“Mos ngrini sytë në qiell për të parë ku është droni”, Policia me apel të fortë për shoferët

September 11, 2018 12:47

“Mos ngrini sytë në qiell për të parë ku është droni”, Policia me apel të fortë për shoferët

Policia Rruga ka vijuar me sensibilizimin e drejtuesëve të mjeteve ndaj shkeljeve që bëhen dhe se çfarë parashikon ligji për shkelje të tilla.

Sipas policisë rrugore, shumica e rrugëve në Shqipëri janë me sens qarkullimi të alternuar prandaj më mirë një gjobë e “hidhur dhe gjallë” sesa një parakalim i gabuar, i cili mund të rezultojë edhe fatal.

Kur nuk respektohet minimalisht çfarë ligji kërkon – dispozita e “parakalimit”, ndodhin ngjarje aksidentale tragjike…

Prandaj Policia Rrugore insiston veçanërisht në respektimin e kësaj dispozite.

Rrugët në Shqipëri janë në shumicën e tyre me sens qarkullimi të alternuar prandaj duhet bërë kujdes…më mirë një gjobë e “hidhur dhe gjallë” sesa një parakalim i gabuar fatal dhe …. “i fundit” !

Drejtues mjeti: nuk është e nevojshme të ngrini sytë në qiell për të parë ku është droni i Policisë Rrugore, mjafton të ngrini sytë deri tek tabela vertikale që paralajmëron “ndalimin e parakalimit”

Neni 146 (Parakalimi)

“1. Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kafshë ose një këmbësor në lëvizje ose i ndaluar, në korsi a në pjesë të karrexhatës të destinuara normalisht për qarkullim.

  1. Drejtuesi i mjetit që ka ndërmend të parakalojë duhet të sigurohet paraprakisht që:
  2. a) ka fushëpamje të tillë që i lejon kryerjen e manovrës dhe kjo manovër të mos paraqesë rrezik ose pengesë;
  3. b) drejtuesi i mjetit që ndodhet përpara në të njëjtën korsi nuk ka sinjalizuar që do të kryejë të njëjtën manovër;
  4. c) asnjë drejtues mjeti që ndodhet prapa në të njëjtën karrexhatë ose gjysmëkarrexhatë, si dhe në korsinë në të majtë të tij, kur karrexhata ose gjysmëkarrexhata janë të ndara në korsi, nuk ka filluar parakalimin;
  5. d) që rruga të ketë një hapësirë të lirë të tillë që të lejojë kryerjen e plotë të parakalimit, duke pasur parasysh diferencën ndërmjet shpejtësisë së tij dhe asaj të mjetit që do të parakalohet, si dhe të pranisë së mjeteve që vijnë nga drejtimi i kundërt a që ndodhen përpara mjetit që do të parakalohet….””, shkruan Policia në njoftimin e saj.

o.j/dita

September 11, 2018 12:47
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 September 11, 13:02

    vini shënjat e qarkullimit ashtu si duhet dhe jo gjymake si në çdo fushë të jetës!!
    ku janë vijat në mes të rrugës??
    apo kanë shkuar me leje të zakonshme??
    në një rrugë me drejtime të ndryshme,në mes duhet të ketë vijë të dyfishtë!pra ndalim i rreptë i parakalimit!!
    nga ai moment mund ti kërkoni llogari shoferit!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*