Mos u kthe për sytë e mi!
Nga Arkiva
Dhe ne si të shumtëve,
koha na ka ndarë,
tridhjet e ca vite,
që nuk jemi parë!.
Me rrugë e pa rrugë,
të gjithë ikët ju,
unë si lis i lashtë,
hodha rrënjë këtu!.
Nuk kam si ta di,
bëra keq a mirë,
po unë shtegëtimet,
nuk i kam dëshirë!.
Sa herë që largohem,
në një tjetër Dhe,
një muaj pa shkuar,
kthehem si rrufe!.
Kthehem për të ndenjur,
tek “Glami” në qoshe,
ti s’je kthyer kurrë,
o moj bukuroshe!.
Ti s’je kthyer kurrë,
nëpër këto vende,
se në tjetër vënd,
ngrite folenë tënde!.
Po për syrin tim,
më mirë që s’je dukur,
se të pa kur ishe,
një nure e bukur!.
Të ka parë kur ishe,
trëndafil me vesë,
dhe ashtu-të gdhëndur,
të kam në kujtesë!.
Të gjithë e të gjithë,
këtu le të viné,
po ti mos u kthe,
se më prish magjinë!.
Nëse do të kthehesh,
se nuk mund dot mallë,
për dy sytë e mi,
mos u bëj e gjallë!
Të të mbajnë mend,
ylle-siç ke qënë,
se dëborë e kohës,
dhe mbi ty ka rënë!.
Ajo pa pushim,
bie Zot-o Zot,
dhe një thinjë tënden,
unë s’e duroj dot!.
Dhe një thinjë të vetme,
tek ty s’duroj dot,
në shpirt e në zemër,
do mbytem në lot!.
Ti për bukurinë,
ishe një magji,
ndaj mos u kthe kurrë,
veç për sytë e mi!.
A.DUKA
Njesh
s,kane vlere komentet.
Ahhhhh c ma bere farmak ate kafen qe te kam kerkuar prej kohesh more i bekuari i perendis…..haha..te pershendes…