Merreni ngadalë… (+18)

Dr. Adem Harxhi November 29, 2017 04:15

Merreni ngadalë… (+18)

Prishja parakohe quhet ndryshe ejakulacioni prematur. Kjo ndodh në mënyrë të pavullnetshme, para penetrimit, ose menjëherë pasi bëhet penetrimi në vaginën e partneres.

Nga kjo vështirësi seksuale, vuajnë rreth 1/3 e burrave nën 25 vjeç dhe rreth 10 përqind e burrave mbi 25 vjeç. Shkaqet më të përgjithshme të ejakulacionit premature janë tre:

a-Eksitimi i madh seksual

b-Ankthi për performancën seksuale

c-Stresi

Refleksi i ejakulacionit është vështirë të kontrollohet në mënyrë perfekte.

Ata që janë të aftë ta kontrollojnë, gëzojnë nivel të lartë të eksitimit seksual dhe e zgjedhin kohën se kur duhet të ejakulojnë.

Jo rrallë, prishja parakohe është një refleks i kondicionuar, i krijuar nga eksperiencat e para seksuale, të kryera në situata që kërkonin ejakulacion të shpejtë (marrëdhënie seksuale në vende ku ke frikë se të diktojnë, e të tjera të ngjashme).

Por ky refleks, mund të përforcohet edhe kur prishjen e shpejtë ta ka kërkuar partnerja, në marrëdhëniet e para seksuale (marrëdhënie të shpejta me një prostitutë e cila nuk ka kohë të merret shumë me një djalë të ri), kjo ndodh edhe kur djemtë që fillojnë të masturbojnë e kryejnë këtë akt shpejt e shpejt.

Këto lloj marrëdhëniesh me prishje të parakohshme, mund të bëhen një zakon që vazhdon edhe më vonë.

Një arsye tjetër, që çon në ejakulacionin para kohe është dhe ajo, kur djalit i mungon ndjenja që paralajmëron prishjen. Ai hyn pa paralajmërim në fazën nga ku procesi nuk kthehet dot mbrapa dhe ejakulacioni nuk përmbahet.

Duhet të dini, se janë shumë burra që vuajnë nga prishja para kohe. Madje të gjithë burrat do të dëshironin ta zgjatnin kohën e ejakulacionit. Por, mos u mërzitni. Ju mund ta rregulloni këtë problem.

Unë e kuptoj që ejakulacioni para kohe shqetëson burrin po aq sa edhe gruan. Ai shkakton ankth, ndjenjë turpi dhe ndonjëherë edhe terror. Kur shfaqen këto ndjenja negative, bëjnë që ndonjëherë të errësohet edhe gjykimi.

Shumica e burrave, gjatë jetës, provojnë probleme seksuale të ndryshme. Por, duhet të dini, se për të gjitha këto probleme ka zgjidhje, po qe se dëshironi dhe kërkoni ndihmë.

E para gjë që duhet të bëjë një burrë që vuan nga ejakulacioni i hershëm, është të fokusohet në vlerat e tij si partner dhe si njeri. Ta tregojë veten se është një burrë me vlera. Të tregojë se për të nuk ka aq shumë rëndësi si punon penisi, por si sillet në tërësi.

Vetëm, kur do të arrini të ndjeheni mirë me njëri-tjetrin, ju do të jeni në gjendje të funksiononi mirë edhe seksualisht.

Kur filloni lojën seksuale, mos shkoni menjëherë tek penetrimi. Fokusohuni në aktivitete të tjera (prekja, përkëdhelja, puthjet) dhe pasi të ndjeheni mirë me njëri-tjetrin, filloni penetrimin.

Mundohuni t’i shpjegoni partneres se kjo mund të ndodhë, për sa kohë ju nuk jeni mësuar dhe nuk ndjeheni komfort me njëri-tjetrin.

Ushtrimet e Kegelit për forcimin e muskulaturës së perineumit, ndihmojnë shumë.

Provoni të bëni seks ngadalë, mos nxitoni për interkursën.

Kundër prishjes para kohe përdoren edhe barna. Anestezikët lokalë, si lidokaina, në kokën e penisit, ndihmojnë. Përdorimi i kondomit mund të ndihmojë, ndonëse, ka djem që prishen edhe duke vendosur kondomin.

Përdorimi i barnave kundër depresionit si Prozaku, Zolofti e të tjerë, gjithashtu, ndihmojnë. Por këto barna duhet të rekomandohen nga mjeku dhe të merren në doza të vogla.

Paçi fat të mirë dhe merreni ngadalë !

Dr. Adem Harxhi

Dr. Adem Harxhi November 29, 2017 04:15
Komento

11 Komente

  1. tanino November 10, 13:41

    kjo rubrike me pelqen por kam frike se shume shqipo ne vend te kultures mjekesore seksuale, ketu shohin te tjera gjera qe nuk kane lidhje. Qofsha i gabum

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati November 10, 22:18

      O doktor, por po bisedove me partneren kur je duke bere ate pune, mbaron me shpejt, se zeri dhe fjalet e femres te eksitojne me shume

      Por sipas meje nqs do qe te mos prishesh menjehere ,, ne kohen qe e kupton s epo te vjen ….
      kujto ne mendje ndonje gje tjeter ,qe nuk ka lidhje me seksin , mundesisht ndonje fatkeqsi nga jeta …( se te gjithe na kane ndodh fatkeqsi ne jete ) …sa te sjellesh ate ndermend te bije menejehere deshira esktreme dhe sa e kalon ate faze delikate …….dhe pastaj vazhdo perseri mendo per seksin…..

      Porse ka te beje me gjendjen shpirterore –Ndaj ulja vetes ate epshin qe ne fillim dhe mendoje se do besh seks si dicka e zakonshme , sikur do besh ndonje pune shpie….lol

      Por sa te kalosh ate gjendjen qe te vjen prishaj shpejt , i thuaj asaj zonjes me mire te mos flasi per gjera hottt , por te beje ndonje muhabet shpie,
      ne fakt me mire eshte qe femra te mos flasi fare, sa ta kalosh ate gjendje …duke menduar epr dicka tjeter
      Pastaj po e kalove ate gjendje … je ne regull

      Provoje njehere kete qe them une, se une e njof mire Psikologjine …

      Kjo pune eshte si ne plazh or vella
      Ke qene ndonjehere ne plazh ? ___Psh kur te fryhet ndonjehere ne plazh dhe nga frika se mos pataks plazhin shtrihesh direkt , mirpo prape nuk te ulet kollaj se shiqon ,
      atje veten shale e kofshe …..Atehere sjell ndemrend ndonje gje te keqe nga jeta ….dhe hop menjehere te ndryshon gjendja shpirterore ….dhe …

      Ose psh kur je ne vaki dhe te ze e qeshura .., se mund te jete atje ndonje shekrdhat ( si ca shoke t emij ne Vlore ) qe e kthen vakine ne hale–Jep te forta dhe ne ate ambjent diskretitohesh po qeshe –hahahahaha
      Dhe atje se mban dot te qeshuren ….Atehere mundohesh kujton ndonje gje te keqe …..qe te te iki e qeshura

      _-Ose psh kur te ze e qeshura ne ore te mesimit, dhe nuk di nga tja mbash
      Se psh ja fut ndonjeri pordhes ne ore te mesimit, sic beri nje shoku im ne oren e Kimise , landaraqi i dreqit
      Po mire qe e beri , por na cante dhe trapin se mundohej te thoshte qe :..Vjen nga fabrika e cmientos –lol hahahaa Edhe duheshin sforco mbinjerezore te mbaje te qeshuren

      Keshtu eshte kjo pune …,….ne te gjtiha keto raste ka lidhje me ndryshimin e botes shpirterore qe te ndryshosh gjendjen tende …

      Degjome mua, kete metode apliko ti qe ke shkruar dhe kerkon keshilla dhe do kesh sukses –Ato ca thote doktori jane kot

      Me ilace mos u merr se nje zot e di se si mund te perfundosh

      Reply to this comment
  2. ARUSHA November 10, 13:55

    jeto i qete dhe me kerkesa normale per jeten krijo ambjente te gezuara ne familje dhe maradhenie me njerzit bli lule dhe silli ne shtepi bli fruta dhe hajini ma shumice dhuro edhe tek nena dhe te tjere qe e meritojne per sjelljen e mire tek femijet pleqte te varferit te semuret tek ata qe marrin poz bamires ne jete dhe gatuaj edhe per familjen tende edhe per te tjeret dhe keshtu do jesh i gezuar dhe i dashuruardhe i plotesuar TUNG !

    Reply to this comment
  3. Shqipo November 10, 22:57

    Lereni sec thote doktor Ademi se ai eshte “teknollogji” e vjeter. Shkoni ne farmaci e blini “PROMESCENT” dhe i vetmi shqetesim qe do keni do jete te gjeni “pjeshka”.Eshte pak i shtrenjte , por ama ia vlen.

    Reply to this comment
  4. loni November 11, 15:22

    Prishje?!

    Reply to this comment
  5. ofsite November 11, 18:21

    …provo te pish dy gota vere te mire jo me shume dhe dote me kujtosh.

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati November 12, 03:41

      Edhe kjo e veres eshte e sakte – Bravo !

      -Ose mjafton ti futesh nje dopjo alkol …dhe nuk prishesh shpejt …..se alkoli ta mban ate gjene ne gjendje paksa te mpire ..dhe e mer me nge ate punen e …qi..lizmes lol

      Reply to this comment
  6. Bomfordi November 11, 20:03

    Mire thote Doktori i nderuar. Mos u nxitoni o rioshe aty e keni bakllavane. Hjeni ngadale e me lezet, ndryshe ju vjel!

    Reply to this comment
  7. Saimir April 3, 04:12

    Felix Eiaculatio

    Reply to this comment
  8. Informacion November 24, 14:11

    Perdorni Eros Spraj per meshkuj ose krem ju zgjidh problemin e ejakulimit te parakohshem dhe ju ndihmon te zgjasni me shume. E gjeni ne farmaci, ose mund ti thoni farmacise qe frekuentoni te beje kerkese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*