Mosmarrëveshjet krijojnë dyshime mbi datën e zgjedhjeve në Maqedoni

January 18, 2016 15:14

Mosmarrëveshjet krijojnë dyshime mbi datën e zgjedhjeve në Maqedoni

Disa anëtarë të Komisionit Maqedonas të Zgjedhjeve, DIK, po debatojnë mbi faktin nëse vendi mund të organizojë zgjedhje të besueshme deri më 24 prill, datë kur u projektua të mbahen zgjedhjet e parakohshme në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja.

Gjatë fundjavës, kreu i DIK, Aleksandër Cicakovski, i tha ndërmjetësuesit të BE në  bisedimet ndërpartiake për krizën, Peter Vanhoutte, se zgjedhjet më e projektuara më 24 prill mund të kryhen vetëm teknikisht dhe se për zgjedhje të besueshme duhet më shumë kohë.

Por anëtarët e komisionit Suphi Jakupi dhe Saso Srcev po debatojnë për këtë deklaratë, duke thënë se është veçse pikëpamja e Cicakovskit.

Opinionet konfliktuale mes komisionit reflektojnë mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe opozitës në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë në qeveri Nikola Gruevski dhe dy partitë etnike shqiptare, po mbështesin datën origjinale të 24 prillit, siç është parashikuar në marrëveshjen e arritur verën e shkuar.

Por lideri i Social Demokratëve, Zoran Zaev ka këmbëngulur që partia e tij nuk do të bjerë dakord për mbajtje të zgjedhjeve në prill nëse nuk kontrollohen listat për votues të rremë dhe pa u siguruar liria e medias.

Partia e Zaev ka këmbëngulur se shumica e reformave të rëna dakord në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE për t’i dhënë fund situatës në krizë të politikës maqedonase nuk janë zbatuar plotësisht ose janë zgjidhur vetëm pjesërisht, megjithëse afatet duket se janë shkelur.

Të premten vizita e komisionerit europian për zgjerim, Johannes Hahn nuk ia doli të gjejë një zgjidhje mbi çështjen  gjatë bisedimeve maratonë me liderët e katër partive politike kryesore.

Pas vizitës, zyra e Hahn qartësoi qëndrimin e tij në një deklaratë për media ku thuhej se “thelbi dhe përmbajtja e procesit politik që burojnë nga marrëveshja e verës për krizën janë më të rëndësishme sesa qasja dogmatike për datën zgjedhore”.

Hahn do të vizitojë vendin sërish, kohë deri në të cilën liderët maqedonas kanë mundësi të zgjedhin një datë të pranuar nga të gjithë për zgjedhjet.

“Për Hahn rëndësi ka pastrimi i listës së votuesve dhe ofrimi i mundësisë së barabartë të raportimit për të gjitha mediat dhe aksesin e saktë dhe objektiv ndaj informacionit të të gjithë qytetarëve,” thuhej në deklaratën e dërguar në Alsat M TV.

Një nga pengesat u zgjidh menjëherë përpara vizitës së Hahn.

Në mbrëmjen e së enjtes javën e shkuar, kryeministri Nikola Gruevski konfirmoi në një shfaqje televizive se ai po jepte dorëheqjen sipas marrëveshjes.

Megjithatë, ai vuri kushtin që dorëheqja e tij do të ishte e vlefshme vetëm nëse zgjedhjet mbahen në prill.

Sipas marrëveshjes Gruevski duhej të hiqte dorë 100 ditë përpara zgjedhjeve duke i lejuar partisë së tij të nominojë një kryeministër të përkohshëm deri më 15 janar si një garanci shtesë që ai nuk do të ndërhyjë në zgjedhje.

Komiteti qendror i VMRO DPMNE vendosi po të enjten mbrëma të nominojë sekretarin e përgjithshëm të partisë Emil Dimitriev si kryeministër deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas liderit të Social Demokratëve në opozitë, Zoran Zaev kjo përfaqësonte progres por nuk ishte përfundimtare.

“Ky nuk është fundi. Ky është fillimi i fundit të qeverisë kriminale, të korruptuar, nepotike dhe jo-demokratike,” tha Zaev si përgjigje ndaj dorëheqjes së Gruevskit. /Birn/

 

January 18, 2016 15:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*