“Mos u merrni me protestuesit, arrestoni Berishën dhe Bashën”
Nga Arkiva
- Demokratët e Pogradecit skualifikojnë çunin e Fahri Balliut, largohet edhe ish-kryetari i bashkisë 9
- Kosovë, një grua për herë të parë kandidate për kryeministre 6
- Pak ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës dalin pozitivë me COVID drejtori i Shtëpisë së të moshuarve në Gjirokastër dhe financierja 6
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në Facebook lidhur me protestën e realizuar sot më 31 mars për taksën e vendosur në Rrugën e Kombit.
Ai ka thënë se fajtorët nuk janë protestuesit, por Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët me qeverisjen e tyre e kanë çuar vendin në këtë pikë.
Erion Braçe i kërkon publikisht ministrit Xhafa dhe prokurores Marku që të kërkojnë përgjegjësi tek dhunuesit e sotëm, por vetëm nëse fillimisht hetohet kryekëput mbi këto dy përfaqësues të Partisë Demokratike.
Statusi i plotë
27 vite që, Sali Berisha nga goja nuk nxjerr tinguj, fjalë!
27 vite që, Sali Berisha nga goja nxjerr vetëm kërcënime verbale, urdhra për dhunë, urdhra për të vrarë!
Ky vend nuk gjen qetësi, normalitet, arsye, dialog, zgjidhje të arsyeshme, prej këtij dhe qëllimeve të tij, të lidhura në mënyrë të qartë me pushtetin, produktin e tij-pushtetit, hëm si vjedhje, hëm si vrasje.
Edhe sot, ajo që urdhëroi dhe gatoi në Kukës, as që ka lidhje me Tarifën e përdorimit të rrugës, po fare!
Tarifën e përdorimit të rruges e ka studiuar Ky, e ka shtyrë në vendimmarrje Ky, ka kërkuar investitorë për ta zbatuar Ky;
Pra e gjithë logjika e asaj Tarife ka qenë e njëjtë që në Origjinë, nisur me Sali Berishën.
Gjithçka që thotë sot, veçanërisht si “argument” mbi Tarifën, Taksën e Qarkullimit, mirëmbajtjen, është një gënjeshtër e madhe, të cilën, e tregon të tillë-gënjeshtër, praktika që ai vetë ka ndjekur për Tarifën e përdorimit të rrugës.
Ndaj po e përsëris, dhuna sot në Kukës-thirrur, organizuar dhe gatuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ka lidhje vetëm me pushtetin dhe vendimet kur ishin zotër të tij.
Dhuna e shkatërrimi sot në Kukës, duhet të bëjnë të harrohet vjedhja marramendëse në atë rrugë, vjedhje për të cilën kuksianët heshtën dhe e pranuan, ndërkohë gjithë ne të tjerët e paguam!
E paguam deri në 1.3 miliardë euro për 60 kilometra, 1.3 miliardë euro deri në Morinë!
A e kuptoni sa kemi paguar ne apo jo?
Kur je i varfër këto numra të çmendin!
Një Shqipëri e tërë pagoi këto para, madje duke marrë si “shpërblim” mungesën thuajse totale të investimeve publike në të gjithë Shqipërinë për dy vite me radhë.
Dhuna e shkatërrimi sot në Kukës, duhet të bëjnë të mos duket që, rruga e hajdutëve të Kombit nuk ka mbaruar në gjatësinë e saj, veprat inxhinierike janë pa përfunduar, rrugë dytësore nuk ka etj.
Sepse nuk ka përfunduar, rruga është e rrezikshme për përdoruesit, madje rrezik ka që nga skarpatet që rrëshqasin edhe pse i kemi paguar shtrenjtë!
Dhuna e shkatërrimi sot në Kukës, duhet të bëjnë të mos kuptohet se rruga ka nevojë për mirëmbajtje në operimin e përditshëm, nga tuneli tek skarpatet që rrëshqasin, tek vetë trupi i rrugës dhe jo vetëm kur bie dëborë.
Duhet të bëjnë të mos kuptohet se duhen disa dhjetëra milionë euro në vit thjesht vetëm për mirëmbajtje.
Por dhuna e shkatërrimi sot në Kukës, duhet të bëjnë të mos kuptohet se rruga nuk ka ekonomi!!
Kjo është e vërteta e madhe;
Rruga nuk e ka nxjerrë nga varfëria Kukësin, siç e genjeu si e sa u lodh Sali Berisha, kur justifikonte me varfërinë e Kukësit vjedhjen më të madhe në historinë e këtij vendi!
Përse nuk u ul as edhe minimalisht varfëria në Kukës, Sali?
Lëri kërcënimet e tua banale e përgjigju kësaj pyetje Sali!
Jo mua, kuksianëve Sali, ata i ke gënjyer sa ke dashur.
Por përtej të shkuarës me pushtet;
Dhuna e shkatërrimi sot në Kukës kanë lidhje me qëllimin e përhershëm të Sali Berishës- Pushtetin!
Vetem në pushtet ai është rehat, i sigurt se do të jetë i paprekshëm për çdo krim që ka kryer!
Ka Lulin e tij nën të njëjtin hall, ndaj bëhen bashkë e përsërisin:
Është vetëm fillimi!
Pa më të voglin dyshim që ky është fillimi i fundit!
Sot në Kukës, nuk ishte vetëm ai grushti i përhershëm i kriminelëve që në 27 vite i kanë vënë zjarrin vendit si qëllim i Berishës;
Nuk ishte vetëm ai takimi i qelbësirave që rrinë në Serbi e shkruajnë në shqip si ky plehu Nexhat Behluli, që veç tavolina e sotme i kushton sa një pension në Shqipëri; Por çdokush që është cënuar rëndë së fundi nga vendimmarrja e Qeverisë së Shqiperisë në interesat për të rritur pushtetin në këtë rajon.
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe jo vetëm, janë dhënë me qira, paguhen fort nga fondi global në depozitat e parajsave fiskale në përmbushje të këtyre interesave në Shqipëri!
Ndaj, une e kuptoj fare mirë ministrin Xhafa, madje edhe prokuroren Marku që kërkojnë përgjegjësi tek dhunuesit e sotëm.
Por ndëshkimi thjesht i tyre, do të jetë pa vlerë nëse;
Nuk do të hetohet deri në fund grabitja në rrugën e hajdutëve të Kombit.
Nuk do të hetohet deri në fund financimi nga shtetas rusë i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe jo vetëm, në këmbim të përmbushjes së interesave të caktuara në Shqipëri e rajon!
s.a/dita
Brace !
Ne vend te Kukesit ver 21 Janarin.
Ne vend te Berishes ver Ramen.
Statusi yt do te kete te njejtin kuptim dhe te njejten vlere.
Provoje.
Po si e krahason 21 janarin me dhunen e sotme? Po kater protestuesit e vrare nga policia ku i ke? Rama qenka vrases si Saliu supas teje. Ca jane keto krahasime idjote?
Ata kater te vraret Per cfare shkuan ? Per buke, per pune, per mireqenie Jo. Shkuan per te rehatuar bythen e Rames.
Komunistet e dine mire se Pushteti nuk vjen pa gjak, prandaj edhe Rames nuk j’a kercet fare per gjakun e atyre te gjoreve.
Mete mesim ta ka a dhene Berisha,se ai komunist la qene dhe e di shume mire si merret pushteti i humbur.
Rama eshte vrases si Berisha. Rama e mori vesh qe Berisha do vriste njerez dhe nuk i ndaloi, por i nisi si viktima te vriten per kauzen e Ramutit qe te zgjidhej kryeminister.
Bashkefajtor ne krim qe kur zgjodhi Ilir Meten kryeparlamentar, dhe me pas kur e beri president.
Bashkepunon me kriminelin dhe te mos jete kriminel?
Kjo eshte llogjika e nje sociapisti.
PS esthe kthyer ne nje parti kurvash hajdute qe nuk mund te durohen me.
Larg qelbesirat nga shteti
o mirel Pse s’keput nje mender pordh sa je vet me kembe,me qellim qe te qeshim nje cope here,se sa thua kete qe the,se rama i nisi si viktima!! Po sikur ishin jasht portes ata,madje dhe me duar ne xhepa o mirel koqja….
Vetem i ndershem nuk mund te jesh more “socialist” ! Me e pakta , mund te jesh nje jashteqitje e PS-se , sikurse jane Kaci i Zi , kryetari i “Libras” , apo n/kryetarja Hafizi !
Late nam me muhabetet e komunozmit! Kam qene 16 vjec kur kam degjuar komunistin Sali per here te pare, sot kam femijen 16 vjec dhe akoma degjoj Saliun qe nderzen trushplare me prallat me komuniste. Komunizmi ka 30 vjet qe ka perenduar. E kuptoni se gjithcka luhet per pushtetin dhe mosndershkimin e familjes Berisha dhe te koruptuarve te tjere majtas e djathtas? Reforma ne drejtesi i tremb te gjithe pa perjashtim. Ka ardhur koja qe ne popullit ja duhet stabilitet dhe integrim dhe per kete arsye na duhet te ndajme shapin nga sheqeri i cdo krahu qofte e liga majtas e djathtas.
Ruset dhe serbet e ulur kembekryq ne pd perfitojne nga gjithe kjo zallamahi.
Nese ti vertete beson se Rilindja eshte PS atehere ke nje problem te madh, te ka rene me teper se gjysma e trurit dhe nuk e ke vene re.
Ky spurthjaku qe ben politike injoranti per injorantet partiake tip fshatar berati e katunar librazhdi ,mbasi na shpjegoi para kamerave si pastrohemi nga gazi sarin vetem duke lare duart me sapun Rrogozhine ,tani na ben thirrje per arrestime ???
D.m.th o Braculi ne 21 Janar duhet te te arrestonin ty dhe Edi Ramen ???
Shiko videon e 21 Janarit se cben populli socialist o Brace dhe pastaj flit per ngjarjen e Kukesit.
Meqe ju pelqen te flisni per te vraret shko ne Presidence o Brace se aty eshte personi qe i quajti te vraret “llum dhe kokepalare” dhe e u zgjodh me voten tende President.
Pervecese hipokrit o Brace je dhe spurthjak.
Po kush do ti arrestoje se ? Edi rames nje fjale ti tote lulezimbasha dhe imerr ajer dhe shfyhet. Kemi nje kryeminister debil dhe te paafte qe ka marre persiper te zgjidhe hallete popullit por qe nuk eshte ne gjendje as te luaje gishtin e ij.Edi rama ta dhme timon cfare don tjeter nje m… ta hash tani. Te vune kriminelet perpara ty dhe policine tende. Ti ke mbaruar siktyeminister vetem per lloqe je nukje per te drejtuar. Flaken tekrruga e kombit e vune ata qe perdorin me shume dhe me te kamurit kriminelet se qytetarete zakonshem nuk kane mundesi qeta bejne shpesh ate rruge.
Dhe kriministri trap e vend qe tutregoje forcene ligjit ju thote qe do ti favorizoj ata qe e perdorin dhe e shfrytezojne me shpesh ne kurriz te atyreqe e ebjne nje here ne vit se nje here ne tre kater vjetate rruge.
Ky morri i kuq e ka nje huq
Posht kriminelet neonazista!
I dashur Brace djali as me njeh dhe as te njoh. I ke rene
pikes! Me ka zene goja lesh duke shkruar komente dhe
ku propozoj kahere: problemi shqiptar nuk eshte aq i
nderlikuar sa shihet ne aparence.Eshte shume inthjeshte:
Arrestoni Berishen dhe Meten dhe kur te shihni si zhdu-
ken mulet,bashet,paloket,vasilet ,etj.etj.Te gjithe keta tri-
moshe te tanishem pasi te keni futur ne “kafaz” Sali-Mete
dhjesin gjak,ikin nga syte kembet. Prandaj zgjidhja aq sa
e veshtire duket ka kete zgjidhje kaq te lehte. Megjithese
problemin e ketij binomi te urryer e veshtireson paksa
vizitat e “kortezise” se ndonje diplomati mik qe mbjell
konfuzion te rrezikshem duke i bere “temena” ketyre dy
figurave qe shkaterruan Shqiperine thjeshte per interesat
e tyre. Sidomos kur behet fjale te ambasadorit Lu ne zy-
ren e Berishes,vizite e cila eshte nonsens per aresyen e
thjeshte se Berisha aktualisht nuk eshte kurkushi thjeshte
nje deputet nder 140 deputetet. Por fakti qe zoti Lu ben
viziite vetem te ky deputet tregon kompleksin dhe iluzio-
net e vendit te tij ndaj nje kerrme politike qe mbahet ne
kembe me “oksigjenin” e nderkombetareve,me ate “rybe”
qe nderkombetaret mendojne se ende Berisha vazhdon ta kete. Ky eshte nje konkluzion i gabuar i nderkombe-
tareve ndaj monstres se Vicidolit. Z. Lu, komunizmin ne
Shqioeri e rrezoi ne radhe te pare e mbi te gjitha ” Muri
i Berlinit” dhe se dyti ate e rrezuan vete shqiotaret. Pran-
daj mos i atriboni gjera te kota nje njeriu kot qe u gjet aty
fale rrethanave historike dhe sponzorizmit nga fuqite fqi-
nje te permbysjes se komunizmit ne Shqiperi, nje komu-
.zmi qe praktikisht ishte permbysur ne Shqiperi dhe qe
thjeshte kerkonte nje shtytje qe te binte ne gremine. Dhe
kete shtytje e dhane shqiptaret me rrevolten e tyre te vitit
1991 !!!
Ky miu ne foto eshte kryetari i komisionit te ekonomise ne parlament.
Ky miu kur ishte opozite ulerinte perdite se : “Kur te vijme ne pushtet do ta bejme me ligj qe Borxhi publik mos kaloje shifren 60%” (atehere ky Borxh publik ishte 62%)
Sot ky miu ka 5 vjet ne pushtet, drejton prej 5 vjetesh ate komision te ekonomise ne parlament por…nuk kuis me per ate Ligjin per ta mbajtur Borxhin publik 60%!
Sot ky Borxh publik, fale pushtetit te miut ka arritur ne 74% (i fshehur nen PPP shkon afro 80%), varferia ka pllakosur vendin por…miu tani kerkon arrest per opoziten. Nuk e ka seriozisht, si atehere me ate ligjin per Borxhin publik…
E tregove vertet fytyren tende prej miu gjirizi o @ ekonomist !
Ju tregova fytyren e miut te gjirizit Erion Brace. Nje freskim i kujteses ju ben mire ju militanteve budallenj.
Protesta dhe zjarrvenia e sotme e kane burimin me 18 Maj te vitit te kaluar kur te dy bajgat Rama dhe Lulushi kane rene dakort dhe firmosur qe cdo gje do te behet duke u marre vesh vetem keta.
Keshtu u realizuar edhe skenari i sotem i zjerrvenies dhe sulmit dhe plagosjes se policise se Shtet qe i dergojn si mish per top.
Sa te jete saliu i lire vetem zjarr e shkatrrim do te kete ky vend si gjithe keto 28 vite.
Shko more morr .illi.More mistrec Berati kerkon te treohesh trim.Osman Gazepi e ka dite se cfar trimash jeni.Ai pat thene para popul,it:POPULLI MISTREC I BERATIT E JU E DUARTROKITSHIT.
Formoni komisione zotri për kësi gjëra që janë kardinale për vendin e jo për afera Tahirgejt .Të hudhën miliarda dollarë shkrepave mija metra lartësi dhe prrojeve pa fund tnjë rrugë që nga Morina deri në Durrës që s’u rrumbullaksu projekti apo çdo 50 km kalohet në rrugën e vjeter te çdo urë rrezik të pëlcasin gomat e çka jo projektusi zbatusi investusi etj të hetohen njëher për këtë projekt kriminal
Te lumte goja zoti Brace ashtu do bere se ky vend sdo gjej qetesi sa ata zagaret Sali e Lul nuk arrestohen per vjedhjet qe kane bere qe sot kuksi dhe gjithe shqiperia vuan. Juve vellezer qe shkruani kunder Zotit Brace jeni te nxituar ai ka shume te drejte. Shikoni ku ju ka cuar politika largepamese e Saliut dhe Lulit….. Po jeni te varfer dhe po zhyteni me shume me shkaterrimet qe beni. Nuk sulmohet struktura dhe nuk zgjidhet asgje me dhune e keni pare 28 vjet se cfare te ardhme na dha Saliu e luli. Vjedhje korrupsion varferi djem e vajza qe morren rruget e botes, intelektuale inteligjenca rinia e fuqishme pra ai ka pasur nje plan te qarte per shkaterimin e shqiperise.Mblidhni mendjen hapni syte ,shtrojuni punes askush nuk do na beje vendin po nuk qeme te gjithe bashke duke punuar nate e dite se vetem keshtu ecet.Jo duke shkaterruar kjo eshte gabim fatal per te gjithe ne.Keni te drejte te protestoni dhe te mos bini dakort por jo ti vini zjarrin prones se perbashket.Kjo qeveri nuk eshte komuniste sic disa thone ne kete rrjet eshte qeveria qe po perballohet me problemet e 28 vjeteve qe ju la arka bosh dhe po ben te pamunduren per ne.Ne vend ti dalim krah e sulmoni.Ketyre praktikave shkaterrimtare ju ka hikur koha. Kush prish para drejtesise ska me. Ska me theniet komunista morra te kuq e jeshil….Komunizmi u permbys ska me vend per te. Le te bashkohemi te gjithe e te punojme ta kthejme faqen vendit qe na e rrenuan politikanet e korruptuar.
ik mor legen.
Ate kerkojne njerezit prej kaq kohesh o Brace, por u zgjodhet per te qeverisur apo kakarisur? Per aq kohe sa te jete jashte dyerve te biruces xhaxha Saliu, dhe sidomos ne politike, ky vend nuk do te shohe as nje dite te bardhe! Levizni dhe zbatoni ligjet! Akoma fakte doni per paudhesite e ketij barbari? Te keni turp! Mbajeni mend, noten do e merrni se shpejti!
Arrestimi per kriminalitet patjeter duhet filluar nga Berisha e Basha, per vjedhjen e 230 evrosh, dhe mangesin e tete urave nga Morina neKukes, dhjetra km,njekorie nga Resheni ne Milot e shume te tjera vjedhje qe kerkohen hetuar nga prokuroria e shtetit,Krimin duhe ndeshkuar,qe te vendoset rendi dhe ligji,Jo hajdutet-kriminelet te bejne t hirrje “Kapene hajnin1” siç po veprojne Berisha e Basha me klanin kriminal familjar e partiak.
Sikur ministrat te punojshin,sikur deputete te punojshin ,sikur institucionet te punojshin nuk do ishim ku jemi:prej fillimit u kontestuar ky koncesion si jo ligjore,edhe eshte joligjore,po ministrat e deputetet i kemi ne FB e instuitucionet ne gjume nga frika i zemerimit te Njeshit pas cdo veprimi..
Pra asnje ne vend te vete,e ne detyre te vete:mos u cuditeni kur populli te ngrihet ne kemb per interesat e veta,qe keni detyre me mbrojte,e num i mbroni se ju e institucionet e juaja mbrojne oligarket.
Mjaft me po ju thot populli,Mjaft me FB se nuk jeni votuar per facebookxhi,po me qeverise,nuk jeni votuar per te komentuar po per me vepruar…