Moti i keq në vend, era arrin deri në 102 km/h

March 17, 2018 14:10

Moti i keq në vend, era arrin deri në 102 km/h

Shpejtësia e erës në mesditë ka shënuar deri 70 km/h por në zonat jugperëndimore, në momente të shkurtra ka arritur deri 102 km/h. Kështu njofton sot Meteoalb.

Gjatë pasdites shirat do shtohen në veri, ndërsa pritet fuqizim në mbremje dhe gjatë natës në të gjithë territorin.

Bashkitë e vendit, të njoftuara për erën e fortë, kanë paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes, të shmangin daljen jashtë dhe sidomos të mos u afrohen pemëve dhe shtyllave.

Parashikimi për ditën e diel

Koha vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 – 25°C, por e diela sjell rënie me 3 – 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C.

Ndërkaq, Meteoalb parashikon se java tjetër sjell rënie të temperaturave dhe reshje dëbore në zonat malore të vendit.

o.j/dita

March 17, 2018 14:10
Komento

3 Komente

  1. Paul Tedeschini March 17, 15:18

    Interesant, nuk saktesohet se per cilin vend te botes flitet.

    Reply to this comment
  2. vlora.vlora March 18, 12:15

    interesante eshte qe disa nuk njohin as vendin e tyre .Vlore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*