Mos u ankoni nga i ftohti, ky është qyteti ku termometri shënon – 40 gradë

January 6, 2019 15:13

Mos u ankoni nga i ftohti, ky është qyteti ku termometri shënon – 40 gradë

Në lindje të Siberisë ndodhet qyteti Yakutsk, një prej më të ftohtëve në botë ku në janar temperaturat mesatare janë -40 gradë Celsius.

Si banor i qytetit, Alex Vasyliev, nisi ta fotografonte atë thjesht për të kaluar kohën.

“Më dukej shumë i mërzitshëm dhe i shëmtuar. Por më pas, në këtë mërzi dhe shëmti unë gjeta pak sharm”- tregon ai për “The Guardian”.

Në fakt, edhe pse mund të duket e paimagjinueshme për pjesën më të madhe të njerëzve, edhe në këto temperatura jeta këtu vazhdon me ritmin e saj.

“Rusia tjetër është botë më vete. Njerëzit këtu janë mësuar me këto kushte, megjithatë në dimër është e vështirë të jetosh këtu”, thotë Alex.

l.h/ dita

January 6, 2019 15:13
Komento

4 Komente

  1. demo January 6, 18:53

    Parardhesit u lane shqiptareve nje toke te begate,plot diell,plot uje, ne mes te xhehenetit,pasardhesit e kthyen ne xhehenem.

    Reply to this comment
  2. alphade January 6, 23:25

    Ke plotesisht te drejte more zoti “demo”, po hajt thuaj keto fjale zoterinjeve pushtetare ! Eshte e vertete se
    vend me te bukur ne bote si Shqiperia jane shume te
    rralla por e keqja qendron te pushtat pushtetare qe sa
    vine ne krye te shtetit mendjen e kane si te vjedhin dhe
    si te pasurohen brenda nates. Dhe kjo eshte aresyeja qe
    ky vend me nje histori 3 mije vjecare ka qendruar ne vend numuro,nderkohe qe Amerika ka afro 3 shekuj dhe
    ja ku eshte ! Shqiptaret ne Shqiperi duan te behen gjithe
    presidente e kryeministra,ndersa kur shkojne jasht shtroj-
    ne kurrizin bukur fort dhe bejne realisht prokopi sepse
    jasht shqiptari nuk ka as minimalin e pretendimit ,vetem
    pune te kete: qofte ne pastrime, ne lavazhe makinash, ne
    hapje lokalesh e shperndarje pizzash, etj.etj. duke bere
    punet me te rendomta qe vendalit nuk i bejne. Nje miku
    im nje dite me thoshte: ” Sikur ta dine bashkefshataret e
    mij qe une laj banjot e N/Y me perzene nga tavolina…” Kjo tregon fare qarte mentalitetin e shqiptarit. Dhe ketu
    nuk ben dallim asnje shiptar. Ta zeme semua si individ nje dite do me thonin te pastroje halene e dikurshme tek
    “Taivani”, unedo te pranoje nje plumb kokes sesa te pas-
    troje halete e Tiranes, ndersa ne Amerike per te hyre ne
    kompanine e pastrimeve duhet te paguash dhe i paguaj-
    ne shiptaret deri ne 6 mije dollare dhe megjithate nuk e
    kane te sigurte kete pune vecse disa muaj….! Keshtu me
    kane thene miqt e mij ! Konkluzioni eshte se sikur shqip-
    taret te punonin sic punojne ne Europe e Amerike, Shqi-
    peria nuk do te ishte kjo qe eshte sot por krejt ndryshe. E
    verteta eshte te stimuli monetar qe pushtetaret e nenvlef-
    tesojne ne kulm punen fizike duke i dhene prioritet vetem
    nje grusht individesh qe punon per pushtetaret. Bile shi-
    kohet nje fare mosinteresimi per punen e krahut.Nuk ka
    frike shteti nga ky grup njerezish te paorganizuar. Edhe
    nje proteste e tyre coptohet gjate rruges. Udheheqesit e
    tyre shiten e blihen fare kollaj nga shteti,qeverite dhe
    partite. Ndryshe ndodh kur ka nje organizim te pavarur
    nga qeverite e partite, sic po ndodh me protestat e studenteve te cilet i bene meit qeverine dhe partite. Dhe
    qeveria e sikletosur u “tkurr me servilizem” perballle pre-
    sionit te studenteve. Dhe, nese ky presion vazhdon i or-
    ganizuar si gjer tani, qeveria do te behet gati t’i zbathe
    poturet. Koha do ta tregoje…! Nga nje gje varet,nese keto
    protesta manipulohen tash e tutje nga partite ekzistuese
    politike, atehere keto protesta do te shkojne drejt deshti-
    mit,ndryshe rezultatet do te jene alla: ” Tcipras”…. ,,,,!!!
    SPAK- u , ky eshte tmerri qei kazene 3 partite kryesore.
    Gjithe zhurma qebehet nga ana e ketyre bandave qe e
    etikojne veten “parti” ka si objektiv te vetem sabotimin to-
    tal te Reformes ne Drejtesi dhe Vettingun e kupolave po-
    litike: duke filluar nga katershja: Berisha- Meta- Basha- Rama.. dhe duke perfunduar nga “Peshkaqenet e Me-
    dhenj” dheduke perfunduar te “Peshqit e Medhenj”, ku
    sipas ambasadorit te SHBA, zotit LU, “cironkat do te gell-
    tisin peshqit e medhenj”, perifrazim.

    Reply to this comment
  3. Zzzzzz January 8, 09:32

    sa je lodh edhe ti o alphade po kujt ua thua shpellareve qe skane kaluar akoma epoken e gurit ata tani mendojne vetem per unin …..

    Reply to this comment
  4. demo January 8, 10:26

    Pershendetje z.Alphade!
    Keni shume te drejte ne shkrimin tuaj.Per te konkretizuar kete po te tregoj nje ndodhi nga Nahija jone.U arratis nje miku jone nga ushtria dhe shkoi ne Amerike.Ca thoshin ka shkuar ne ushtrine Amerikane,ca thoshin punon per CIA.
    Ne fakt Brahimi pastronte halete ne Amerike.Pas ca vitesh e graduan,e bene si bicim brigadjeri te pastruesve te haleve.Ato kostumet e punes,ca i merrnin,ca nuk denjonin t`i merrnin fare.Brahimi i mbeshtillte me dengje dhe ja dergonte te vellait ne Shqiperi.U mbush gjithe fshati me kostume amerikane,nuk po pyesnin me katunaret per biografine e keqe te Brahimit.Me ato kostume shkonin neper dasma;dolline e pare per Enverin,dolline e fundit per Brahimin,qe na beri me kostume badiava.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*