Mos u tallni me shimpazenë

May 19, 2017 20:54

Mos u tallni me shimpazenë

Disa stundentë shqiptarë që studionin në një vend të huaj, në fund-javë shkuan të vizitonin kopshtin zoologjik.

Njëri prej tyre, që nuk e kishte për herë të parë këtë vizitë, bleu e mori me vehte një banane, një mollë, një shegë, një dardhë . . . pra nga një kokërr prej disa lloje frutash. Pyetjes së shokëve për këtë veprim, ai u tha se do t’jua tregonte kur të shkonin tek kopshti në fjalë. Mbërritën tek kopshti zoologjik dhe nisën vizitën.

Kur u gjendën para kafazit të Shimpazesë (kushërira e njeriut), studenti nxori nga pakoja një kokërr mollë dhe ia zgjati kafshës midis hekurave të kafazit. Shimpazeja u ngrit nga vendi ku ishte ulur dhe, duke ngërdheshur buzët (mënyra e të qeshurit të majmunit), u afrua të merrte mollën.

Por studenti ynë tërhoqi dorën jashtë hekurave me gjithë mollë dhe, kafsha e gjorë ndaloi ngërdheshjen e u kthye në vendin e saj. Studenti nxori nga pakoja një banane dhe bëri të njëjtin veprim, si me mollën. Shimpazeja u ngrit përsëri dhe me të njëjtat gjeste, si herën e parë, u afrua të merrte dhuratën. Por studenti i shkathët tërhoqi dorën, duke u zgërdhirë gati si Shimpazeja, veçse me sens të kundërt.

E shkreta kafshë e kafazit, u tërhoq përsëri në këndin e saj tepër e mërzitur.

Këtë veprim studenti ynë e përsëriti disa herë, ndërsa shkrihej në gaz përpara shokëve, për rëngun që po i punonte Shimpazesë, “stërgjyshit” të tij të vjetër. Edhe shokët e tjerë studentë po ksehaseshin me këtë lojë interesante. Por ajo që nuk pritej, në ciklin e dhjetë a dymbëdhjetë të lojës me fruta, Shimpazeja e ndryshoi veprimin.

Kur në herën e dhjetë a dymbëdhjetë studenti ofroi frutin e radhës, ajo nuk e zgjati dorën para, si herët e tjera, por e kaloi prapa prapanicës, e mbushi me “material të freskët” dhe ia flaku në fytyrë studentit, duke ia taposur me të pëgërë, gazin dhe lojën e përsëritur të talljes.

. . .

FABULA: Politikanët dhe shtetarët borgjezë e konsiderojnë popullin majmun, shimpaze, qeros, kurrizo etj. Ndryshe nuk do të vijonin ta tallnin atë në mes të ditës, e në mes të bulevardit. Po edhe përsa kohë do të vijojë kjo tallje??!!

Zotërinj borgjezë: Kujdes me “Shimpazenë”! Po të vijoni të luani me të, do ta pësoni si ai studenti tek Kopshti Zoologjik!!

Gjon Bruçi

May 19, 2017 20:54
Komento

8 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku May 19, 23:26

    Mire ky Gjon Bruçi qe ende flet me zoterinj borgjeze e me proletariat shimpanze, paska rrjedhur fare se sic duket nuk ha fruta fare, po ju te DITAs mos e ulni gazeten deri ne kete nivel banal pa sens. Nejse, si te doni, gazeta eshte e juaja, po une po te kisha mundesi t’i dergoja nje top te fresket ketij Bruçit do t;ia kisha derguar drejt e ne pjate.

    Reply to this comment
    • Rimi May 20, 08:03

      Kjo fabul nuk te perket ty or Pllak Xhuxhumak pasi ti s’je popull e asrace njerezore!Ti me siguri do jeshe pjelle e pjeses tjeter qe tallte shimpanzen,ndaj mos prit ndonje tallje por fekale turinjeve!Kjo i dedikohet legenave talles politikane duke filluar qe nga Ramushi,lulushi,metushi e deri tek profesori i tyre Salushi!Se perpak harova kopeshtin zoologjik qe ka plot te tille e qe gjendet pertej Atlantikut nga edhe varen keta legena pa identitet!Ka fjale qe ne bisedat buthe me bythe ndermjet Lulkes e ramushit ky i dyti i ka premtuar qe po fitoi zgjdhjet do tia rindertoje pallatin qe i prishi ne buze te detit ne Vlore !Ndaj ri i qete o “plak xhuxhumak”qe imagjinata per te te pershkruar nuk shkon me larg se ajo qe i hodhi ne fytyre Shimpazeja studentit talles!

      Reply to this comment
  2. borgjeze dhe prolrtare May 20, 18:30

    bota keshtu eshte ndare.Ma ben dot dallimin proletar,nga klase punetore?

    Reply to this comment
  3. loni May 20, 20:51

    Plaku XHuxhumaku KE MARE PERGJIEN E MERITUAR NGA DY TE PARET

    Reply to this comment
  4. Faro May 21, 06:09

    Kujt mund ti duket banale, pervecse atyre qe jane mesuar te luajn e te tallen me popullin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*