“Mother Jones” trazon PD-në, Topalli-Imami: Basha nuk vjen kurrë në pushtet

April 26, 2018 21:41

“Mother Jones” trazon PD-në, Topalli-Imami: Basha nuk vjen kurrë në pushtet

 

Revista amerikane “Mother Jones” ka futur në telashe partinë më të madhe të opozitës.

Jozefina Topalli dhe Arben Imami, e lidhin vendimin e kryedemokratit Lulzim Bashës për të thërritur Kongresin e partisë me artikullin e publikuar nga “Mother Jones” për lobimin në SHBA.

Në artikullin e revistës amerikane thuhet se një pjesë e parave të përdorura për lobim burojnë nga kompani fantazmë të lidhura me rusët.

“Ka një rastësi mes disa ngjarjeve që lidhen me njëra-tjetrën, që nga lobimi dhe nga ai i hapjes së hetimit në Shtetet e Bashkuara dhe Lulzim Basha del e thotë që do të ketë Kuvend, pa thënë që është Kuvend normal, i jashtëzakonshëm, apo për çfarë. Dimë që do të mbledhë delegatët e tij dhe do të diskutojë ato që ka shtruar ai, se të tjera i ka hedhur poshtë”, tha Topalli, raporton TCH.

Arben Imami, që është ende anëtar i Këshillit Kombëtar thotë se Kongresi ishte parashikuar për në vjeshtë.

“Ky ishte si shkreptimë në qiell të pastër. Nuk po fliste kush për Kongres, as kishte plane për Kongres. Basha dhe njerëzit e tij, kur shtruam çështjen që janë më të rëndësishme problemet që ka PD dhe të bënim një Kongres për në fund të vitit, këto propozime u fshinë me një qëndrim hiperilegalisht. Kongresi do të bëhej në vjeshtën e këtij viti, por 48 orë pas lajmit, se mesa duket ka një problem, që u publikua nga “Mother Jones”, menjëherë partia u fut në Kongres”, tha ai.

Imami thotë se ai nuk u lejua që të flasë në Këshillin Kombëtar, ku u diskutuan edhe ndryshimet e statutit dhe së bashku me Topallin e cilëson farsë Kongresin e së dielës.

Ish-kryetarja e Kuvendit nuk do të marrë pjesë në këtë Kongres, pasi nuk është delegate.

Ajo e quan Bashën hipokrit.

“Rasti më i keq i hipokrizisë është kur e vërteta shtrembërohet në mënyrë të moderuar, por ky hyn tek rastet ekstreme që nuk e kam gjetur gjëkund. Di që është një kongres i agonisë së drejtuesit të PD, që përpiqet ta veshë me një farsë të mënyrës së tij”, akuzoi Topalli.

Nga ana tjetër, Arben Imami thotë se Lulzim Basha planin për të përjashtuar kritikët e ka filluar që në 2014.

Duke e përshkruar shkurt Bashën, Jozefina Topalli e quan “të rremë”, ndërsa Imami shkoi më tej.

“Ai është kryetari i Republikës së Re, që nuk vjen asnjëherë në pushtet. Ky është fat i keq për PD, por fat i madh për Shqipërinë. Basha u vetëshpall kryetar i PD dhe Republikës së Re”, përfundoi ai.

a.s/dita

April 26, 2018 21:41
Komento

4 Komente

  1. Doni apo nuke doni ju o mizakali,Drejtesia do te BEHET. April 26, 22:31

    Ne moralin e imoraleve topallijevic e imamijevic me shoke e shoqe,eshte te refejne bemat e tyre si autore e bashkepuntore me riciklimi e botes se krim-korrupsionit-ekstremisto-komunisto-ballisto-zogiste e fashiste-imorale-politike ne te tri pushtetet gjate qeverisjes dhe ne krie te partise deri me sot.Dhe pas refimit te filloni te zbrazi xhepat e mbushura me leke prostitucioni,korrupsioni e krimesh gjitheperfshirese.Pastaj ne prokurori ku te deshmojne per bashkefajtoret.Vetem atehere mundet t’u jepej e drejta te degjoheni si “grua apo burre”,se per atdhedashuri apo patriotizem krahasoheni me berishavicin e bashavicin me sozi .Besoni,binduni dhe rrefehuni qe SOVRANI,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do tu mbetet nje ender dhe e nesermja e afert nga superlukset me leke te piset,ne bangen e akuzes ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.

    Reply to this comment
  2. Zeriaresyes April 27, 01:05

    Keta dy maskarenj qe ju paska ardhur goja perpara se flasin per poste e ofiqe bejne mire ti shkojne drejtesise dhe te shpjegojne se nga nga apartament dy dhoma kuzhine site gjithe shqiptaret jane bere me vila ne mal e ne det. Femijet e tyre bredhin e punojne aty ku femijet e njerzve te thjeshte as qe u shkon ndermend.Idine vlerat e posteve qe kishin i cfrytezuan per pervetsime vetjake jo per ti sherbyer popullit qe i besoi dhe i vuri atje.ne postet qe gezuan e privilegjet qe i krijuan vetes dhe familiareve te tyre.Drejtesia do tu japi ate qe meritoni ju hajdute e te korruptuar dhe te pafytyre qe vazhdoni derdellisni po askush nuk do ju ndjeke me,se ju pame se per ke punoni vec veten tuaj.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic April 27, 01:47

    NUK VIJEN NE PUSHTET PER KETO ARSYE.!

    Qe me ardhejne ne pushtet te Partise Demokratike ne vitin 1992 e deri me sote kjo parti ka pasur dy alternative.
    1) Luften kunder Komunizmit (lufte kunder atije qe nuk ekzistonte)
    2) Shkatrrimin e shqiperise ne detaje.!
    Gjate gjith kesaje kohe keto dy alternativa kan qen avangarda e PD deri ne dite e sotem.
    Qe te jesh demokrat i mire sipas kesaj force politike duhet te denigrosh dhe te shajsh vendin tende. Duhet te shkatrroish , nje punishte, nje kanal vadites, te cposhe nje ler uj ne male atje ku e kishte ngritur diktatur. Te djegesh nje shkoll ne fshat ose te shkatrrosh nje qender shendetsore apo ta pushtosh nepermes prones, Te vjedhesh sa te mundesh, dhe te gjitha keto do ti motivosh me luften kunder siktatures dhe kunder komiunizmit.
    Keshtu shkall shkalle arriten qe te gjith veprat e ndertuera per pesdhjet vjet ti shkatrrojn dhe ti bejne cop e cika.
    Tani Jozi thote qe kjo eshte parti Kanunore.! Ket PS e ka then qe me ardhjen e saje ne pushtet, ku lideri i shkatrrimit te shqiperise Berisha suspendoi ligjin dhe pririoritet i dha kanunit. Kete veper kriminale te Berishes e vuajti me shume shqiperia e Eper e cila duke e nxjerre kanunin nga Edipti beri te mundur qe vellavrasja ne shqiperin e eper te bej kerdine.
    Sote ne keto zona kemi qindra e mijra familje te ngujuera si rezultat i futjes ne veprim te kanunit.
    Tani te dalim tek perfundimi. PD nuk ka me alternative tjeter.! Keto dy alternativa jan perfunduar dhe per pasoj Partia Demokratike nuk ka me ase elektorat dhe ase ide per ti shpalosur shqiptarve ndonje prespektive zhvillimi.
    PD eshte forc politike e kthyer ne nje shoqate te dobet e cila eshte drejte mbylljes se siparit te saje politike.! Per rrjedhoje edhe elektorati i saj tanime nuk ekziston se nuk ka alternativa te tjer zhvillimi. Zhvillimin ajoe quan ide Komuniste ndaje ajo ka ngelur prapa ktheu.!

    Reply to this comment
  4. Karl April 27, 10:08

    Basha eshte agjent i Trumpit…dhe Trump eshte agjent i Ruseve…i rekrutuar nga Mike Pompeo…prandaj e beri sekretar shteti…per viziten e Pompeos ne Kore ka dale garant vete Putin qe te mos i ndodhe gje…se Kimi ishte nevrikos ca se u zbulun ca plane te CIA-s ne bashkepunim me sherbimin koreano-jugor per ta eliminuar vitin qe shkoi…po Putin ja mbushi mendjen qe ishin plane te vjetra qe te kohes se atij plakushit qe erdhi ne Shqiperi para se te dorezonte detyren…mother jones nuk di asgje…skeni pare gje akoma…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*