Mosbindja civile…

Arben Duka December 20, 2015 11:48

Mosbindja civile…

Sa më ke kënaqur,
o shoku Sali:
“Mosbindja civile,
sjell veç anarshi!”

Me këtë opsion,
që na ke afruar,
Rendi Kushtetues,
quhet i cenuar.

Mosbindje civile,
kërkon-ti kodosh,
që dhe drejtësisë,
fare t’i shpëtosh!

Kot-o xha Sali,
në ekstreme shkon,
se burgosjen tënde,
Rama s’e tenton!

Jo që s’e tenton,
por s’i shkon në mëndje,
ndaj vazhdo i qetë,
në kauzën tënde!

Në kauzën tënde,
që është shkatërrimi,
që është përqafuar,
dhe nga Lulëzimi!

Dhe nga Lulëzimi,
dhe nga Jozefina,
që papritur shkrepi,
porsi vetëtima!

Kur e pashë në pod,
qind për qind të dehur,
thashë-kjo trimëreshë,
ku vallë qe fshehur?!

Na u ngritën leshtë,
nga thirrjet që bëri,
se kishte dy vjet,
që s’i ndihej zëri!

Na thuaj Lulash,
që godet me “gjyle”,
ç’do të thotë për ty:
“Mosbindje civile?!”

Sipas mëndjes sime,
ti kërkon-or qyq,
që njerëzit këtu,
të mos njohin Ligj!

Të mos njohin Ligj,
edhe qeveri,
po vetëm Lulashin,
dhe shokun Sali!

Kjo thirrje idiote,
dhe ty të fundos,
nëse vendi zhytet,
në dhunë dhe kaos!

Mendon se papritur,
u bëre-Një Burrë,
por kjo-mor Lulash,
nuk do ndodhi kurrë!

Ndaj thirri kaplloqes,
bashkë me xha Salinë,
se s’u lëmë ta digjni,
prapë Shqipërinë!

Nëse këtu bëhet,
kjo që ti kërkon,
s’ka raport doktori,
që prapë të shpëton!

Nga dega në degë,
mos u hidh si ketër,
se ende s’ke mbyllur,
llogarinë e vjetër!

Ti që miliarda,
kusaritë të dhanë,
se bën dot për vete,
popull fukaranë!

Rama ka në fakt,
një shtet me probleme,
por e ka Sovrani,
fuqinë supreme!

Dhe ti që ke bërë,
krime të mëdha,
nuk ke asnjë lidhje,
me një fukara!

Nuk ke asnjë lidhje,
me njerëzit e ndershëm,
mbaje pak më butë,
jo kaq i potershëm!

Ndaj shikohu mirë,
në pasqyrë-tek Lana,
sepse Shqipëria,
nuk është vetëm Rama!

Shkon një qeveri,
dhe direkt vjen tjetra,
po ne nuk do veshim,
këpucët e vjetra!

Çfarë kisha për sot,
i hodha në letër,
dhe ti je-Lulash,
një këpucë e vjetër!

Arben Duka December 20, 2015 11:48
Komento

12 Komente

  1. N.VJOSA December 20, 11:55

    Shume bukur!…
    Me nje Llogjikë therse!…

    Reply to this comment
    • LOVE December 20, 13:51

      po po ,me keto llogjet therese ,po vdes Saliu
      ai eshte babai i anarshise dhe vetem ketu fiton …po ju ,ju jo anarshistet
      cfare po beni ???
      jo prit se ta spiegoj se cfare po beni ,2 vjet dhe 1 milione shuplaka

      DEKRIMINALIZIMIN
      eshte ngritur gjithe biroja dhe po e shpall sukses Dekriminalizimin
      e realiziam pllanin me 95% te votave …ka vendos pilitika te pastroje pilitiken
      u pershendet kjo arritje e madhe nga shimpazete nderkombetar dhe nga kryegorilla e Big Brother ,vete shoku DON
      qe na cau kaptinen dhe ne fb ,ku na tha ” vazhdoni pastrimin e Skiperise ”
      dhe me sukses po vazhdon …200 mije aplikime per vize dhe vize e gjate per ne Gjermani ,dhe nja 70 mije pa vize fare
      Kokeministri i fut 3 viza per cdo dite dhe kudo suksese shikon
      gjithashtu dhe Zonja e Pare ka filluar me sukses fjalimet ….
      Rrofte Partia ,Bejteziu dhe Nexhmija !
      meqe ra fjala ,kjo e fundit kur do pjelle ? 😛
      hajt ,se duhet nje koke e re tani …kjo qe keni u diskretitua ….

      Reply to this comment
      • N.VJOSA December 20, 16:34

        @Love,
        E shohë une, qe gjendja jote po perkeqsohet…Nuk te mjaftojne shqiptaret, por po na terbon dhe ambasadorët…E shohë une…
        …Do me mundosh mua deri ne Bruksel…
        Me ate rast takoj edhe ca kusherinj qe kam aty dhe…
        …Dhe te marr dhe ty me vehte me Taksi dhe…
        …Dhe te bie ne Austri, te çoj direkt ketu ne nje qytet , nja 200 km larg nga Viena, ku eshte nje Spital i madh, me emrin e atij qe e ke Idhull ti, me emrin e Zigmund Frojdit…Mos u tremb…
        Ti e di , ai me Psikoanalizen e tij te famshme, i sheronte te semuret si ti…
        Por vetem me nje kondite…të te zbres te dera e Spitalit, sa te vije Doktori te te marr…
        Doktori Psiqiater , motra…
        Po deshe ti , te sjell dhe ate Doktorin tjeter….ate qe ke per zemer më shume dhe të digjet shpirti per të…
        Doktor Salushin, si Pacient,…. se ,
        me sa duket,
        keto kohet e fundit,
        eshte prishur shume ne Surrat…
        dhe syte i jane bere si Bythë Pule…,
        Eshte renduar shume….dhe tani nuk i ben gje as Haloperidoli qe ja jep Sllobodanka…, se kam frike se na vdes si Sulua, motra…
        Mbaje ti ca dite me muhabet, po deshe shkruani te dy komente ketu tek dita , po patet kohe e su del DITA, hidhuni dhe andej na Tema e Meros motra, se e ka mik te vjeter Doktor Psikua…rrini tek Spitali Frojdit sa tu doje e bardha zemer…deri sa te na pjellë Nexhmija…
        Dhe te plotesohet dhe ty Love deshira…
        Mos ki merak, te çoje une prape ne Bruksel, para dua unë…se ketu ne Austri nuk besoj se te mbajne gjate, , se na kafshon te semuret … ne Spital…

        Reply to this comment
  2. enea December 20, 13:21

    i papare je qe arrin ti bish perdite kaq mire keto poezi te mrekullueshme

    Reply to this comment
  3. kastriot December 20, 13:22

    Me tregon dot njeri se ku e ka blere kete fyell vetm me nje vrime ky bejtexhiu, sepse dua te blej dhe une nje te tille?

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist December 20, 23:46

      S’ka nevoje te blesh nje tjeter
      ti je vete fyell me nje vrimë
      pervec se burre halabak
      je legen edhe ‘sum qimë’!!

      Si ty nena sben te dyte
      palo burre edhe te ndyre
      injorant dhe psikopat
      burre qenef i pa fytyre!!

      Si nuk the nje fjale me mendje
      ore nje fjale per be
      sa here shkruan ne kete blog
      vetem purthe e diare..

      Te duket vetja i zgjuar
      po ti je molar i lik
      pas Poetit hiqesh zvarre
      hiqesh zvarre se je zhapik!!

      Nuk te detyron njeri
      te lexosh kete gazete
      te thash me larte se cfare je
      dhe suma te kruhet vete!

      Ti je pjese e qenerise
      qe di vetem te hedhe balte
      u duket zeher e embla
      zeheri u duket mjalte…

      Ndonjehere ti lexoj komentet
      o burre i degjeneruar
      sot kerkoje nje pergjigje
      ndaj vendosa per te shkruar !

      Besoj pergjigjen e more
      te erdhi e rene prej qiellit
      keshtu kerko dhe here tjeter
      se e gjen vendin e fyellit!!

      Nese nuk ta tregoj une
      ka te tjere qe ta trgojne
      ka me nishanllij se une
      qe drejtperdrejt te qellojne!!

      Per ta mbyllur po te them
      nese do me besh replike
      nuk do te te kthej pergjigje
      se nuk jam si ty zhapik!!…

      Edhe qenerise se blogut
      pergjigje nuk do ti jap
      jo se me mungojne llafet
      se i kam hazer –xhuvap!!

      Pooor…? pikat tregojne shume
      se jam gati perseri
      te te jap ty nje pergjigje
      edhe turmes qeneri!!

      Reply to this comment
  4. Iliri tjeter December 20, 13:24

    Lajme te rendomta gazete me fjalq qe rmojne!

    Reply to this comment
  5. protestuesi December 20, 13:31

    Shkruaj e fol si te duash, ne proze a poezi, lulash mavria nuk degjon nga ai vesh. Ai ka vesh vetem per te degjuar ato cfare i thot saliu dhe turret perpara i hardallosur , njesoj si ata demat toreador, deri sa ye thyej qafen ne ndonje kthese rruge.

    Reply to this comment
  6. Kris 1 December 20, 14:54

    rama ka ne fakt
    nje shtet probleme
    sa e dhjet sovranin
    dhe fuqine supreme
    Leto pune Lulash
    ne i zgjidhim bute
    heqim nje kusar
    dhe veme nje hajdut
    Shtrohu o lulash
    dhe merre me qete
    sa te rroj Edvini
    do kesh dhe ty jete

    Reply to this comment
  7. Mark uk December 20, 22:02

    Poetaruc politik ju lumt e ju past partia.Si nuk heq dore nga servilizmi o spiun i sigurimit.

    Reply to this comment
    • shqipe December 20, 23:06

      Jo se kot s’me foshte gjyshja mue, o Mark uk,o mark uk!…. Eeeee, i foshja une! / A c’na ha mun, ti dhe jot moter,me babe!…

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*