Mos u bëfsh me të kajt (qa) Serbia!

April 17, 2019 15:31

Mos u bëfsh me të kajt (qa) Serbia!

Bedri Islami

Këtë fjalë të mençur e kam dëgjuar shumë vite më parë nga miqtë e mi drenicakë.

Dhe, përmes saj janë thënë të gjitha ato që mund të thuhen përmes një fjalie të vetme.

Përse më është kujtuar në dy ditët e fundit?

Nuk e di se çfarë ka ndodhur ditën e shtunë me zotin Nikollë Lesi, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit në një rrugë të bllokuar, apo ka qenë diçka e përgatitur ekstra për të.

Kam dëgjuar dy variantet e ndryshme nga njëri-tjetri: i pari, për ndalim të qarkullimit të tij me makinë në një rrugë të bllokuar për shkak të protestës së 13 prillit, dhe tjetri, nga vetë zoti Lesi për pengimin që i kishin bërë dhe debatin me njerëzit e policisë, i cili ishte zgjidhur pas një telefonate të kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë”, me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit.

Por, për diçka jam i bindur: zoti Lesi nuk është nga ata burra që lejon ta dhunojë dikush dhe as të ushtrojë dhunë ndaj tij.

Edhe policët, sado të politizuar të jenë, nuk besoj se guxojnë të ngrenë dorë ndaj një gazetari të njohur.

Por, kjo nuk më solli ndër mend fjalën e dëgjuar shumë vite më parë. Ndër mend ma solli reagimi i Berishës, i cili vrapoi të marrë në mbrojtje zotin Lesi, përmes një reagimi “të fortë” dhe “mbresëlënës”.

Mes të tjerave, duke dënuar dhunën ndaj gazetarit, ai tha se: “Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal ndaj zotit Lesi, paralajmëroj sponsorët dhe ekzekutorët e tij se do përgjigjeni personalisht për aktin tuaj banditesk, dëshmi e një fundi të shpejtë dhe të tmerrshëm për ju. sb”.

Zoti Berisha është njeriu që në vitin 1997 dërgoi forcat e shërbimit informativ për të djegur dhe e dogji selinë e redaksisë së kësaj gazete.

Ai u vuri flakën asaj pa pyetur se kush është brenda dhe arrestoi një pjesë të stafit të saj.

Njëri ndër gazetarët e dhunuar nga shërbimi i Gazidedes, me urdhër të Berishës, ende edhe sot e kësaj dite, pas 21 viteve, nuk është në gjendje normale shëndetësore.

Berisha ishte njeriu që e nxori këtë gazetë dhe shefin e saj, të njëjtin Nikollë Lesi që e mbron tani si të padëshirueshëm dhe i detyroi që të mbroheshin privatisht për jetën e tyre. Ai dërgoi pjesë të gardës së tij për të rrahur barbarisht gazetarin Edi Rama, shpalli njeri pa vlerë dhe rrezik kombëtar një sërë gazetarësh që sot i servilosen dhe bëjnë thirrje për dhunë.

Tani, duke theksuar se ndaj Lesit është ushtruar dhunë dhe është goditur, ai merr pamjen e qengjit dhe hedh poshtë mantelin ujkëror.

Berisha është një njeri i lexuar që e njeh mirë kanunin dhe e di se një njeri i dhunuar, është i çnderuar.

Meqenëse zoti Lesi është katolik i devotshëm, më lejohet t’i sjell në kujtesë një letër që ati jezuit Domeniko Passi, me 23 prill 1893, i dërgonte gjeneralit të Urdhrit jezuit në Romë, ku mes të tjerave shkruan se: ” Dhe, që ndonjëri të rrëfehet me gisht si i dhunuar, nuk është e domosdoshme që personi të jetë rrahur patjetër me dru a t’i kenë shkaktuar dëmtime e shenja në trup, por mjafton një shuplakë në fytyrë apo një e shtyrë, bile shpesh mjafton të përhapet zëri se filanin e kanë shtyrë, edhe po të mos jetë e vërtetë, dhe ai të përmendet e të përbuzet si i rrahur…”

Nuk po e sjell gjithë letrën e cituar më lart, as se çfarë bën në këtë rast një i dhunuar, që cilësohet edhe si i rrahur, pasi nuk është ky tagri i këtij shënimi.

Berisha që merr në mbrojtje një njeri që besoj nuk ia kërkon dhe as nuk ka ndër mend t’ia kërkojë, e di se ku të çon fyerja, rrahja, dhuna apo një fjalë e rëndë.

“Mos u bëfsh me të qajtë serbi “, thonë drenicakët dhe unë e di kuptimin e gjithë kësaj, ashtu si e di se asnjëri prej tyre nuk është serb.

Dhe jo rastësisht më është kujtuar kjo fjalë e mençur.

 

April 17, 2019 15:31
Komento

13 Komente

  1. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN April 17, 18:14

    Habitem me te nderuarin Bedrislami qe ne rrjeshtin 22 thote “zoti Berisha” ?!
    .
    Me cfare kam lexuar artikujt e Bedriut ne kete gazete del qarte qe SBerisha eshte kriminel dhe vegel e Serbise ( me shume e lobit serboamerikan ne fillim dhe pastaj greko-amerikan)..
    .
    Pse je lodhur o Bedri me z (Zombie) Berishe dhe z (Zombie) Nikoleshi ??
    .
    Ky i fundit pra Nikoleshi pasi Berishorri e perdhunoi dhe e cnderoi dhe familjarisht u be ministri i tij ne 2012 …po ashtu dhe kerma visar shiti..
    .
    Atij vendi nuk i ka ardhur e keqja nga zombie si Berishalja apo Nikolesherit..
    .
    E keqja e atij vendi per keto 30 vjet eshte krijimi i salimonstres ne vitet 1991-1992 nga miqte tane porno-perendimore dhe mbrojtja me cdo kusht e berishes tyre duke perdhosur ate komb deri ne ate fare feje qe enver hoxha po na duket engjell..

    Reply to this comment
    • O Sali mos pac Vorr April 18, 11:30

      Te drejte ke or lum miku, sal.lami, lulashi, metani, la mona duhen shfarrosur politikisht, ata e kush u shkon mbrapa( memeci, qorri, horri e i gjith tabori). Po kjo esht detyr e jona si popull. Amerika de BE mund te na ndihmoje po nuk duhet te presim ne qe ata ti bejne te gjitha. Ska faj Amerika dhe BE qe Sali Bushtra i mashtroi me ate masken e tij antikomuniste, pa zbuluar surratin e komunistit te regjur te fshehur pas saj. Duhet e do fitoje drejtesia, por keta horra i kan hudh rrenjet thell e duhet koh me i pastru e djeg, ne menyr qe mos u mbije me fara e keqe qe kan si trashegimi.
      Po ne ta fillojm se Ameriken e BE e kemi perkrah

      Reply to this comment
  2. Tartufi April 17, 19:17

    Kur nuk shkruhet bukur,kur I bie legenit me dite te tera pa mbaruar ,I ke vene emrin vetes [ I haruari ] Ky forum eshte mbushur me doren e fundit te miletit shqiptar ,per vlerat e lirise dhe te demokracise,,,por dhe ky e kupton renjes se legenit ,prandaj nuk komenton !!!

    Reply to this comment
  3. Juli April 17, 19:57

    Ti Bedri i ke ranë pikës. Por ti ke harruar se ai i dhunuar që i vjen përsëri prapa dhunuesit (ministër)Dhe tani e mbron.
    I ka humbur FARE VLERA. Njëri më i pështirë se vetë dhunuesi.

    Ke humbur pikë me këtë shkrim.

    Reply to this comment
  4. bek hyseni April 17, 21:34

    Bedri Sallami Duhet me te thane mos rreje se ti ske
    miq ne drenice i ki miq pisat qe ty tkan zgjedh
    kryetar te Lahperave LPK- sa per ta qkerdhye fondi vendlindja thret edhe ate te 3% Ti Sallam thunra
    e thiut e din cka i ki borgj kosoves!! Por edhe nje
    veti e mrapsht e jotja Njerzit krijojne tababjat qe
    ne mengjes para se gjithashe pijne nje kafe Te ti
    eshte ky tabjat Sa here merr me shkrue dicka sefte
    ia nise me ia hanger nje mut salih berishes edhe
    kaq shume i hangre e nuk po ngihesh E komupisi stalinist i Partise se punes se flliqet te shipnise
    Bedri sallami i thunrave te thiuve

    Reply to this comment
    • shuj bre bek.. se ka hendek April 17, 21:55

      o breke hyseni

      allahile se po shan Bedriun nuk kam dert por qe po e flliq gjuhen shqipe dhe po n ai ben saliun atdhetar qenke per spital psiqiatrik..

      a je qorr apo budalle ??

      Nëse ka një “damkë” që nuk mund të “pastrohet” kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me këtë akt anti ligjor, anti-OKB e antikombëtar, Sali Berisha dëshmoi përfundimisht me prova konkrete se si dhëndër serb, ishte edhe një misionar pro serb. Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me “ujë”.
      Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD
      Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD. Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”. Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori. Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali. Drejtor finance ishte Genc Ruli. Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu. Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave. Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. Firma “Shqiponja” Me rritjen e kërkesës për naftë në tregun shqiptarë, duke qenë se sasia dërrmuese e saj shitej kontrabandë në Mal të Zi, drejtuesit më të lartë të PD në vitin ’93 vendosën të themelojnë firmën “Shqiponja”, e cila fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetëm eksportin e naftës drejt ish-Jugosllavisë, me afat nisje vitin 1993 dhe për një periudhë mbi 10 vjet. Por që aktiviteti i saj u ndërpre në dhjetor 1996, për shkak të rënies së PD nga pushteti i piramidave.
      Veprimtaria trafikuese antikombëtare e firmës “Shqiponja-PD”
      Në bazë të “Ligjit për Partitë”, subjektet politike kishin të drejtë të krijonin shoqëri tregtare, me arsyetimin për të forcuar financat. Krerët e PD shfrytëzuan paratë që jepte buxheti i shtetit për financimin e partive politike në vend si kapital fillestar për themelimin e firmës “Shqiponja”. Ndonëse firma “Shqiponja” nuk u mor drejtpërsëdrejti me transportin e naftës nëpër rrugët e veriut të Shqipërisë, ku ishte instaluar edhe arteria kryesore e kontrabandës së naftës me Malin e Zi, ajo që nga Porti i Durrësit shërbeu si një nga furnitorët kryesore me karburante të tregtarëve më të vegjël, të cilët më pas i kalonin karburantet kontrabandë në Mal të Zi. Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve më të lartë të PD, karburantet në Portin e Durrësit silleshin për llogari të firmës “Shqiponja-PD” nga një firmë angleze. Furnizimi me karburante nga kompania angleze bëhej thuajse një herë në dy muaj. Pasi karburantet depozitoheshin në disa tankera të mëdhenj në Portin e Durrësit, të cilat ishin në llogari të firmës “Shqiponja”, fillonte më pas shpërndarja e sasisë tek tregtarët shqiptarë të cilët ishin licensuar për tregtinë e naftës. Në fillimet e veta firma “Shqiponja” arrinte të furnizonte ndjeshëm dhe në sasi të mëdha tregun shqiptarë me karburante. Kjo jo vetëm për shkak të infrastrukturës që kjo firmë kishte ngritur, por edhe për faktin, se duke qenë se PD ishte në pushtet absolut, firma trafikuese mafioze “Shqiponja-PD” me kryetar bordi Sali Berishën dhe me staf drejtues kupolën e PD, kishte një seri favoresh nga organet shtetërore përsa i përket lejimit të trafikimit të karburanteve, hapjes së portave të importit, liria e transportit në territorin shqiptar dhe eksporti të pakontrolluar në kufi e karburanteve kontrabandë, mos pagesa dhe mos kontrollet tatimore e fiskale, shpejtësia e kryerjes së veprimeve doganore, mbështetja e këtij trafiku me siguri prej policisë, ushtrisë dhe SHIK. Krijimi i firmës “Shqiponja-PD” prej Sali Berishës dhe Millosheviçit në marrëveshje të fshehtë për trafikun e karburanteve e armëve, me drejtues krerët më të lartë të shtetit e pushtetit shqiptar, u bë në momentin kur Serbia e Millosheviçit ishte në krizë edhe për një pikë naftë, karabina e për një copë fishekë, prej embargos që i kishte vendor OKB, NATO e SHBA, si kusht për të ndalur gjenocidin ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, gjenocid që ushtrohej barbarisht e kriminalisht edhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
      Si realizohej kontrabanda dhe çfarë roli kishte qeveria?

      Në vitet 1993-1996, autobotet me naftë, mazut, benzol, benzinë e vajgur special për avionët, ose ndryshe me “kerazinë”, vinin çdo javë në “karavanë” prej 17-18 automjete në naftë. Ato ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari, nëpërmjet Maqedonisë futeshin në Qafe-Thanë, bënin “një xhiro-hyrje dal;je formale në Shqipëri me dokumente false dhe shkonin drejt Serbisë. Kjo “linjë” bëhej prej 3 vitesh, pa pushim asnjë ditë. Këto autobote, kishin drejtues bullgarë, grekë, malazezë, kosovarë e maqedonas, por që komunikonin saktësisht në gjuhën e doganës tonë. por ata për garanci komunikimi, në çdo mjet e në çdo rrugë qarkullimi, shoqëroheshin nga shqiptar, të cilët në fakt ishin oficerë të SHIK-ut, të autorizuar me leje speciale prej qeverisë shqiptare, policisë shqiptare dhe sidomos me “autorizim special” të firmosur nga kryeshikasi Bashkim Gazidede.

      Reply to this comment
      • s.g. April 18, 00:09

        Po çfarë 3% ti ke pagu more hajduk që edhe vllaznit e tu ti po i vjedhëshe qiti fletpagesat bre qen bir kudre tani ha mut deri sa ta nxe frymen

        Reply to this comment
      • s.g. April 18, 00:14

        Hiqu këti farë udbashi qetnikësh të LDK ky pret në fyt për për pare këti i paska djegë lufta se i paska prishë pisllaqet me çetnikëte Sheshel Millosheviq

        Reply to this comment
  5. bek hyseni April 17, 22:43

    More Mejtat e vdekur te gerrgjanit Enver Kungji Rus Ju per me thure rrena e nxani venimn re pare ne Bote
    Kiujt je kah ia shet keto rrena Na e dijme ne kosove
    krejt kush cka ka ba Nuk paska mujte me i que permes greqise e bullgarija ne megj po koka kon dashte me shetite her ngreqi e her bullgari me i kthye ne shqipri per
    ti que ne serbi Ah logjiken e krymit e kini !!
    Ju jeni popüull debila A Salihu ne Rinas iau vjedhi 10
    milion euro A Ngjitjani Salihut Se ai edhe nanat iau
    bane me barre ! grate e motrat Se u njef qe jeni grekofil
    kopil Spaska pase Rusija nafte veq shipnija me i dhane serbise Uh ti ma lepifsh ate qe e kam ner breke
    Po qyqe koke o fitilaq ! A po muj i shitni qikat ne serbi
    o dilingji? O rusofil O stalina o gjaja me brina !

    Reply to this comment
  6. Buzuku April 18, 20:37

    Po Saliun tashme e njohin te gjithe me rrenje e dege. Shkrimi I z. Bedri eshte per qendrimin e nikolllesit. A kini dicka per te thene per the gazeten e tij reaksionare..?

    Reply to this comment
  7. bek dixhitali April 18, 20:58

    te nderuar lexues !

    Ju lutem krahesoni kete krim te juntes berishalese..
    .
    Zamir Dule doli “out the order’ nga kjo bote kurse sheiku Nikolle Leshi tall leshte me ate popull

    Lexoni dhe reflektoni

    Si e masakroi makineria naziskine berishiste gazetarin Zamir Dule

    Aty në një shtëpi gati të rrëzuar, në fund të fshatit dhe i harruar në një dhomë përherë të errët, ndodhet një gazetar që bëri epokë me kronikat e zeza dhe gazetarinë investigative në vitet 1194-1997.

    Quhet Zamir Dule. Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza.

    Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë.

    Ai është në prag të verbimit. E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut. Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”.

    Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.

    Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.
    Zamiri po humb edhe shikimin

    Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet.

    Por, fati edhe këtë herë nuk është me të. Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë. Zamiri rrëfen me shumë lakonizëm se televizori u është prishur dhe se nuk mund të shohë më; por për fat të keq, nuk ka as edhe një radio për të jetuar jetën e të gjallëve, për të patur informacionin, burimin e jetës së tij të dikurshme.

    Sa për internet, rrjete sociale, Facebook etj., këto janë fjalë të panjohura për ish-gazetarin, sepse nuk ka patur shansin t’i shohë dhe provojë si gjithkush, qoftë dhe si bashkëfshatarët e vet. Ai mezi gjen shtratin e tij, që qëndron i pandryshuar prej vitesh me disa nënkresa të vjetra e të dala boje, ndërsa në një dritare mban fletore dhe shënime të shumta.

    Por dhe ky “privilegj”, si një tjetër zakon i të shkuarës, po i privohet. Zamir Dule nuk mund të shkruajë asgjë, as ditarin e tij të thjeshtë pa ngjarje reale dhe personazhe jetësorë. Ai tani nuk mund të shkruajë dhe as të lexojë. Të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë, ndërsa ata shprehen se Zamirin e kanë harruar të gjithë dhe në këto momente, ai ka nevojë për ndihmën e shtetit. Traumat në familjen Dule kanë qenë të njëpasnjëshme.

    Pas asaj që pësoi gazetari, iu vra vëllai, teksa nga gjithë ky lumë hallesh, u nda nga jeta edhe babai i tij. ECT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*