Mos prisni ta ndëshkojë kush Boden

September 10, 2016 15:00

Mos prisni ta ndëshkojë kush Boden

Nga Bedri Islami

 

Disa kohë më parë, kur në DITA kam shkruar për mosndëshkimin e krimit, sidomos kur vjen nga politika dhe oligarkia financiare e lidhur me të, një analist nga Italia më është përgjigjur se vendi tani ka nevojë për qetësi e pajtim, e jo për ndëshkim.

Unë vazhdoj të rri në mendimin e parë: Ndëshkimi është shfaqje e qytetarisë së një kombi, i cili nuk e lidh veten me të keqen, përkundrazi, bëhet pjesë e aktit të së Vërtetës dhe përmes saj bën të njohur mesazhin se nuk mund të ketë përparim dhe jetesë të përbashkët, nëse, edhe në kupolën drejtuese të shtetit, krimi është ulur si në shtëpinë e tij.

Në 25 vitet e fundit krimi ka pasur një strukturë tjetër: Pak herë ka qenë krim politik, si më herët,megjithëse dajaku i politikës ka qenë i pranishëm. Në 25 vitet e fundit krimi është përshfaqur përmes monopoleve dhe asnjë qeveri nuk i ndëshkoi ato. Zonja e hekurt Theçer, në ditët e para si kryeministre, filloi detyrën e saj duke shkërmoqur monopolet, megjithëse ishte një politikane e së djathtës.

Në Shqipërinë postkomuniste, kur askush nuk mendonte se do të vinte koha e dhunës së rrugës dhe e krimit, u krijuan monopolet, u ngritën falangat e krimit, që u bënë pjesë e qeverisë, u sanksionua në heshtje që çdo qeveri, qoftë e së majtës, qoftë e së djathtës, të kishte monopolet e saj, oligarkinë e saj financiare, të dhuronte konçesione, që janë bërë të padurueshme, të shikonte në heshtje se si grabitej kromi, bakri, nafta, vetëm që të kenë milionat e tyre; shikonin në heshtje se si derdhej gjaku i minatorëve nga një firmë e tyre dhe, natën, tinzisht, merrnin zarfet e rëndë ose mbushnin çantat me milionat që janë shndërruar në vila luksi, restorante, në aksione dhe në para të dërguara në parajsat fiskale.

Mosndëshkimi, nga një qeveri në tjetrën, solli këtë kataklizmë financiare dhe ndasi të përbindshme, solli shndërrimin në atë akt normal të vjedhjes duke e quajtur meritë.

Nuk duhet të jesh shumë i ditur për të ditur se mafia financiare sundon mbi politikën e sotme dhe se, sado të çirren deri në ngjirje liderët e politikës, e vërteta mbetet e njëjtë: mosndëshkimi i krimit ia merr frymën njerëzve.

Në këto ditë UEFA publikoi një raport mbi ekipin e futbollit Skënderbeu, përmes të cilit dëshmohet se janë trukuar më shumë se 50 ndeshje futbolli dhe përmes këtij trukimi masiv, janë fituar miliona euro.

Mes atyre që citohen në këtë dëshmi është edhe ish ministri i Financave, Ridvan Bode. Eshtë njëri ndër aksionierët e ekipit dhe përmes tij janë bërë trysnitë më të mëdha për të bërë trukimin e ndeshjeve.

Ridvan Bode për 8 vite ka qenë ministër i Financave. Njeriu, përmes të cilit është bërë vjelja e taksave, pagimi i detyrimeve, lëvrimi i shumave të mëdha, janë bërë financime e dënime. Shumë ekipe futbolli kanë sponsorë pikërisht pronarë të fuqishëm, ndërtues, prodhues. Të gjithë këta kanë kaluar përmes derës së Bodes dhe si të tillë, ka qenë detyrimi i tyre të ulin kokën për një trukim, për më tepër, edhe të paguajnë tek Bode për “nderin” që u bën duke u kërkuar të lënë një ndeshje apo një tjetër.

Bode e ka bërë këtë si njëra nga rrugët e përfitimit masiv, dërmues dhe askush nuk i ka thënë gjë. As shefi i federatës sonë, Duka, për të cilin dikur Berisha thoshte se ishte Duka i krimit, nuk e ka bërë këtë. Sepse edhe ai është sipërmarrës. është edhe familje e politikës. Ka heshtur dhe hesht sepse e di se ata që janë sipër tij janë më të fortë se sa ai.

Mos prisni të dënojë dikush Boden. Krimi është një spirale që vazhdon të ngjitet, ashtu si është një spirale në ulje pritja e njerëzve.

Askush nuk u çudit se Bode ka qenë pjesë e trukimeve. Ka mjaft që do të thonë se “është i zoti”, sepse askush nuk i ka ndëshkuar krimet dhe njerëzit e krimeve. Mos prisni t’i ndëshkojë Vettingu. Deri sa të miratohen 7 ligjet e tij dhe të hyjnë në fuqi, shumë gjëra do të jenë harruar.

Sepse kemi harruar ndëshkimin e krimit dhe sepse ende nuk ka burra që mund të ndëshkojnë krimin.

Mjerisht.

September 10, 2016 15:00
Komento

11 Komente

  1. Ermir September 10, 16:15

    Keni te drejte z.Islami kjo qeveri qe me pompozittet te madh deklaroi se nuk keni pare asgje kur mori pushtetin na doli nje qeveri me nje kryeminister pa bythe qe ka frike dhe nga hija e saje jo me te denoje te korruptuarit.Nje qeveri qe shkeli mbi gjakun e te vrareve te 21 Janarit qe lejon klanin Berisha te talle bythen me shqiptaret nuk mund te jete qeveri bindese per popullin e mjere, keshtu pra qe kjo qever nuk ka bythe per te denuar as Boden dhe as hajdutet e tjere qe e kane rrjepur kete vend.

    Reply to this comment
    • roberto September 10, 17:02

      Nuk e ka fajin qeveria,bile as te gjitha qeverite se bashku!
      Fajin e ka sistemi kriminal politik qe u instalua ne Shqiperi,por qe u quajt dhe vazhdon te quhet “demokraci”!
      Nuk ka qene pa qellim edhe lufta kunder fantazmes se “komunizmit”,aq sa me shume ne media ka dale si fajtor i gjendjes mjerane te shqiptareve keto 26 vjet,me shume Enver Hoxha se Sali Berisha!
      Nje tragji-komedi me shume akte ku populli shqiptar vetem ka paguar cmimin e biletes vetem me GJAK!
      Nuk gjykohen 26 vjetet demokratike,qe e kane lene popullin ne mesjete,por merren me Mukjen,Mugoshen etj!
      I gjithe ky eshte nje skenar nderkombetar,qe ka bere te mundur erresimin e mendjes se shqiptareve dhe daljen ne skene te ca sharlataneve antishqiptare si Andrea Stefani,qe edhe sot pas 72 vjetesh nga mbarimi i L2B,akoma nuk eshte i bindur se bota njeh per CLIRI(MTARE TE SHQIPERISE USHTRINE NACIONAL CLIRIMTARE NEN UDHEHEQJEN E PKSH DHE ENVER HOXHES ,ndersa Ballin Kombetar dhe Legalitetin e Zogollit si bashkepuntore me pushtuesit!
      Dhe na del sharlatani Stefani duke mbrojtur tradhetine e tyre gjoja se i paska shtyre PKSH ne kete rruge antishqiptare!
      Vetem nje mendje e cmendur ose e blere mund ta pranoje nje gje te tille!

      Reply to this comment
  2. L.H September 10, 16:18

    Ah mo Bedri ! ‘Kau ziret nga briret’ ti po e ze nga ‘TOPAT’ e futbolli qe eshte i fundit!
    Ku ke qene 25 vjet kur tere injoranca e inkriminuar e tere mender informacioni perdori e vazhdon te perdore fjalen ‘BIZNES’ e askush nuk mer mundimin tua perktheje shqipetareve ne gjuhen shqipe pastaj shko tek ‘MONOPOLI qe eshte pjelle e tij!?

    Reply to this comment
  3. perkthyesi September 10, 17:07

    Te gjithe po e theksojne se jemi vendi i pandeshkueshmerise! Kjo eshte plotesisht e vertete, por problemi qendron, se cili apo cilet e pengojne qe te shkohet drejt penalizimit te individeve qe po e mbajne kete vend peng? Jemi nje vend pseudodemokratik, ku sundojne demonet dhe njerezit pa asnje vlere e virtut!

    Reply to this comment
  4. ShkoDrani September 10, 17:15

    Ligjet jane per tu zbatuar, burgjey jane per shkelesit e ligjit.

    Reply to this comment
  5. paci September 10, 17:40

    Shum drejt e ke z. Bedri , mosndeshkimi edhe ne raste te tilla eshte karshilleku me i lig qe i ben politikani i inkriminuar popullit te thjeshte . Ne qofte se mbulohen krime te tilla sic argumentoni me te drejte , popullit i humbet cdo shpres qe te jetoje ne vendin e vet ashtu si premtoj Sala me duar te pastra mbas zhgenimit masiv te ish qeverise se katarsit Nano po ashtu po zhgenjehen masivisht edhe nga pafuqia e shpesh me perseritje te kopjeve te shemtuara edhe nga rilindja qe u mbeshtet me nje miljon vota .
    Kur nuk u mjaftoj djersa e mundi i nje populli te tere i 50 viteve po shesin hapur edhe te vetmen pasuri qe ju ka mbete njerezve te papushtetshem e te pa pune po ju shesin edhe lojen me popullore ne mbar boten futbollin .Keto politikane hajdute e te pandeshkuar po kthejne nostalgjine per Enverin edhe te rinia .

    Reply to this comment
  6. Shpatar September 10, 18:00

    O zoti Bedri pse lodhesh kete me teorit e ndeshikimit. Mos u kosulto me askende qe i perket nje shoqerie te dhjamosur. Pyet popullin tende. Cthote ai kur kane kaluar vite dhe asnje nuk ndryshon. Dielli duket qe mengjez.
    Demokracia shqiptare erdhi me mjergull dhe veshtire te shohim diell. Ti beson se kjo qe eshte zbatuar e zbatohet eshte endra e popullit per demokraci! Harroje kete e mos u lodh kot. Nuk jane pak 25 vite. Keta krimba, jo nga qe jane shumfishuar, por dhe nuk ka ilac ti zhduki me. Cdo kush qe ka hipur e hipen ka bere ate qe te sundoje dhe as su ka shkuar mendja se do te denohet kur pjerdhin ne goje te popullit.
    Bedri si ty dhe une bashke ka shume por asnjehere zbiem ne nje mendje per ti helmuar keta krimba. Politika dhe shtrirja kaq pa logjike e te drejtes demokratike ka shpartalluar e shkoqitur forcen e sovranit.
    Ti dhe shume intelektual i kini mundesite minimale te thyeni keto kollona korrupsjoni ne koke. E keqia hiqet vetem me nje te keqe qe na bene ta vuajme te gjithe. Ky popull i shume vuajtur as qe e mendon te ngrihet e ti thyej keto kollona. Ai nuk e ka tashme edukat te kunderveproje.
    As mos te shkoje mendja se, me ato qe u arriten per Reformen ne Drejtesi, do behet qameti me keta krimba. Me shume do majmen e do ferkojne barkun.

    Reply to this comment
  7. Mark uk September 11, 08:23

    Edhe me u sha me cfar ju permban pragu e pranoni,mjafton te jete i majte.Sa here shkruan Bedri Islamabat nje ish spiun i komunizmit qekur punonte te gazeta jeta e re,organ i komitetit te partis ne Shkoder.Po nejse pukjan hesapi,shkoni mbas nje ish fuksi.

    Reply to this comment
    • L leshi September 11, 14:11

      Me liber inventari o markuc ku ti kesh ti dhe rraca jote e ndyre…fare e keqe qe qelbet kte vend te mjere. …i gjete rahmet shpirti Enver Hoxhes sepse ai ju a kishte gjetur rraces tuaj buk thate e dru shpines. …

      Reply to this comment
    • korçari September 12, 08:57

      O Mark UKU ben mire dhe ti te shohesh prejardhjen se mund t’a kesh te njejte me ate te Salehut sepse serbi i plagosur ka qendruar per nje kohe te gjate nga veriu dhe nga shkrimet qe ben anon nga serbet

      Reply to this comment
  8. niki September 11, 09:19

    Drejtesia, dhe vetem ajo zgjidh pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*