Moti i keq, flota detare ndihmon 50 turistë të bllokuar në Sazan

July 17, 2018 16:02

Moti i keq, flota detare ndihmon 50 turistë të bllokuar në Sazan

Anija e Flotës Detare e klasit “Iliria” ka ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë 50 turistëve shqiptarë e të huaj, të bllokuar në ishullin e Sazanit për shkak të motit të keq.

Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike, turistët mes të cilëve edhe një grup korrespondentësh të Agjencisë Franceze të Lajmeve AFP, u bllokuan në ishull.

Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë.

Anija “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.

o.j/dita

July 17, 2018 16:02
Komento

1 Koment

  1. demo July 17, 16:35

    Anija e “klasit Iliria”.Ne kemi universitete Kozmike,kemi Akademi Diplomatike,kemi hale me 5 yje,pse te mos kemi edhe anije me klasa si Amerika?Sepse laj thaj flota jone detare KA VETEM NJE KLASE.Vetem klasen e pare,qe quhet SHALLUPA.Me kujton Luishken e Yzes nato kohra kur ishim njesoj.Kur vishte Lushka brekushe e merrte vesh mehalla,qe ka veshur Lushka KOSTUM me bojna.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*