MOSKOV / Putini shokohet nga lajmi se nuk e ka ndihmuar Trampin. “Tani rrezik del se as në Ballkan s’kam vënë dorë”

April 5, 2019 11:50

MOSKOV / Putini shokohet nga lajmi se nuk e ka ndihmuar Trampin. “Tani rrezik del se as në Ballkan s’kam vënë dorë”

KREMLIN e Rrethina“Si ore nuk paskam bashkëpunuar mçeftaz me Donaldin për të fitu zgjedhjet amerikane? Po me kë dreqin kam bërë çu-çu-çu dy vjet rresht xhanëm? Pse u gëzova kaq shumë kur fitoi ai flokë-teritali? Paskam qenë komplet tuhaf…”

Këto mendonte Presidenti Vladimir Putin duke ecur tutje-tëhu nëpër Kremlin. Ishte shastisur nga konkluzionet e raportit të hetuesit special Robert Muler, që nënvizonte se Donald Tramp nuk ka patur asnjë konspiracion me Rusinë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2016.

Rojet e ndiqnin në distancë dhe nuk ua mbante të afroheshin. E dinin që kur ishte me nerva Ladi, më mirë rriji larg vëlla.

“Ehhh, Rasija, Rasija… ku u katandise,” vijoi monologun Ladi duke u çapitur ngadalë.

U kthye në zyrë. Hapi dhe njëherë kompjuterin dhe kontrolli ato qindra emaile sekrete, komunikimet me individë që ai besonte se ishin zyrtarë të lartë të fushatës së Trampit, filmimet e fshehta të Trumpit me të cilat i bënte shantazh, premtimet, xhirimet e fondeve nga njëra llogari e fshehtë në tjetrën për të humbur gjurmët…

“Gjithçka duket në rregull. Të ma kenë futur vallë? Kush t’i ketë marrë gjithë ato para? O zot çfarë turpi,” mërmëriti Ladi.

E kapluan dyshimet. Tani nuk ishte i bindur për asgjë. Ndoshta gadishulli i Krimesë nuk ishte fare i aneksuar nga Rusia e dashur, dhe gjithçka ishte fake news. Mbase Moskovi nuk i kishte dhënë kokërr ndihme një diktatori në Siri me emrin Bashar dhe atij i kishin hedhur hi syve.

“Jam i rrethuar nga mashtrues dhe spiunë, pikë muhabeti,” tha me inat.

 “Ore lamash, ore Donald ça më bëre mor qën,” shtoi me rusishten labërishte që fliste kur ishte i nxehur.

Dhe kur mendoi se ishte qetësuar, një valë e dytë paniku e mbërtheu:

“E tmerrshme, tani rrezik na del që as në Ballkan nuk kam futur hundët. Që s’kam gisht fare në çështjen e kufirit të Kosovës. Mund të dalë që as në Shqipëri nuk kam hedhur para me grushte… Do më pështyjnë në fytyrë. Lad ziu, ç’të gjeti!”    

****

SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike skeptike ndaj pjesës publike të reporteve sekrete 

April 5, 2019 11:50
Komento

4 Komente

  1. Umor Ishti April 4, 23:14

    Hahahaaaa!

    Reply to this comment
  2. Gramozi April 5, 18:04

    Humor leshi rreziku eshte turqia kto i sulen rusit qe ne shqipri investemet Jane zero kjo eshte zgjuarsia shqiptare krijon rrezikun aty ku do ajo harrojne qe shqipria eshe mbush me turkoarab dhe rreziku eshte rusia ha ha ha

    Reply to this comment
  3. Dashi April 5, 20:07

    Gramoz, mos ke studiuar ne moske dhe ke nostalgji usta? Si putini,si erdogani nje m.. jane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*