Moska, “kureshtare”: Pse SHBA-ja u shfaq kaq hapur në çështjen Doshi në Tiranë

March 8, 2015 15:29

Moska, “kureshtare”: Pse SHBA-ja u shfaq kaq hapur në çështjen Doshi në Tiranë

Në numrin e së premtes, 6 mars 2015, “Russkaja gazeta”, fletorja zyrtare e qeverisë së Federatës Ruse, botonte një lajm të zgjeruar për ngjarjet në Tiranë me deputetin Doshi. (shih faksimilen dhe linkun: http://www.rg.ru/2015/03/06/albaniya-site.html). Pasi jepet thelbi i akuzave të “deputetit më të pasur të parlamentit shqiptar (samij bogatij deputat albanskogo parlamenta) Tomë Doshi, citohen replikat Berisha-Meta dhe emri i Shkëlzen Berishës.

Lajmi përmbyllet me këtë paragraf kuptimplotë:

“Ndërkaq kritika në adresë të lidershipit të PS-së nuk kaloi në heshtje dhe Tomë Doshi u përjashtua nga radhët e socialistëve. Bie në sy se ky vendim gjeti miratim në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Çfarë mund të nënkuptojë kjo? Mund të thuhet se vrasje të mëdha politike në të gjithë botën po ndodhin gjithmonë e më shpesh”.

Me sa duket, Moskës nuk i vjen mirë që Shtëpia e Bardhë në rastin Doshi shprehu përkrahje të hapur për shumicën qeverisëse.

Ka edhe një përpjekje për një krahasim të sforcuar me likuidimin e Nemcovit, ish-oponentit të Putinit, që Uashingtoni dhe Brukseli e kanë dënuar, teksa shkruhet se “vrasje të mëdha politike në të gjithë botën po ndodhin gjithmonë e më shpesh”.

Nga ana tjetër, asnjë medie tjetër rusishtfolëse nuk është marrë me çështjen “Doshi”.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë shprehur shqetësimin se Kremlini synon destabilizimin e Shqipërisë e Kosovës për të shkaktuar trazira në Ballkan. Opozita shqiptare ka paralajmëruar për revolta dhe revolucion për përmbysjen e qeverisë pro-euroatlantike – komenton portali online “Dyrrah” që ka botuar lajmin.

March 8, 2015 15:29
Komento

30 Komente

  1. Dielli mbi Korab March 8, 15:41

    Kremlini din shume dhe i intersojne trazirat ne Shqiperi.
    Sali Berisha si agjent i serbve punon ne sherbim te Rusise e cila kerkon te riktheje influencen e saj ne Ballkan

    Reply to this comment
  2. D O K L E A T I March 8, 15:42

    PERPARA SHQIPTARE

    UDHEHEQES E KENI SALI SHPELLARIN. KAHERE ISHTE DASHE TE ISHTE NE URG. SI SHOKU I NGUSHTE MORSI. POR DUKET ENDE NUK E KA KRYE EMISIONIN

    Reply to this comment
  3. SHQIPE March 8, 15:44

    Artikull pa lidhje dhe pa kuptim. O gazeta eshte 8 mars sot.

    GEZUAR 8 MARSIN PER TE GJITHA NENET KUDO NE BOTE!

    Reply to this comment
    • antienveri March 8, 16:18

      8 marsi eshte feste komuniste dhe si e tille duhet te injorohet nga Shqypnia qe kerkon t’i bashkangjitet popujve antikomuniste te BE-se.

      Reply to this comment
      • N.VJOSA March 8, 17:38

        @antienver, o antinjerzor,
        Sor i pershendeste Nenat dhe motrat edhe Ministri i Jashtem gjerman!
        Edhe ai komunist eshte?!…
        Pse nuk te shpelan mortja ty ore nastradini currufjapsur?!
        Sa vjeç vajte?…80 apo 85?…
        Hap nje encilkopedi dhe lexo o i rrjedhur…Bota eshte shumellojshmeri idesh, pikpamjesh dhe i respekton bashkjeten e mendimeve te ndryshme….

        Reply to this comment
        • N.VJOSA March 8, 17:40

          Edhe Papa i pershendeti sot grate!…
          Edhe Papa komunist eshte?!…

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit March 8, 18:59

            Poshte 8 Marsi, festa komuniste e grave, poshte Krishtlindjet, festa e komunistit Jezu Krisht, poshte 29 nentori, ikja e gjermanit te fundit. Rrofte dita e rrogave, qe na mbush xhepet me Leka

          • antienveri March 8, 23:27

            Ja vendet e Botes qe e kane shpallur 8 marsin si feste zyrtare dhe ku eshte dite pushmi:

            International Women’s Day, is a public holiday in some countries such as:

            Azerbaijan.
            Armenia.
            Belarus.
            Kazakhstan.
            Moldova
            Russia.
            Ukraine.

        • antienveri March 8, 23:19

          O enveristi i terrbuar Neti Interneti komunist, po nastradini ka thene dhe ka treguar vetem nje te VERTETE te pamohueshme qe nuk ka te beje se KE DHE KUR pershendet papa apo ministri i jashtem gjerman, por eshte i lidhur me faktin se data 8 mars u perdor nga bolsheviket e Rusise ne vitin 1955 duke e quajtur dita a gruas qe u vulos per te gjitha vendet ish komuniste me nje vendim te posacem nga Kremlin dhe gradualist pas Luftes u implementua ne disa vende te Evropes. Per ironi te fatit dhe te asaj qe replikon ti pa piken e llogjikes intelektuale bashke me nje dordolec hokatar qe quhet gjermani i fundit, ne vendin e origjines te festes se grave, ne SHBA 8 marsin nuk e njeh kush dhe as nuk i hedhin QURRET kesaj feste komuniste, sepse amerikanet dhe shume vende te tjera te civilizuara te Botes respektojne diten e Nenes dhe diten e te dashuruarve – ” Mother’s Day and Valentine’s Day.

          Ndryshe thene dita e vertete nderkombetare e grave eshte data 28 shkurt kur grate e gjithe SHBA u ngriten ne nje proteste per te drejtat e tyre jo vetem ekonomike, por edhe politike qe kishte te bente me te drejten per te votuar. Ja ku e ke edhe te kopjuar nga enciklopedia Britanike, ne anglisht kete te VERTETE historike pa mashtrime komuniste:

          “The earliest Women’s Day observance was held on February 28, 1909, in New York; it was organized by the Socialist Party of America in remembrance of the 1908 strike of the International Ladies’ Garment Workers’ Union.[3]”

          Ne fund si mendon ti qe grate skllave te Enver ANTIKRISHTIT me 8 marsin e tyre bolshevik ishin me te lumtura ne turnin e trete se grate e tjera te Botes qe nuk i plaste fare as per bolsheviken e Kremilinit, Clara Zetkinin dhe as per Partine Komuniste gjermane. Prandaj edhe festimi i 8 marsit nuk ka te beje fare me lirite dhe te drejtat e grave ne Bote, por eshte vetem shprehje dhe mashtrim i ideollogjise komuniste qe daton nga viti 1955.

          Ja lexo ne siten me poshte qe ta mbyllesh llapen e injorantit dhe squpin e enveristit pa llogjike dhe intelekt.

          http://en.wikipedia.org/wiki/International_Women%27s_Day

          Reply to this comment
          • N.VJOSA March 9, 13:27

            @nasrudin,
            O më i bukuri i kameleoneve,
            Papa uron Nenat kudo ne bote ne diten e 8 marsit, ti thua 8 Marsi eshte feste e komunisteve!
            BRAVO nasrudin, edhe Gomari yt di me shume se ty…
            Më Katolik se Papa je ti nasrudin?!…
            8 Marsi, Dita nderkombetare e Grave, Dita e Luftes se Grave, internacionaliste quhet dita per te drejtat e Gruas ose Dita e Grave, eshte nje Dite Boterore.
            OKB-ja e ka kurorezuar si Diten e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e gruas dhe Paqen boterore…
            Por ti Nasrudin, je fiksuar tek Amerika…
            Bota nuk eshte Amerika, o Karabush….8 marsi festohet ne mbare Boten diku si dite e vecante, diku si dite perkujtimore…..
            Mire te thote dikush ketu, mjere cdo ket hequr ajo Nena jote per te lindur nje Koketrashe si ty….Me cfare syri ke lexuar Wikipedian, me ate me xham apo me ate pa xham?!…

      • Pellazgu March 8, 19:12

        @nastradin antienveristi

        Është 8 Marsi mor burrë, jo 8 nëntori i zi! Ta paska pjerdhur trurin burgu i Enverit…

        Reply to this comment
        • antienveri March 8, 23:22

          8 marsi eshte feste komuniste qe u perdor per arsye ideollogjike nga Partia Bolshevike dhe daton ne vitin 1955. Ndryshe ne shumicen e vendeve te Botes kjo date nuk njihet fare dhe nuk festohet si dita e gruas.

          Reply to this comment
      • robert March 8, 20:03

        O idiot , 8-marsi eshte feste e nenave e vendosur nga OKB . mJERE P….. NENES TENDE CKA HEQUR DERI SA NXORI NJE KOKE TRASHE SI TY .

        Reply to this comment
      • aty March 8, 23:14

        O antiENVER ti shkollen ta kane dhene apo e ke bere ne kohen e sales, se ne kohen e xhaxhit 8 Marsi ishte feste nderkombetare e grave, po ju si pashkolle qe jini te pakten mos u promovoni si i ditur.Meso pak, degjo shume e mos fol fare, je me i mire keshtu.

        Reply to this comment
    • nona e baxhellit March 8, 18:42

      Po ku je mo shqipe fushe pse nuk erdhe ne proteste apo ja fute per piknik tek liqeni me festu ??Ne shqiperi protestat i bejme festa dhe festat i bejme pershesh me perleshje e protesta.

      Reply to this comment
  4. Daku March 8, 15:52

    Edhe pse rusia mund te kete te drejtat e veta qe do te thote qe amerikanet nuk jan me te mire se keta rruset. Ne jemi gjeografisht ne europe. Ne jemi zanafilla e europes ,prandaj, ruset te mos na çajn shum trapin dhe te shohin punet e tyre.
    Shpresoj qe Sali serbi te futet ne burg dhe ti rishikohet pasuria qe ka ai me gjith kelyshet qe i shkojn rrotull.
    Tom ko-Doshi eshte kokra e injorantit sa qe ka veshtersi edhe te shprehet, nuk shans as tomi as rusia as serbia. Kesaj rradhe destabilizimi i Shqiperis do te thote trazira dhe eliminim te klase politike aktuale. Shpresoj qe te ndodh

    Reply to this comment
  5. antienveri March 8, 16:23

    NJE BUDALLA SI TOM DOSHI HEDH NJE GUR NE PUS DHE 100 TE MENCUR NUK E NXJERRIN DOT.

    Tani na doli se edhe Rusia e Putinit na qenka interesuar per perjashtimin e Tom Doshit prej Dukagjini nga Partia e Punes dhe se mos e vrase enveristi i LSI-se, Mbreti i Korrupsionit dhe Rryshtetit Like Floriri. Po ju rente pika o spiune te Putinit qe nuk i merrni vesh shqyptaret e djallezuar nga Enveri, sepse me shume gjasa ka qe:

    TOM DOSHI SI MBRETI I KRIMIT MUND TE VRASE LIKE FLORIRIN, MBRETIN E RRYSHFETIT DHE JO E KUNDERTA.

    Reply to this comment
    • kalushi March 8, 17:04

      Artikulli thote tjeter gje o Antienveri.
      Lexoje mire. Po jam dakord me ty te puna e vrasjea. Me i rrezikum esht Meta nga Doshi se e kunderta.
      Edhe ata qe kan genjyer Doshin ket qellim kan patur

      Reply to this comment
  6. dreni March 8, 16:25

    Mire bre burra. A te gjithe te PD -ja, jane axhente te shkaut dhe te rusit? Pse PD ne kete rast, duke protestu, qon uje ne mullinin ruso-serb. Duhet te dale dikush nga PD, e te thote: -Po; asht nji burre ne PD qe nuk asht vegel e serbvet. Dhe ky jam une, qe nuk ju mbeshtes ne perpjekjet tuaja per te protestuar per mbrojtjen e Tomes.

    Reply to this comment
  7. arjan March 8, 16:51

    po i dalin krah sal kriminelit keta zagar ruset duan qe te ket drazira ne vendin ton ..Prandaj o popull mos shkoni pas kriminelin sali se ai nuk prpigjet per ne po per te miren e soit e sorollopit te tij.vdekje e rusit sali qe na mbajten per shum vite nen regjimin e hoxhes tani duan te jemi nen regjimin e berishes

    Reply to this comment
  8. Arben March 8, 16:55

    DISA FAKTE TE THJESHTA.

    1. TRITOLIN NE SHQIPERI E FUT SHERBIMI SERB, NEPERMJET MALIT TE ZI.
    2. NE “ZONEN E TOMES” U GJET DEPOZITA ME 1 TON TRITOL
    3. HASHASHI I “ZONES SE TOMES”, KALONTE PER GJERMANI NE RRUGE TOKESORE
    PERMES SERBISE.

    KETO JANE FAKTE, DHE INTERPRETIMIN E TYRE GJITHSEJCILI E BEN SIPAS KOKES SE VET.

    EDHE KY “INTERESIM” UJIN TEK KY MULLI E CON.

    I KUJTOJ LEXUESVE SE ISHTE PIKERISHT TOMA QE I “DHA ZEMER” DRITAN PRIFTIT TA PUBLIKONTE VIDEON ME METEN.

    GJITHASHTU I KUJTOJ, SE DRITAN PRIFTI DITEN E DYTE SI MINISTER SHITI NJE SIPERFAQE 10,000 M2 TOKE BUKE NE FIER ME CMIMIN ASTRONOMIK TE 2 MILION EUROVE. KUPTOHET PASI KISHTE FIRMOSUR KONTRATEN PER BLERJE ENERGJIE ME KOMPANINE NGA BEOGRADI.

    Reply to this comment
  9. Agim e Alban Dega March 8, 18:19

    OPINIONE

    CFARE MOTIVI KISHTE ILIR META PER TE VRARE TOM DOSHIN !?

    – As vet Tom Doshi nuk mund ta vriste me keqazi vetveten

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Me nje cinizem te denje per Sali Berishen, me nje arrogance ala Sali Berisha, me nje fantazi te cmendur tipike te Sali Berishes, Beogradit dhe bandes se tij berishiane , me nje egersi karakteristike per mafian siciliane dhe kolumbiane, Tom Doshi hidhet ne veprim.
    Si perfaqesues dhe kamikaz i mafias politike e ekonomike, financiare, si telall djallezor ne synime dhe teper i trashe ne veprime i Mafias jo vetem shqiptare, por edhe asaj serbe, greke e nderkombetare ne teresi, me sa po duket perdite e me qarte i yshtur nga Sali Tritoli dhe “skuadronet e tij te vdekjes” , Tom Doshi kercenon kryeministrin Rama dhe mazhorancen e tij me te njejten gjuhe si Sali Berisha.
    Duke e menduar Edi Ramen dhe mazhorancen si nje kukull apo prostitute motelesh, qe mund ta komandonte dhe manipulonte, ta shperdoronte dhe nenshtronte sipas qejfit, Tom Doshi me vetedije te plote u vu ne rolin e argatit te Sali Berishes dhe mafias se tij politko- ekonomike.
    Gabim fatal i Tomes. Edi Rama dhe mazhoranca ia dhane pergjigjen e merituar duke e perjashtuar menjehere e pa medyshje nga radhet e veta. “Ka ikur koha e qeverisjes me shantazh e shterngim” deklaroi qarte kryeministri shqiptar . Nje mesazh shpetimtar per Shqiperine dhe rrenimtar per mafian shqiptare e nderkombetare.
    Tom Doshi kapet e papergatituar nga kjo goditje nokaut. Ai e humbet jo vetem torruan por edhe trurin. Ne vend te frenoje mendjen e fantazine e tij te cakardisur Tom Doshi merr tatepjeten dhe ketu fillon orteku i marrive te njepasnjeshme jo vetem te Tomes por edhe Berishes dhe mafias politiko- ekonomike te tyre.
    Me porosi e per llogari te planeve kobezeza te Sali Berishes dhe bandes se tij, Tom Doshi denoncon publikisht kryetarin e Kuvendit Z. Ilir Meta se gjoja ka komplotuar dhe ofruar 500 000 euro per vrasjen e tij. Paraqet edhe nje video vetvrasese te gjoja dorasit, te cilin orvatet ta largoje nga Shqiperia.
    I vene ne prangat e drejtesise, dorasi i Doshit denoncon ashiqare se “gjithcka eshte sajuar nga Tom Doshi dhe asgje ne videon, shume te dyshimte edhe pa denoncimin e tij, nuk ishte e vertete”.
    Tom Doshit i pelcet ne duart e veta bomba qe Sali Berisha dhe Mafia e tij kishte menduar t’ia hidhte Ilir Metes, Edvin Rames dhe mazhorances qeverisese dhe vete stabilitetit te Shqiperise.
    Nje marrezi tipike kamikaze te ciles i bashkangjitet jo vetem Padrinoja e mafias politike, ekonomike, financiare… te Shqieprise Sali Berisha dhe opozita me kriminale qe ka pasur ky vend ndonjehere.
    Nje histeri masive perfshin banden mafioze politike dhe mediatike te Berishes sa i lemerisi edhe ambasadoret perendimore kur Sala dhe kamikazet e tij mesyne foltoren e Kuvendit te Shqiperise.
    Jo vetem kaq. Padrinoja i Mafias antishqiptare me te eger ne historine tone kombetare Sali Berisha dhe telalelet e tij Basha, Paloka e co. shpertheyn ne thirrje histerike per te ngritur shqiptaret ne kembe per te permbysur me forcat e turmave dhe te rruges qeverisjen e zgjedhur me votat masive te shqiptareve me 23 qershor 2013.
    Ketij kori banditesh dhe kukuvajkash iu bashkua edhe mafia mediatike e Aleksander Frangajt dhe Blendi Fevziut, “Klani “ dhe “ABC“-ja, grupi FF …. duke ngritur e perforcuar gjithfare pallavrash e fantazirash Doshi – Berishiane.
    Pse !? Qe nje person ordiner e jo me nje lider politik i njohur ne shkalle kombetare e nderkombetare si Ilri Meta te urdheroje ose paguaje per vrasjen e nje personi te rendomte aq me teper politikan duhet te kete nje aresye teper te forte, nje motiv me rendesi jetike.
    Pyetja e pare qe i ben vetvetes dhe te tjereve cdo njeri me aresye e jo me nje politikan, nje media, nje prokuror, nje gjykates ne nje rast te tille eshte cfare motivi, cfare aresyeje jetike kishte Ilir Meta te porosiste apo paguante 500 000 euro per nje Tom Doshi?
    Aq me teper ne nje vend si Shqiperia ku gjen vrases me pagese 50- 100 here me pak se kjo shume!?
    Cfare afere apo veprimtarie te paligjshme apo te kunderligjshme te Ilir Metes kishte denoncuar apo kritikuar keto dy vjetet apo muajt e fundit ky Tom Doshi , qe kryeparlamentari dhe lideri i LSI te kerkonte koken e tij !?
    Absolutisht jo!? Meqe nuk ka motiv atehere nuk ka pasur e nuk mund te kete kurre as porosi dhe as pagese per te vrare askend aq me pak nje deputet te forces politike me te cilin Z. Ilir Meta bashkeqeveris dhe edhe me voten e te cilit u zgjodh Kryetar i Kuvendit te Shqiperise !!!
    Nuk eshte e nuk mund te jete as me logjiken me minimale te nje politikani mendjeholle e largpames si Ilir Meta, por vete Tom Doshi ia qe ia ka vene kokes se Tom Doshit cmimin e 500 000 Eurove, per te treguar se ai nuk eshte dosido, por koke e madhe, nje VIP….
    Teper pak e ka vleresuar multimilioneri Doshi koken e tij !?
    Me sa duket diten per diell multimilioneri Tom Doshi nuk i ka milionat para djerse e aq me pak para truri qe me veprimet e trillimet e fundit e deshmoi se nuk e ka…
    Se si i ka bere ato para Tom Doshi e di per fat te mire jo vetem ai por edhe te tjeret. Jo vetem ne Shkoder e ne Tirane, por edhe ne Bruksel dhe ne Uashington qe dine jo vetem per te me shume se sa ai vete di per vetveteen. E dine jo vetem ate qe ai di per veteveten por edhe cfare te tjeret e dine per te, per Sali Berishen, per Xenin, per Argiten dhe krejt mafian shqiptare .
    Ne vend te vinte vetullat, Tom Doshi ia nxorri jo vetem syte vetvetes. Plumbi politik e mediatik qe kishte bere gati per Ilir Meten, Edvin Ramen dhe per maxhorancen ne teresi i doli nga qyta e jo nga tyta.
    Me pak fjale Tom Doshi dhe mafia berishiane nepermjet marrezise dhe sajimeve sa djallezore ne synime aq dhe te trasha ne veprime vrau vetveten dhe jo Edvin Ramen as Ilir Meten .

    Reply to this comment
  10. Zogu March 8, 18:37

    Me cudit fakti qe sa here del ndonje hamendje e perzjerjes se spiuneve te grekut ose serbit hidhemi te gjithe ne sulm,a thua te jemi vertete kaq paitiote ne Shqipot….??!! Sipas mendjes time spiunazhi grek dhe ai serb jane ulur kembkryq prej dekadash ne Shqiperi. Ne keto 25 vite pluralizem qartesisht kane depertuar ne funksionet me te larta te shtetit….!! Ky fakt eshte po aq i ditur sa edhe fakti se te gjithe ne si “dele” shkojme ne votime per ti dhene voten tone ketyre spiuneve nder vite. Kaq sa i perket pseudo patriotizmit. Nderkohe po sipas mendjes time nderhyrja e ambasades Amerikane ishte nje nga gafat e radhes qe ambasadoret e “virgjer” te Amerikes bejne ne vendin tone. Me kujtohet se si e humbi ” virgjerine” Arvizu me 21 Janar kur e deklaroi Kryeministrin VRASTAR sali berisha si Burre Shteti….!! Fatkeqesia jone si vend i vogel eshte se shumica e te huajve qe vijne ketu,pak rendesi ka profesioni i tyre, e mesojne profesionin duke u ushtruar mbi kurrizin tone. Ambasadori amerikan z. Lu ja ka detyrim shqiptareve nje sqarim arsyen e atij komenti te pakuptimte ne rastin Doshi,nderkohe qe me duket se z. Arvizu ka kerkuar ndjese ne nje forme per deklaratat e 21 Janarit. Uroj qe te gjithe ne te kujtohemi me shume per fatin e 4 viktimave te 21 Janarit se me duket qe kjo date po na ndjek kemba kembes dhe pa u bere drejtesi me ket rast nuk do te kete qetesi per askend.

    Reply to this comment
  11. @@@@@@shifni halete March 9, 10:16

    E SA TE THELLA JANE KETO PUNE…..

    Reply to this comment
  12. Zogu May 14, 16:42

    Dua SHBA-ne ne fund te shek XlX dhe ne fillim te shek XX

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*