Mos u varni torbën, po u tregoni vendin

Eqerem Kajo August 11, 2016 10:02

Mos u varni torbën, po u tregoni vendin

Është fatkeqësi që të kesh një analist apo gazetar të njohur si A. Stefani, që mbas 70 vjetësh të largimit të kolaboracionistëve të kërkojë rehabilitimin e atyre që populli u vuri damkën e tradhtisë si bashkëpunëtorë të pushtuesve.

Në gjithë vendet e botës ata janë harruar dhe quhen turpi i kombit. Dhe ata nuk duhen përmendur. Duket se Stafanaqi, oficer aq besnik paska qenë, sa idealet e kombit i krahason me disa baballarë të kombit të cilët nuk kishin aspak qëllim çlirimin e vendit, vetëm e vetëm të rrinin në pushtimin fashist e nazist për fitime personale. Po të ishin aq atdhetarë, pse nuk dolën në mal ashtu si doli Ymer Nishani, Spiro Moisiu, Myslim Peza, Sejfulla Malëshova, Haxhi Lleshi etj.? Por ky zotni që na paska dhënë Marksizmin, pse nuk e ka thënë më parë se kriminelët apo tradhtarët duhet ta ndanin tortën e fitores bashkë me fitimtarët, por del si kofini pas të vjele dhe na nxjerr dy dokumenta se Muharrem Bajratari, Mustafa Kruja e M. Frashëri kanë luftuar pushtuesit dhe do të hedhë poshtë historinë e LANÇ, do të hedhë poshtë gjithë ata historianë që luftuan me armë në dorë dhe shkruan historinë me gjakun e tyre? Duket se Stefanaqi është ndikuar nga dy intervistat e Alimadhit, të cila u kritikuan rëndë nga publiku sepse ishin slogane të pabazuara në dokumentat arkivore, dhe Stafani u bë i zoti e doli në mbrojtje të tij.

Unë nuk kam kohë të harxhoj me sofizmat e dogmat e Stefanaqit, të cilat u kritikuan nga publiku, por akoma ka historianë që do thonë fjalën e tyre, dhe më mirë se të gjithë historianët e ka thënë Noli i madh: “Ballistët ranë si shahitë të luftës fashiste dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u varni torbën, po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është ne varret e fashizmës.”

Stafanaqit tani i doli boja, dhe, edhe sikur të kërkojë falje, nuk e beson njeri, prandaj i bëj thirrje që vullnetarisht të largohet nga gazeta Dita. Gazeta Dita është gazeta ime, e shokëve të mi, e publikut, ajo ka shumë popullaritet në publik, se është e vetmja gazetë që boton letrat e popullit, prandaj z. Stefani nuk ka vend në këtë gazetë. Është mirë që të shkojë në Gazetën 55, se atje gjen mbështetje me gënjeshtrat e tij.

 

Eqerem Kajo August 11, 2016 10:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*