“Mos ma prek Parisin”, kur protestohej kundër Kullës Eiffel

July 25, 2018 10:02

“Mos ma prek Parisin”, kur protestohej kundër Kullës Eiffel

Sot, Parisi nuk mund të përfytyrohet pa Kullën Eiffel. Ky objekt i vendosur në kryeqytetin francez në 31 Mars 1889 është një nga monumentet më të famshme e më të fotografuara në botë. Por, 130 vjet më parë, para përurimit të saj, ndërtimi i Kullës Eiffel për pak sa nuk e ndau Parisin më dysh.

Edhe sot kujtohet beteja e arkitektëve, shkrimtarëve, poetëve, piktorëve më të njohur të viteve ‘800, të cilët me parrullën “mos ma prek Parisin” e kundërshtuan me forcë vendosjen e kullës metalike. Aq e madhe ishte kundërshtia e tyre, saqë këta intelektualë, që më pas u quajtën “Komiteti i të 300-ëve”, hartuan edhe një peticion publik, në të cilin shprehnin indinjatën e tyre të thellë për shëmtimin e paskrupullt që po i bëhej Parisit.

Nuanca të një kundërshtie të përafërt, sigurisht në përmasa shumë herë më të vogla, përjetoi fillimisht edhe ideja për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, e projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur, danezi Bjarke Ingels. Projekti sot gëzon miratimin e gjerë të artistëve dhe arkitektëve shqiptarë dhe cilësohet si një tjetër xhevahir që pritet t’i shtohet së shpejti Tiranës.

Por, historia e pazakontë e Kullës Eiffel, na mëson se jo gjithmonë pakica e zhurmshme ka të drejtë, qoftë ajo e përbërë nga 300 shkrimtarë, poetë, piktorë e arkitektë, apo nga 30 aktivistë të shoqërisë civile.

E për të kuptuar se çfarë kundërshtimi i është bërë Kullës Eiffel, po ju sjellim një copë nga peticioni i “Komitetit të 300-ëve” (i nënshkruar nga emra të mëdhenj të letërsisë dhe artit si: Charles Gounod, Guy de Maupassant, Alexandre Dumas, François Coppée, Leconte de Lisle, Sully Prudhomme, William Bouguereau, Ernest Meissonier, Victorien Sardou, Charles Garnier etj).

Ekstrakt nga “Protesta kundër Kullës së Zotit Eiffel”, 1887

“Ne, shkrimtarët, priktorët, skulptorët, arkitektët, dashnorët e Parisit të bukur, i cili deri më sot ishte i paprekur, kemi ardhur të protestojmë me gjithë forcën dhe indinjatën tonë, në emër të shijeve të nënvlerësuara franceze, në emër të historisë së artit dhe të kulturës franceze që sot ndihet e kërcënuar, kundër ngritjes m’u në zemër të kryeqytetit tonë, të një krijese të panevojshme dhe të përbindshme, Kullës Eiffel, mëria popullore ndaj së cilës, që shpesh është është gjyqtare e arsyes dhe së drejtës, e ka pagëzuar me emrin Kulla e Babelit.”

Kanë thënë:

Joris-Karl Huysmans, novelist dhe kritik arti

Një gyp fabrike i lënë përgjysmë, një skelet që pret të mbushet me gurë dhe tulla, një skarë në formë oxhaku, një supostë me vrima.

Guy de Maupassant, shkrimtar

Një piramidë thatime e lartë me shkallë hekuri, një skelet gjiganti ngalakaq i ngritur mbi themele që duken sikur do të mbajnë monumentin e ndonjë ciklopi të stërmadh, i cili mpaket në një oxhak qesharak fabrike.

François Coppée, poet/novelist

Si direku i një aparati gjimnastike, i paplotë, i ngatërruar dhe i shfytyruar.

Léon Bloy, novelist/eseist

Një llampë rruge vërtet tragjike.

Paul Verlaine, Poet

Një skelet kambanoreje.

Revista Times, Londër

…e shëmtuar, e rëndë, e kushtueshme dhe përbindshmërisht e panevojshme!

Gustave Eiffel, inxhinier

Unë mendoj se kulla ka bukurinë e saj. A mos duhet të besojmë se, fakti që dikush është inxhinier, nuk duhet të shqetësohet për bukurinë e projektit të tij, apo se nuk dëshiron të krijojë elegancë, po aq sa edhe fortësi dhe jetëgjatësi?

s.a/dita

 

July 25, 2018 10:02
Komento

7 Komente

  1. Babalja July 25, 10:19

    Avash avash se po na krahasoni koqen Lubonje e Arben Derdemenin e kompani me artistet e intelektualet e Parisit.

    Reply to this comment
  2. MH July 25, 12:36

    Babalja !

    Me vjen keq per ato artist e intelektual te Parisit qe i njeh deri diku dhe bota te kene dhan nji mendim idiotesie kundershtimit te ngrehines se kulles Eiffel.Te cilet barazahen ne vlere mendore me kundershtaret e shembjes se teatrit te vjeter ne Tirane.
    Kulla Eiffel me tu paraqite para cdo synit ne mbare boten.Syni menjihere do gerthase PARISI.
    Ndersa ato artistet e intelektualet e Parisit duhet ti lexosh me foto para syve qe ti njohesh per parizien.Une vec Guy de Maupassant, shkrimtar nuk njoh asnjerin.Bile ne kete rast njoha prezencen e emrit gustav -in e Eiffel. Inxhinierin,Autorin e Kulles.

    Reply to this comment
  3. intelektuali July 25, 13:12

    NDERTIMIN E KULLES AJFEL E VENDOSI BASHKIA E PARISIT NE NJE GARE TE NDERSHME ME 107 KONKURUES

    Po si nuk ju vjen pak turp o gazeta DITA me kete propagande enveriste, por Kullen qe ndertoi inxhinieri Gustav Ajfel ne 100 vjetorin e revolucionit te Frances, ne lulishten e Parisit pa prishur asnje ndertese tjeter duke e quajtur “dopolavoro fashiste” dhe ne nje gare me tender tejet transparent me 107 projekte me porosi te Bashkise se Parisit, pa pjesmarrjen e kryeministrit apo te Presidentit te Frances kursesi. Po pse me Kullat si Perbindesha prej betoni te Edvinit doni te krahasoni Kullen metalike Ajfel? Po ku i keni Kullat e FUSHES ne Paris o gazeta DITA? shikoni dhe krahasoni per ata qe nuk kane shkuar ne Paris, se Kulla Eiffel nuk eshte ndertuar me pare droge, por me financime te pastra nga Bashkia e Parisit, por edhe nga kontribute te shoqerise Civile dhe Kulla Eiffel nuk ka zyra dhe apartamenta qe firma mafioze FUSHA e Edvin Droges t’i shese sipas qefit te vet per te mbushur xhepat e mafies se Kue me pushtet qe la pas enveri me Nexhmijen. Shikojeni Kullen Eiffel dhe beni krahasimin a ka gje te perbashket Betoni i Edvinit dhe Lali Erit me Kullen Eiffel, kryeveper inxhinierike me nje gjelberim te papare perreth qe te habit edhe sot:

    http://www.thejakartapost.com/travel/2017/12/08/why-its-actually-illegal-to-take-pictures-of-eiffel-tower-at-night.html

    He mo gazeta DITA a keni gje per te shtuar me keto lajme qe i qisni per katunare dru me pre?

    sepse:

    Pasi Edvinit nuk u hap parashyta me propaganden enveriste me Bjark-un qe do te shpetonte New Yorkun nga permbytjet dhe Bajrk-un qe do te shpetonte San Franciskon nga termetet ne SHBA si nje SUPERMAN Hollivudi,

    tani:

    Doli qe Bjark-u i Edvinit na qenka pinjolli i Gustav Ajfelit qe e ka zene meraku dhe ka rene ne dashni me Teatrin Kombetar Albanez kaq shume sa projekti i tij si BOLET e Edi Rames i duket si Kulla Ajfel ne zemer te Parisit.

    Reply to this comment
  4. Arben July 25, 15:06

    Leshoni komentet per lalidhjeri, o shoket e dites.

    Lalidhjeri o lalidhjer, hajt me ha mutin njehere.

    Reply to this comment
  5. Arben July 25, 15:07

    Leshoni komentet per lalidhjeri, o shoket e dites.

    Lalidhjeri o lalidhjer, hajt me ha mutin njehere..

    Reply to this comment
  6. Akil July 25, 15:13

    Je shume korrekt intelektuali ke fol taman por kelyshet e komunizmit vazhdojne ta poshterojne kete vend e ket popull nga 1945 e deri me tash 2018 ato e kane pushtetin fara me e keqe e shek te 20 poshte kjo fare do zoti sa me pare te zhduket rrofte demokracia eu e shba

    Reply to this comment
  7. era July 25, 15:58

    O rob muti, po cfare u prish qe u ndertua kulla Ejfel ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*