje shtangist do te na shese peshat, ndonje boksier do te na shese grushtet se ja “ju shqiptareve ju ngritem peshe zemrat”!!!!

    Ah te mjeret, xherdan dhe Granit mezi po presin te marrin 10 mije eurot e shqiptareve se paskan mbetur keq.
    Qesh bota me ne, qesh sigurisht dhe Zvicra qe duhet ti paguaje ata ne menyren me te mire, por eshte turp dhe neveri te presesh nga xhepat e shqiptareve.

    Po kryemistri c`hyn ne kete mes. apo do te fuse dhe ai duart se mos mbetet ndonje teprice.

    Nese Xhaka dhe Shaqiri kane mbetur keq le te nxejerrin kontot e tyre personale qe fillojne me “CH” a “UK”, por kush keto lolo nxjerrin IBAN me “AL” edhe para te teperta te kisha as edhe 1 Cent nuk do te dhuroja.

    Reply to this comment
    • Babalja June 26, 15:11

      Nuk eshte keshtu. Llogaria eshte simbolike per solidaritet me lojtaret shqiptare. Natyrisht qe ata nuk kane nevoje per parate dhe kete e dine te gjithe, por simbolika e nr te llogarise eshte nje forme shprehje mirenjohje per kenaqesine qe na dhane me simbolin e shqiponjes. Nqs golat do ishin shenuar dhe lojtaret nuk do kishin bere simbolin e shqiponjes kenaqsia qe perfshiu shqiptaret por dhe krenaria nuk do ishte e njejte. Me ate veprim ata i bene shqiptaret te ndihem sikur po luan Shqiperia dhe jo Zvicera.
      Mos nhatero politiken ne kete pune.

      Reply to this comment
      • Claus June 26, 15:42

        Lerini mor lloqet e Kavajes!

        A nuk me thua cfare kujt i perket ky numer llogarie?
        Duhet te kete nje emer dhe mbiemer, apo quhet:

        “Mos ki frike nga shqiponja”?

        Reply to this comment
        • Vicidolisti Digital June 26, 18:16

          Claus e ke ngaterruar me numrin e llogarise se Salushe Qoftelargut ku ti dhe shume vemje si ty derdhnit kuotizacionet per familjen kriminale Brekeskisha. Dhe shkruhet llogje dhe jo lloqe o kokeloqe.

          Reply to this comment
  2. Kris 1 June 26, 15:30

    Tani qe hyri ne fushe shejtani jone zvicera nuk do te shohe me fitore.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 26, 16:02

    Prisni tani kur ti mbushet mendja kriepsikos se shenja e shqiponje mori zhvillim me udheheqjen e tij. Jemi ne vitin e Skenderbeut dhe cdo budallallek krieministror lejohet.

    Reply to this comment
  4. Tepelena June 26, 16:20

    Kryeminister, na flisni per ato marrezite (marreveshjet) qe po ben Shqiperia me Greqine, se nuk po degjojme asgje nga ju. Mbajme vesh cfare na thote greket, apo ata na qeverisin ne fakt?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*