“Mos ndalni hetimet për Tahirin”, detajet e takimit mes Lu dhe Markut

December 21, 2017 11:50

“Mos ndalni hetimet për Tahirin”, detajet e takimit mes Lu dhe Markut

 

Detaje të rëndësishme kanë dalë nga takimi që pati sot ambasadori amerikan Donald Lu me kryeprokuroren Artan Marku.

Mësohet se ambasadori i SHBA-së në Tiranë i ka kërkuar kryeprokurores Marku që të luftojë krimin dhe të shënjestrojë korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes.

“Nxisni prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin.

Prokurorët të hetojnë korrupsionin në nivel të lartë. Hetime intensive për kriminelët e lidhur me politikën.

Të mos ndalen hetimet edhe për Saimir Tahirin, mësohet t’i ketë thënë Donald Lu kryeprokurores së re.

Gjatë takimit, Lu i ka theksuar Markut mbështetjen amerikane në përmbushjen e detyrës kushtetuese dhe i ka kërkuar që të qëndrojë  larg ndikimeve politike.

Ky takim mes dy zyrtarëve erdhi vetëm një ditë pasi Donald Lu takoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Krerët e opozitës zhvilluan një protestë të dhunshme ditën e hënë, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re.

December 21, 2017 11:50
Komento

14 Komente

  1. perseri i njejti avaze mashtruesi si me 90-en December 21, 12:26

    vetem idiotet mundet te besojne ke ky corbaxhi .

    e kam thon mer yahoo ,

    ky o thjeshte nji Guzhinjer Gjarprinjesh .

    ky e sajoj Ceshtjen Tahiri qellimishte per te devijuar pordhen e vet qe shloj me ngjyra Vetting-u .
    e gjithe kjo kazino e rritullim marramendes qe ben ky klloun cirku ,ka per qellim lodhjen e demoralizimin e shqiptareve dhe ne fund dorezimin e tyre ,duke pranuar gjithcka qe i afron Bota . Do ti afroj Mutin berisha ? ta pranojne .Kaken basha ? edhe kte ta pranojne . Bizgen meta ? poashtu .PUTANEN Monique ? patjeter -te gjithe jane Licensuar ne Firmen e Miljarderrave te Botes “ha-merr-dhe IKE ” – (s’eshte hera e pare qe me shqiptaret aplikohet e njejta metode dredhuese vs asaj qe presin Shqiptaret nga politika e Ambasadorev e Diplomateve te Huaj . Pritem Demokracine ,na sillen Mutin -saline )

    Reply to this comment
  2. 3 MILION KOKE PALARE December 21, 13:11

    gerrmo LU gerrmo se pusi i qelbur i Mones nuk ka fund per te gjetur ku eshte fshehur Like Floriri.Vazhdo me gjurmet ne ne Katania te Italise kur kete vend e drejton xhihadi i kalif Salise dhe Damir Fazlliq shkerdhyes i Arxhides,Sadijes dhe SLLOBODANKA Lirise

    Reply to this comment
  3. gjyqi i Hages December 21, 13:15

    Po sikur thame qe kjo prokurorja eshte ‘provizore’ kush IDJOT i kerkon te beje per 3 muaj ate qe nuk eshte bere per 30 vjet!?
    Kjo po te ish vertet shqipetare dhe prokurore te parin qe nuk do qaste ne zyre do ishin ambasadoret e xhixhilese miq te krimit korrupsionit e ‘burrave te shtetit’ te HALESE….Do ndiqen penalishjt sipas ligjit apo sièpas LULUSHKES…

    Reply to this comment
  4. nipi A.Rustemit December 21, 13:19

    TAHIRI EDHE SIKUR KREU I DROGES TE JETE E DUAM KRYEMINISTER SE ESHTE SHQIPETAR DHE UA TREGOI KUFIRIN TEK THANA ALABAKERISE E AMBASADOREVE TE HUAJ……

    Reply to this comment
  5. per memedhene......per memedhene December 21, 13:27

    NE EMER TE KUJT FLET TI MOR ALABAK SE KUSH SHQIPETAR TE VRITET KUSH TE ARRESTOHET E KUSH TE PERDHUNOHET! NE EMER TE BEOGRADIT BIBERAJT APO BERISHES QE YTE KANE EMERUAR DUKE BLERE TERE LOBIZMIN ANTISHQIPETAR ME PARATE E GRAVE DHE FEMIJEVE SHQIPETARE QE PERDHUNOHEN NEPER BOTE…ZHDUKU NMGA SHQIPERIJA!!!!

    Reply to this comment
  6. KARIEra e kinezit mundet ti kushtoj te ardhmen Shqiptareve December 21, 14:08

    shteti shqiptare ,
    duhet te alarmohet nga sjellja jo korrekte e ktij kinezi
    dhe dergoj Note Proteste USA:
    nqs do analizojme me kujdes daljet dhe retoriken e ktij kinezi ,pranine e tij (qe tregon mbeshtetje te krimit ,prane berishes ,bashes, monikes,) thirrjet e ktij nji dite para se opozita te tentonte e pushtonte Parlamentin Shqiptare me vandalet/kriminelet e rrugeve ,duke i bere thirrje shqiptareve (gjasme) -Cohuni shqiptare ,mjaft duruat – e kompromenton keq ,veprimtarine e ktij ambasadori ordiner dhe dashakeqes popullit e sjhtetit Shqiptare .
    Ky eshte nji manipulues i vullnetit te vertete te Shqiptareve ,te Shtetit Ligjore ne Shqiperi dhe i lidhur nepermjet kanaleve te “padukshem” me ata opozitare ,banda kriminelesh si pd-e lsi .,pikerishte ata qe shkaterruan Shqiperine dhe shqiptaret duan ti shofin para Drejtesise per krimet e vjedhjet shkaterrimet monstruoze qe i sollen ktij vendi .
    Nqs ky kinez , mban nji pasaporte te nji shteti te fuqishem ,kjo sdo te thote ,qe shteti Shqiptare , te uli veshet e mbylle syte ,perball maskarades kriminale me te cilet ky kinez bashkpunon .

    Reply to this comment
  7. dashamires December 21, 14:09

    “Te ((mos)) ndalen hetimet edhe per Tahirin” ka thene Lu-luja,
    (Se me ato pare te droges Tahirit eshte shperblyer se pari cifti Guvernator i Shqiperise Lu-Vllautin)

    Reply to this comment
  8. Adih December 21, 15:02

    Ku ka ze nuk eshte pa gje thote populli.
    Me hajer qofte .Kjo eshte me qitje te larget . Ustallaret perendimore me ne fund ,shyqyr qe e kuptuan .

    Per te pasur stabilitet ,dhe siguri te perhershme ne ballkan ,duhet te ringrejne te rinj ,ne politike ,me drejtime perendimore . Zoti me ne fund do na ndihmoje ne shqiptaret e neperkembur …
    Faleminderit AMERIKES dhe BE . Zoti tja u shperbleje per mire ju te gjitheve .
    JU FALEMINDERIT:

    Reply to this comment
  9. Lonald Du December 21, 15:06

    Ne vend te hyrjes:
    .
    I lutem shume ndonje intelektuali qe i ka ngelur pak gjak shqiptari te beje ndonje artkull per KINEZERIRAT E DONALD LUSE se e ka kalura vijen e kuqe.
    .
    .Duke qene se donald luja eshte “ma zi ‘ se arvizuja ju lutemi “spinunave te internetit” qe tja japin Donald LUL bashes kete artikull per te perfeksionuar shqipen e tij te dobet me sakte shqipen e tij te pjerdhur

    HERE YOU GO !

    Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh
    (Kinezerirat e Arvizuse)

    Nga dr. Ilir Yzeiri

    Java që lamë pas u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit S.Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari.

    Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.

    Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit.

    Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m’u kujtuan dy shembuj.

    Po e nis nga ai më i freskëti. Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë “TV5 Monde” disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju?

    Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij.

    Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola-së «J’accuse – Unë akuzoj».

    Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus». Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete.

    Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik.
    Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d’etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola-së.

    Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus.
    Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit.

    Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.

    Ambasadori i vogël i një vendi të madh
    Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.

    Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.

    Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.

    Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.

    Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.

    Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.

    Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.

    Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.

    Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
    Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.

    Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.

    Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.

    Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?

    Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.

    Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.
    PRA KEMI KALUAR NGA JAPONEZERIRAT
    E ARVIZUSE
    NE KINEZERIRAT E DONALDLUSE…

    Reply to this comment
  10. Kris 1 December 21, 15:07

    Cudi shqiptare!Ambasadori punon si kryeminister ndersa kryeministri si agjensi turistike.

    Reply to this comment
  11. demo December 21, 17:11

    Marrja nen mbrojtje i kryeprokurores nga poerfaqesuesi i nje shteti te fuqishem mbrojtes ne cdo situate te popullit shqiptar,me jep garancine se me ne fund Drejtesia fillon te
    levize.>Komentet antishqiptare dhe antiamerikane kunder Donald Lu-se ma perforcojne kete bindje.Nuk eshte as e re,as e papritur kori i Enveristave dhe rrumpalle malokeve kunder Ambasadorit Amerikan.Keta e krijuan sebashku sistemin e Korruptuar te drejtesise,qe te mos denohen krimet e komunizmit dhe te mos preken Cubat e Sali rrumpalles.Ilir Yzeiri eshte nje minol i parritur si fizikisht,ashtu edhe menderisht,por per tu dukur i rendesishem qellon me gure ambasadorin amerikan.

    Reply to this comment
    • frank December 21, 18:25

      zoti demo qe jeni kthyer ne skllever disa nga ju shqipkaret dihet..por te pakten behuni skllever dinjitoze

      ja cfare thote KAMUNISTI GERY KOKALARI PER MAFJEN ME KOLLARE:

      gery kokalari vs donald lu

      “Diçka që do të më bindi mua nëse ambasadori Lu është i sinqertë në fushatën e tij kundër korrupsionit është në qoftë se ai merr iniciativën për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të hetuar rastet kur ne e dimë se ka prova të forta për korrupsion.

      Për shembull, në lidhje me Albpetrol, ne e dimë se tenderi i privatizimit ishte dhënë një bashkëpunëtori të Sali Berishës, i cili në mënyrë misterioze doli si fitues në orën njëmbëdhjetë, ndërsa ne e dimë se firma e Frank Visner, Patton Boggs, ishte konsulent i qeverisë Berisha për tenderin Albpetrol; ne gjithashtu e dimë se një garanci mashtruese bankare është përdorur për të siguruar tenderin. Është gjithashtu fakt se një dokument zyrtar i qeverisë shqiptare shpalli të vlefshme procesin e tenderit dhe garancinë bankare të Patton Boggs. Unë besoj se mashtrimi ishte kryer nga amerikanët dhe shqiptarët, duke përdorur American Chartered Bank….

      Nëse Ambasadori Lu është serioz në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, unë sugjeroj që trysnia e tij mbi qeverinë shqiptare që të bëjë gjithçka ka në dorë për hetimin e këtij mashtrimi që është kryer kundër një institucioni amerikan federal financiar të licencuar.

      Dhe unë do të jem të lumtur ta ndihmoj atë në këtë çështje, dhe, në këtë mënyrë, fjalët e tij lehtësisht mund të shndërrohen në vepra. Por kjo mund të kërkojë nga ai që të ballafaqohet me Frank Uisner. Kjo mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë…


      Zoti Demo !

      te pafsha roje te varrezat e ushtareve greke qe i nguli berisha dhe i legalizoi rama nga presioni i lobit greko-amerikan qe ben ligjin akoma ne sqiperise se demo-neve

      Reply to this comment
  12. info analitike December 22, 10:35

    Moos shokut bejtexhi do ti kete rene te fiket qe pikerisht shoku Lu, te cilit mbeti duke i thurur vargje, paska nxitur per hetimin e Tahorrit te droges dhe te krimit. Jo me kot e shkarkoi edhe Rama Tahorrin sepse tashme i doli boja neper bote me banden e tij te trafikanteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*