Përkthyesi i Moskës dhe Kadare

October 5, 2016 13:26

Përkthyesi i Moskës dhe Kadare

Xhevdet Shehu

Kjo është pjesa e katërt dhe e fundit e kujtimeve të përkthyesit të Enver Hoxhës për mbledhjen e Moskës, të cilat u botuan për herë të parë ekskluzivisht në ‘DITA’.

Myfit Mushi i ngjan një arkivi të gjallë, por për ne ishte e pamundur që t’i botonim të gjitha ngjarjet e mbledhjes së nëntorit 1960.

Ai ka shërbyer si përkthyes i Hoxhës dhe udhëheqjes më të lartë të asaj kohe gjatë vizitave në vendet ish-socialiste të Europës dhe të Azisë.

Kujtimet e tij, përtej shënimeve dhe vëzhgimeve të holla të një përkthyesi të zotë, përmbajnë diagramën e zhvillimeve politike dhe historike të Shqipërisë në periudhën e regjimit komunist, aleancat që lidheshin e zgjidheshin, miqësitë dhe armiqësitë, skenat dhe prapaskenat…

Pasi kanë kaluar kaq shumë vite, në këtë moshë të shtyrë që është, Myfit Mushi i shikon me gjakftohtësi ato zhvillime.

Me shaka ai thotë se jo vetëm nuk shtoj dot mbi faktet që kanë ndodhur dhe që i kam përjetuar, por kam frikë se shumë episode e detaje më janë pakësuar, ose fshirë nga kujtesa…

(Vijon nga numri i kaluar)

Mufit Mushi: Ikja nga Moska

 

Pas fjalimit të Enverit në mbledhje, po ktheheshim nga Kremlini në rezidencën tonë. Unë isha në makinën e Enverit, ku ishte edhe Mehmeti. Në një moment Mehmeti, thotë:

“Shoku Enver, kam menduar që kthimin në atdhe ta bëjmë me makina deri në Odesë. Prej andej vazhdojmë me vapor deri në Shqipëri”.

Dakord, tha Enveri.

Nëpërmjet Andropovit kërkuam një takim shtesë për të shqyrtuar se si do të vazhdonin marrëdhëniet shtetërore…

Më 25 nëntor u zhvillua ky takim i delegacioneve të Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Delegacionin tonë qeveritar e kryesonte Mehmeti, dhe bashkë me të ishin Hysni Kapo e Ramiz Alia. Kurse atë sovjetik e kryesonte Mikojani, por ishin aty edhe Kozllovi e të tjerë. Vazhdonte e njëjta atmosferë e ftohtë dhe e tensionuar. Sovjetikët shprehën keqardhjen për atë qëndrim të PPSH-së në mbledhje.

Mikojani i tha Mehmetit se do ta kini pisk me popullin tuaj kur të ktheheni në Tiranë, ndërsa Mehmeti e ftoi zyrtarisht si Kryeministër i Shqipërisë të vinte në Tiranë dhe të fliste nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv sa të donte e si të donte dhe ta shikonte me sytë e tij se si do të reagonte populli.

Mikojani hodhi një vështrimin nga Kozllovi dhe refuzoi.

Largimi i Hoxhës dhe Shehut nga Moska u bë më 25 nëntor në mbrëmje. Në Moskë mbeti një pjesë e delegacionit që tani kryesohej nga Hysni Kapo, deri në fundin e mbledhjes së 81 partive më 1 dhjetor.

Kthimi u bë me tren dhe nuk po zgjatem. Po tregoj një detaj nga momenti i nisjes. Në stacionin e trenit (Kievskij vokzall) kishte dalë të na përcillte Kozllovi. Unë përktheja.

Në momentin e ndarjes, Kozllovi i tha Enverit: “Kur të vish herën tjetër, merr edhe Nexhmijen”. Enveri tha vetëm kaq: “Pa tjetër”.

Në fakt Enveri nuk shkoi më pas asnjëherë në Moskë. Prishja ishte e pandreqshme, përfundimtare… Shumë shpejt do të vinte ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike dhe largimi i sovjetikëve nga baza e Vlorës.

Takimi me Ismail Kadarenë

Kisha kohë që punoja në Ministrinë e Jashtme dhe ngjarjet e Moskës në vitin 1960 i kisha arkivuar në kujtesën time dhe nuk doja t’i trazoja. Kishin kaluar më shumë se 10 vjet dhe kishin rrjedhur shumë ujëra… Një ditë më merr në telefon Nexhmije Hoxha. Biseda ishte e shkurtër, por nuk kishte nevojë për komente.

“Shoku Myfit, më tha Nexhmija, këto ditë do të vijë të të takojë shkrimtari Ismail Kadare. Ai do të shkruajë një libër për ngjarjet e Moskës, e kam fjalën për mbledhjen e 81 partive në nëntorin e 1960-s. Takoje dhe tregoji atij të gjitha, pa mbajtur asnjë rezervë…”

Kjo ishte porosia dhe unë as që mund ta diskutoja.

Në atë kohë Ismaili ishte i ri në moshë, por kishte krijuar një emër të madh si shkrimtar që kur botoi “Gjeneralin…” dhe kishte filluar të përkthehej nëpër botë. Pra, duhej marrë shumë seriozisht. Nuk e dija se çfarë libri do të shkruante, letërsi apo publicistikë, por kjo nuk ishte puna ime.

Erdhi Ismaili në Ministrinë e Jashtme ku unë punoja prej më shumë se 10 vjetësh. Kemi biseduar për më shumë se një orë në zyrën time. Më dëgjonte me vëmendje, mbante ndonjë shënim dhe kur unë mendova se ia kisha thënë të gjitha, i thashë se “mund të largohemi pasi edhe orari zyrtar po mbyllet…”.

-Dakord, tha Ismaili. Nga e ke rrugën për në shtëpi?, më pyeti.

Ja këtej buzë Lanës, afër stadiumit “Dinamo”, i thashë.

Po e paskemi rrugën bashkë, tha ai.

Kështu, bashkë me Ismailin vazhduam rrugën buzë Lanës duke biseduar për të njëjtat gjëra. Ai tepër i vëmendshëm herë-pas here kthente kokën dhe më miratonte. Unë nuk e dija se çfarë do shkruante konkretisht Ismaili për atë ngjarje. E shumta mendoja se do bënte një kronikë të asaj kohe. Nuk ma merrte mendja se do bënte një kryevepër si ‘Dimri i vetmisë së madhe” që lexohet me ëndje edhe sot e kësaj dite…

E ndërpres Myfitin dhe i them: Pra ju e vlerësoni veprën e Ismailit?

-Natyrisht, “Dimri…” është një vepër e madhe dhe shumë realiste. Të kuptohemi, romani është roman, është një vepër artistike që vetëm një gjeni si Ismaili mund ta bënte. Ai aty ka pasqyruar me mjeshtëri të lartë atmosferën, konfliktin dhe karakteret e atyre ngjarjeve madhore… Edhe portreti që i bën Enverit është shumë realist.

E ndërpres sërish dhe e pyes: Po për personazhin e përkthyesit Besnik Struga ç’mund të thoni? Në Moskë ishin të paktën 3 përkthyes. Cili është Besniku nga ju?

(Myfiti qesh). Asnjëri nga ne dhe të tre bashkë njëherësh. “Dimri…” sado vepër realiste që është, në fund të fundit është  një vepër artistike. Dhe duhet marrë si e tillë. Jam i sigurt që romani i Ismailit do të jetojë më gjatë se të gjitha librat e shkruara për atë ngjarje të madhe. Besniku është një personazh i sajuar, ku përmblidhen tipare dhe karakteristika nga të gjithë përkthyesit. Më qartazi është thënë kjo në veprën e Ismailit “Katër përkthyesit”.

Pasi bën një pauzë, Myfiti më thotë duke qeshur:

Duke qenë i njohur fakti se unë isha përkthyesi kryesor i Enverit në mbledhjen e Moskës, pasi doli vepra e Kadaresë, më kanë kapur e më kanë pyetur shumë njerëz. Mbi të gjitha më lindi një “konflikt” me gruan. Pasi lexoi romanin e Ismailit, më tha: “Po si more Myfit nuk më ke thënë se ke qenë i fejuar me një vajzë tjetër para se të martoheshe me mua…” 

A ka gabuar Hoxha?

Në vazhdim të bisedës i bëj një pyetje që ndoshta Myfiti nuk e priste. E pyes si gazetar, domethënë pa asnjë diplomaci: A janë të vërteta të plota ato që ka shkruar Enveri në kujtimet e tij për ngjarjet e Moskës?

Myfiti rrufit për një çast kafenë që i është ftohur krejtësisht dhe, pasi mendohet pak, më thotë:

Përgjithësisht të vërteta. Varet se cilat versione të librave lexon. Ato që u botuan fillimisht apo ato që u botuan më vonë? Sepse edhe Enveri bënte korrigjime dhe kjo ishte gabim. Nuk korrigjohet historia. Për shembull: Unë të tregova rastin e takimit të Enverit me Hrushovin. Si reagoi Mehmet Shehu kur Hrushovi përmendi Makmilanin.

E vërteta është ajo që të thashë dhe që ju e botuat në ‘DITA’.

Pas vdekjes së Mehmetit, (vrasjes apo vetëvrasjes), Enveri shkruan se “Mehmeti pati frikë se mos zbulohej si agjent i sovjetikëve, ndaj dhe reagoi në atë mënyrë, i tha Hrushovit ashtu e kështu…”.

Jo. Kjo nuk është e vërtetë. Gjatë gjithë atyre ditëve të mbledhjes së Moskës unë nuk kam pikasur asnjë papajtueshmëri midis tyre. Madje uniteti i atyre dyve që ishin kokat e shtetit, reflektonte gjendjen aktuale në shtet dhe parti në atë kohë. Ata nuk mund t’i ndaje nga njëri-tjetri… Unë flas për aq sa i kam njohur ata si përkthyes, jo vetëm në Moskë, por edhe në Kinë, edhe në Mongoli, edhe në Kore, edhe në Vietnam.

Fund

October 5, 2016 13:26
Komento

19 Komente

  1. milimetrat e enverit .v.s. kilometrat e bushit October 5, 13:40

    a ka genjyer Enveri ?

    pyet gazetari..

    sigurisht qe ka retushuar sepse po japim nje shembull ulurites..

    a nuk genjeu dhe bushi me xhorxh tenetin (jorgo koken e himares) shefin e CIA–s per Sadamin qe kishte “bombe atomike”

    pse te shohim milimetrat e enverit ne 1960 kur beri veprimin m ete guximshem ne historine e njerzimit dhe mos te shohim kilometrat e rrenave ne kohen e Irakut…

    Reply to this comment
    • Albi October 5, 14:49

      Se Bushi dhe Teneti as 6 vjet mbas rrenes i thane mireupafshim pushtetit. Ndersa Enveri dhe komunistet u rrezuan pas 30 vjetesh….

      Reply to this comment
      • ik October 5, 15:14

        Te nderuar lexues !
        Fillimisht po prezantohem se kurre nuk kam patur asnje lloj lidhje apo simpati per sistemin e enver hoxhes..Eshte ne doren tuaj te besoni
        ***
        Biles ne vitet 50-60-70-80 te shekullit kaluar shprehja habi me masterbimin mbare popullor per ‘PERENDINE ENVER” qe nga fshatari me lopate e deri te Ismail Kadareja qe ishte me ENVER SE ENVERI
        ***
        cfare ndodhi pas 1991 ?
        ***
        Nuk ka ndodhur ne historine boterore qe nje popull dhe intelektualet e tij nga sume ferkues te Enverit u bene KANIBALE….njelloj si me jezu krishtin para 2000 e ca vjeteve apo gjergj kastriotin ne shekullin e 15-te
        ***
        Politika makabre e “dekomunistifikimit” e hartuar ne Beograd & Athine nga dyshja anti amerikane dhe antishqiptare Rajerson-Biberaj qe vune banden kriminale te Berishes dhe Hajdarit si PIT BULLAT e tyre..arriten qe Shqiperia te shperfyterohet dhe te kthehet ne shprehje gjeografike dhe kazan i mbeturinave dhe WC te botes sot
        ***
        Pikerisht nje hordhi turbokomunistesh te vene ne sherbim te dyshes amerikane rajeson -biberaj si kadareja mehmet elezi dritero agolli berisha e deri te” intelektuali” edi rama me kanibalizmin e tyre po e bejne enver hoxhen nje profet e kaluar profeteve:
        ***
        Kini miresine te njihni kadarene qe ishte me enver se enveri dhe u be ushtarqyrravec i elezbiberit

        REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
        Ismail KADARE
        Zeri i Popullit, 13 janar 1974
        Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen? Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi. Cili është shkaku i këtij “de profundis” që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim.
        Dihet se qysh nga kohët më të lashta, strukturat e mëdha burokratike e militariste, pra shtetet e mëdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke përkrahur letërsinë zyrtare kanë rënë shpesh herë në konflikte të hapura me letërsinë dhe artin përparimtar. Kjo ka qënë e natyrshme, sepse ky art në përgjithësi nuk mund të pajtohej me frymën agresive, me dëshirën për hegjemoni dhe sundim të botës e cila ishte promotori i gjithë propagandave të këtyre shteteve. E njëjta ndodh sot me superfuqitë e kohës sonë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letërsitë dhe artet e këtyre vendeve prej kohësh janë përpara një alternative; ose të deformohen plotësisht sipas interesave antipopullore të këtyre regjimeve, ose të zhduken. Pra profecitë për vdekjen e tyre në fund të fundit, nuk janë tjetër vecse kërcënime të tërthorta që u bëhen letërsisë dhe artit në qoftëse ato nuk konformohen plotësisht me qëllimet hegjemoniste agresive të këtyre superfuqive.
        Për sa u përket popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi, historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se tek letërsia dhe artet ata kanë gjetur gjithmonë një mbështetje të sigurtë në luftën dhe në aspiratat e tyre. Historia e vendit tonë e rikonfirmon me forcë të vecantë këtë. Shoku Enver ka thënë se ‘populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria…’ Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. ǒart i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia. ǒprovë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti.
        Fakti i madh që populli, midis varfërisë së tij të thellë, i pa ngrënë dhe i paveshur, midis halleve, këto male të dyta të vendit, e deshi gjithmonë artin, tregon se ai ka pasur arsye të thella për këtë. Populli gjithmonë ka arësye të mëdha për të bërë një gjë. Arësye të mëdha për të dashuruar, arësye të mëdha për të urryer. Ai e ka dashur poezinë shqipe, letërsinë dhe artet e tjera sepse ato kanë qënë të lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe të kombit është tipari kryesor me i rëndësishmi dhe më i pavdekshmi i letërisë dhe i arteve tona. Të gjitha vlerat e tjera të këtij arti shekullor do të asgjesoheshin pa këtë vlerë thelbësore të tij. Kjo lidhje ka qënë fati më i madh i kësaj letërsie, ashtu si do të ishte fatkeqësia më e madhe e saj ndarja prej popullit. Letërsia jonë e realizmit socialist e trashëgoi si thesarin më të shtrenjtë këtë lidhje, duke pasuruar e ngritur në një shkallë më të lartë atë me idetë e revolucionit dhe të komunizmit. Partishmëria proletare e letërsisë sonë të realizmit socialist është shprehja më e lartë e lidhjes së plotë të saj, si asnjëherë tjetër, me fatet e popullit.
        Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të pacmuar.
        Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa (Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi vecse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte cizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i cizmes së ushtarit.
        Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.
        Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent. Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).
        Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
        Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
        Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
        Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
        Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
        Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
        Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
        Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.

        Reply to this comment
        • per memedhene October 5, 16:03

          o intelek tualet

          je me i zi se panajot plaku koqi xoxe dhe esat pashe toptani te marre se bashku..asnje ndryshim nuk ke me keta ndyresira te kombit

          Serbia përkujton Esad Pashë Toptanin

          Paris, Prishtinë, 15 nëntor 2014 – Serbia e ka kujtuar Esad Pashë Toptanin.
          Aleksandar Vulin, minister në Qeverinë e Serbisë, i cili ka vënë kurorë te varrezat e luftëtarëve serbë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, , në Paris, ka vënë një kurorë edhe te varri i Esad Pashë Toptanit, i cili gjendet në varrezat serbe.
          Ministri serb ka folur fjalë të zgjedhura për figurën e Esad Pashës, duke theksuar se ai duhet të jetë shembull i bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shqipërisë, edhe sot.
          “Serbia i kujton heronjt e saj. (…) Por, Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe nuk do ta harrojë kurrë Esad Pashën, i cili ka qenë me ne, edhe në çastet më të vështira”, ka deklaruar Vulin për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.
          Vulin ka kujtuar se tërheqja e ushtrisë serbe (nga Fronti i Selanikur, nëpër Shqipëri v.j) nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen e Esad Pashës, dhe këtë ai e ka paguar me kokë.
          “Ai e ka pa paguar me kokë dashurinë e tij ndaj popullit serb dhe ndaj Serbisë, nga ata që e kanë urryer Serbinë më shumë se sa e kanë dashur vendin dhe popullin e vet”, citohet të ketë thënë Vulin.

          ———————————————–

          Faksimile nga nje artikull i Panajot Plakut ne Beograd ne 1957

          . Unë jam i bindur se në Shqipëri nuk do të ndodhë asgjë që do t’i ngjante asaj që ndodhi në Hungari dhe për këtë arsye, mendoj se shtrembërimet e përmendura duhet të eliminohen në mënyrë më të guximshme dhe më të vendosur. Unë e di që ju keni bërë përpjekje që t’i ndihmoni udhëheqjes së partisë sonë duke dërguar në KQ, për një kohë një këshilltar, e gjithashtu edhe duke i dhënë mundësi Enver Hoxhës dhe udhëheqësve të tjerë që marrin pjesë në këshillimin e KQ tuaj, por unë po flas me bindje të plotë se të gjitha këto kanë ndihmuar fare pak për shkak se Enver Hoxha ka frikë prej demokracisë partiake si prej zjarrit. Duhet shtuar se Enver Hoxha nuk është i vetmi kuadër i partisë, i cili ka marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare; nuk është i vetmi mik i BRSS, ai nuk është themelues i partisë, si e quajnë. Për këtë arsye, largimi i Enverit nga udhëheqja e partisë do ta forconte partinë tonë dhe marrëdhëniet e saj me BS. Ju siguroj se për ikjen time nuk ka ditur kurrkush absolutisht asgjë, se kurrkush nuk më ka thënë asgjë në lidhje me vendimin për likuidimin tim. Për këtë arsye, ju lutem që të bëni çmos që keni mundësi që për këtë arsye të mos e persekutojnë asnjë anëtar të KQ dhe të qeverisë, ose cilindo tjetër. Duke përfunduar, e shpreh në dy rreshta përmbajtjen e kësaj letre: Shoku Hrushov, ju lutem studioni dhe shpëtoni Partinë e Punës së Shqipërisë. Ju siguroj se kurrkush nuk më ka bërë diktat nga përmbajtja e kësaj letre dhe se asnjëri nuk më ka shtyrë që ta shkruaj. Unë kam menduar t’ju shkruaj qysh kur isha në Shqipëri, menjëherë kur u informova për vendimin që të më likuidojnë. Të gjitha këto që ju shkrova, i kemi përjetuar unë dhe tërë partia ime. Jam i bindur se kjo letër imja do t’i japë kontribut normalizimit të gjendjes në partinë dhe në vendin tim.
          Me përshëndetje komuniste.
          Beograd, më 15. VI. 1957… gazeta BORBA

          Reply to this comment
      • the real truth October 5, 19:50

        ke pjeserisht te drejte.

        Por mos kraheso ameriken qe ne 1908 ndertoi urat e bruklinit qe ishte mrekulli e asaj kohe me nje pjese te dhjere te perandorise osmane shqiperine.

        Sidoqofte Bushi me Tenenten (B&T) ishin fajtoret kryesore sepse u treguan jo vigjilente.Ata u paguan nga taksapaguesit amerikane qe te arrestonin grupin kriminal te islamikeve ne Amerike pra paguhen/u paguan per sigurine e Amerikes dhe jo per barcaleta me Bin Ladene.Me shkurt : (B&T) duheshin hequr si te paafte ose te akuzoheshin per kullat per veprimet dhe mos veprimet e tyre…

        Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 5, 21:40

      Ne fakt ky Myfiti qenka me te vertet Besniku te Dimri i Vetmise se Madhe , sepse ky paska qene perkethyesi kryesor.

      Besniku ishte atje ky filloi “carja” e madhe lol

      O Besniko , po Zana nga behet tani more jahu ?
      Apo esht sistemuar me Mark violincelistin

      Po , Plaka Nurihan sa shkerdhat qe ishte mor aman , gjithmone degjonte Radio Mosken

      Dimri i Vetmise se Madhe esht me te vertete roman shum i bukur

      Po edhe filmi Balle per Balle shum i bukur eshte

      Kane qene kohe , heroike ato kohet e Perplasjes se madhe

      Nje rus me te cilin punoja ne zyre , e kishte pare filmin Balle per Balle
      Ketu ne emigrim ruset jane shum anti shqiptar

      Njehere ketij rusit qe kisha ne zyre , i thashe qe Stalinin e pelqej shume sepse ai na ka ndihmuar jashtezakonisht shume

      Me thote rusi :…. Por kur Stalini ju ndihmonte ju , populli rus ishte me serbet , jo me ju

      Po mire , i thashe , edhe une po mburr Stalinin , jo popullin rus , se une e kam parasysh ate gje , qe ju jeni me serbet , jo me ne,
      Porse , i thashe , Stalini ishte me ne .
      Ai na dha fabrika uzina hidrocentrale kombinate , rafineri nafte avione tanke topa raketa nendetse , anije luftarake etj etj
      Dhe te gjitha na i dha falas fare . Ne nuk paguam asnje qindarke per ate ndihme gjigande qe na dha Stalini

      Pastaj rusi tha :.. Po Stalinin e urrejn te gjithe ne Rusi dhe kudo

      Ja krheva :… Po mua nuk me behet vone pse e ureni ju dhe gjith bota
      Per mua e rencishme esht qe ai ka ndihmuar popullin tim , dhe kaq me mjafton qe ta dua dhe respektoj kujtimin e tij
      Mendimet e te tjereve nuk me interesojne fare

      Reply to this comment
    • Nick Name October 6, 23:14

      Jorgo Koka i Himares eshte korfiat..grek gjithe jeten..mos u kruani kot me njerez qe nuk i njihni.Ne Qeparo ka shume shqiptare dhe pak greke…Tenetajt jane njeri prej ketyre fiseve…

      Reply to this comment
  2. intelektuali October 5, 14:13

    PO MIRE O GAZETA DITA PO KETA PERJTHYES QE INTERVISTONI JU PAPUSHIM NUK NDJEJNE FAJ SI BASHKEPUNTORE NE KRIMET E KOMUNIZMIT, APO NUK KANE ASNJE PENDESE PER KRIMET E ENVERIT DHE XHELATEVE TE TIJ?

    He pra o gazeta DITA dhe ti o gazetari i Kohes se Qepes Xhevdet Shehu qe interviston papushim te gjithe kriminelet e Partise se Punes dhe i paraqet ne gazeten DITA si filma seriale roze per mallengjim te KOQE-LOQEVE enveriste, si nuk u kujtuat te beni nje pyetje fare te thjeshte per vampiret e Enverit qe mburren edhe sot me besnikerine e tyre prej debili, nje pyetje fare te thjeshte qe ka te beje me te drejtat e njeriut, te cilat Nikita Sergejivici nuk i shikonte te ndara nga Pushteti Bolshevik dhe prandaj edhe qe ne 1956 ndali persekutimin politike dhe mbylli burgjet e llahtarshme te Stalinit te tipit GULAG duke hedhur parrullen e tij famoze:

    TE KRIJOJME SOCIALIZMIN ME FYTYRE NJERIU

    Por qe ndeshi ne kundershtimin e MONSTRES Enver Hoxha, qe donte SOCIALIZMIN ME FYTYRE KULCEDRE te Stalinit qe ishte i vetmi mekanizem per t’i siguruar pushtetin e tij kriminal mbi Shqypnine dhe per kete pushtet vrau, likuidoi dhe masakroi te gjithe shoket e vet perfshire ketu edhe fshatarin dru me pre Mehmet Shehu si e pranon me gjysem zeri edhe Myfit Perkthyesi i Enverit.

    Qe te dalim ne teme:

    PSE NUK NDJEJNE ASNJE PENDESE SHERBETORET E ENVERIT PER BASHKEPUNIM NE KRIMET E TIJ MONSUTROZE?

    por perpkundrazi mburren ne DITA per besnikerine e tyre kriminale ndaj MONSTRES gjakatare Enver Hoxha qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone dhe mbolli MURTAJEN bolshevike ne Shqypni qe ka infektuar jo vetem politiken tone kombetare, por edhe shoqerine tone civile ne te gjitha qelizat e saj,

    SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE.

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 5, 14:13

    PO MIRE O GAZETA DITA PO KETA PERKTHYES QE INTERVISTONI JU PAPUSHIM NUK NDJEJNE FAJ SI BASHKEPUNTORE NE KRIMET E KOMUNIZMIT, APO NUK KANE ASNJE PENDESE PER KRIMET E ENVERIT DHE XHELATEVE TE TIJ?

    He pra o gazeta DITA dhe ti o gazetari i Kohes se Qepes Xhevdet Shehu qe interviston papushim te gjithe kriminelet e Partise se Punes dhe i paraqet ne gazeten DITA si filma seriale roze per mallengjim te KOQE-LOQEVE enveriste, si nuk u kujtuat te beni nje pyetje fare te thjeshte per vampiret e Enverit qe mburren edhe sot me besnikerine e tyre prej debili, nje pyetje fare te thjeshte qe ka te beje me te drejtat e njeriut, te cilat Nikita Sergejivici nuk i shikonte te ndara nga Pushteti Bolshevik dhe prandaj edhe qe ne 1956 ndali persekutimin politike dhe mbylli burgjet e llahtarshme te Stalinit te tipit GULAG duke hedhur parrullen e tij famoze:

    TE KRIJOJME SOCIALIZMIN ME FYTYRE NJERIU

    Por qe ndeshi ne kundershtimin e MONSTRES Enver Hoxha, qe donte SOCIALIZMIN ME FYTYRE KULCEDRE te Stalinit qe ishte i vetmi mekanizem per t’i siguruar pushtetin e tij kriminal mbi Shqypnine dhe per kete pushtet vrau, likuidoi dhe masakroi te gjithe shoket e vet perfshire ketu edhe fshatarin dru me pre Mehmet Shehu si e pranon me gjysem zeri edhe Myfit Perkthyesi i Enverit.

    Qe te dalim ne teme:

    PSE NUK NDJEJNE ASNJE PENDESE SHERBETORET E ENVERIT PER BASHKEPUNIM NE KRIMET E TIJ MONSUTROZE?

    por perpkundrazi mburren ne DITA per besnikerine e tyre kriminale ndaj MONSTRES gjakatare Enver Hoxha qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone dhe mbolli MURTAJEN bolshevike ne Shqypni qe ka infektuar jo vetem politiken tone kombetare, por edhe shoqerine tone civile ne te gjitha qelizat e saj,

    SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE.

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 5, 14:14

    PO MIRE O GAZETA DITA PO KETA PERKTHYES QE INTERVISTONI JU PAPUSHIM NUK NDJEJNE FAJ SI BASHKEPUNTORE NE KRIMET E KOMUNIZMIT, APO NUK KANE ASNJE PENDESE PER KRIMET E ENVERIT DHE XHELATEVE TE TIJ?

    He pra o gazeta DITA dhe ti o gazetari i Kohes se Qepes Xhevdet Shehu qe interviston papushim te gjithe kriminelet e Partise se Punes dhe i paraqet ne gazeten DITA si filma seriale roze per mallengjim te KOQE-LOQEVE enveriste, si nuk u kujtuat te beni nje pyetje fare te thjeshte per vampiret e Enverit qe mburren edhe sot me besnikerine e tyre prej debili, nje pyetje fare te thjeshte qe ka te beje me te drejtat e njeriut, te cilat Nikita Sergejivici nuk i shikonte te ndara nga Pushteti Bolshevik dhe prandaj edhe qe ne 1956 ndali persekutimin politike dhe mbylli burgjet e llahtarshme te Stalinit te tipit GULAG duke hedhur parrullen e tij famoze:

    TE KRIJOJME SOCIALIZMIN ME FYTYRE NJERIU

    Por qe ndeshi ne kundershtimin e MONSTRES Enver Hoxha, qe donte SOCIALIZMIN ME FYTYRE KULCEDRE te Stalinit qe ishte i vetmi mekanizem per t’i siguruar pushtetin e tij kriminal mbi Shqypnine dhe per kete pushtet vrau, likuidoi dhe masakroi te gjithe shoket e vet perfshire ketu edhe fshatarin dru me pre Mehmet Shehu si e pranon me gjysem zeri edhe Myfit Perkthyesi i Enverit.

    Qe te dalim ne teme:

    PSE NUK NDJEJNE ASNJE PENDESE SHERBETORET E ENVERIT PER BASHKEPUNIM NE KRIMET E TIJ MONSTRUOZE?

    por perpkundrazi mburren ne DITA per besnikerine e tyre kriminale ndaj MONSTRES gjakatare Enver Hoxha qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone dhe mbolli MURTAJEN bolshevike ne Shqypni qe ka infektuar jo vetem politiken tone kombetare, por edhe shoqerine tone civile ne te gjitha qelizat e saj,

    SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit October 5, 15:12

      Njehere shtype te shkreten e butonit, njehere. Prit pak sekonda kur te dale pergjigja “flm per komentin nastradin” dhe keshtu kursen tastieren nga harbimi.

      Reply to this comment
  5. Veterani i luftes civile October 5, 14:59

    Enveri ishte spiuni i Amerikes prandaj vriste e priste pa frike Lexoni Librin Odiseje e nje Detektivi dhe do shikoni lodrat dhe marveshjet me Ameriken

    Reply to this comment
  6. MH October 5, 15:49

    Intelektual!
    Dukesh se sa intelektual jeni.
    Tri here e ke shpalos te njejtin koment.Cfar don te thote se nuk te ndjekin dhe nuk te lexojne.Po intelektualizmi yt asht ti kundervihesh arsyes,logjikes dhe fakteve per te marre te tjeret per intelektual.
    Bilanci ne fund te nxjere i rrjedhur per kete dynja!

    Reply to this comment
    • intelektuali October 6, 10:41

      TRE KOPACE JANE PAK PER INJORANTET

      Keshtu ka thene Aristoteli ne Pralamentin grek disa mijra vjet me pare.

      prandaj:

      NUK ESHTE PUNE HARBIMI, POR VERIFIKIMI

      per te hulumtuar sa injorante kane mbetur sot enveristet shqyptare qe nuk hane pyka fare demokracie dhe vazhdojne t’i kendojne ELEGJI Enver Hoxhes me shume se babes se vet pa pyetur fare intelektualet se cila eshte e VERTETA.

      Lexoje pa harbim me qetesi 3 here komentin e DEMOS se do te perfitosh shume.

      Reply to this comment
  7. spectrum October 5, 16:10

    Tregoni historine e vertete ate qe behet ne universitetet perendimore E Hoxha nuk ka treguar asnje lloj trimerie sakrifikoi shqiperine per interesin e tij personal ne mbledhjen e moskes nuk ka qene ai kunder hrushovit keni 60 vjet qe manipuloni historine

    Reply to this comment
  8. Vm October 5, 18:25

    Mire thote perkthyesi. Mehmeti ishte I domosdoshem per Enverin, sa qe ja vlen te thuhet: Te forte e keshem partine sa keshem Mehmene e Husnine.

    Reply to this comment
  9. paci October 5, 19:10

    Kjo fotoja lart , sikur Kadereja i thote diktator largohu nga pushteti sa me shpejt se vendit i duhet nje udheheqes si Sala .

    Reply to this comment
  10. demo October 6, 00:11

    Me mire nje geto me skllever ku te sundoj une,se nje vend i hapur me maredhenie normale me vende te tjera,ku UNI i lavdishem mund te tretet si kripa ne uje.Ky ishte mesazhi i Enver Hoxhes ne Moske.
    Hrushovi ne kongresin e XX c`montoi absolutizmin stalinian,Juntave terroriste u hoqi gjelperen e shulit,popujve te skllaveruar u hoqi prangat.Keta akoma me kengen trimerore te Enverit ne Moske si gjeli maje plehut.Hrushovi ishte nje reformator,nje shpirt i lire.Eshte ai qe reflektoi i pari ndaj pushtimit nazist te BRSS,kur aparatciket burokrate,terroristet e prangave u tromaksen,i zuri paniku i krimeve dhe nuk po dinin nga t`ja mbathnin.Stalini u fsheh ne dacen e tij 20 km,larg Moskes dhe u mbyll brenda per tre jave.Atje vajti dhe e gjeti Hrushovi,qe e nxorri prej andej,e mori me vete ne Kremlin duke i thene,:-Dil perpara popullit,se po na iken atdheu!Ne e dime mire se cfar muti je ti,por nuk e di populli! I vuri perpara nje leter,ta lexonte ne radio,sepse populli rus nuk po dinte cfare kish ndodhur me perendine,Stalinin e dhjere.Ne 1975 gjeneral Dilaver Poci le tek nje miku im librin e ilustruar,”Beteja,njerez,agjente speciale” shkruar nga nje gazetar polak mbi ngjarjet e luftes dyte boterore,E perpiva ate liber brenda nates dhe aty kam pare nje fotografi te Hrushovit me oficere amerikane,qe sillnin me trena,qe nga portet e arktikut tanket amerikane per batejen e Kurskut.Ne krye te kollones se tankeve qendronte Hrushovi.Nqs.strategu ushtarak i fitores se BRSS kunder nazizmit,ishte Zhukovi,mobilizimin e popullit ne lufte,organizatori,strategu politik,strategu i aleancave me kapitalistet anglo-amerikane,ishte Hrushovi.Tre betejat epokale,qe sollen kthesen e luftes se dyte boterore:Beteja e Moskes e gjeneralit polak Rrokosovskij,beteja e Stalingradit,ku Hrushovi me pistolete ne dore u preu rrugen e terheqjes te gjithe disfatisteve dhe beteja e Kurskut,ku bashkpunimi i Hrushovit me Amerikanet nga deti veriut solli supremacine sovjetike ne tanke,artileri,avione,jane organizuar nga Hrushovi.Ku ishte Stalini gjate kesaj kohe?Stalini ishte plaku Mere,qe ne fund te luftes priste e percillte qokaxhijt dhe bente pazaret e pasluftes.Eshte e vertete,qe deri ne 1941,Hrushovi ishte objekt i skenave gala,qe organizonte Stalini,por pas 1944,ishte plaku Mere objekt i romuzeve,deri sa autoriteti ne Kremlin i shkoi ne fund te kembeve dhe kur filloi prape fushatat spastruese te mjekeve cifute,Beria nuk e pat te veshtire ta rrezonte pertoke mbuluar me shurren e te vjellat e veta.Pa autoritetin e fituesit real te luftes dyte boterore,Hrushovi nuk do te ishte bere kurre udheheqesi i BRSS,nuk do te kishte as guximin t`i prekte mustaqet Stalinit,jo ta diskretitonte ne kongresin e XX.A mund te krahasohet nje dandy i llustruar hotelesh,qe fitoi prej dy serbeve koncessionin e drejtuesit te komunisteve shqiptare,me Hrushovin?Myfit Mushi ke perkthyer Hrushovin,Enver Hoxhen,por s`ka qene aty.Ka qene ne te gjitha takimet fizikisht,por nuk ka pare,Paska qene nje robot,qe perkthen.Nuk ka dalluar qe e gjithe retorika “parimore” e Enver Hoxhes shitet si hatermbetje,si neperkembje,e te voglit ndaj te madhit,qe te shkaktoje perdellim dhe jo reagim. Nuk me duket perplasje ne fytyre,sic thoni ju; ndeshje historike me permasa boterore dhe pordhe me rigon.Ne te gjithe historine e maredhenjeve brenda kampit socialist Enver Hoxha me shqiptaret komuniste kishin qene me servilet,me te perunjurit,me te dorezuarit pa kushte.Ketu nuk kishte ministri mbrojtje,ministri te brendeshme,ministri industrie,,..kishte vetem keshilltare sovjetike.Ne KMER,ne Traktatin e Varshaves,shqiptaret ishin te fundit ne pretendime dhe te paret ne sakrifica.Hrushovi thoshte:-Te na duan te gjithe,sa na duan shqiptaret.Kur erdhi ne Shqiperi,u soll sikur po vizitonte Krimene.Duke ditur sa vaporra grure i duheshin 1 miljon banoreve,mendoi ta ktheje ne nje kopesht me ullinj e portokalla.Po a nuk po mbjellin sot shqiptaret ullinj e portokalla?Po tu desh grure,shit portokallat.Gabimi i Hrushovit ishte se erdhi me kulacin,sepse kerbacin e la ne germadhat e Rajhut.Ketu nuk erdhi Hrushovi i Stalingradit,ketu erdhi Hrushovi i bashkexistences paqesore.

    Reply to this comment
    • beni October 6, 10:04

      Ne nuk na i Ka fain as hrushovi e as andropovi,n e na i kan fajin kta te flliqur si pun e kadares qe e vertit e i Thur lavdi diktatorve,s a populli esht ber aq budalla Sa nuk harin te kuptoj se ne na i Ka faijin ideologjia divergjencat fetare edhe ne komunizmin dhe kapitalizem mes orjentit e oksidentit dhe nuk mündet te behesh europian,pa shuar Doktrinen e orjentit,si nje Diktat ne Politiken shqiptare?

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. October 7, 18:46

        O demoziu! O fosile ballistesh! O bythelepires i sistemit komunist, “autor” skenaresh me kooperativiste te lumtur dhe i “vepres” me leter higjenike per majmune antropomorf prej 15 vellimesh!
        Po ku ke tru ti mor qwen birqeni te perkthesh mesazhin e Enver Hoxhes ne Moske?! Ai mesazh kishte vlera historike jo vetem per kampin e deshtuar socialist por per mardheniet mes vendeve te gjithe botes dhe jo vetem per shekullin e XX. Enver Hoxha, mor zagar mejhanesh dhe kockelepires i llojit urankostreci apo nastro haleja eshte vije demarkacioni ndermjet pseudonacionalisteve apo patritoteve te shtirur, frikacakeve bytheshitur te llojit apo modelit Esat Toptani, Ahmet Zogu dhe Faik Konica dhe atyre qe e duan megjithe shpirt atdheun e tyre, qe nuk njohin as santazhin dhe as friken perballe interesave te tij. Enver Hoxhen mund ta baltosin per gjithfare lloj shpifjesh qe i sajojne, mund ta kritikojne per mjaft gabime duke ja konsideruar edhe faje, mund ta shajne sipas edukates dhe kultures antiqytetare gjithfare lloje rrugaçes edhe me kollare apo borselino, por nuk mundet kurrsesi t’i thone se ai nuk ishte nje patrito i madh dhe nje burre shteti qe askush deri me sot ne Shqiperi nuk ka mundur t’i afrohet as tek thoi i kembes, o injoranter dhe misionar antishqiptar te dehtuar!

        Reply to this comment
  11. rigoni October 6, 06:44

    O paci,po ku kishte bythe Kadareja te bento ato lloje muhabetesh me Zotin ?

    Reply to this comment
  12. paci October 8, 18:09

    Ne vend qe ti benin restaurim shtepise muze te Enverit ne Gjirokaster ku do te kishte vizitor nga te kater anet e botes per te vizituar shtepine dhe historine e Enver Hoxhes e burrit me te madh qe ka nxjerr kombi shqiptar deri me sot , harxhojne para per ti bere shtepine Kadarese qe ishte thjesht nje sherbyes artististik i Enverit ,. Shtepia e Enverit ne Gjirokaster do te kishte shum me shum vizitor edhe se fototeka Marubi ne Shkoder nga diaspora jone e nga te kater anet e botes plus qe do te krenohej kombi shqiptar me arritjet gjigante te atyre 45 vjeteve .

    Reply to this comment
  13. alphade October 9, 00:34

    Kane qene kohera te LAVDISHME me lidera te lavdishem. ,!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*